XHEVAHIR CIRONGU: HALIL PRENIQI – POET I VARGUT TË ATDHEDASHURISË

Durrës, 09. 11. 2015: Vëllimi poetik i autorit Halil Preniqi të titulluar ‘’Baladë për atdheun’’, është si një gur i çmuar që i bashkëngjitet plejadës së madhe të poetëve tanë që lëvrojnë me aq fines poezinë që të mbush shpirtin, por edhe të frymëzon për ta shkruar e lexuar letërsinë shqipe. Në gjithë gamën e këtij vëllimi, poezia e atdhedashurisë zë vendin kryesor. Aty gjen guximin, qëndresën, dhimbjen, sepse pushtuesit i kanë hapur plagë të thella në shekuj popullit shqiptar. Autori është i pranishëm në këto ngjarje të dhimjes, ai i ka përjetuar edhe vet disa nga këto tragjedi , dhe duke qënë i tillë, Halil Preniqi sjell para lexuesve vëllimin e tij të tretë me poezi, ku ngjarjet historike dhe plagdhimbjet e kosovarëve i derdh bukur me anën e vargut të poezisë. Dramën e kosovarëve nëpër shekuj deri në çlirim e pavarësi të Kosovës, autori ka ditur të thuri varg me forcën e ngjyrimeve poetike të shkrira në një shtullë të vetme : qëndresën e historinë e kosovarëve , dramën e egzistencës në shekuj. Intuita e poetit Halil Preniqi fragmenton me anën e fjalës poetike edhe figurat e shquara të popullit tonë që u sakrifikuan edhe me jetën e tyre për liri e pavarsi. Poeti Halil Preniqi ka lindur në vitin 1964 në fshatin Hade të komunës Kastriot- Kosovë. Ka kryer arsimin e mesën në vendlindje. Mbas shkollimit u punësua në MS të Bardhit, ku punoi deri në vitin 1990, vit kur pushtuesit serb i largoi të gjithë punëtorët shqiptarë me dhunë nga puna. Më vonë Halili u hodh në aklivitetet ilegale. Në vitin 1993 merr rrugën e emigrimit dhe kontribon për çështjen kombëtare. Qysh në vitin 1985 ai merret me shkrime të ndryshme. Në poezi ka marrë edhe çmime letrare, ku disa poezi janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane. Bashkë me znj. Gundulla ChWarteze në Gjermani botoi një libër për çështjen shqiptare. Deri më tani ka botuar këto libra me poezi: ‘’Dashuria është parajsë’’, ‘’Shpirti i trazuar’’, ‘’Baladë për atdheun’’. Shkëputëm disa poezi nga vëllimi ‘’Baladë për atdheun’’, për të sjellë freskinë e atdhedashurisë që na paraqet para lexuesit poeti Halil Preniqi. Autorit iu urojmë suksese në rrugën e bukur të krujmtarisë letrare për të na sjellë edhe vepra të tjera poetike në të ardhmen.

***
Liria

Sakrificë

Mbinjerëzore
E ndërruam
Historinë
Botën e tronditëm
Falë dëshmorëve
E ndihmës
Së miqve
Lirinë e fituam.
***
Yll i pashuar
(Ismail Kadaresë)

Nga zjarri i nënës
Një yll u ngrit
Nga zjarri u dogj
Në akull u ngri
Si kometa në univers
I pashuar u bë.
***
Legjenda

Në mes
Legjendës
E ikonës
Një enigmë
Ndërgjegjja
Guximi
Në labirint
Por një qëllim
Atdheu im
Të gjitha
Kosova e lirë.
***
Dardania

Gjurmët flasin vetë
Jemi më të vjetrit
Nga Pellazgët
Dardanisë Antike.
Trashëgimi e lashtë
Dyndje popujsh babarë
Nga lufta e Trojës
E di bota mbarë
Se Homeri ishte pellazg,
Troja e dytë Butrinti
Eneu ishte Dardan.
Alfabetin latin
Gjuhën tonë të lashtë
E folën profetët
Zeusi – zoti i zotëve.
***
Kështjella

Flakadan lirie
Besa-besë e kombit
Jehona e maleve
Tokë e larë me gjak
Kështjellë e re
Selia e shenjtë
Përgjithmonë
Do të mbetet
Prekazi legjend.
***
Baladë për Adem Jasharin

Më vjen turp
Që nuk isha pranë teje
Në kohën e duhur
Vendosa të vij
E të çmallem
Së paku te varri
E ta kujtoj Ademin
Luftëtarin trim
Dhe besnik
Që dha gjak
E gjithë çka kishte
Për ne të gjallët.
E ne sot
Harruam shpejt
Rezilë u bëmë
E besën fare
S’e mbajtëm
Lakmia na verboi
E fare nga turpi
Nuk skuqemi.
Erdha sot
Në seli të shenjtë
Në Prekazin legjendar
Të nderoj
Të frymëzohem
Ta kujtoj luftën
Dhe sakrificën tënde
E ta shoh në sy
Epopenë dhe betejën
Kur filloi dhe u ndez
Flakadani.
Ku mori përmasa
Epokale
Të lavdishme
Dhe krenare.
Ndal, ju lutem pak
Një zë po e dëgjoj
‘’Eu, eu, eu’’
A e dëgjuat edhe ju?!
Zëri i Bacë Ademit qenka
Po thërret –po!
Jo s’paska vdekur
Ai është gjallë
Me zë të lartë
Po thërret.
Me mençuri
Guxim e drejtësi
Atdheu bëhet.
Atdheu i të gjithëve
E jo kështu o të marrë
Dukagjin, Llap e Drenicë
Për karrige
Horë u bëtë.
***
Pajtimi

Viti i nëntëdhjetë
Viti i pajtimit
I vetëdijes
I kushtrimit
I nxitjes ei bashkimit.
I fuqisë
Mbinatyrore
Në emër
Të atdheut
U falën
Shumë gjaqe.
Mesazh të fuqishëm
Nga Bacë Antoni
Para se të mobilizohemi
Në luftë për liri
Duhet të bashkohemi.
***
Nga gjiri

Nuk është rastësi
Nga gjiri
I kombit
Të lashtë
Nga gjuha
E pellazgëve
E perëndive
Të lindin
Mendje
Të ndritura:
Skënderbeu,
Nënë Tereza,
Rugova,
E Adema.
***
Zonja Hillari

Udhëzimi yt hyjnor
Kosovën e bëri yll,
Që po shndrit.
Hënën që po qesh
Na solle lirinë
Populli ynë
Liridashës
Veprën e madhe
Të SHBA-ve
S’e harron kurrë
Miqtë dhe heronjtë tanë
Zonjën Hillari
Dhe të madhin
Bill Clinton.
Durrës, 8 nëntor 2015

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura