SYLEJMAN PIREVA: SIKLETI DHE NERVOZIZMI I LDK-së NË PRISHTINË-TREGUES I HUMBJES SË INTERESAVE TË KRIJUARA PËR 15 VITE

Prishtinë, 06. 02.2015 – Dje kur po mbahej mbledhja e radhës së Kuvendit të Komunës së Prishtinës, u pa ashiqare se me çfarë sikleti dhe me çfarë dhimbje të thellë, deri në loçkë të zemrës, përjetohet prishja e rehatisë nga nepotizmi i ndërtuar për 15 vite nëpër ndërmarrje të ndryshme, veçmas në ato publike, e aq më tepër humbja e interesave materiale, siç është duke i ndodhur aktualisht LDK-së në Prishtinë! Dhe nuk kanë faj! Këto ndërmarrje, qeveria e mëparme e udhëhequr prej LDK-së, për 15 vjet me radhë, i kishte shndërruar thuajse në ndërmarrje private dhe kanë luajtur me to siç kanë dashur dhe siç kanë pasur qejf, pasi nuk ka pasur kush që t’u dalë përpara dhe t’ua prishë terezinë.
Por tashmë gjendja ka ndryshuar. Qeveria e Shpend Ahmetit, e formuar nga LVV! po punon me seriozitetin më të madh për t’i qitur në shesh dhe luftuar pa kompromis të gjitha këto të palara të qeverisë së kaluar, e cila ka bërë shkelje të ligjit dhe ka shkaktuar konflikt interesi, duke punësuar familjarë, farefis dhe miq e akraba, dhe jo më pak se drejtorë, anëtarë bordesh, komisionerësh, aksionarësh etj.

Fjala e kryetarit Shpend Ahmeti në mbledhjen e datës 05.02.2015

Reagimet e djeshme të asamblistëve të LDK-së, tashmë në një kor me ata të binjakut PDK, gjatë mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit, për të penguar në çdo mënyrë veprimet e drejta dhe parimore të Qeverisë aktuale, me qëllim për të vendosur rend, stabilitet dhe rregull në këto institucione, ishin të paskrupullta, të paligjshme dhe tedencioze, prandaj dhe të palejueshme, sepse nuk mundësonin zhvillimin dhe rrjedhën normale të punimeve të këtij Kuvendi, dhe me të vetmin qëllim, për të ruajtur të pacënuara interesat e tyre të paligjshme!  Kjo rrugë e zgjedhur e këtyre dy partnerëve binjakë, në këtë mënyrë, nuk i bën nder këtij Kuvendi, e më së paku u shkon në interes qytetarëve të Prishtinës!
O tempora o mores!

Autori është asambleist i Prishtinës.

……………………………………………………….

RRJETI I DINASTISË FAMILJARE TË LDK’së NË PRISHTINË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura