Tiranë, 12. 11. 2015: Të nderuar bashkatdhetarë: më datën 3 nëntor 2015 në ”Gazetën Shqiptare”plasi si një bombë, artikulli i zotit Kristo Frashëri – që mohon origjinën tonë pellazge, që mohon “Perandorinë Pellazge me kryeqytet Dodonën në Çamëri”, me titull: “Ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve”,
Zonja Nevila Nika shkruan: “ky botim vjen në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore “Ligji, Norma dhe Tradita””, pranë Fakultetit Juridik në UET, që drejtohet nga unë. Libri është pjesë e projektit “Çamëria si një çështje shkencore”. Ju zonja Nevila, shkruani në ngjashmëri si për Kartagjenën e shkatërruar nga konsulli romak në antikitet, në analogji me Napolon Zervën që shkatërroi Çamërinë para shtatëdhjetë vjetëve. Ju vlerësoni botimet e reja në këtë fushë: “Epiri i jugut, Çamëria” me një grup autorësh dhe librin e Mentor Nazarkos, “Lufta e fundit”, për pronat e shqiptarëve në Greqi, i cili nuk flet për ligjin agrar 7501 të ndarjes së tokës në Shqipëri, që dekretoi ish kryeministri Sali Berisha, për dhënien në pronësi të tokave shqiptare për familjet minoritare greke në jug të vendit, duke i kthyer ato në “troje greke”. Madje në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj regjistrimin e këtyre trojeve shqiptare edhe në kadastrat e pronësisë greke. Dhe shumë privilegje të tjera të lëshuara nga ky ish kryeministër. Të cilit, kisha greke i jep Sali Berishës titullin e lartë: “Bekimi ynë i artë” për shërbime të shquara ndaj Greqisë, (28/dhjetor/2011 speciale nga AMA news).
Zoti Kristo Frashëri dhe zonja Nevila Nika, nuk i përmendin autorët e historisë shqiptare të përkthyer në gjuhën shqipe përgjatë të quajturës “demokraci”, si:
– Edwin Jaskues “Shqiptarët”,
– Mathieu Aref “Shqipëria” (historia dhe gjuha) “odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” bot. 2007, dhe “Mikena”; Xhan Klod Faverial “Historia” 2004;
– Tajar Zavalani “Historia e Shqipërisë” bot. 1998;
– Dhimiter Pilika “Pellazgët, origjina jone e mohuar” bot. 2005;
– Robert Anxheli me shtatë volume përmbledhje e librit “Enigma”;
– Karl Rainhold “Netët pellazgjike”.
Këto libra dhe të tjera, ju nuk i keni përfillur, se ato i vënë grekut kufirin te thana.
Zoti Kristo, ju rrëmbyet gërshërën për të prerë rrënjët e origjinës me stërgjyshin tonë pellazg. Por shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe këta nga pellazgët që ishin banorët e parë, para se të vinin semito-egjiptianët (grekët). Perandoria Pellazge me epiqendër Dodonën në Çamëri, ka luzmuar (lumturuar) në rajonet ballkano-danubiane, në pellgun e Mesdheut, në Azinë e vogël, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik, në Kaukaz, Palestinë…etj.
Herodoti, “babai i historisë” i ka përmendur shumë herë pellazgët. Të gjitha trevat që më vonë u quajtën Greqi, fillimisht quheshin Pellazgji… ai pohon se vendi i kultit apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga Homeri (Iliada XVI. 234), i cili e trajton Zeusin jo vetëm si pellazg për nga origjina, por ai e cilëson më tepër “Dodonas”. (Aref Mati “Mikena” f.67) dhe më tej “Ilirët kanë për stërgjysh “pellazgët”, të cilët bashkë me “etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetërimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak. Është provuar se qytetërimi grek ka lindur pas shek VII- pes. (“Pellazgët antik.. “ Paris 7/6/2007).
Robert D’Anxheli shkruan: “…populli i racës pellazge kudo fliste me dallime të vogla dialektore të njëjtën gjuhë: pellazgjishten… , ka qenë po ajo gjuhë kudo në këtë epokë dhe nuk e vëmë në dyshim, kemi gjithashtu, të shohim dhe dëshminë e Biblës që thotë tekstualisht: “para shpërhapjes, që ndodhi në Kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, gjithë njerëzimi fliste një gjuhë të njëjtë të vetme”(“Enigma” f. 200).
Edwin Jasques shkruan: “Tukididina thotë: se Akropoli më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët, por nga këta pellazgë, banorët e parë u vendosën aty para vitit 2000 pes.” “Shqiptarët” f.67.”
Për të thënë të vërtetën, Greqia ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht Hellas për gjithë botën, vetëm shumë vonë, kur u krijua si mbretëri e pavarur më 1830. Më parë, dhe sidomos gjatë perandorisë Bizantine, ajo asnjëherë nuk është quajtur Hellas ose Grecia, as Perandoria Greke, ose Helenike, po gjithmonë Perandoria Bizantine dhe Perandori Bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek ose hellas. Ato që shkruhen për të, janë manipulime greke.
Po tregojmë hartën e vërtetë të Greqisë të marrë nga Enciklopedia Amerikane vol. 13 f.377 bot. 1828. Korrigjimi në vitin 1971, tregon shtetin grek që fitoi pavarësinë në vitin 1826, me kufirin që kalon në jug të Epirit, të Thesalisë dhe në veri të Eubesë dhe në Detin Egje. Prof. Dr, Hasan Kalleshi shkruan: “Vilajeti i Janinës nuk iu bashkëngjit Greqisë. Në vitin 1826 dhe deri në vitin 1913 greku nuk mundi të zgjerohej në veri në territorin e Epirit, Thesalisë dhe Maqedonisë. Për këtë duhet lavdëruar Abedin Pashë Dino”.
Ka disa autorë që flasin vetëm për ilirët, se janë një pjesë e tërësisë pellazge, shkruajnë për pjesën dhe nuk e zënë fill të tërën, nga kjo e tërë, kanë lindur tre shtete pasardhës të pellazgëve ilirët, maqedonët dhe epirotët.
Zoti Kristo Frashëri, ju shkruani, se shqiptarët dhe grekët, pasardhës të ilirëve dhe helenëve të lashtë, banojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin që nga periudha parahistorike dhe që vazhdon deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë.
Por nga Robert Tempel lexojmë:
“grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijra vite distancë, përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë”, nga kjo kuptojmë se ilirët, me semito-egjiptianë (grekë) nuk kanë të njëjtën origjinë.
Shqiptaro-pellazgët, grekët i quanin barbarë dhe asnjëherë nuk kanë bashkëjetuar në fqinjësi të mirë. Në vitin 1826 në Peloponez grekët kanë therur dhe zhdukur mbi pesëmbëdhjetë mijë shqiptarë, në vitin 1923 janë shpërngulur me forcë mbi gjashtëdhjetë mijë shqiptarë nga Çamëria: Follorina, Kosturi, Grebeneja, Janina, në këmbim me ortodoksit e Anadollit. Në vitin 1944-1945 greku masakroi Çamërinë dhe dëboi mbi tridhjetëmijë çamë myslimanë. Sot Greqia mban ligjin e luftës me Shqipërinë, dhe Çamërinë e quan inekzistente, vallë kjo është miqësia dhe qetësia me Greqinë?!
Dhe më tej, janë masakruar nga paraardhësit e Janullatosit, megjithëse e dinin që do të vriteshin nga banditët grekë që i udhëhiqnin, peshkopët që vazhdonin meshën në gjuhën amtare shqipe. Kundra këtyre pishtarëve të gjuhës shqipe, u përdor helmi, gropa e gëlqeres, thika, plumbi dhe sëpata. Helmuan Petro Nini Luarasin, me sëpatë i çanë kokën Papa Kristo Negrovanin dhe ia kthyen trupin ushqim për qentë, gjithashtu i prenë kokën dhe ia zhdukën At Staf Melanit, trupin e të cilit e varrosën pa kokë në kishën e Përmetit. Koto Hoxhin, që u mësonte fshehura nxënësve shqipen, peshkopi grek e spiunoj fshehur te kajmekami turk dhe pasi e arrestuan e varrosën në burgun e tmerrshëm të “Xhedikulit” në Kostandinopoje (nga Edwin Jasques).
Ju zonja Nevila, jeni funksionare në Universitetin UET, vallë ju nuk keni frikë kur ngrini zërin e Çamërisë në këtë universitet?… Në universitetin “Vitrina” para pesë-gjashtë vjetëve disa përfaqësues të Shoqatës “Qendra Studimore Pellazgjike”, i mbështetën krerët e Universitetit “Vitrina” për të shpallur të parën Konferencë të Qendrës Studimore Pellazgjike, por në këtë kohë në Universitet u bë një huliganizëm kundra Shoqatës Studimore Pellazgjike. Komisari i policisë, që e kishte në patronazh, vendosi aty situatën duke marrë masa kundër huliganëve. Ky komisar mbas ca kohësh është vrarë në Tiranë dhe vrasësi për të shpëtuar jetën u arratis në Greqi. Akoma kjo vrasje e dhimbshme nuk është zgjidhur.
Janë zhvilluar këtu në Tiranë tre mbledhje të Shoqatës së Studimeve Pellazgjike, ku kanë ardhur delegatë nga shtetet fqinje edhe unë kam ardhur nga SHBA-ja për të asistuar në këtë Simpozium në tetorin e vitit të kaluar. Fatkeqësisht, këtu nuk kishte ardhur asnjë i ftuar nga Qeveria dhe Akademia e Shkencave. Vallë kjo mospërfillje është vazhdimi i artikullit të Kristo Frashërit, që ju e mbështetni, se ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve?…
A ka më keq, se kur ministri i jashtëm grek, Venizellosi flet me ton urdhërues duke e ndjerë veten se është në shtetin e tij grek, brenda Shtetit Shqiptar. Nga zyra e Kryeministrit në Tiranë urdhëroi: “Dëgjoni, ju, shqiptarë!..kujdes, mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë: kufiri detar, problemi i çështjes çame, mosprekja e ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i Kishës ortodokse (prof. dr. Eshref Ymeri, internet: “Ministri i jashtëm grek… “ 24/10/2013).
Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshin gjithçka në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe Pirrhas: Helen, eponim i stërgjyshit të grekëve. (M. Aref “Shqipëria” bot. 2007 f.22.)
Grekët e kanë halë në sy emrin “pellazg”, sepse me zhdukjen e tyre, bëhen përvetësues të kulturës pellazge. Nuk duan të dëgjojnë emrin e Dodonës në Çamëri dhe kërkojnë ta vendosin në malin e Tomorit, për këtë shkruajnë disa persona në internet. Emri Çamëri iu vunë shumë historian grekë, duke i quajtur çamët kolonë turq dhe përfunduan në një rezolutë greke dërguar OKB-së, Kongresit Amerikan dhe BE-së duke ligjëruar se “Çamëria nuk ekziston”.
Gjatë kësaj kohe të “demokracisë” shumë çamër kanë dashur të shkojnë në Çamëri për t’u çmallur me vendlindjen e tyre, me varrezat e të parëve të tyre, me shtëpitë e tyre dhe me pasurinë e tyre. Por me pasaportën e tyre të paraqitur në sportelet greke, kur ata kur kanë parë emrin e Çamërisë dhe qytetin ku do shkonin në Çamëri, sportelisti grek i inatosur ua ka grisur pasaportën dhe ua ka hedhur në fytyrë, duke u thënë: “S’ka Çamëri!”… Qeveria dhe Akademia e Shkencave kanë heshtur dhe nuk e kanë bërë problem dhe as e kanë aprovuar rezolutën Çame për t’ia dërguar OKB-së, Kongresit Amerikan dhe BE-së. Kjo është fatkeqësi kombëtare.
Kështu, greku vazhdon dhe më tej: Ish PresidentiI Greqisë Stefanopullos thotë: “…unë shtoj bindjen time, se Greqia mirëpret shekullin e ri me kujtimet e luftës së përgjakshme për helenizimin, për çlirimin e të gjithë grekërve “skllevër”. Shqiptarët do të përsheshen të gjithë midis nesh dhe Serbisë së madhe, janë njerëz pa troje”. (Edit Harxhi dhe Mal Berisha shkurt-mars 1997) (Athinë 23/dhjetor/1999 marrë nga Athens News Agency (ANA)).
Si përfundim, hierarku ortodoks Janullatos, ka një detyrë të caktuar kishtare në Shqipëri. Ai e gjykon, se fronti më i mirë për t’i shërbyer Greqisë, do të ishte pikërisht qëndrimi në Shqipëri. Propozimi i Kryeministrit grek Cipras për zotin Janullatos, ishte një vlerësim i lartë për besnikërinë e tij ndaj Greqisë, sepse i ka kryer mirë detyrat në shërbim të kombit grek, kurse drejtuesit e Shtetit Shqiptar janë përulur dhe heshtur. Por deri kur do të vazhdojë kjo situatë poshtëruese?…
Rasim Bebo,Tiranë 10 nëntor 2015
………………………………………………………..
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
LEXONI ARTIKULLIN:
KRISTO FRASHËRI: ILIRËT NUK JANË PASARDHËS TË PELLAZGËVE
http://www.balkanweb.com/gazetashqiptare/kristo-frasheri-iliret-nuk-jane-pasardhes-te-pellazgeve/