SHERADIN BERISHA: SI DËSHTOI PROJEKTI – ‘ZËRAT ENCIKLOPEDIK TË LUFTËS ËLIRIMTARE TË UËK-Ës’

(Pashtriku.org, 16. 07. 2012) – Më 25 qershor 2010 në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, u përurua vëllimi 3 i veprës “Fjalor enciklopedik shqiptar”. Vëllimet 1 dhe 2 të kësaj vepre, që përmbajnë shkronjat A-Gj dhe H-M u përuruan një vit më parë, më 26 qershor 2009. Vëllimi 3 i FESH përmban shkronjat N-Zh dhe përmbyll krejt veprën, e cila përfshin gjithsej 3048 faqe tekst, përveç parathënies, aparatit shkencor dhe ilustrimeve me ngjyra (fotografi, harta) në fund të çdo vëllimi. Gjithë Fjalori përmban rreth 7500 zëra që pasqyrojnë botën shqiptare në tërësinë e saj që nga lashtësia deri në ditët tona, historinë e kombit shqiptar në tërësi dhe të trevave të tij etnike. Vëllimi 3 është më i madhi me rreth 1250 faqe. Këtu ndër të tjera përfshihet dhe zëri Shqipëria (f. 2537-2617), që përmban një informacion të pasur e sintetik për gjeografinë, historinë, ekonominë, arsimin e kulturën dhe aspekte të tjera të jetës së vendit tonë. Zëra të tjerë të rëndësishëm të këtij vëllimi janë Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Rilindja Kombëtare Shqiptare.“Fjalorit enciklopedik shqiptar”(FESH), është përgatitur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pas një pune komplekse disavjeçare të Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, të redaksive të 21 fushave tematike të Fjalorit, të Këshillit botues e të Redaksisë së përgjithshme dhe të disa qindra autorëve të zërave.

Fjalor enciklopedik shqiptar – FESH

…………………………………….

Në vitet 2000/2001, kur në Tiranë kishin filluar hapat e parë për botmin e ri të FESH, në Prishtinë ishte konceptuar ideja për organizimin e një Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar: “USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS – E DJESHMJA, E SOTMJA DHE E ARDHSHMJA JONË”, dhe në këtë kuadër ishte formuluar edhe projekti “ZËRAT ENCIKLOPEDIK TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TË UÇK-ës”. Ky simpozium i ideuar nga Prof.Dr.Muhamet Pirraku, ishte planifikuar të organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës – në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akademinë e Mbrojtjes së Kosovës, Akademinë Ushtarake të Shqipërisë, Institutin e Historisë së Prishtinës dhe Institutin e Historisë në Tiranë, mirëpo për shkak të neglizhencës së udhëheqësve të UÇK-së (të cilët ishin edhe në krye të PDK-së) ky simpozium nuk u realizua! Si rrjedhim i kësaj situate, nuk u jetësua as projekti “ZËRAT ENCIKLOPEDIK TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TË UÇK-ës”. Për të mësuar arsyet e dështimit edhe të këtij projekti me rëndësi historike e kombëtare, biseduam me Prof.Dr.Muhamet Pirrakun.
PASHTRIKU: Profesor Pirraku, para disa ditësh (më 5 korrik) në një intervistë të botuar në portalin pashtriku.org, zbardhëm projektin e parealizuar të Simpoziumit Shkencor Ndërkombëtar: “USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS – E DJESHMJA, E SOTMJA DHE E ARDHSHMJA JONË” të vitit 2001. Në këtë kuadër, nënvizuat, se pjesë e këtij angazhimi ishte edhe Projekti: “ZËRAT ENCIKLOPEDIK TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TË UÇK-ës”, i cili nuk ishte finalizuar, për tu përfshirë i plotë në FESH, madje – për më tepër thoni se, ky projekt u sabotua!
PIRRAKU:
Po, fatkeqësisht ashtu ka ndodhur kjo nismë me vlerë të çmuar për luftën tonë çlirimtare.
PASHTRIKU: Këto ditë një mik imi, që ju njeh nga afër – më ka shkruar, se Prof.M.Pirraku ka qenë koordinator për realizimin e këtyre projekteve, midis Akademisë së Shkencave të Tiranës, të Institucioneve Shkencore të Prishtinës dhe të instancave pushtetore të Kosovës. A është e vërtet kjo?

Prof.Dr.Muhamet Pirraku

……………………………………………………

PIRRAKU: Po ashtu ka qenë.
PASHTRIKU: A mund të na shpalosni më gjerësisht këtë aktivitet tuajin.
PIRRAKU:
Realisht idenë për këto Projekte e lindi nevoja për ndriçimin e historisë së gjithanshme të Lëvizjes sonë Politike e Ushtarake, e cila i hapi udhë lirisë e perspektivës së kombit tonë. Nga fundi i vitit 1999, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës (ngritjen e së cilës e inicova dhe e mbarështova nga vjeshta e vitit 1989, e që pas fitores së UÇK-së u riformua), në bahkëautorësi me Institutin Albanologjik (ku punoja), i hymë përgatitjes së Simpoziumit Shkencor për Demonstratën e mars-prillit 1981. Pasi i hartova tezat, shkova në Tiranë, ku kontaktova me instancat pushtetore, në Kryeministri, e me institucionet akademike historiografike e ushtarake. Në Tiranë u informova se kishte nisur përgatitja e “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar” FESH. Meqë njohja ime me shumë akademikë në Akademinë e Shkencave në Tiranë, daton që nga pranvera e vitit 1968, pranova ta hartoja një listë të personaliteteve e të ngjarjeve historike që do të hynin në këtë Enciklopedi si dhe i propozova bashkëpunëtorët nga radhët e studiuesve të Kosovës. Pra, në këtë kuadër e koordinoja punën me Akademinë e Tiranës. Kështu kishte nisur kjo punë.
PASHTRIKU: Profesor, kush ishte përfaqësues i Tiranës me të cilin kontaktoje për këtë projekt kaq madhor?
PIRRAKU:
Ishte akademiku Hysen Kordha, me të cilin njiheshim që moti.
PASHTRIKU: Dhe si ka vazhduar kjo punë…, a u realizua ky projekt?
PIRRAKU:
Që nga fillimi, me “fajin” tim na dolën disa pengesa konceptuale. Konkretisht, ishte fjala për botimet e hershme të “Enciklopedisë” të botuar në Tiranë, të cilat nuk më pëlqenin, për faktin sepse personaliteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme të historisë kombëtare, që nga viti i kobshëm 1881 e tutje, u ishin dhënë vend margjinal dhe doja që të mos përsëriten ato lëshime. Ndërkaq kërkova që madhësia e zërave të caktohej sipas rëndësisë historike kombëtare e jo sipas përkatësisë regjionale!
PASHTRIKU: Profesor, tashmë tri vëllimet e “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar” (FESH) janë botuar, a jeni i kënaqur me këtë botim?
PIRRAKU
: Jo – sepse ky “Fjalor…” nuk është gjithëpërfshirës, dhe për më tepër janë zbatuar metodologjitë e hershme. Madje Këshilli botues dhe redaksia e përgjithshme e FESH ka prekur në dorëshkrime, i ka shkurtuar zërat (të paktën nisem nga materialet e mia).
PASHTRIKU: Të ndalemi tek substanca e problemit. Si rrodhën punët për ralizimin e projektit: “ZËRAT ENCIKLOPEDIK TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TË UÇK-ës”, a ecën gjërat në drejtimin e duhur, sipas kritereve dhe metodologjisë shkencore?
PIRRAKU:
Jo, për faktin se, realizimi i Simpoziumit kushtuar UÇK-së dhe në këtë kuadër edhe projekti “Zërat enciklopedik të UÇK-së” ishin të varur plotësisht nga partia – pushteti i kohës dhe nga botuesi i FESH!
PASHTRIKU: Për cilën parti dhe instanca pushtetore të kohës e keni fjalën?
PIRRAKU:
E kam fjalën për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti e dalë nga Lufta e UÇK-së (ku isha anëtar i Këshillit Drejtues), Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Qeverinë e dalë nga lufta, gjegjësisht Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës. Në mungesë të të dhënave isha i detyruar të bashkëpunoja edhe me individ të këtyre instancave.
PASHTRIKU: Profesor, a ka pasur kontakte të drejtpërdrejta Akademia e Shkencave e Tiranës, me instancat pushtetore të Kosovës, apo bashkëpunimi ka shkuar përmes Juve?
PIRRAKU:
Jo krejt përmes meje. Koordinatorin e Akademisë së Tiranës, Prof. Hysen Kordhën, e kam dërguar në zyrën e z.Jakup Krasniqi (sekretar i PDK-së) Me z. J.Krasniqi e H.Kordhën jemi takuar edhe një herë tjetër, e pastaj mua më nxorën nga “loja”!!
PASHTRIKU: Për ç’arsye dolët nga “loja”?!
PIRRAKU:
Sepse, duke i kundërshtuar kriteret e botuesit të FESH u cilësova si ‘jo bashkëpunues’ me Akademinë e Tiranës, kurse nga ish’faktori i UÇK-së kërkoja më shumë seç guxonin të jepnin, pasi u rrinte mbi kokë “dogani LDK” dhe “orli ruso-europian”!
PASHTRIKU: Dhe kështu mori fund çdo gjë, u ndërpre kjo punë, apo…?!
PIRRAKU:
Jo puna vazhdoi, por pa mua si koordinues.
PASHTRIKU: Kush e vazhdoi punën tuaj si koordinator?!
PIRRAKU:
Në këtë drejtim u punua me koordinues tjetër, me Dr. Emin Kabashin (bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik).
PASHTRIKU: Të flasim më konkretisht. Me cilën datë u bë zëvendësimi i juaj me z.E.Kabashi?
PIRRAKU:
Nuk më kujtohet saktësisht data, sepse ky marifet u bë pas shpinës sime. Por, grupi punues një mbledhje e ka mbajtur më 10 korrik 2001, të cilën nuk e kam përgatitur unë. Dhe, të nesërmen (më 11 korrik) ia kam adresuar një “Letër” z. Jakup Krasniqi, ku dokumentohet fillimi i dështimi të Projektit “ZËRAT ENCIKLOPEDIK TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TË UÇK-ës”.
PASHTRIKU: Profesor, a e keni ruajtur letrën dërguar z.Krasniqi dhe në tërësi këtë Projekt, i cili është dashur të futet në FESH?
PIRRAKU:
Po i kam ruajtur, asgjë nuk ia besoj mbamendjes. “Letrën” ia bashkëngjita projektit të “Zërave…” dhe i arkivova si një dokument i vetëm. Dhe me këtë rast po ua jap që t’i publikoni në portalin pashtriku.org.

Anëtarët e SHP të Ushtrisë Òªlirimtare të Kosovës: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi…

————————————————————

ZËRA PËR FJALORIN ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR – UÇK
(Koordinator Prof.Dr. Muhamet Pirraku, IAP, tel. 044.149-244, 516-726)

Zë i madh (60 rreshta): Autor(ët)
Ushtria Çlirimtare e Kosovës _____________________
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ___________________
Drejtoria Politike e UÇK-së ___________________
Doktrina e UÇK-së ____________________________
Komandanti legjendar i UÇK-së ___________________
Epopeja e Prekazit _______________________________

Zë i mesëm (40 rreshta): Autor(ët)
Operacioni “Shigjeta” ______________________________
Zona Operative e Drenicës __________________________
Lufta e Rezallës së Re _____________________________
Ndeshja e Likashanit ______________________________
Lufta e Grykës së Llapushnikut ______________________
Beteja e Dolcit ___________________________________
Beteja e Rezallës _________________________________
Lufta e Likocit ___________________________________
Ndeshja e Flamurasit _____________________________
Lufta e Grykës së Carralevës ______________________

Zë i vegjël (16 rreshta): (nga Drenica) Autor(ët)
JASHARI Hamëz __________________
LlADROFCI Fehmi _____________________
KRASNIQI Xhevë _______________________
KRASNIQI Mujë ________________________
KODRA Ilaz ___________________________
REXHA Abedin _________________________
KIÇINA Rasim _________________________
JASHARI Salë __________________________
HALILAJ Ragip ________________________
HALILAJ Daut _________________________
SHALA Hafir ___________________________
UKA Lec ______________________________
ALUSHANI Imer _______________________
Zërat dorëzohen në disketë dhe letër deri më 17 gusht 2001.

PROPOZIM:
Për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar duhet të shkruhen edhe këta zëra të mesëm:

Shkolla Ushtarake “Hamëz Jashari”_________
Industria Ushtarake e UÇK-së _______________
Njësitë speciale të UÇK-së __________________
Njësia guerile “BIA”_____________________
Sektori i Shëndetësisë i UÇK-së______________
Logjistika e UÇK-së__________________________
Fondi “Vendlindja thërret”______________________
Qeveria e Përkohshme e Kosovës _________________
Radio “Kosova e Lirë” __________________________
Agjencia “Kosovapress” ________________________
Përfaqësitë diplomatike të UÇK-së _______________
Bisedimi Hollbruk – UÇK i Junikut ________________
Marrëveshja Hill – UÇK e Dragobilit ______________
Marrëveshja……….. e Likocit _______________________
Marrëveshja UÇK – NATO e Fshatiuçëkës (ish-Divjakë)__
Beteja e Kalasë së Llapushnikut _____________________
Strategjia serbe e tokës shqiptare të djegur ___________
Masakra e Dubravës ____________________________
Masakra e Izbicës ______________________________
Masakra e Martirit (ish-Studim) __________________
Masakra e Rudinës (ish-Pastaselit) _______________
Masakra e Abrisë ____________________________
Masakra e Krushës së Madhe ____________________
Masakra e Krushës së Vogël ____________________
Masakra e Rogovës ___________________________
Masakra e Lubeniqit __________________________
Masakra e Pikëllimës (ish-Paklek)________________
Masakra e Martirasit(-sh-Hallaç) __________________
Masakra e Manastirit (ish-Smallushë) _____________
Masakra e Çikatovës _________________________
Masakra e Makajt (ish-Makoc) __________________
Masakra e Therandës (ish-Suharekë) _______________

Demonstratat për Universitetin e Kosovës të 12 e 13 tetorit 1992 _
Demonstrata studentore e 1 tetorit 1997 ______________
Tre dëshmorët e Altarit (Kleçkës) ____________________

Të vegjël:
ELSHANI Gani ________________________________
KURTI Albin _________________________________
HASANI Nait ________________________________
RAKOVICA Hilmi _____________________________
SALIHU Jashar _______________________________
SULI Astrit _________________________________
IBRAHIMAJ Naser ___________________________
ZENELI Sadri _______________________________
THAÇI Abaz ________________________________
ZENULLAHU Januz __________________________
TOPALLI Enver ______________________________
ASLLANI Ismet ______________________________
ALIU Mujdin ________________________________
RAMADANI Agim ___________________________
JASHARI Artim _____________________________

* * *
Zotëri Jakup Krasniqi!
Në takimin e “Grupit” për hartimin e zërave të FESH, më 10 korrik 2001, nuk pati atmosferë pune serioze, ngase nuk ishte përgatitur mirë. Propozimet e mësipërme nuk arrita t’i plasojë. Nuk treguat interesim nga frika se “nuk mund të kryhen punët”…?! Dhe, pse të mos konstatoj: për hartimin e listës së zërave është dashur të konsultohesh së paku me një ushtarak akademik dhe me një shkencëtar me vepër.
Pa prezantimin e zërave të cilët i ritheksova në këtë dokument, UÇK-ja nuk pasqyrohet përafërsisht meritueshëm. FESH nuk është punë sot për nesër, siç po na e servon Redaksia FESH e Tiranës, por është vepër me përjetësi, që duhet ta mbajë edhe vulën e kohës. Ndaj, Zotëri, nëse Ju nuk keni kohë, unë jam gati të krijoj kohë, të përpiqem për të arritur edhe të pamundurën. Shkurt, prijë e të ndjeki, ose hapë rrugë dhe ndihmo aq sa keni mundësi.
Të nënvizoj: Zërat (për aktivitetin diplomatik) të UÇK-së, duhet të riformulohen. Të marrin emrin e vendimit që është marrë në akëcilin takim diplomatik. Edhe titujt e zërave të tjerë duhet të rishikohen. Konceptet ushtarake (luftë, plojë, ndeshje, sulm etj.) janë problemi kryesor dhe jo paraqitja e ngjarjes.
Me respekt,
Prishtinë, 11 korrik 2001 Prof. Dr. Muhamet Pirraku

………………………………………………………….


Bisedën e zhvilloi: Sheradin Berisha, Kryeredaktori i Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura