ADNAN ABRASHI: ‘AUTORITETI MERITË’ DHE ‘AUTORITETI KARRIGE’ NË POLITIKË!

Pashtriku.org, 03. 11. 2015: Sot u bënë dy vjet nga vdekja e juristit dhe publicistit tonë të shquar, Adnan Abrashi. Për mua dhe gjithë miqtë e tij, AI do të mbetet, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Vdekja e Adnan Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Adnan Abrashin!
Adnan Abrashi ishte bashkëpunëtor i portalit www.pashtriku.org dhe i shumë mediave tjera të shkruar dhe elektronike shqiptare.

Në vazhdim lexoni një analizë të tij, të botuar më 5 tetor 2013, në pashtriku.org, me titull: “AUTORITETI MERITË’ DHE ‘AUTORITETI KARRIGE’ NË POLITIKË”
***

Prizren, 05. 10. 2013 – (Mos mendo se je autoritet, në qoftë se je më i çmuari ndër më budallenjtë) – Autoriteti si virtyt në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, nënkupton ndikimin e fortë mbresëlënës të një personi, duke shkaktuar tek personi apo personat tjerë dhuntinë psikologjike të nderimit dhe respektit ndaj tij. Për të qenë dikush i tillë në një rreth të caktuar shoqëror, patjetër si karakteristikë të përgjithshme duhet të disponoj: inteligjencë të nivelit të konsiderueshëm, virtyte të larta morale, karizëm reflektues, si dhe aftësi të treguara profesionale në bazë të meritave gjatë një periode kohore në punë. Ky autoritet, ndryshe mund të quhet edhe si: “autoritet i meritës”.

Në kuptimin e ngushtë profesional, individët autoritativ, kur janë të dalluar për një fushë të caktuar, në të shumtën e rasteve konsiderohen edhe si “ekspert”, apo “autoritete të profesionit”. Këta si veçori të përgjithshme i karakterizon: titulli i nivelit arsimues në profesion, eksperienca e duhur, rezultatet e shumta të treguara në atë fushë, dhe, patjetër, në rend të parë, duhet të kenë respekt të lartë nga vetë kolegët e profesionit të tyre të ngushtë. Këta njerëz të “autoritetit të meritës”, apo ekspert të profesionit, vazhdimisht në vete ndjejnë mangësinë e dijes dhe konsideratës së duhur ndaj të tjerëve, kështu që, përmes përsosjes gjithnjë në rrjedhojë, janë në kërkim permanent të këtyre vlerave. Thjesht, ata për vete mendojnë si në frymën e atij postulati sokratian: “Di aq, sa s’di asgjë! A thua, sa kemi këso autoritete te ne dhe ku mund t’i gjejmë ata? Fatlumsisht, kemi mjaft; fatkeqësisht, në këtë shoqërinë tonë kurrkujt nuk i nevojiten, sepse sot pakkush i kërkon. Më së paku mund t’i gjesh aty ku vendoset nga lartë – në PUSHTET.
Ata s’janë aty, sepse nuk dinë të vardisen; nuk dinë të imponohen dhe as të lajkatojnë, prandaj edhe me arsye të plotë nuk janë në ato vende ku ne jemi mësuar t’i kërkojmë zakonisht. Përveç autoritetit të mirëfilltë të meritës, si më shpesh në praktikën tonë të përditshme kosovare hasim në personalitete të ashtuquajtura, si: “autoritete të karriges”. Këta individ të pajisur me këtë lloj autoriteti, në krahasim me të parët, respektin e të tjerëve ndaj tyre nuk e ndërtojnë mbi bazat e vlerave të sipërcekura subjektive, por mbi vetë autoritetin objektiv ekzistues institucional ku punojnë, apo në krye të së cilës gjenden aktualisht. Fatkeqësisht, këso farë autoritete sot kemi mjaftë dhe kudo; në të gjitha fushat e jetës tonë shoqërore. Ama, dorën në zemër, më tepër janë në politikë. Pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit të tyre ekonomik dhe shoqëror – demokratik, këso autoritete të karriges, ka çdo kund dhe kudo në botë. Ama, këta të tanë janë specifik. Janë gjithnjë si “sui generis” në mesin e shumë “sui generis-ave” tona të tjera. Dhe… pse më tepër mund t’i hasësh ata bash në politikë?!
– Sepse, politika është “streha” dhe “prodhuesja” më e madhe e kuadrove që pretendojnë për këtë lloj autoriteti;
– Sepse, me të hyrë në këtë shoqëri të të “zgjedhurve”, aty për një afat shumë të shkurtë, nuk eliminohet vetëm fukarallëku i mendjes, por edhe ai material;
– Sepse, dikur materialisht të varfër, mjaft nga ta askush-a dhe kurrkush-a, pa kurrfarë vlera morale dhe profesionale në jetë, përmes marrjes me këtë “zanat” të çmueshëm, brenda natës bëhen të pasur dhe dikush-a me autoritet;
– Sepse, ata, kudo që të gjenden, janë të kërkuar në çdo moment: në zyre, shtëpi, kafene…permanent bombardohen nga thirrjet, e veçanërisht ato telefonike në celular. Ata që deri më dje vështirë i mësonin operacionet më elementare të manipulimit me aparatin mobil të dhuruar “bakshish” prej “bacit” që punon në Gjermani, sot si “autoritete politike me karrige” i mbajnë në xhepa 3 sosh. Edhe pse me vete i kanë nga tri, vështirë se në ndonjë thirrje lajmërohet aq lehtë, përveç nëse telefonata nuk është bërë nga shefi i tyre urdhërdhënës hierarkik të cilit me servilizëm të madh i nënshtrohet, apo nga ndonjë pronar firme që ka konkurruar në tender, me të cilin dihet se çka bisedohet. Vërtet është përjetimi i radhë kur pa nda të kërkon çdo kush; kur të gjithë të tjerët kanë nevojë për ty. Sa kënaqësi është kur edhe të panjohurit të përshëndesin në rrugë; në cilindo lokal ku hynë, tjetërkush pagunë për ty. Por, nga të gjitha këto “lezete”, si më e preferuar është kur i lusin gazetarët dhe mediet. Kuptohet, nëse në atë moment, nuk janë eventualisht në ndonjë “mut – aferë”. Edhe pse si ftesë e mezipritur, as atyre menjëherë nuk i thonë “po”, por: “caktoni terminin tek sekretaresha ime”, “së pari më duhet ta shikoj agjendën e aktiviteteve javore”, “ju lutem, lajmërohuni më vonë”, “dëgjohemi nesër”… janë disa prej arsyetimeve të zakonshme për zhegitje të qëllimshme taktike që praktikisht krijojnë efekt më të madh për autoritetin. Fjalitë me zhargone shabllonistike të mësuara përmendësh dhe përdorimi sa më i shpeshtë i shprehjeve të huaja në dialekt, është stili i “pasur i komunikimit elokuent” i intervistave të tyre nëpër medie, si: multietnicitet (shumëkombësh), oportunitet (përshtatshmëri), reciprocitet (dyanshmëri), informalitet (jashtligjshmëri), kredibilitet (besueshmëri), aproksimativitet (përafërshmëri) … Sa më të pakuptimtë dhe më të koklavitura të janë këto shprehje, aq si më të mençur i vlerësojmë ne ata. E, kur ky “autoritet karrige” dikur patjetër bie nga pushteti dhe i soset mandati në atë post, me të dhe në të, ndodh një fenomen. Së pari: si më e afër, fillon mos t’ja “fus” gruaja e vet; pastaj vijon radhazi: miqtë të dikurshëm, fqinjët e anashkalojnë, kafexhiu nuk qeras ma dhe e lypë pagesën… E, sa për gazetarët, për ta as që ekzistojnë më… Vërtet është një ndjenjë e çuditshme kjo periudhë “pas-autoritative – karrige”?! Kudo që të shkosh, dhe këdo që ta takosh, e ndjen se të ushton në vesh ajo fjali e mallkuar: “Ooo… sa hajni i madh që ishte, ky piss… “ Kështu në fund, mbase përfundon fati i “autoritetit karrige”! Por, kurrë diçka e ngjashme, nuk mund të ndodhi me autoritetin meritë…!
***
ADNAN ABRASHI: ‘AUTORITETI MERITË’ DHE ‘AUTORITETI KARRIGE’ NË POLITIKË!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=1983

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura