Durrës, 28. 06. 2012 – Jam një shqiptar nga Tivari, i përkatësisë konfesionale katolike. Në këtë javë qershori 2012, që është shpallur në Tiranë si Java e Çamërisë (e që për mua është java e të gjithë shqiptarëve, sidomos e atyre që u janë bërë padrejtësi nga më të papranueshmet), po e ndiej të nevojshme t’u drejtohem me një apel vëllazëror bashkëkombësvet të mi, shqiptarëvet katolikë të Tivarit dhe shqiptarëvet ortodoksë të Prevezës. Kam bindjen që, me këtë rast, është i të njëjtit mendim me mua edhe z.Niko Stillo, që është një shqiptar i konfesionit ortodoks nga Preveza. Jemi, njëkohësisht, në të njëjtën vijë me atë çfarë ka thënë para 150 vjetësh një tjetër shqiptar i krishterë, Pashko Vasa: “Qysh prej Tivarit e në Prevezë…”etj.
Apeli im, thirrja ime, është kjo:
Shqiptarë të Prevezës dhe shqiptarë të Tivarit! Duajeni gjuhën shqipe, sepse gjuha shqipe nuk është gjuhë e keqe!
Shqiptarë të Prevezës dhe shqiptarë të Tivarit! Kthejuni gjuhës shqipe, sepse gjuha shqipe është gjuhë e të parëvet tuaj!
……………………………………………………..
Dëgjoni me kujdes mesazhin e At Gjergj Fishtës për Gjuhën Shqipe…
____________________________
Shqiptarë të Prevezës dhe shqiptarë të Tivarit! Mësojuani gjuhën shqipe fëmijëvet tuaj! Përdoreni gjuhën shqipe në shtëpitë tuaja, sepse kjo gjuhë është shenjë e identitetit tuaj, është shenjë e qenies suaj, është shenjë e ekzistencës suaj!
Shqiptarë të Prevezës dhe shqiptarë të Tivarit!
Kërkoni nga qeveritë, përkatësisht, greke dhe malazeze, që gjuha shqipe të mësohet në shkollat ku mësojnë fëmijët tuaj! Kërkoni nga autoritetet kishtarë të Prevezës dhe të Tivarit që liturgjia, mesha dhe predikimi në kishat tuaja të thuhen në gjuhën shqipe, sepse edhe gjuha shqipe është gjuhë e Zotit, njëlloj si gjuha greke dhe si gjuha malazeze!
………………………………………….
Në vijim shikoni video-materialet, ku me fajin e qeverisë shqiptare
nxënësit tanë mësojnë në gjuhën greke!!!
* * *
_____________________________
Shqiptarë të Prevezës dhe shqiptarë të Tivarit!
Duke iu kthyer gjuhës së të parëvet tuaj, duke e respektuar gjuhën e të parëvet tuaj, duke kërkuar që fëmijët tuaj ta mësojnë këtë gjuhë, ju nuk armiqësoheni as me grekët, as me malazezët. (Kur them: grekët dhe malazezët, kam parasysh ata të përparuarit, jo të prapambeturit.) Përkundrazi, duke respektuar gjuhën e të parëvet tuaj ju miqësoheni më shumë me grekët e përparuar dhe me malazezët e përparuar, sepse, duke pohuar vetëveten, ju bëheni të barabartë, jo vetëm me grekët apo me malazezët, që i keni përkatësisht bshkështetas, por bëheni të barabartë me të gjithë popujt e botës.
Shqiptarë të Prevezës dhe shqiptarë të Tivarit!
Kam 50 vjet që po e përdor gjuhën shqipe në shkrimet e mi, në veprat e mia si studiues dhe si shkrimtar. E kam dhënë lëndën e gjuhës shqipe në shkollë, si mësues, për gati 1 çerek shekulli. Ju siguroj që gjuha shqipe është po aq e pasur dhe po aq e bukur, sa edhe gjuha greke dhe ajo malazeze. Prandaj, të mos ju vijë turp kur ta përdorni këtë gjuhë, qoftë nëpër rrugët apo zyrat e Prevezës, qoftë nëpër rrugët apo zyrat e Tivarit! Vlerësojeni vetëveten, sepse ashtu, në atë mënyrë, do t’ju vlerësojnë edhe të tjerët! Çlirohuni nga inferioriteti, në të cilin keni rënë, dhe do të shikoni sa mirë do të ndjeheni, ju edhe fëmijët tuaj!
Dhe, në mbyllje: Shqiptarë të Prevezës dhe shqiptarë të Tivarit! Përkraheni kauzën madhore të bashkëkrahinasvet dhe të bashkëkombësvet tuaj çamë (të konfesionit mysliman), sepse, vetëm duke përkrahur kauzën e tyre, ju do të arrini ta përparoni edhe vetëveten!
Ju përshëndet vëllazërisht një shqiptar i Tivarit, i cili e ndien veten edhe prevezar! Ftoj të bashkohet me thirrjen time edhe prevezari Niko Stillo, i cili, kam bindjen se edhe ai e ndien veten, përveçse prevezar, edhe tivaras! Nuk mendoj se, z.N.Stillo dhe unë jemi të vetmit që ua bëjmë këtë thirrje prevezarëvet dhe tivarasvet. Por, edhe në qofshim pakicë, ju lutemi, na konsideroni si apostuj të prosperitetit njerëzor, në këto hapësira!
(Nuk do harruar se, në dimrin kur Shën Pali, Apostulli i madh i Krishtërimit, jetoi në Prevezë, pikërisht në Prevezë, feja e Krishtit ishte shumë pak e përhapur. Por ajo, pas Shën Palit, u përhap në mënyrë të pandalshme në të gjithë botën. Dua të them: Kur idetë e mira, përparimtare, ua fshijnë njerëzvet mjegullën nga balli dhe nga mendja, ato ide i sjellin dritë Njerëzimit dhe Njerëzimi i bën të vetat ato ide. Kjo ka për të ndodhur edhe me shqiptarët në Ballkan, edhe me popujt e tjerë, që rrojnë, herë në fqinjësi me ne e herë të përzier. Shqiptarët do ta pohojnë, do ta afirmojnë vetëveten, fqinjët përparimtarë do t’i gëzohen këtij afirmimi, fqinjët jopërparimtarë nuk do të mund të na mohojnë.)
Durrës, 26 qershor 2012 – Gj.D.
…………………………………………..
…dhe në vijim dëgjoni me kujdes recitalin e artistit tonë të Madh: Reshat Arbana
” O moj Shqipni, e mjera Shqipni…” të Pashko Vasa Shkodranit.
________________________________
GJOKË DABAJ: POZIV – ALBANCIMA KATOLIČKE VJEROISPOVIJESTI U BARU I ALBANCIMA ORTODOKSNE VJEROISPOVIJESTI U PREVEZI
Pripadnik sam albanske nacionalnosti katoličke vjeroispovijesti iz Bara. Ova junska sedmica 2012.g. proglašena je u Tirani Sedmicom Čamerije (a po meni, to je spomen-sedmica svih Albanaca, posebno onih Albanaca koji su pretrpjeli najneprihvatljivije nepravde). Smatram potrebnim da se ovom prilikom obratim jednim bratskim apelom mojim sunarodnicima, Albancima katoličke vjere u Baru i Albancima ortodoksne vjere u Prevezi. Ubijeđen sam da će u ovm slučaju biti istog mišljenja i g.Niko Stillo, Albanac ortodoksne vjere iz Preveze. Inače, stojimo na istoj liniji sa onim što je prije 150 godina rekao jedan drugi Albanac hrišćanin, Pashko Vasa: “Počev od Bara pa do Preveze…” itd.
Apel moj, odnosno poziv, je slefeći:
Albanci Preveze i Albanci Bara! Zavolite albanski jezik, jer albanski jezik nije loš jezik!
Albanci Preveze i Albanci Bara! Vratite se albanskom jeziku, jer je to jezik vaših predaka!
Albanci Preveze i Albanci Bara! Naučite vašoj djeci albanski jezik! Upotrebite albanski jezik u vašim kućama, jer je ovaj jezik znak vašeg identiteta, znak bića vašega i znak vašega postojanja!
Albanci Preveze i Albanci Bara! Tražite od vaših vlasti, dotično, grčkih i crnogorskih, da se albanski jezik uvede u školama gdje uče vaša djeca! Tražite od crkvebih nadležnika Preveze i Bara, da se bogosluženje, misa i propovijed u vašim crkvama održe na albanskom jeziku, jer je i albanski jezik takođe božji jezik, kao što su božji jezici i grčki i crnogorski!
Albanci Preveze i Albanci Bara! Vraćajući se jeziku vaših predaka, poštujući jezik vaših predaka, tražeći da vaša djeca uče ovaj jezik, vi se nećete omrznuti ni sa Grcima, niti sa Crnogorcima. (Kad kažem: Grci i Crnogorci, imam u vidu one napredne a ne zaostale Grke i Crnogorce.) Naprotiv, poštujući jezik vaših predaka, vi ćete se još više sprijateliti sa naprednim Grcima i sa naprednim Crnogorcima, jerbo, afirmišući samog sebe, vi postajete ravnopravni, ne samo sa Grcima i Crnogorcima, vašim aktuelnim sudržavljanima, nego postajete ravnopravni sa ostalim narodima svijeta.
Albanci Preveze i Albanci Bara! Ima već 50 godina što upotrebljavam albanski jezik u mojim spisima, naime u mojim naučnim i književnim djelima. Predavao sam u školi predmet albanskog jezika skoro četvrt vijeka. Pa vjerujte mi da je albanski jezik isto toliko bogat i lijep koliko i grčki ili crnogorski. Polazeći od ovoga, vi ne treba da se stidite od upotrebe ovog jezika, bilo po ulicama i ustanovama Preveze, bilo po ulicama i ustanovama Bara. Cijenite sebe, jer će vas i drugi cijeniti! Oslobodite se poniznosti i inferioriornosti u kojem ste upali, pa ćete vidjeti koliko ćete se udobno osjećati, i vi i vaša djeca!
I u zaključku: Albanci Preveze i Albanci Bara! Podržite veličanstvenu kauzu vaših sunarodnika, muslimana iz Čamerije, jer jedino podržavanjem njihove stvari, moći ćete i vi obezbijediti sebi napredak!
Bratski vas pozdravlja jedan Albanac iz Bara, koji se istodobno osjeća i Albancem iz Preveze. Pozivam da se ovom mojem pozivu pridruži i Albanac iz Preveze, g.Niko Stillo, za kojega sam ubijeđen da se i on u isto vrijeme osjeća kao Albanc iz Bara. Ne mislim da smo g.N.Stillo i ja jedini koji tražimo od Prevezara i od Barana da se vrate svome albanskom jeziku. No, i ako trenutno budemo u manjini, molimo vas da nas smatrate apostolima ljudskog prosperiteta u ovim predjelima!
(Ne smijemo zaboraviti da je, u zimi koju je Sv.Pavle, veliki hrišćanski apostol, proveo u Prevezi, upravo u Prevezi, hrišćanska vjera bila sasvim malo rasprostanjena. Ali se ona, nakon propovijedanja Sv.Pavla, nezadrživo proširila kroz cio svijet. Hoću da kažem: Kada dobronamjerne ideje izbrišu ljudima maglu sa čela i iz mozga, te ideje donose Čovječanstvu svjetlost. Upravo ovo će se dogoditi, i sa Albancima na Balkanu, i sa ostalim narodima, koji žive, bilo u susjedstvu, bilo pomiješani sa nama. Albanci qe afirmisati sami sebe. Napredni susjedi će se radovati našoj afirmaciji, a nenapredni susjedi neće moći da nas negiraju.) – U Draču, 26-og juna 2012 g. – Gj.D.
————————————–
(VIDEOMATERIALET I PËRZGJODHI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)