CHRISTIANE AMANPOUR: GJENOCIDI NË SREBRENICË – NJË MOMENT PËRCAKTUES!

Pashtriku.org, 11. 07. 2015 – Për mua, lufta dhe ajo çfarë kam parë në Bosnje ndryshuan gjithçka. E pashë anën më të mirë dhe më të keqe të njerëzimit. Ana më e keqe ishin serbët e Bosnjës, të armatosur dhe të mbështetur nga Milosheviqi, që vrisnin civilë, gra, fëmijë të vegjël, burra të moshuar. Le të mos harrojmë se kjo ishte një vrasje e paramenduar e civilëve, jo një luftë ndërmjet dy ushtrive. Synimi i serbëve të Bosnjës ishte që të terrorizojë dhe të vrasë, të spastrojë etnikisht civilë prej territorit që ata dëshironin ta formësonin si një shtet etnikisht të pastër për vetvete. Ata madje ëndërronin t’i bashkoheshin një Serbie të madhe….Objektiviteti nuk nënkupton se duhej trajtuar njësoj si viktima ashtu edhe agresori. Objektivitet nuk do të thotë veshja e një ekuivalence të rreme morale. Mirëpo kjo ishte gjëja që qeveritë tona po përpiqeshin ta bënin. Këta zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, të cilët nuk donin të intervenonin për të ndaluar këtë gjë, po thoshin se të gjitha palët ishin njësoj fajtore, edhe pse nuk ishin. Dhe masakra në Srebrenicë më në fund e dëshmoi një gjë të tillë, më në fund dëshmoi së qeveritë tona nuk mund të hidhnin më shikimin diku tjetër.
***
Në verën e vitit 1995, gjenerali Rupert Smith, komandant i forcave mbrojtëse të OKB-së në Bosnjë, filloi të paralajmërojë se serbët e Bosnjës së shpejti do t’i rikthejnë zonat e deklaruara “të sigurta” nga ana e Kombeve të Bashkuara. Nuk ishin të shumtë ata që e morën seriozisht. Mirëpo dalëngadalë sulmet filluan. Dhe më 11 korrik 1995, një masakër në Srebrenicë do t’u vendoste të gjithë atyre që nuk e dëgjuan një barrë të madhe turpi mbi supe. Pas shumë vitesh indiference, bota më nuk mund të kthente kokën.
Ishte ky krimi më i rëndë në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore, ndërsa numri i viktimave të tij po e përndjek botën edhe sot e kësaj dite. Më shumë se 8.000 burra dhe djelmosha u vranë thjesht vetëm për shkak se ishin myslimanë – pjesë e përafërsisht 100.000 myslimanëve sa besohet të jenë vrarë në kuadër të fushatës së spastrimit etnik të luftës.

Vetëm pak kohë para vrasjes, Ratko Mladiq, lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, ishte parë të qeshej bashkë me ushtarët e tij, duke shpërndarë ëmbëlsira dhe duke u thënë civilëve që të mos shqetësoheshin. Këto pamje ishin ndër më mizoret që i kam parë ndonjëherë në jetën time.
U desh të ndodhte vrasja e mijëra e mijëra njerëzve – një gjenocid në zemër të Evropës – për të nxitur qeveritë amerikane dhe evropiane ta marrin më me seriozitet vendosjen e një ultimatumi liderit serb, Slobodan Milosheviq, që i shfrytëzoi serbët e Bosnjës si një instrument vdekjeprurës.
Një sulm enorm me bombë në një treg të Sarajevës një muaj më vonë ishte shkrepja e fundit. NATO-ja i bombardoi pozicionet serbe për dy javë. Forcat serbe ishin demaskuar si brutale, mirëpo në fund u shndërruan në tigra letre – së shpejti u dorëzuan. Administrata e presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, e angazhoi diplomatin e ndjerë, Richard Holbrooke, që të sjellë palët e përfshira në konflikt në Dayton të Ohios dhe ta negociojnë një paqe që po mbijeton edhe sot e kësaj dite.
Për mua, lufta dhe ajo çfarë kam parë ndryshuan gjithçka. E pashë anën më të mirë dhe më të keqe të njerëzimit. Ana më e keqe ishin serbët e Bosnjës, të armatosur dhe të mbështetur nga Milosheviqi, që vrisnin civilë – që do të thotë gra, fëmijë të vegjël, burra të moshuar.
Le të mos harrojmë se kjo ishte një vrasje e paramenduar e civilëve, jo një luftë ndërmjet dy ushtrive. Synimi i serbëve të Bosnjës ishte që të terrorizojë dhe të vrasë, të spastrojë etnikisht civilë prej territorit që ata dëshironin ta formësonin si një shtet etnikisht të pastër për vetvete. Ata madje ëndërronin t’i bashkoheshin një Serbie të madhe.
Ata e vazhduan synimin duke u vendosur në malet përreth Sarajevës, duke bombarduar dhe duke shtënë me snajperë mbi banorët kryesisht myslimanë të Sarajevës, Srebrenicës dhe të qyteteve të tjera të rrethuara që shtriheshin poshtë luginës. Aty as një gjë nuk e kishte një kufi të caktuar: rreshtat për bukë, pikat e furnizimit me ujë, spitalet, shkollat, madje edhe rrugët ishin shndërruar në shënjestër.
Ishte e zorshme të kujtohet se vetëm një dekadë më herët, qyteti etnikisht i përzier, i sofistikuar dhe liberal i Sarajevës ishte vendngjarje e Olimpiadës dimërore të vitit 1984.
Mirëpo lufta nxjerr në pah po ashtu edhe anën më të mirë të njeriut.
Kësisoj nxori më të mirën prej atyre që rezistuan dhe atyre që mbijetuan, të cilët nuk hoqën dorë prej besimit se kur ky ferr njëherë të marrë fund, ata do të mund të kthehen dhe të jetojnë përsëri së bashku në qytetin e tyre të dashur multietnik, të cilët me gjithë shthurjen kësaj lufte, me gjithë braktisjen prej botës, ende e ruanin dinjitetin, njerëzinë dhe shpresën e tyre. Ishte privilegj dhe një mësim që do të shërbente deri në përjetësi të jesh dëshmitar i kësaj beteje heroike dhe t’ia tregosh këtë rrëfim botës.
Objektivitet real
Duke qenë atëbotë një gazetare e re, Bosnja ishte vendi ku gjeta zë. Si një person që isha mësuar me vlerat e lirisë, demokracisë, të drejtave njerëzore, fetare dhe tolerancës etnike – të parët të gjithë këto kërcënime vrastare në Bosnjë – Sarajevë, Srebrenicën dhe të gjitha fshatrat, qytezat dhe qytetet e tjera – ishte një përvojë formuese. Vendosa të bëjë të gjithën që mundja për ta luftuar gjithë këtë – nëpërmjet fjalëve të mia, pamjeve tona dhe platformës tonë të madhe dhe të fuqishme.
E luftimi i këtyre nënkuptonte se duhej shikuar qartë, se duhej të dija çfarë po shikoja dhe ta thosha të vërtetën për atë që po ndodhte. E vura rregullën e artë të gazetarisë në qendër të vëmendjes: objektivitetin. E kuptova atëbotë se objektiviteti do të thotë që t’i japësh secilës palë të drejtën e barabartë për t’u dëgjuar, mirëpo nuk nënkuptonte se duhej të trajtoja secilën palë në mënyrë të barabartë.
Objektiviteti nuk nënkupton se duhej trajtuar njësoj si viktima ashtu edhe agresori. Objektivitet nuk do të thotë veshja e një ekuivalence të rreme morale. Mirëpo kjo ishte gjëja që qeveritë tona po përpiqeshin ta bënin.
Këta zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, të cilët nuk donin të intervenonin për të ndaluar këtë gjë, po thoshin se të gjitha palët ishin njësoj fajtore, edhe pse nuk ishin. Dhe masakra në Srebrenicë më në fund e dëshmoi një gjë të tillë, më në fund dëshmoi së qeveritë tona nuk mund të hidhnin më shikimin diku tjetër.
Një moment konfrontimi
Një vit para Srebrenicës, derisa lufta e Bosnjës ende po zhvillohej, presidenti Bill Clinton erdhi në Atlanta që të marrë pjesë në forumin e çështjeve globale të CNN-së. Unë isha një prej disa korrespondentëve të stacionuar përreth botës për diçka të ngjashme si një konferencë globale shtypi. Moderatori, Judy Woodruff, më krijoi lidhjen për të shtruar një pyetje nga Srebrenica. Nuk e kisha menduar apo planifikuar këtë gjë si një konfrontim. Presidenti po fliste për punën e madhe që Amerika kishte bërë në ofrimin e ndihmës humanitare dhe për mua këto fjalë ishin të vështira për t’u kapërdirë.
E gjitha që mund të mendoja ishte “kurrë më, kurrë më”.

E shtrova një pyetje të gjatë – më kujtohej sikur të kishte ndodhur dje – pse po ndodhnin të gjitha këto mëdyshje për Bosnjën në administratën e tij, pse nuk po dilet me një qëndrim karshi makinerisë luftarake serbe dhe a nuk ishte ai i frikësuar se po e vendoste kësisoj në precedent të rrezikshëm?
E kisha zemëruar. Ishte ky një moment i pakëndshëm për mua. Sipas të gjitha gjasave, ishte moment i pakëndshëm edhe për presidentin, mirëpo kur e mendoj tani, mendoj se e kam bërë gjënë e duhur.
Ishte kjo një pyetje serioze dhe dramatike për atë se pse bota nuk po bënte gjë për të ndaluar një gjenocid.

Shikoni Videon nga biseda:Amanpour – Bill Clinton:
1994 – Amanpour questions Bill Clinton

Dëshiroj që bota të bëhet po aq serioze për mposhtjen e ISIS-it sa në fund të fundit ishte kur e mposhti strategjinë gjenocidale serbe në Bosnjë, në fund të shekullit tonë më të përgjakshëm. (CNN)
***

Lexoni shkrimin në origjinal:
The Srebrenica genocide: A defining moment
By Christiane Amanpour, Anchor, CNN
http://edition.cnn.com/2015/07/09/europe/amanpour-srebrenica/

====================

Ndërkaq në vazhdim shikoni intervistën:
Interview with Christiane Amanpour about Bosnia (1/2)

Interview with Christiane Amanpour about Bosnia (2/2)
……………………………………………………………..

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura