BEHXHET SH.SHALA – BAJGORA: A U RRIVAROS ISA BOLETINI SI ANËTAR I SHOQËRISË CIVILE?! (FOTO NGA VARRIMI)

Prishtinë, 11. 06. 2015 – (A është manipulimi, kuti votimi) – Më në fund, Isa Boletini u kthye në Kosovë për të cilën luftoi tërë jetën dhe për të cilën edhe u vra në Podgoricën e Gjukanoviqit nga gjyshi i një ish komunisti që ishte malazez ndërkaq deri në vdekje u deklarua si serb, Millovan Gjillas. Vrasësi ishte Nikolla Gillas që për ta fyer të vrarin i mori armët e Isës, si trofe ushtarake. Realisht Isa Boletini nuk ka luftuar për Kosovën e kosovarëve të Nexhit apo për një tolerancë ndëretnike sikur tha dikush nga folësit në ceremoninë e rivarrimit por, ka luftuar dhe është flijuar për lirinë e shqiptarëve, shtetin shqiptar dhe bashkimin e trojeve me shumicë shqiptare. Ky ishte ideali dhe qëllimi i patriotëve si Isa që ishte i luftës e më pak i politikës dhe i politikës së atëhershme që udhëhiqej nga një politikan margaritar dhe i papërsëritshëm ndër shqiptarët e që ishte Hasan Prishtina. Tash, të gjithë duan të përfitojnë nga anatomia (skeleti apo eshtrat jokomletë) të Isa Boletinit! Dikush duke u lavdëruar në emër të veprës së madhe dhe të pavdekshme të Isa Boletinit por kishte edhe të atillë që e quanin si kapadai duke e krahasuar me disa ish komandantë të luftës së fundit. Natyra njerëzore është psikologji në vete e sidomos e shqiptarëve. Ata, që të parët e tyre i kishin shërbyer këlyshqe Jugosllavisë e Serbisë apo që e gjejnë një interes tash, janë më të zëshmit në përbaltjen e luftës së fundit, bartësve të kësaj lufte sikur edhe personaliteteve që kanë krijuar vepra të pavdekshme në planin kombëtar. Këta horra e pampersa të Beogradit për mrekulli po e shfrytëzojnë lakminë e disa individëve që luftuan e që pas përfundimit të luftës hynë në kollomoq duke mos lënë të zezë pa bërë, dhe janë gjuajtur me tërë fuqinë dhe poshtërsinë që e kanë mbi luftën e UÇK-së dhe personalitetet e shquara morale dhe kombëtare. Këta të ISIS-it të Serbisë nuk po lënë vlerë kombëtare pa përdhosur dhe pa sulmuar në emër të disa vlerave për të cilat vet i kanë kodifikuar standardet. Këta shpikin kombe dhe kombësi të reja, bastarde deri në skajshmëri, për një seancë të lëpirjes së një pjate ku u serviren jashtëqitjet e Nikoliqit, Daçiqit apo ndonjë “miku“ ndërkombëtar me vetmin qëllim të tregojnë se nuk janë shqiptarë dhe se: “nga sot të gjithë shqiptarët duhet të deklarohen si kosovarë ndryshe nuk mund të integrohen në BE si shqiptarë sepse ata qenkan shtetas të një shteti tjetër…”.

Dikush tha se po bëhet një marketing politik dhe patriotik me rivarrimin e Isa Boletinit. Plotësisht e vërtetë me të cilën pajtohem edhe unë. Po a nuk është marketing politik apo patriotik nëse, me nostalgji e kujtoni kohën kur i keni shërbyer një krimineli siç ishte Tito apo kur deklaroni me mburrje se jeni pasardhës i një krimineli siç ishin bashkëpunëtorët e OZN-ës dhe UDB-ës vetëm se vlerësoni se erdhi koha dhe mundësia të merrni pushtetin e , jam shumë i sigurt se kurrë nuk do ta keni këtë mundësi! A nuk është marketing politik dhe sigurisht e konsideroni edhe patriotik nëse ia lëpini bythën Zhbogarit, ia mikloni topet Dellit apo ndonjë taraku ndërkombëtar nga i cili, ose keni frikë nga ekskomunikimi, ose keni ndonjë interes material! Është shumë e vërtetë se për fitimin e projekteve apo tenderëve te ndërkombëtarët, më me rëndësi apo vendimtare ka qenë ngjyra e mercedeskave në prapanicat e aplikuesve mashkullorë se vet përmbajtja e këtyre projekteve apo qëllimi për çka janë bërë! Prandaj, kur flas për rivarrimin e Isa Boletinit më duhet të them se nuk është fort e rëndë se kush e fyen apo kritikon Isën sa e vlerësoj si shumë të rëndë se kujt i është dhënë mundësia ta mbrojë Isa Boletinin. Të njëjtin shqetësim e kam edhe sa i përket përbuzjes dhe kritikës që i bëjnë luftës dhe disa prej bartësve të kësaj lufte sepse ata që e bëjnë këtë asgjë nuk kanë bërë për këtë vend ndërsa majkat dhe baballarët e tyre kanë qenë në vijat e para të luftës kundër këtij vendi
dhe këtij populli që vuajti aq shumë. Sa nga pushtuesi (serbët) aq edhe nga zagarët e tyre, pasardhësit e të cilëve janë bërë pjesë e medieve, shoqërisë civile, zyrës së Presidences, zyrës së Kryeministrit dhe te kryekuvendari! Ata, si jashtëqitje, lehtë përshtaten në rrethana të reja sepse nuk e kanë problem formën shkaku se nuk kanë përmbajtje! Ata, sot janë këshilltarë me rëndësi dhe kanë qasje 24 orëshe te ata që luftuan duke i injoruar bashkëvuajtësit dhe ata me të cilët dikur e ndanin një ideal , një ardhmëri dhe një jetë! Një pjesë e horrave të luftës po shkërdhehen me vullnet dhe kënaqësinë më të madhe me horrat e Serbisë dhe Jugosllavisë prandaj janë shndërruar në pëllumba prej argjili që qëllohen, jo me armë por me mënyra më të ulëta të mundshme dhe të cilat nuk i kundërshtojnë aspak. Kjo është kur dikush e hanë luftën që e ka bërë dhe u jep mundësi turli fare m… të pështyjë mbi ta sikur që nuk ka ndodhur në asnjë vend ku është luftuar për liri. Ajo që konsiderohet si liri për ata që janë burgosur dhe luftuar kundër Jugosllavisë dhe Serbisë, konsiderohet si joliri apo robëri për ata që i kanë shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë e të cilët edhe sot i shërbejnë Sebisë, borxhlinjë e të cilëve janë prandaj i kanë intensifikuar sulmet e tyre të poshtra. Prandaj, Isa Boletinin përkatësisht anatominë (osteologjinë-eshtrat) e këtij heroi të përjetshëm të shqiptarëve nuk mund ta përdorin as për marketing politik e as për marketing folklorik. Realisht, politikisht ishin dhe kanë mbetur me Serbinë ndërsa folklori i tyre nuk janë këngët për Isa Boletinin, Zhuj Selmanin, Hasan Prishtinën dhe Adem Jasharin por Zhikino Kollo, Sa Ovçara i Kabllara , kënga për Jug Bogdanin dhe të tjerat! Këta që po i shani dhe fyeni e që dikur ishin të burgosur politikë dhe luftuan edhe për lirinë që ju e quani robëri, së paku bënë diçka. E bënë një sakrificë. Edhe si individë, edhe si familje. Po çka bëtë ju, o pisa ?!
A kishte të drejtë HSH: Kryeministri i Kosovës propozoi që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Vlorë, afër Ismail Qemalit. Kryeministri tjetër i Kosovës mbajti fjalë të rastit gjatë rivarrimit të Isa Boletinit dhe tha se Isa Boletini ishte frymëzom për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin. Po t’ia mohoj këtë të drejtë me të cilën aspak nuk pajtohem, do të isha kundër lirisë së fjalës. Por, pasi Isa Boletini është ku është dhe është si është prandaj mund të flasin si të duan edhe ata të cilët, po të ishte gjallë Isa, me një procedurë të përshpejtuar do të bëheshin banorë të botës tjetër, parajsë apo ferr qoftë ajo! Po të bëhej rivarrimi në Vlorë atëherë do të bëhej me të gjitha ceremonitë shtetërore e jo siç ndodhi e u rivarros si të ishte anëtar i një OJQ-je. Pastaj, nëse duam të shkojmë apo të shkoj edhe unë e t’i bëjë nderim Isa Boletinit sepse, edhe unë jam njëfarë pasardhësi i tij (përjashtuar trimërinë dhe guximin që nuk e kam trashëguar nga Isa) mund të rastisem në Delibashiqin apo Rakiqin të cilët, sikur që ia bëri Nikoliqi presidentes Jahjaga, mund të më thonë: “marsh, piçka ti mater, kakva Kosovo drzhava, kakav Isa Boljetinac, vrati se natrag (hup në të sëmës, çfarë shteti i Kosovës dhe çfarë Isa Boletini, kthehu nga ke ardhë…)! E çka duhet të bëjë unë përveç se me bisht nën shalë të kthehem mbrapa pa pasur guxim, jo, ta mbrojë Isa Boletinin por as veten time. Kështu, mund të ndodhë në të ardhmën dhe nuk jam i sigurt se nuk ka gatishmëri të mbrohet vendi ku është rivarrosur Isa Boletini prandaj HTH kishte të drejtë kur propozoi Vlorën për prehje të Isa Boletinit. Si trima që jemi, çdo herë kur shkojmë në pushime në jug të Shqipërisë do ta kishim mundësinë ta vizitojmë monumentin e Pavarësisë në Vlorë dhe të bëjmë selfie midis Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Kështu, deri sa Kosova ta shtrijë sovranitetin në veri, ajo pjesë do të jetë zonë e ndaluar sepse, as “miqtë“ ndërkombëtarë nuk do të lejojnë pelegrinazhe që mund t’i provokojnë serbët dhe ndikojnë në raportet e mira midis shumicës serbe dhe pakicës shqiptare në Kosovën multietnike! Nëse doni të bindeni se sa jemi të gatshëm t’i mbrojmë vlerat kombëtare dhe morale, pa pasur nevojë për sakrificën edhe më të vogël përveç të shpenzimeve të vogla, shkoni e shihni murin tabalë ku dikur ka shkruar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“ në oborrin e këtij Universiteti. Nga Emërtimi “Hasan Prishtina“ ka mbatur vetëm H I I. Çfarë turpi për rektorin Zejnullahu, dekanin Dugolli e të tjerët! Çfarë turpi për ne të gjithë. Marre na qoftë! Përfituesi më i madh duket të jetë Agim Bahtiri i cili deklaroi se me rivarimin e Isa Boletinit në Boletin, ai do të angazhohet më pak sepse kufirin do ta ruaj Gjeneral Isa Boletini. Qoftë edhe si anatomi (skelet)! Luaja Agim, luaja! Pas Zafir Berishës i cili është njëshi i politikës kosovare për mua dhe të cilin e kam shndërruar në idol dhe frymëzim, TI u bëre dyshi! Urime!

Klan Kosova, 10.06.2015:

Pamje ekskluzive nga arrestimi i Muhamet Kelmendit në Mitrovicë!

A ishte Isa lajmi i ditës dje
Shumica mendojnë se po ndërsa unë mendoj se nuk ishte. Lajmi kryesor i ditës ishet suksesi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar duke e arrestuar në Kosovë kryeterroristin, Prof. dr. Muhamet Kelmendin i cili njëherësh është edhe profesor i drejtësisë në AAB e gjithashtu edhe dekan në këtë institucion, me mbi 12.000 studentë! Gjithmonë kam qenë i bindur se Muhamet Kelmendi është koka e terrorizmit ndërkombëtar, dega në Kosovë dhe isha në anën e Policisë prandaj u dëshpërova shumë kur e liruan pas disa orëve arresti. Disa miq po më thonë se prof.dr. Muhamet Kelmendi është njeri në moshë, i urtë dhe zotëri në sjellje prandaj nuk ka asgjë të vërtetë dhe ai nuk mund të jetë kryeterroristi i Kosovës. Është ligjërues dhe dekan në AAB. Këta të rinjtë nuk lexojnë ose lexojnë fare pak. Ndryshe do ta dinin se udhëheqës i Brigadave të Kuqe në Itali në kohën kur u kidnapua dhe ekzekutua kryeministri italian Aldo Moro ishte pikërisht një intelektual i kalibrit të lartë dhe profesor në njërin ndër universitetet më prestigjioze të Italisë. Madje, analizat e mia më thonë se nuk ka qenë qëllimi i profesor Kelmendit ndonjë akt terrorist në Veri të Kosovës por se ai ka dashur ta kidnapojë ministrinë për Punë të Brendshme, Skënder Hysenin. Fatmirësisht se kjo nuk ndodhi për dy arsye, e para se Policia e Kosovës e parandaloi këtë kidnapim dhe e dyta, që nuk është fort e rëndëssihme se ministry Hyseni në atë kohë ishte jashtë vendi. Kur ta donë, ta donë!

………………………………………………………………………….

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

………………………………………………………………………………………

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura