Prishtinë, 27. 03. 2015 – Në dhjetor të vitit 2010 deputeti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka publikuar një raport 30 faqësh në të cilin pretendohet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Ky raport i mban përgjegjës drejtpërdrejt pjesëtarët e UÇK-së, duke ua përshkruar atyre përgjegjësinë për krime të kryera në mënyrë sistematike dhe sipas zinxhirit të caktuar komandues. Në këtë raport implikohet përgjegjësia e udhëheqësve më të lartë të UÇK-së, madje duke e fokusuar këtë përgjegjësi edhe tek anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Një muaj pas, në janar të vitit 2011, raporti në fjalë u shndërrua në Rezolutë të Këshillit të Evropës.
– Raporti i Mart’yt mori nxitje nga spekulimet e ish kryeprokurores së Gjyqit të Hagës, Carla del Ponte dhe dyshimet e saj të ngritura në librin e saj të vitit 2008. Në të vërtetë, menjëherë pas qershorit të vitit 1999 dhe tërheqjes së trupave ushtarake serbe nga Kosova, Serbia e filloi një luftë speciale agresive, qëllimi i të cilës ishte diskreditimi i përpjekjes çlirimtare të shqiptarëve. Në arenën ndërkombëtare, këto pretendime u shtynë përpara nga aleati kryesor gjeopolitik i Serbisë, Rusia. Qysh në vitin 1999, në Dumën ruse kërkohej përndjekja e UÇK-së për trafikim të organeve. Në të njëjtën kohë është e habitshme dhe po aq zhgënjyese se si një propagandë kaq e qartë kundër UÇK-së me kaq lehtësi u pranua si fakt i kryer nga miqtë tanë të proklamuar ndërkombëtarë.
(Ilustrimi është përgatitur nga editori i pashtriku.org)
– Në emër të këtyre pretendimeve u ngritën struktura ndërkombëtare që ende funksionojnë në kuadër të misionit të BE-së në Kosovë, EULEX. Taskforca e quajtur “Task Forca Speciale Hetuese” (Special Investigation Task Force – SITF), në emër të këtij raporti zhvilloi hetime ekskluzive për këto pretendimet të ngritura. Kjo më në fund u kurorëzua me letërkëmbimin në mes të Presidentes së Kosovës, znj. Jahjaga dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Punë të Jashtme atëbotë, Baroneshës Ashton, që u ratifikua në Kuvend dhe që paraqet bazën e vullnetit për themelimin e Gjykatës Speciale. Parimisht është e mjerë kjo praktikë politike, me ç’rast një korrespondencë diplomatike e merr formën e marrëveshjes së ratifikuar ndërkombëtare. Kjo korrespondencë tani shërben si themel i ndryshimit të sistemit tonë kushtetues. Ky letërkëmbim po krijon themelet e një sistemi paralel të gjyqësorit në Republikën e Kosovës.
– Përmes Gjykatës Speciale integriteti i autonomisë së sistemit tonë të drejtësisë cenohet së paku në 5 nivele fundamentale:
a) Në nivelin e Gjykatës Themelore
b) Në nivelin e Gjykatës së Apelit
c) Në nivelin e Gjykatës Supreme
d) Në nivelin e Gjykatës Kushtetuese si dhe
e) Në nivelin e Ombudspersonit
Në këto pesë fusha krijohet paralelizëm i plotë institucional. Prandaj, në kuptimin e sovranitetit shtetëror, Gjykata Speciale është një kthim i madh prapa në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, 7 vite pas shpalljes së pavarësisë.
– Në anën tjetër, sipas Nenit 102, paragrafit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik, i paanshëm, dhe siguron qasje të barabartë në gjykata. Ky unitet i pushtetit gjyqësor garantuar me Kushtetutë shkelet në rast se brenda sistemit vendoset struktura e quajtur “dhomat e specializuara dhe zyra e prokurorit të specializuar”. Po ashtu pavarësia e pushtetit gjyqësor që buron nga Kushtetuta sipas parimit “në emër të popullit”, cenohet nga kjo strukturë që parashikon Gjykata Speciale e cila nuk ka të bëjë as me Kushtetutën as me popullin si burim i sovranitetit. Dhe dy parimet e tjera – paanshmëria dhe qasja e barabartë është e cenuar në këtë rast për sa kohë që bazë lëndore e gjykimit është raporti i Dick Martyt dhe jo korniza ligjore e Republikës së Kosovës.
Gjykata Specialë është problematike në tri aspekte fundamentale:
1) Në kuptimin e të vërtetës historike. Drejtësia duhet ta mishërojë dhe ta pasqyrojë të vërtetën historike, e jo ta shtrembërojë atë. Drejtësia është pjesë thelbësore e të vërtetës historike. Për shembull, pas Luftës së Dytë Botërore u krijua Gjyqi i Nurnbergut, për të treguar që ideologjia naziste është e papranueshme, e ndëshkueshme pa mëshirë dhe pa kompromis për krimet monstruoze që i bëri gjatë asaj lufte. Në Gjyqin e Hagës u dënuan disa pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe forcave paramilitare serbe, të ushtrisë kroate, asaj boshnjake, dhe disa pjesëtarë të UÇK-së. Tash pas kësaj, na krijohet një tribunal i veçantë me premisa ndërkombëtare enkas vetëm për shqiptarët. Kjo e shtrembëron të vërtetën historike. E vërteta e pakontestueshme historike është se Kosova u okupua nga Serbia; shqiptarët e Kosovës Serbia i shtypi, i sulmoi, i dëboi dhe i masakroi. Populli shqiptar i Kosovës u organizua në luftë çlirimtare të karakterit të pakontestueshëm mbrojtës. Kjo ishte një luftë e drejtë. Kurse lufta e Serbisë ishte e padrejtë. Këtë bota e pa dhe e kuptoi, sepse pikërisht mbi këtë princip erdhi edhe ndihma ndërkombëtare për Kosovën, bashkë me bombardimin e Beogradit. Neve na nevojitet një sistem gjyqësor që i trajton të gjitha krimet e luftës në mënyrë joselektive, e jo një gjykatë për persekutimin e shqiptarëve në veçanti, që përgjithësisht mund të thuhet se ishin në statusin e viktimës. Kjo gjykatë do të merrej mbi të gjitha me palën e cila përfaqësonte krimin mbizotërues. Krimi mbizotërues pa dyshim që ishte në anën e të mobilizuarve ushtarakë, paraushtarakë e policorë të shtetit të Serbisë. Në këtë kontekst të së vërtetës historike, është një gabim i pafalshëm të krijohet gjykatë speciale enkas vetëm për UÇK-në. Drejtësia është e verbër, por vetëm sepse niset nga barazia. Drejtësia pa barazi është drejtësi selektive, drejtësi e njëanshme, e cila përfundon në padrejtësi.
2) Gjykata speciale është e papranueshme nga aspekti i interesave tona nacionale. Raporti i Dick Martyt e ka një titull që për UÇK-në thotë kështu: “trajtime çnjerëzore” dhe “trafikim i organeve”. Raporti i Dick Martyt në pikën 54 thotë: Zonat Operative të UÇK-së faktikisht janë njësi të krimit të organizuar. Pika 125 thotë që ka varreza masive në Shqipëri, sepse kështu ka thënë Zyra e Prokurorit të Serbisë për Krime Lufte. Pra, i referohet asaj zyreje. Në ndërkohë që këtu po flitet për varreza të fantazuara masive në Shqipëri, ne konkretisht po i shohim varrezat masive që po hapen për çdo ditë anekënd Serbisë. Krahasoni këto dy momente, dhe për kë po krijohet gjykata. Pika 145 e raportit të Dick Martyt thotë: UÇK-ja ka pas qendra të grumbullimit të femrave të trafikuara, të cilat janë shfrytëzuar si skllave për shërbime seksuale.
Zonja dhe zotërinj, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
këto nuk janë fakte. Këto janë fabrikime të padurueshme dhe propagandë e ashpër antishqiptare. Kjo e krijon përshtypjen dhe perceptimin se shqiptarët nuk paskan luftuar për liri, por qenkan disa kriminelë, që janë marrë me trafikim të organeve dhe femrave. Këto janë gënjeshtra të ulëta. Dhe unë mendoj që njerëzit me integritet nuk kanë respekt fare për gënjeshtrën. Ne nuk duhet të jemi ‘të hapur’ ndaj gënjeshtrave dhe falsifikimeve qëllimkëqija. Ndaj mashtrimit nuk duhet të kemi fare mirëkuptim, dhe as të dëshmohemi. Gënjeshtra dhe mashtrimi, që synon rrënimin e vlerave tona nacionale, duhet të luftohen pa mëshirë.
– Fjalimi i Glauk Konjufcës, i mbajtur sot /27 mars 2015/ në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
………………………………………………..
– NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG, SH. BERISHA –
Harta e konstruktuar nga Dick Marty: “Objektet (qendrat) e paraburgimit në Shqipëri që i paskan përdorur pjestarët e UҪK’së”…!!!
Detention facilities in Albania used dy KLA members and affiliates
HAPE: http://thebloodyellowhouse.files.wordpress.com/2010/12/mapa.jpg
==============================
‘Compelling indications’ of human organ trafficking during Kosovo war, se EU investigators
European Union Special Investigative Task Force (SITF) Chief Prosecutor Ambassador Clint Williamson said on Tuesday that the SITF has found “compelling evidence” of serious violations of international humanitarian law, including crimes against humanity and war crimes, against former senior officials of the Kosovo Liberation Army (KLA). According to the SITF, senior leaders of the former KLA used violence in order to obtain political power and personal wealth for themselves. The SITF could file an indictment against these individuals once an appropriate judicial mechanism is established to host a fully independent trial. Williamson said that the victims of these crimes were mainly Serbs, Roma, and other minorities, as well as Kosovo Albanians who were labeled either to be collaborators with the Serbs or, more commonly, to have been political opponents of the KLA leadership. The Special Investigative Task Force (SITF) was set up in 2011 to conduct an independent criminal investigation into the very serious allegations against Kosovo war leaders. The mandate of the SITF is to investigate and, if warranted, prosecute individuals for crimes alleged in the report. The SITF consists of international staff only.