Tiranë, 23. 11. 2014 – (Përfundimi i parë): Qeleshja në zanafill, ka shërbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt që e dëshmojnë objektet arkeologjike. Emërtimi PLIS është i periudhës para-historike dhe përcakton kohën e hyjnizimit të Tokës dhe krijimin e mitit të ORIGJINËS dhe të RINGJALLJES së njeriut. Këto mite, shprehin një fazë të re në besimin e lashtë, kur krahas forcave të natyrës, që mbizotronin deri atëhere në mitët e para, u ndërfut edhe figura e Njeriut. Miti para-historik i origjinës, mbijeton edhe sot tek emërtimi PLIS i Qeleshes dhe emri ARBAN-ARBËRESH (i banun/i bërë nga Ara) të shqipetarëve. Në gjuhën shqipe Tokës së punuar i thonë – Ara, ku rrenja “ar” tregon natyrën hyjnore të saj. Edhe emri Pellazg dëshmon mitin e lashtë dhe në shqip, do të thotë:”Të lindur nga dheu” (Spiro Konda). Ky fakt, krahas shumë të tjerave, pohon se shqipetarët e sotëm e kanë origjinën prej banorëve të parë europianë – fiseve Pellazge.
Qeleshja simbol i Krijuesit
Sipas M.Eliade: “Duhet të kemi gjithmonë parasysh, se shenjtërimin parësor, e kanë patur dukuritë qiellore dhe të shndëritshme” (32) Xh. Katapano pohon se Pellazgët besimtarë të Egjiptit (12000 pK), e shikonin “prejardhjen dhe natyrën e burimit të ndritshëm: Zotin, mendimin e tij (…) si një “dritë bardhësore”. (33) Pra ngjyra e bardhë, që është ngjyra historike e Qeleshes sonë, ka shprehur Dritën hyjnore dhe e ka zanafillën kur në bësimin para-historik lindi idea e një ZOTI qiellor të cilin njeriu primitiv E SHIKONTE dhe i lutej.
Kush ka qenë ky ZOT për Pellazgët?
Në rrjedhën e mijera-vjeçarëve, duke vëzhguar Hënën, ndërmjet shumë zbulimeve të rëndësishme si matjen e kohës, natyren ciklike të jetës etj., ai zbuloi ndikimin e saj mbi vetë njeriun. Mark Tirta pohon se: Studimi i traditës dhe i besimit tek shqipetarët, na bind se kemi të bëjmë me një kult të lashtë vendës, sidomos në lidhje me Hënën, si fuqidhënëse të prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe fertilitetit të grave. (34)
– FATBARDHA DEMI –
Hëna, në kultin e njëriut primitiv-pohon Giovanni Semerano-është një nga hyjnitë më të mëdha dhe më e rëndësishme se sa Dielli.(35) Ndërsa Edith Durham (1863-1944) vëren se në shumicën e tatuazheve që bënin femrat shqipetare në krahë, duar dhe gjoks, pasqyrohej figura e gjysëm-Hënës. (36)
Me figurën e Hënës (një burim sferik DRITE) në besimin primitiv lindi edhe idea e ZOTIT të ngjashëm me figurën e njeriut. Ky përfundim mbështetet tek fakti, se të gjitha Perënditë e para, kanë qenë hënore. Në këtë periudhë besimi ishte MONOTEIST sepse besohej tek një Krijues.
Më zhvillimin e shoqërisë njerëzore, që u shoqërua edhe me ndryshime në besim dhe krijimin e miteve të reja, Zoti nuk ishte më Hëna, por një burim hyjnor DRITE aq i largët, sa nuk mund të shihej nga syri i njeriut. Sot emërtimin PAPA (shqip: pa/nuk+pa/shikoj) e mban kreu më i lartë i besimit katolik (Papa), emër që buron nga roli i tij si ndërlidhës i Zotit (të padukshëm) me njeriun tokësor.
Ndriçimi hyjnor i Zotit, përcillej në Tokë nëpërmjet rrezeve. Zoti shprehej në objektet arkeologjike me simbole të caktuara si: në formën e një vrime në rreth apo ruaze në mes të lules, rombit; pike a topthi në mes të kryqit, etj.
“Sipas mendimit mitik- pohon Petro Zhei – Qëndra (pika e prerjes së vijave të drejta) përcaktohet si përputhja e të kundërtave që identifikohet në instancë të fundit me ZOTIN. Qëndra = Zoti, Qëndra = Dritë ” (37)
Siç e shikojmë në fotot poshtë (nga e majta fig.1) mbi një pllakë varri, kemi simbolin e Zotit-topthi, në pikën e ndërprerjes së kryqit, ku çdo rreze ndodhet brënda rrethit (qiellit hyjnor); (fig.2) kemi një mburojë romake ku topthi brënda katrorit shpreh simbolikisht Zotin në tokë, ku kryqi/yll formohet me krahët e shqiponjës. Zarathustra (profet persian, shk 6 pK) në veshjen e të cilit kemi një varg ruazash, simbole të Zotit (fig.3), që i gjejmë edhe në veshjen tradicionale të shqipetarëve, të të dyja gjinive (fig.5) roli i të cilave është vetëm besimtar. Toptha të tillë në formën e komçave, shohim edhe në veshjen e prelatëve katolik (fig.4)
Në fotot poshtë (nisur nga e majta fig.1) paraqitet mbulesa e kokës së Perëndisë hënore Horos, Orfeut, Amazonave, Attis dhe Shqipetarëve të shk. 19-20. Siç vihet re, kemi theksimin e majës së Qeleshës në formën e topthit, i cili, në varësi të mënyrës së punimit, anohet mbi kokë. Ky topth i drejtë apo i anuar i Qeleshes është një nga format e shprehjes simbolike të Krijuesit (Zotit).
Tek Qeleshja e shqipetarëve (fig.5) kemi të shtuar edhe një “bisht kali”, të njejtë si në helmetat romake, i përdorur si në veri të Shqipërisë (Shkodër shk.19-20) dhe tek shqipetarët e Thesprotisë (Helladë shk. 19). Sipas besimit pellazg, tek bishti dhe koka e kalit, ndodhej “energjija e pavdekshme” (e Zotit).
Me lindjen e besimit kristian, krahas formës së qeleshes pellazge (konike, gjysëm-sferike dhe cilindrike) u huazuan edhe tre ngjyrat e përdorura në lashtësi: e bardha, e kuqja e purpurt dhe e zeza, të cilat kanë gjithashtu domethënie mitike. Me poshtë (nga e majta fig.1) kësula e zezë e shërbenjësit të kishës izraelite; (fig.2,3) ngjyra e kuqe dhe e bardhë tek katolikët dhe (fig.4) ngjyra e bardhë dhe e zezë tek ortodoksët.
Studiuesi Robert Graves (Robert Ranke Graves, 1895 -1985), këto tre ngjyra i lidh me tre ngjyrat e Hënës në mite, që personifikonin „tre fytyrat e saj“ dhe në objektet arkeologjike e gjejmë me grupin e tre Perëndive, në të gjithë hapësirën Euro-Afro-Aziatike.
Hëna e re është Perëndesha e bardhë: e lindjes dhe dashurisë. Hëna e plotë, Perëndeshë e kuqe: e dashurisë dhe luftës. Gjysëm-hëna, Perëndesha e zezë: e vdekjes, (38) por edhe e ringjalljes.
Siç vihet re në fotot e sipër-paraqitura të materialit, Shqipetarët i kanë përdorur në jetën e përditëshme (deri në shk.19-20), të gjitha format historike të Qeleshes (konike, cilindrike, gjysëm-sferike dhe me majë të përkulur) si dhe ngjyrat (të bardhë, të zezë, të kuqe), të ardhura nga lashtësia. Format dhe ngjyrat e mbulesës së kokës, që i shikojmë sot tek shërbenjësit e besimit kristian, dëshmojnë se kur u krijua Qeleshja nga para-ardhësit e shqipetarëve, nuk kishte qëllim praktik (mbrojtjen nga të ftohtit apo nën helmetë) apo si simbol të lirisë, siç lexojmë në disa enciklopedi, por LIDHJEN me ZOTIN, prandaj shqipetarët edhe në shekullin e 19 e quanin veten bij të një populli hyjnor.
E fshehta e bishtit të Qeleshes
Një „bisht“ i vogël që ngrihet mbi kësulën e Papës, nuk do të na tërhiqte shumë vëmëndjen, po të mos zbukuronte edhe Qeleshen e shqipetarëve të Çamërise (Helladë, Shqipëri) dhe Labërisë (Shqipëri). A është një ngjashmëri e rastësishme, apo brënda saj fshihet një nga simbolet më të rëndësishme të besimit?
Me qënëse e gjithë veshja e shërbenjësve të besimit, ka një domethënie që lidhet me detyrën e tyre, llogjika na çon tek arsyetimi se ky “bisht” duhet të jetë një simbol i lidhur me Hyjnoren, që nënkupton figurën e Zotit.
Për njeriun primitiv Zoti ishte Drita, që njihet me shprehjen Ndriçimi hyjnor. Njeriu i Paleolitit, nuk e zotëronte dhuntin e fantazisë, por ka shprehur në “artin” e tij vetëm atë që shikonte. Ay habitej me rripat e ndritshme që çanin retë në perëndim të diellit ose pas shtrëngatave, me një formë përsosmërie që nuk gjëndej në Tokë. Këto rreze drite, mund të preknin gjithshka mbi tokë, sikurse edhe duart e tij. Meqënëse “studimet” e të lashtëve bazoheshin mbi krahasimin, ai e gjykoi rrezen si “dorën” e Zotit, siç i shikojmë në muret e Piramidave egjiptiane apo skulpturat me shumë duar të besimit indian. Me këto vija të drejta (rrezet), ay krijoi simbolin e Yllit ( , simbole të kultures Vinka/ Vinča), “fytyrën kozmike” të Krijuesit, objektit më të largët qiellor. Dhimitër Pilika (1923 – 2003) pohon se : “…Tek Ilirët, ylli lutej si perëndi e Dritës”. (39) Sipas P.Zheit Ylli = Qëndra = O (Zoti) dhe fjales “yll” në shqip i përgjigjet fjala El në hebraisht , emër që përdoret për Zotin. (40)
Ylli/kryq dy, tre e më shumë rrezesh, si simbol të Dritës hyjnore -Zotit, e gjejmë që nga vizatimet e shpellave (fig.1 Grotta dei Cervi) dhe gjatë të gjithë historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore (fig.2,3,4). Në ikonën ruse të shekullit 19, shprehet qartas figura e Zotit me simbolin e yllit (fig.3). Edhe në ditët e sotme Ylli/kryq është simboli kryesor i besimit kristian dhe atij mysliman. Në mozaik (fig.4,s. Apollinare Nuovo a Ravenna) shikojmë Yllin, shenjë e Zotit në mitin kristian, i cili lajmëron lindjen e Krishtit. Të bën përshtypje Qeleshja e Magjistarëve, e njejtë nga forma dhe ngjyra me ato të shqipetarëve të shk 19-20).
Yllin e kanë patur në monedhat e veta qytetet ilire të Apollonisë (të shoqëruar me hënën), Dyrrahut, Amantias, Korkyrës dhe Leukada (në trevat kaono-thesprote) në monedhën e mbretit ilir Monunit (shk IIIpk), në Etruri. (41)
Kjo „rrugë“ e ndjekur nga pellazgo-ilirët gjatë mijëra vjetëve, për të pasqyruar simbolin e Zotit tek Qeleshja, shprehet qartësisht në objektet arkeologjike. Një kurorë rrezesh drite, rezaton mbi qeleshen labe të Tiseut (Teseo, mbret i Athinës) i miteve pellazge duke shprehur lidhjen me të Plotfuqishmin (nga e majta fig.1). Të njejtën ide kanë edhe rrezet mbi kokën (fig.2) e mbretit Antiochos VI Dionysos, të seleukëve (Siria e lashtë). Simboli i Zotit, ylli (fig.3) ndodhet gjithmonë pranë Qeleshes së binjakëve Dioskurë (fëmijëve të Zeusit) në shumë monedha romake (211-208 pK). Në (fig.4) ylli qëndron mbi Qeleshe, i mbajtur nga një rreze më e zgjatur.
Në pikturat murale, relievet e gurta apo monedhat metalike, pasqyrimi i Zotit me simbolin e yllit, nuk ishte problem. Priftërinjt e lartë të Kishës ortodokse (nga e majta, fig.2 poshtë) dhe të Kishës kopte (Egjypt, fig.3) kanë vendosur një kryq metalik (që njihet si kryq latin), i cili qëndron mbi kësulën e kokës.
Por Ilirët apo më sakt “të diturit” që merreshin me simbolet e besimit në lashtësi, kishin gjetur një zgjidhje më praktike. Ata vendosën mbi Qeleshe, elementin e Yllit dmth RREZEN, atë që sot e shikojmë mbi kësulën e Papës dhe tek shqipetarët.
Ndryshimet në besimin pellazg kanë ndodhur shumë kohë përpara së të shpallej kristianizmi. Karakteristikë ka qënë, se çdo fazë e re e tij apo çdo besim i ri që është çfaqur, ka vijuar të përdorë po ato simbole, por me një mit të ri. Tek kristianët, Kryqi/Yll shpreh tashmë jo Zotin, por sakrificën e Krishtit. Që kryqi kristian është huazuar nga lashtësia, na e deshmojnë objektet arkeologjike. Në faqen ballore të varrit të Darios (Naqsh-e Rostam 486 pK, Persia e lashtë, Siri) Kryqi/Yll dhe topthat tek pragu, tregojnë rrugën drejt Zotit, që ka ndjekur shpirti i mbretit të vdekur. (fig.1 poshtë).
Tek Qeleshja e shqipetarëve, “bishti” shpreh RREZEN – “fytyrën kozmikë” të Zotit (Dritës hyjnore), ndërsa në zbukurimet (kryesisht argjendi) dhe veshjen e trupit, simboli i Zotit shprehet me yllin/kryq, topthin apo ruazën. A ka qenë “bishti” i sotëm, që në kohën e krijimit të institucioneve të besimit katolik dhe çfarë ka përfaqësuar? Këtë përgjigje mund t’a japin vetëm materialet arkivore dhe studiuesit e Vatikanit.
Si përfundim:
Plisi apo Qeleshja e shqipetarëve të sotëm është objekti që ka ruajtur dhe përcjellë MITIN e Origjinës së njeriut dhe Historinë e zhvillimit të besimit pellazg. Ajo ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten HYJNORË.
Këtë e dëshmon edhe emërtimi ILIRË, i paraardhësve të shqipetarëve të sotëm, që është emërtimi i simbolit kozmik të Zotit: YLLI-t (në dialektin çam – Illi).
Edhe sot, ky popull mban tre emra, që vijnë gjithashtu nga mitet më të hershme të Europës:
1) Arbër-esh /Arv(b)an-it: Të lindur nga dheu;
2) Shqipetar (Ipe- dial çam shqiponjë): Zogut që përfaqson Zotin në Tokë. Sipas Moisiut, shqiponja dhe ylli, janë sinonime (42) Pra të thuash ILIR apo SHQIPETAR shpreh të njejtin simbol: ZOTIN!;
3) Alban (Alpan/Pan): Mbret i Çamërisë (Thesproti, Helladë), më i shquari në lashtësi, familjen e të cilit e njohim në mite si Perëndi të Olimpit, gjysëm-perëndi dhe gjykatës të shpirtrave mbas vdekjes.
(Kontakti me auotoren: [email protected])
_____________
Literatura:
1- f281- 285 Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte” West Print
2- Ancient Illyria – Dita e plisit për të gjithë shqiptarët… https://www.facebook.com/illyria.al/posts/656690494371582
3- f15 ,17 Mircea Eliade « Storia delle credenze e delle idee religiose. Dall’eta della pietra ai misteri eleusini »Bur Saggi, Milano, 2013
4- f75 Maria Gimbutas « Il linguaggio della Dea » VËNËXA, Roma, 2008
5- f.63 Mark Tirta « Mitollogjia ndër shqiptarë »
6- (a) Reljev i periudhës ilire, Perndia Silvan me brirët e dhisë (b) Flijimi i dashit para betejes, vihet re përdorimi i dy tipeve të Qeleshes: gjysëm-sferike dhe me majë të perkulur.http://www.zemrashqiptare.net/news/id_32667/cid_14/Brahim-Avdyli:-Armiqt%C3%AB-m%C3%AB-t%C3%AB-rreziksh%C3%ABm-(7).html
(c) « Allée de béliers », Temple de Karnak à Louxor (Égypte) (d) Jo vetëm Zeusi, Giove-Amon, Hermes, por edhe në monedhat romake portrete janë të paisur me brirët e dashit www.truciolisavonesi.it
7- f75-79 Marija Gimbutas “Il Linguaggio della Dea”, VENEXIA, Roma, 2008
8-f 19 Orhan Rexhepi “Pellazgo Dardanët, nga Atlandita deri në Hënë”,Preshevë,2012
9- f357 Dr. Johan George von Hahn “Studime shqipetare” (Albanesische studien, Jena 1854) IDK.
10- (a)Testa di Poseidone, figlio di Crono e di Rea, fratello maggiore di Zeus, scultura greca V sec. a.C. http://www.ëlicriso.it/it/mitologia_ambiente/dei/poseidone/(b)Elena
(c) Odisea me Qeleshe por jo shokët e tij.
11- f105,106 M.Eliade (po aty)
12- f531 Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja” (pjesa e dytë),Tiranë, Tertiumdatur, 2006
13- f 416 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
14- (a) http://en.wikipedia.org/wiki/Men_%28god%29 (b) Statujë e gjetur në malin Lykaion në Arkadi. (Hellade) (c) http://www.summagallicana.it/lessico/e/Etruschi.htm, Museo di Villa Giulia – Roma (d) Site Web pour cette image 31e154fdd38a9532 fr.goldenmap.com
15- Pëllumb Xhufi “4000 dokumenta për shqipetarët në arkivat veneciane”
16- (a) Luftëtarët hititë me qeleshe.Private Tour of Hattusaswritten www.turkeyforholidays.com – (b) Reliev e një beteje të fiseve sarmate (Rossolani) banorët e lashtë të Europës qëndrore dhe Rumanisë. (http://it.wikipedia.org/wiki/Roxolani)
(c) Elmo della Cultura di Golasecca. (tek matër “ITALIA e lashtë”) (d) Perëndia Mars, përpara tij shpata me dorezë të mbrojtur në formën e qeleshes që përfundon me yllin/kryq të varur. 402-Denario L.Valerius L.f.L.n. Flaccus Ag Ø 18-21 mm 3,29-4,03 g 108-107 a.C.
http://www.antiqva.org/Monetazionë%20IV-III%20Sëc%20aC.htm
17- (a) http://www.artepreistorica.com/wp-content/uploads/2010/01/07.oppio_.pdf
(b) Mentouhotep III Site Web pour cette image PHM- place-hecataei-milesii.net
18- f46 M.Eliade (po aty)
19-f81, Delia Guasco “Popoli italici L’Italia prima di Roma”, Giunti, Firenze, 2006
20- f.69 Colette Nieri, «Tabu Miti e Socetà, Economia e religione nell’analisi delle culture »-Edizioni Dedalo, Bari,2007)
21- f156 Orhan Rexhepi “Pellazgo Dardanët, nga Atlandita deri në Hënë”, Presheve,2012
22- f21 Giovanni Semerano, “Il popolo che sconfisse la morte”, Paravia Bruno Mondadori Editori, 2003
23- f408 Dr. Johan George von Hahn (po aty)
24- f37 M.Eliade (po aty)
25- f356 Dr. Johan George von Hahn (po aty)
26- f74 Orhan Rexhepi “Pellazgo-Dardanët…” Preshevë, 2012
27- f144 Niko Stillo (po aty)
28- http://ilmondodiaura.altervista.org/EGIZI/Egiz (Egizi alimentazione)
29- f109 M.Eliade (po aty)
30- f.214M.Tirta « Mitollogjia ndër shqiptarë »
31- f410 Dr. Johan George von Hahn (po aty)
32- f38 M.Eliade (po aty)
33- f8 Xhuzepe Katapano „Thot-i Fliste Shqip“ Botimet enciklopedike, Tiranë,2007
34- f350 “Panteoni dhe Simbolika” Mark Tirta, Tiranë « Nëna Teresa »,2007
35- f 31 Giovanni Semerano “Il popolo che sconfisse la morte”
36- Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët,Tautazhi dhe simbolet e vizatuara për të (Tautazhi në Shqipëri), f.470-475. Edibe Selimi –Osmani « Simbole vendëse ilirë te shqiptarët e Maqedonisë » Studime Albanologjike 3, Shkup, 2011
37- f24,49,50 Petro Zhei (po aty)
38- Dea triplice – Wikipedia it.wikipedia.org/wiki/Dea_triplice
39- f92 Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005
40- f265,521 P.Zhei (po aty)
41- f 92, Dh.Pilika (po aty)
42- f88 Xhuzepe Katapano “THOT-i FLISTE SHQIP“ (botim në Itali nga Bardi Editore, Roma,1984) në shqip nga Botimet enciklopedike ,2007.
– FUND –
…………………………………………………………………
PJESA E PARË:
FATBARDHA DEMI: PLISI – MITI I ORIGJINËS SË PËLLAZGËVË HYJNORË (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=3353
—————————————-
MALËSORI – PLISI I BARDHË