SHB – “HELGA’s SECRETS” BOTON LIBRIN “KAFKË DHE KOCKA, URDHRI OKULT QË KONTROLLON BOTËN”

Pashtriku.org, 29. 07.2 015 – Në vitin 2013, Shtëpia Botuese “Helga’s Secrets” në Tiranë, ka botuar librin e autorit britanik, Antony C. Sutton “Kafkë dhe kocka, urdhri okult që kontrollon botën” (titulli në origjinal “Skull & Bones”). Librin e përktheu botuesi Alfred Cako dhe ka 456 faqe.
Ky Urdhër okult i themeluar më 1832 me 15 studentë të vitit të fundit të Universitetit të Yale-s në Connecticut (ky ritual përsëritej çdo vit me përfaqësues të familjeve të shquara protestante të New England-it në SHBA) nga Alphonso Taft dhe William Huntington Rusell si degë e Iluminatit amerikan sipas Iluminatit bavarez gjerman të Universitetit të Ingolshtadit, me kalimin e disa dhjetëvjeçarëve do të shtinte në dorë majat e aktivitetit politik dhe ekonomik të SHBA dhe më pas të të gjithë Planetit tonë.
Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marrë Ok e përfaqësuesve të këtij grupi nuk mund të ecin mbarë punët në shumicën e vendeve në Euro – Azi, Afrikë, Lndjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Lindjen e Largme, Rusi.

Tetë vjetët e qeverisjes së PD në Shqipëri, veç ambasadës së SHBA në Tiranë, personi që ndiqte interesat e këtij grupi që kërkon të vendosë Rendin e Ri Botëror, ose thënë ndryshe grupit që është në ndërtim e sipër të “Kullës së fundit të Babelit”, ka qenë Tom Ridge, i dërguari special si këshilltar i Kryeministrit Sali Berisha.

***
– Ç’kuptim ka numri 322 poshtë kafkës dhe dy kockave?
– Si rekrutohen studentët seniorë të vitit të fundit në Skull & Bones?
– Cilat janë ritualet dhe si është i ndërtuar nga jashtë dhe brenda selia e tyre brenda kampusit të “Yale University” ku mblidhen të gjithë anëtarët çdo fillim viti shkollor nga rishtarët e deri më pleqtë, e quajtur nga të gjithë The Tomb (Varri)?
– Cilat janë simbolikat e objekteve?
– Ku ruhet arshiva e tyre?
– Si e shtinë në dorë arsimin “kockaxhinjtë” e Yale-s?
– Si kapen partitë e politike të të dy krahëve (Partia Republikane dhe ajo demokratike) dhe si i kontrollojnë ato?
– Si shtinë në dorë ekonominë dhe diplomacinë?
– Cilat janë degët më të preferuara për anëtarët që rekrutohen?
– Si i organizon grupi luftërat dhe revolucionet kudo në botë?

Këto pyetje dhe shumë të tjera si këto i shpjegon autori prestigjioz, ish profesori amerikan i lindur si britanik dhe i edukuar në Britani, Antony C. Sutton. Thjesht, një libër që s’mund të lihet pa u lexuar nga të gjithë ata që duan të njohin të vërtetën për të gjitha zhvillimet në Botë.

=====================================
Antony Sutton – The Order of Skull and Bones [Brotherhood of Death]

Kush është Antony Cyril Sutton
Antony Cyril Sutton (14 shkurt 1925 – 17 qershor 2002) ishte një ekonomist, historian dhe shkrimtar britanik. Ka studiuar në universitet e Londrës, Göttingenit dhe Kalifornisë si dhe ka marrë diplomën dhe titullin Doktor Shkencash në Universitetin e Southampton, Angli. Ka qenë hulumtues në Institutin Hoover, Stanford University në vitet 1968 – 1973. Antony Cyril Sutton gjithashtu ka qenë profesor i ekonomisë në Kaliforni, Universiteti Shtetëror në Los Angeles.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura