KADRI REXHA: NESËR, TA GËZOJMË SË BASHKU FESTËN KOMBËTARE – DUKE MBROJTUR REPUBLIKËN!

Pashtriku.org, 27. 11. 2015: Nesër, më 28 Nëntor 2015, në Prishtinë,
në sheshin Zahir Pajaziti, Kosova mbron REPUBLIKËN!
Dhe, duke mbrojtur Republikën,
Populli kërkon anulimin e marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi!
Duke mbrojtur Republikën,
Populli kundërshton copëtimin e ri territorial të Atdheut!
Duke mbrojtur Republikën,
Populli shqiptar mbron dinjitetin e shkelur nga politikanët e korruptuar dhe të shitur!
Duke mbrojtur Republikën,
Populli shqiptar mbron pasurinë ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të kombit!
Duke e mbrojtur Republikën,
Populli shqiptar mbron interesat e Amerikës dhe të Bashkimit Evropian në Gadishullin Ilirik!
Duke e mbrojtur Republikën,
Populli shqiptar fiton admirimin e miqve dhe të armiqve kudo në botë!
Duke e mbrojtur Republikën,
populli shqiptar, nga një komb i nëpërkëmbur, do të ngrihet në nivelin e kombit faktor politik!
Duke mbrojtur Republikën,
Populli shqiptar siguron baraspeshën e Evropës Juglindore, paqen, prosperitetin rajonal dhe atë botërorë!
Duke e mbrojtur Republikën,
Populli shqiptar mbron gjakun e derdhur gjatë shekujve për liri si dhe porosinë e dëshmorëve për pavarësi dhe bashkim kombëtar!
Duke e mbrojtur Republikën,
Populli shqiptar krijon klimën optimale për punë dhe jetë të lirë për bashkëkohësit dhe për gjeneratat që do të vijnë!
Prandaj, nesër, në manifestimin e përgjithshëm paqësor, i bashkuar tok fizikisht dhe shpirtërisht, Populli do ta gëzojë si asnjë herë tjetër Festën e 28 Nëntorit, Ditën më të madhe të Kombit shqiptar!
Rroftë Atdheu dhe Populli ynë heroik!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura