(Preshevë, 17. 07. 2012) – Kur i biri i TROSIT ILI nën kodrën IDA themeloi TROJËN, e cila sipas tij gjithashtu u quajt edhe ILIA ose ILION, latinisht ILUM, gjinia e tij Dardane u nda dhe në Dardani sundoi e vjetra ASARAKU, KAPIEU, ANHIZI, derisa në Trojë e reja ILI, LAOMEDONTI, PRIAMI. Sundimi i pasardhësve Dardan në TROJADË u shua atëherë kur AKILEJËT e morën dhe e shkatërruan TROJËN. I biri i PRIAMIT HEKTORI, komandant suprem i ushtrisë Trojane, ra gjatë dyluftimit me udhëheqësin ushtarak të Akilejëve, AKILIN, kurse i biri i tij ASTIANAKU humbi jetën derisa ishte fëmijë gjatë pushtimit të TROJËS.
I biri i ANHIZIT ENEA, i cili luftoi në anën e Trojanëve u shpërngul me të ikurit tjerë Trojan në perëndim dhe në Itali krijoi një qytet të ri, nga i cili edhe u themelua ROMA. Përpos DARDANIT si mbret, sipas Homerit, dimë edhe për një tjetër me të njëjtin emër, jo edhe aq të rëndësishëm, ai ishte një Trojan, biri i BIANTIT dhe u vra së bashku me vëllanë LOAGONIN në një dyluftim me AKILIN.
Harta e Trojës
————————————
Edhe i biri i ANHIZIT ENEA u shpërngul pas rënies së TROJËS në ITALI ku me një grup të ikurish atje themeloi qytetin LIVINI, nga i cili u krijua ROMA. Edhe pse mbreti TROS gjatë jetës së tij nuk bëri asgjë të veçantë, emri i tij nuk u zhduk, ky emër jeton përmes emrit të TROJËS dhe do të jetojë përgjithmonë duke i falënderuar EPOSEVE të HOMERIT (1).
“ROMULI, i biri i Zotit të Luftës MARSIT dhe Vestalines REJA SILVA, një nga themeluesit e ROMËS dhe Mbreti i Parë Romak. Nga babai ishte një pasardhës i drejtpërdrejtë i një nga perëndive më të fuqishme, nga nëna pasardhës i ASKANIT ose JULIT udhëheqësit të emigrantëve Trojan në Itali, gjini të cilës pas rënies së Trojës iu dha e drejta të dominojë mbi gjithë popullin Trojan dhe (sipas interpretimit më të gjerë të asaj profecie) mbi gjithë botën. Dhe Askani-Juli ishte, natyrisht, me origjinë hyjnore, ENEA babai i tij ishte i biri i perëndeshës VENERA, derisa stërgjyshi i tij DARDANI i biri i më të madhit Zot ZEUSIT. Ai i kishte pra, të gjitha parakushtet gjenealogjike për t’u bërë një nga personazhet më të rëndësishme të Miteve dhe Legjendave Romake (2).
Edhe “Epopeja greke ILIADA, u hartua dhe u shkrua në fillim në gjuhën pellazge dhe nga kjo gjuhë e njohur dhe e folur nga gjithë bota e asaj epoke, ashtu si gjithë bota e epokës së Pavarësisë greke në vitin 1821 pas Krishtit, 500 apo 600 vite më pas u përkthye në gjuhën greke nga Homeri dhe Homeridët, që i dinin fare mirë të dyja gjuhët, Pellazgjishten dhe Greqishten. Emri Homeridë nuk shënonte pasardhës real, ose të ashtuquajtur të tillë të Homerit në Hios, por më tepër një shoqëri njerëzish, që ushtronin të njëjtin profesion artistik të poetit, që predikonin të njëjtën fe, që ushtronin të njëjtën kulturë dhe që adhuronin të njëjtin Hyj ose Hero mbrojtës, nga i cili e kishte prejardhjen emri i tyre”
Në të gjithë Tempujt, në Orakujt ku shkonin për këshilla të lashtët gjuha e zakonshme dhe më e përhapur ka qenë gjuha Pellazge. Nëse gjuha Greke dhe Latine, me gjithë shkëlqimin që ato kanë pasur, nuk do të kishin mundur për shkak të elementit drejtues dhe të elitës, ta zëvendësojnë Pellazgjishten për t’u bërë gjuhë liturgjike të Botës së Krishtere, është e sigurt se ato do të ishin zhdukur plotësisht nga faqja e dheut dhe do të kishte qenë gjuha Pellazge (Shqipe), që do të kishte vazhduar gjithnjë.
“Kur flitet për Greqishten po ashtu edhe për Latinishten në lashtësi, nuk duhet menduar se këto dy gjuhë ishin në përdorimin e zakonshëm, njëra në Greqi dhe tjetra në Itali. Në këtë epokë të lashtësisë, ashtu siç ndodh prej tre shekujsh te ne dhe një shekull e gjysmë në Greqi, vërtetë mësimi bëhej Greqisht dhe bëhet ende, por gjuha që ishte në përdorimin e zakonshëm dhe që e dinte gjithë njerëzia si me gojë dhe me shkrim në të gjitha rrethanat ishte Pellazgjishtja në Greqi, gjatë gjithë periudhave të mëpastajme dhe vende-vende deri në epokën bashkëkohore, dhe për këtë Helada nuk bën përjashtim nga dygjuhësia, që karakterizonte dhe ende karakterizon gjithë popujt me origjinë të lashtë, duke na përfshirë edhe ne, shqiptarët me të folmet ose gjuhët tona të ndryshme, që e dyzojnë Frëngjishten, e cila është ngritur në shkallën e gjuhës zyrtare të Francës, si Bretonishtja dhe Korsishtja për shembull”.
“Përse të lashtët e ngritën Greqishten dhe Latinishten, madje para se ato të formoheshin me përsosmëri, në shkallën e gjuhëve liturgjike, përgjigja për këtë pyetje është fare e thjesht, Priftërinjtë dhe Fetarët e lashtësisë, që parapëlqenin të përdornin Greqishten ose latinishten në vend të Pellazgjishtes ose Shqipes të formuar plotësisht, të njohur e të folur nga gjithë njerëzia e epokës dhe tashmë në përdorim për këtë qëllim, kanë pasur po ato arsye si priftërinjtë e sotëm. Është e qartë se fetarët tanë të sotëm vijojnë të ruajnë përdorimin e Latinishtes, Greqishtes, Arabishtes Kuranike, Hebraishtes së vjetër, Sanskrishtes etj., jo për të mënjanuar, siç deklarojnë ata, çdo gabim ose ngatërrim në transmetimin e vërtetë të doktrinës ose dogmës duke bërë përkthime të njëpasnjëshme, por për të mbajtur meshtarinë në vazon e vet të mbyllur e të izoluar, gjë që nuk do të mund ta bënin po të kishin vijuar të përdornin gjithnjë Pellazgjishten ose Shqipen, që e gjithë bota e dinte në atë epokë”.
Pastaj “Helenët” kanë qenë Iliro-Pallazg. Historia e popujve dhe historia e grupeve të ndryshme etnike të gadishullit të Ballkanit janë mbivendosur në mënyrë të pabesueshme. Një shtytje të madhe për këtë konfuzion dhe ngërç të problemeve etnike kanë qenë 500 vjet të okupimit Turk, sepse pushtuesit otoman luajtën rolin e shtrigës së keqe. Edhe sot është shumë vështirë për të gjetur se ku një komb i pastër etnikisht fillon e ku mbaron.
…………………………………..
GJUHA ME TË CILËN JANË SHKRUAR ‘ILIADA’ DHE ‘ODISEA’ E HOMERIT, KA QENË SHQIPJA
……………………………………
Megjithatë, por se si mund të shpërndajnë historinë shqiptare kur individ apo akademi të vendeve fqinje (duke përfshirë edhe Akademinë tonë, kryesisht nga aftësi të kufizuara), herë pas here duke u përpjekur të keq informojnë historinë e shqiptarëve. Postimet jo-akademike që nxjerrin se nuk ka asgjë të përbashkët me Pellazgo-Ilirët, apo para-Ilirët, edhe pse, sipas studimeve të mia Helenët mund të jenë një nga fiset Iliro-Pellazge, pastaj Pellazgët e kanë banuar shumë më herët gjithë Ballkanin.
Duke u përpjekur për të dokumentuar historinë e fiseve që banonin në vendin ku është sot Greqia, sidomos Helenët, janë një histori e një fisi Pellazgo-Ilir.
Sot është e njohur se Greqia e sodit nuk e kishte emrin Helada apo Greqia deri sa u themelua shteti grek në vitin 1821, i cili hodhi idenë (me ndihmën e historianëve dhe politikanëve anglez, francez dhe gjerman) se ata janë pasardhës të grekëve të lashtë dhe veçanërisht Helenëve, dhe se vendi i tyre është quajtur kohë më parë Helada.
Greqia është quajtur në kohë të ndryshme në histori me emrat e fiseve që jetonin në kohën e Paganizmit, por pasi u bë Krishterimi u quajt pjesë e Perandorisë Bizantine, por në disa momente para se të pavarësoheshin, historianët e ndryshëm të Greqisë, e kanë përmendur emrin Helada dhe Helenët.
Pra, është historia e vërtetë e mbretit Otto (Oto në Greqi ishte vendosur nga Gjermania dhe Anglia si mbret i Greqisë, kur e mësoi gjuhën greke, ai vërejti se njerëzit që jetojnë në Athinë flasin një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe, dhe mbeti shumë i habitur dhe tejet i befasuar nga ky fakt. Gjithashtu është e ditur se ai u përpoq për të zbatuar një komb të fortë grek, aso duke i zgjeruar tokat e Greqisë, këtu duke e përfshirë edhe popullatën Arvanitase dhe të sllavo-maqedonasve, vllehve që në atë kohë jetonin në këto rajone.
Argumenti se nuk ka pasur një komb të fortë Grek u konfirmua në një takim në Londër ndërmjet një përfaqësuesi të shtetit Grek dhe një Ambasadori Anglez kur u përmend fakti se Greqia është një shtet por jo një komb, dhe shqiptarët janë një komb, por jo një shtet (ajo e shekullit të 19 pas fitores së pavarësisë së Greqisë).
Kurse që nga historia e hershme e gadishullit Ilirik e deri më sot grekët dhe shqiptarët kanë jetuar si fise të ndryshme, dhe kanë lulëzuar në periudha të ndryshme dhe në rajone të ndryshme brenda gadishullit Ballkanik dhe në Azi të Vogël (3).
Pellazgët jo vetëm që e kishin formuar Trojën, por se rrënja dhe gjinia e tyre do ta formonte: Romën, Aleksandrinë, Konstantinopolin (Stambollin e sotëm), e shumë qytete dhe këshqella tjera mbrojtëse.
* ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” me seli në Preshevë.
Referencat:
1. “Heronjtë e Miteve Antike” në faqen 331.
2. Po aty fq. 296.
3. PELAZGO-ILIRO-ALBANCI- U ODNOSU NA DRUGE NARODE U EVROPI I ŠIRE – STAVOVI PEDESETAK STRANIH NAUČNIKA (Istoričara, Istraživača, Filologa, arkeologa, Antropologa, Putopisaca i drugih). Knjiga Zagreb,1981.
…………………………………………………..
TAKIM ME TEMËN “THEOGONIA DHE MITOLOGJIA PELLAZGE”
…………………………..