BESIM XHELILI: PIKTORI KËRÇOVAR GËZIM EMINI ME EKSPOZITËN E RADHËS NË VJENË TË AUSTRISË

Vjenë, 7 mars 2016: Një numër i madh shqiptarësh jetojnë dhe veprojnë në Austri, ku në shumë sfera të jetës janë të pranishëm në formën më të bukur dhe të mundshme. Ata janë shembull i mirë i integrimit në shoqërinë austriake, duke kontribuar me kulturën, artin dhe talentin e tyre, se dinë të ndërtojnë ura ndërlidhëse mes kulturës që morën me vete kur u larguan nga vendlindja, dhe asaj të cilën e gjetën këtu, dhe që i priti me duart hapur dhe plot ngrohtësi.
Një artist i tillë është edhe piktori kërçovar Gëzim Emini, i cili sjell para artdashësve ekspozitën e tij të radhës me piktura nga motive të ndryshme të këtij zhanri të arteve pamore dhe vizuale.
Gëzimi ka lindur më 7 janar 1982 në Kërçovë, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 2001 regjistrohet në Akademinë e Arteve Figurative, drejtimi i grafikës, në Universitetin e Tetovës, ku me sukses diplomon në vitin 2006, në klasën e profesorit Nafi Jashari. Pas diplomimit punon disa vite si mësues i artit figurativ në vendlindjen e tij. Është anëtar i Klubit të Artistëve “Draodacum“ në Gostivar, në kuadër të të cilit ka organizuar në vendlindje disa ekspozita kolektive. Nga viti 2010 ai emigron në Austri, ku dhe sot e kësaj dite jeton me familjen e tij dhe vazhdon të krijojë në sferën e tij profesionale.

Në Austri Gëzimi ka marrë pjesë me disa nga punimet e tij nëpër ekspozita të ndryshme kolektive. Ai kryesisht merret me artin abstrakt, të cilin me ngjyrat e shumëllojshme dhe intensitetin e tyre, mundohet ta prezantojë tek konsumuesit e këtij zhanri. Nga 17 mars 2016 ai hap ekspozitën e tij të radhës në “Kunstraum Dr. Roland” në Vjenë (adresa: Neubaugasse 43, 1070 Wien), e cila titullohet “Bota përmes ngjyrave”, përmes së cilës ai tregon se jeta nuk është vetëm bardh e zi, por edhe ngjyrat luajnë një rol të rëndësishëm në jetë. Ekspozita do të jetë e hapur deri në qershor 2016.


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

ZARATUSTRA

ZARATUSTRA Nga Xhelal Zejneli   Zaratustra (Zaratushtra, Zoroastro, Zoroaster, midis shekujve XII dhe VI para K.), ka qenë predikues…
Read More

LETЁR FALЁNDERUESE!

LETЁR FALЁNDERUESE! Letër falënderuese! Në Neuchatel të Zvicrrës Mbrëmje e mrekullueshme promovuese e veprave dokumentare! Shkruan: Nusret PLLANA…