Pashtriku.org, 30. 04. 2016: Vërrini, territor i rëndësishëm i regjionit të Prizrenit ku gravitojnë tetë vendbanime, shtrihet në pjesën më jugperendimor të Republikes së Kosovës. Si e tërë Kosova, edhe në këtë trevë, pozita e përshtatshme gjeografike, klima e volitshme dhe konfiguracioni tokësor, kanë mundësuar, që nga kohët më të lashta, të jenë të pranishme influencat e llojllojshme kulturore dhe veprimtari të ndryshme ekonomike. Kushtet klimatike dhe përbërja pedologjike e tokës, mundësoi që në te, të zhvillohen cereali të ndryshme. Këto veçori kanë ndihmuar që njerëzit të jetojnë në këtë regjion që në kohën e neolitikut më të vjetër. Ndërkaq, shtrirja e kësaj treve pranë gërshetimit të vijave natyrore të komunikacionit me Luginën e Drinit dhe rrugëve të rëndësishme, e ka bërë të mundur zhvillimin e një jete aktive të banorëve të këtij nënqielli.
Kufiri natyror i këtij regjioni përkatësisht i Vërrinit ndodhet në jug të Prizrenit respektivisht nga “Ura e Vlashnjës” e deri mbi “Malet e Lezit” shtrin shtat Vërrini i cili kufizohet në veri, me Prizrenit dhe regjionin e Zhupës, kurse në jug me regjionin e Opojës. Vërrinin e përbëjnë tetë fshatra: Hoça e Qytetit, Gjeqi [1] GJEQ,-I. Mjegull e hollë. Ka rënë gjeq. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i ASHSH, Tiranë1980, fq.2160; (Jeshkova), Lezi, Kushtendili, Malësia eVërrinit [2] MALËSI-A. Vend me male, krahinë malore; grup e vargmalesh.Malësi e thellë etj. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i ASHSH, Tiranë1980, fq.1053; (Lybeçeva), Arbëria (Leskoveci), Kushtrimi [3] KUSHTRIM,-I m. Thirrje që i bëhet popullit në kohë lufte për të rrëmbyer armët kundër armikut; thirrje që u bën dikush shokëve, fqinjëve etj. Për të përballuar një rrezik të papritur. Kushtrimi për liri. Dha (lëshoi) kushtrimin. Dëgjohej kushtrimi. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i ASHSH, Tiranë1980, fq.929-930; (Billusha) dheGurra [4] GURR/Ë-A. Vend nga ku del një përrua a një lumë (zakonisht në një mal a shkëmb), ama, burimi i një përroi a i një lumi; burim me shumë ujë; krua.Gurrë e ftohtë. Gurrë e pashterrshme. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i ASHSH, Tiranë1980, fq.592; (Poslishti).[5] Komisioni Qendror për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës, Regjistri i Standardizuar i emërvendeve të Kosovës, Prishtinë, 2005, Komuna e Prizrenit, fq. 60/62;
Vërrini, në pjesën veriore, veri-perendimore dhe veri-lindore, përmes pjesëve kodrinore të Cylenit, përkufizohet me rajonin e qytetit të Prizrenit. Ky kufi fillon diku në bjeshkën e Zhurit, që është pjesë e Koritnikut, kalon përrreth malit të Brrutit që ndan me malin e Billushës, vazhdon përreth maleve të Zgatarit, që ndan me atë të Jeshkovës dhe të Lybeçevës, pastaj përrreth malit të Blaçit, që ndan me malin e Lezit dhe në fund përrreth malit të Zapllugjes, që ndan me atë të Lezit dhe të Struzhes.
Për nga hapësira, shtati i tij kap gjatësinë lindje-perëndim nga Lezi e deri te ura e Vlashnjës, në një hapësirë ajrore prej afro dhjetë kilometra dhe diç më pak në atë veri-jug. Zona e Vërrinit është kryesisht kodrinore-malore. Kjo zonë është në kuadër të administrimit të komunës së Prizrenit. Lidhjet rrugore janë kryesisht me qytetin dhe pjesërisht me disa rrugë lokale të fshatrave në mes vete. Popullata e këtyre anëve, më herët është marrë me ushtrimin e zejes së tabakëve (përpunimin e lëkurave), samargjive, kërçakgjive (punimin e enëve nga dheu si çerepëve, kalanicave, etj), pastaj me bujqësi, (për më tepër vreshtari e pemëtari), blegëtori dhe bletari. Meqë këtë trevë pushtetet e huaja gjithmonë e kanë injoruar (për më tepër për shkak të mosbindjeve kundrejt okupatorëve), asnjëherë nuk kanë synuar për ta zhvilluar. Si e tillë ajo mbeti gjithmonë zonë që më së shumti, meshkujt e saj i kanë marrë rrugët e kurbetit. Një zhvillim i hovshëm në ndërtim, në këto vise, ka filluar në vitet e shtatëdhjeta, të tetëdhjeta e sidomos pas luftës. Meqë tash dihet fare mirë se gjatë luftës çlirimtare, zona e Vërrinit u ngritë e tëra në luftë kundër pushtetmbajtësve serb, ajo gjatë kësaj lufte edhe u dëmtua më së tepërmi. U vranë shumë njerëz dhe u shkatërruan shumë shtëpi. Vërrini u dogj e u shkatërrua, në veçanti disa fshatra deri në themel. Megjithatë, vërrinasit si mërgimtarë të vyeshëm, brenda disa viteve të pasluftës, vendbanimet e Vërrinit i rindërtuan sërish. Vlen të thuhet se dyndja e popullatës fshatare drejt qytetit, në këtë kohë kap shifrat më të mëdha se në çdo kohë tjetër që ka ekzistuar kjo dukuri. Gjatë kësaj kohe gati tre fshatra të tërë: Lezi, Kushnini e pjesërisht edhe Arbëria (Leskoveci), thuajse u braktisën plotësisht nga popullata e tyre që u shpërngul në qytetin e Prizrenit. Kështu që, aktualisht, këto tri fshatra, pothuaj se janë të zbrazur plotësisht.
Pra, Vërrini mbetet regjion në vete me tetë fshatra kompakte kryesisht popullsi etnike shqiptare gjatë gjithë shekujve të historisë së ekzistimit të Vërrinit, e deri më sot.
Ndërkaq, Hoça e Qytetit, si qendër e regjionit të Vërrinit, përkatësisht e fshatrave Billushë, Jeshkovë, Poslisht, Lybeçevë, Lez, Leskovec dhe Kushnin, shtrihet në të majtë të lumit Bistricë. Ndodhet shtatë kilometra larg qytetit të Prizrenit, përkatësisht në të majtë të rrugës që Prizrenin e lidhë me Durrësin.
Pozicioni gjeografik i hapësirës së Hoçës së Qytetit, ndodhet i përcaktuar ndërmjet koordinatave të gjerësisë gjeografike veriore: 42° 10′ 28″ dhe gjatësisë gjeografike lindore: 20° 41′ 29″. Ky vendbanim që po merr shtrirje gjithnjë e më të gjerë në të gjitha drejtimet, ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Prizrenit, në verilindje kufizohet me fshatin Lybeçevë dhe fshatin Jeshkovë kurse në veriperëndim kufizohet me fshatrat Billushë dhe Poslisht.
Ka pozitë tejet të volitshme gjeogafike, me klimë kontinentale. Këtu dukshëm hetohet ndikimi i klimës së bjeshkëve të Sharrit por edhe i asaj të Detit Adriatik që deporton përmes Luginës së Drinit të Bardhë. Mu nga ndikimi i masave të ajrit, dimrat janë më pak të ftohtë kurse vera e nxehtë dhe e thatë. Temperaturat në janar si muajin më të ftohtë dhe korrik, muajin më të nxehtë, janë të ngjashme me ato të Prizrenit. Dielli gjatë vitit shkëlqen mëse 2150 orë. Hoça e Qytetit dhe fshatrat tjera të Vërrinit, shtrihen rrëzë vargmaleve pitoreske të Sharrit [6]Bjeshkët e Sharrit shtrihen në Jug-Lindje të Kosovë s duke filluar nga afërsia ePrizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepave në formë piramidale të radhitura njera pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjajshmëria në thepat e sharrës, që formojn figura të njëpasnjishme karakteristike në zemër të ballkanit. Bjeshkët e Sharrit jan të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti , i cili i përshkrun edhefiset ilire dhe kufizimet e tyre. Ndër shekuj këto vargmale shërbyen si mur natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsideroheshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në ballkan, Malet e Sharrit u quajtën Çar-dagh, në dokumentet otomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojn keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinën frenge, “Pamje e bukur” “le bo ten” e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lebotenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit; dhe nën bjeshkën e Cylenit me lartësinë mbidetare prej 1381 metrash.
Përmes fshatit kalojnë dy lumenjë: ai që zë fill nga vargmalet e Sharrit, të quajtura “Gjerman” [7] Gjerman-gjerm toponim i lashtë ilir, që dmth., kasollë; vendbanim; strehim; dhe duke kaluar përmes fshatit Jeshkovë arrin në Hoçë të Qytetit. Ndërkaq, lumi tjetër, merr rrugë nga burimet në kodrinat dhe malet e fshatit Billushë, kalon nëpër luginën e Xhenavllazit e Rrah dhe duke depërtuar në fshat takohet me atë të parin. Në hyrje të fshatit, përmes luginës së Lybeçevës, rrjedh lumi i Hoçës, dhe në fund të fshatit, ku shtrin shtat fusha, takohen që të tre për tu ndeshur pas rrjedhës dy kilometërshe, në fund të fshatit Poslisht, me lumin Gurra që buron në mes të këtij fshati (Gurra e Poslishtit; Q = 450-1000 l/sec) si dhe me Lumbardhin që arrin nga Prizreni. Duke formuar ujërat e përbashkët, të gjithë këta derdhen në Drinin e Bardhë.
Në fund të rrjedhës së Bistricës më i rëndësishmi është lumi i Hoçës, në gjatësi prej 10 kilometrash, i cili nuk shuhet asnjëherë. Ky lum buron në fshatin Kushnin, (në kulmimin 1000 m mbi nivelin e detit ) kurse derdhet në lumin Bistricë, diku 1,5 km larg fshatit Poslisht, (në kulmimin 315 m mbi nivelin e detit) në pjesën veriperëndimore. Rrjedha mesatare e këtij lumi arrin në 68,5%o.[8] Dr. Esat Haskuka; Historijsko-geografska analiza urbanih funkcija Prizrena; SHLP “B. Curri”, Gjakovë 1985; fq.61;
Në të gjitha vendbanimet që ndodhen përreth Hoçës së Qytetit, përkatësisht në Vërri, ekzistojnë burime natyrore të ujit të freskët e të pastër, ndaj konsiderohet se kjo ishte arësye e vendosjes dhe koncentrimit rreth tyre të vendbanimeve përkatëse. Ato burime të shumta uji janë të lidhura edhe me themelimin, zhvillimin dhe ekzistencën e atij vendbanimi. Fshatrat e Vërrinit janë pothuja të vetmit në Kosovë që posedojnë burimet e veta të ujit në sasi aq të madhe.Thuhet se në Lez, përmbi fshat, dikur ka ekzistuar një liqe, uji i të cilit ka humbur. Poashtu, një liqe dikur ishte edhe në afërsi të Hoçës së Qytetit, (nën vendin e quajtur Lethishta), uji i të cilit ka humbur. Nga koha e ekzistimit të liqenit sot përmendet toponimi „Te Likeni“.
Mund të thuhet me siguri se tërritori i Vërrinit është indoevropeizuar në të kaluar nga neoliti në kohën e metalit. Banorët e kësaj treve ishin dardanët, fis ilir. Ata banonin në këto treva që nga fillimi i indoevropeizimit të territoreve të Gadishullit Ballkanik. Nga toponimet e shumta mund të konstatohet se në këtë trevë janë të evidentuara disa tuma të lashta iliro-dardane.
Në luftërat kundër Perandorisë Romake, si e tërë toka ilire dhe Dardania edhe banorët e lashtë të Vërrinit, qëndruan dhe luftuan me shumë sukses kundër saj. Mirëpo, me fitoren definitive të romakëve kundër Persisë, në Iuftën afër Pidnes në vitin 168 para erës re, si shumë popuj tjerë edhe ilirët u bënë viktimë e romakeve. Kështu dardanët dhe territori i tyre, hynë në suazat e politikës provinciale të Perandorisë Romake. Mirëpo, për shkak të pozitës se vet të posaçme nacionale, Dardania mbeti gjithnjë si një tërësi unike. Kjo veçanti individuale u reflektua edhe në reformat administrative të Dioklecianit, e me vonë edhe të Konstantinit, nga se edhe në shek IV t.e.s Dardania është gjithnjë provincë e pavarur. Kjo tregon se romanizimi në tokën tonë ka patur karaktër të perciptë. Mesjeta pllakosi rëndë mbi tokat shqiptare, pra edhe mbi Kosovën dhe regjionin e Prizrenit e të Vërrinit.
Kjo trevë, shekuj me rradhë ishte territor shtetëror i Bizantit. Në kohën e Stefan Pervovençanit iu bashkua shtetit serb Prizreni dhe regjioni i tij, pra edhe Vërrini, që për një kohë të shkurtër (në fillim të shek.XIII) ishte nën pushtetin bullgar. Edhe pse historiografia sllave, e në veçanti ajo serbe, periudhën e sundimit të nemanjiçëve mundohen ta tregojnë si periudhë kur kjo trevë bën hapa përpara në zhvillimin politik, ekonomik e kulturor, faktet tregojnë se populli shqiptar përjetoi periudhën me të errët të ekzistimit të vet. Rajoni i Vërrinit, gjatë kësaj periudhe, pësoi dëme shumë të mëdha. Shumë fshatra të Vërrinit, sunduesit e nemanjiçëve i bënë pronë të manastireve të veta. Të gjithë banorët u ngarkuan me taksa të mëdha dhe punë të detyruar, që duhet ta bënin për interesat e pushtuesit. Banorët e këtushëm ishin të ngarkuar të sigurojnë drithin e bylmetin për Manastirin e Shën Arhangjejve.
Në fushën e besimit, gjuhës dhe kulturës, në ketë trevë, u bënë ndryshime të dhunshme dhe shumë të mëdha. Qendra kishtare shqiptare në Ulinë e cila tubonte rreth vehtes të gjitha kishat e regjionit të Prizrenit, (Vërrinit, Opojës, Gorës, Sredckës) dhe një pjesë të fshatrave të Tetovës, u la pas dore si dhe shtresa e ngritur feudale shqiptare për t’u favorizuar ajo shkizmatike në mënyrë që përmes kësaj të bëhet sallavizimi i kësaj treve të pastër iliro-shqiptare, u bë ndërrimi i dhunshëm i emrave të banorëve, mikro dhe makro toponimisë, etj.
Antroponimet e fshatrave të Vërrinit
Origjinën e emërtimeve të vendbanimeve të Vërrinit e kanë studiuar shumë studiues e shkencetarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e tyre. Besohet se emërvendet e vendbanimeve në Vërri kanë prejardhje ilire dhe se rrjedhin nga gjuha shqipe, e ato kan lidhje me fjalë të dëshmuara që kan mbështetje të plotë në gjuhën shqipe. Kjo bëhet edhe më e çartë nga studimet historike përkitazi për këto vendbanime dhe vendbanimet e afërta të Vërrinit, të cilat e vërtetojnë lashtësinë shekullore të të jetuarit shqip në këto treva.
Kështu thuhet edhe për origjinën e fjalës Hoçë, respektivisht vendbanimit Hoçë e Qytetit. Studjuesi A. Konushevci në studimin e bër me temën Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ç/, mendon se evoluimi /ti/>/ç/), ka rrokur edhe toponimet Hoça, përftuar nga trajtë më e hershme Hotia, që lidhet me fisin shqiptar të Hotit.[9] Abdullah Konushevci (Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ç/):Një tip tjetër i metatezës është edhe ai e – l > l – e, i cili, në Dardani ka rrokur toponimet Lebanë < Elbanë (khs. bazën e këtij toponimi te Elb + - as + -an), hidronimin Lepens < Elbenës (khs. hidronimin Elba në Gjermani, etj.) si dhe te Livoç (Anamoravë), një trajtë e dokumentuar më herët si Levaç, që M. Popoviq e gjen me të drejtë të dalë nga Helvetia me deaspirimin dhe kalimin /ti/ > /ç/. Këtë fakt sikur e pohon edhe toponimi në trajtën turke Svircë < Isvirçe “Zvicër’. Po ky evoluim /ti/ > /ç/, na thotë mendja, ka rrokur edhe toponimet Hoça e Madhe dhe Hoça e Vogël, përftuar nga trajtë më e hershme Hotia, që lidhet me fisin shqiptar të Hotit. Hoça e Vogël janë të gjithë të fisit Hot, kurse Hoça e Madhe, meqenëse iu dhurua kishës si pronë, u popullua nga elementë sllavë, kurse elementët shqiptarë u shpërngulën në Krushë. Si Hoça e Madhe dhe Hoça e Vogël, po ashtu edhe Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël u ndërtuan sipas prototipit antik Polti Maior (Pulti i Madh) dhe Polti Minor (Pulti i Vogël). (http://gb-akonstruksion.com/kat/m/shfaqart/aid/473.html)
Ndërkaq, në mesjetë, me emrin Hoçë është quajtur edhe qyteti i Foçës së sotme në Bosne e Herzegovinë. Studjuesit e etimologjisë së emrit Hoçë, thonë se në shekullin e mesëm Foça përmendet në shumë dokumente me emra të ndryshëm si Choçe, Coçça, Choza, Coçe, Chozza, Coza, Chotza, Hoča, Hotča. Në vitin 1444, përmendet si Hotçe. Mendohet se emërtimi Hoçë vjen nga fjala jermeno-greke për lëkurat, të cilat janë futur në ujë, për tu përpunuar. Ngjajshëm, është vepruar edhe në Hoçë të Qytetit, mbase lëkurpunuesit-tabakët (Mahalla e tabakëve) ishin të njohur dhe se këtu tregëtohej me lëkura. Prandaj, etimologjinë e emrit të fshatit Hoçë e Qytetit duhet kërkuar, ndoshta edhe në këtë bazë.[10]http://bosnaihercegovina.blogger.ba/print/17158; Përndryshe, Hoçën, shumë dijetarë turq dhe të tjerë, nga defterët osmane, e lexojnë zakonisht si Foça. Siduket, me arabishte, është shkruar në defter si “Hoça ve” që do të thot si “Hoça dhe”, e është lexuar si Kërçova.
Sipas një studimi bërë një defteri të vitit 1591, del se vendbanimeve të Sanxhakut të Prizrenit, të cilat në vitin 1591 kishin antroponime shqiptare u përkasin edhe Zagraçka Hoça…Leskovca….etj. [11] Dr. M.Tërnava:Popullsia e Kosovës në shek. XIV-XVI, Prishtinë 1995, fq. 134;
Fshatrave të nahijes së Prizrenit, ku kryefamiljarët mbanin thuajse krejtësisht emra shqipe dhe islame, siç konstaton studiusi Selami Pulaha në bazë të një defteri të vitit 1591, u përkasin edhe Zagraçka, Hoça, Peshkova (Jeshkova-Ç.B.), Leskovca (Leskoveci-Ç.B.), Lubeçeva (Lubiçeva) etj. [12] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.104,105;
Siç vërehet, në këtë defter, sipas studjuesit, përmenden vendbanimet Zagraçka dhe Hoça. Këtu fjala është për vendbanimin e sotëm të Hoçës së Qytetit, por të dhënat e lartëpërmendura, e shtrojnë nevojën e gjurmimeve dhe studimit më serioz për të konstatuar ndoshta të qenit e dy vendbanimeve shumë të afërta njeri me tjetrin. Aq më tepër ngase ky vendbanim me emrin Zagraçka Hoça është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530 dhe kishte 37 shtëpi dhe 3 të veja. Në këtë defter është regjistruar edhe vendbanimi Grad Hoça me 15 shtëpi, 1 beqar dhe 1 e vejë. [13] Defteri i hollsishëm i Sanxhakut të Prizrenit, nr. 368, i vitit 1530, i hulumtuar dhe i sjellur nga Arkivi Shtetëror i Stambollit, ku kopja e tij ruhet në Arkivin e Kosovës. Dëshifruar nga prof. Dr. Ilijas Rexha, orientalist.(Dr. Jusuf Osmani: “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130);
Në lokalitetin e këtij vendbanimi, shumë gjurmë dëshmojnë për ekzistimin e një vendbanimi tejet të lashtë, ndonëse gjurmime arkeologjike akoma nuk janë bërë. Nën fshatin Hoçë të Qytetit ekzistonte vendbanimi mesjetar ndoshta edhe antik Lluka. [14] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
Në burimet arkivore të shkruara, fshati Hoçë e Qytetit përmendet për herë të parë në kohën e mesjetës si Hodca nën Cyle (in the Middle Ages Hodca beneath Cviljen Prizren) (HOCA ZAGRADSKA (in the Middle Ages Hodca beneath Cviljen Prizren): 1. remains of the church of St Nicholas (mentioned in notes from the 16C and 17C) recorded in the 19C. [15]http://web.mit.edu/most/www/ser/kos/shrines.html Në këtë periudhë përmendet edhe Jeshkova me emrin Elhovev (in the Middle Ages Elhovev or Elhovo) (JESKOVO (in the Middle Ages Elhovev or Elhovo, Prizren): in the 14C, the church of St Nicholas was situated in the neighbourhood of the village.). Ndërkaq, në vitin 1348, Hoça e Qytetit përmendet në krisobulën e mbretit Dushan. Po këtu përmendet si mexhë e fshatit Ograxhenik (Grazhdanik) në anën jugore.[16] Dr. Jusuf Osmani: “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
(LESKOVEC (Prizren): the site formerly occupied by an old graveyard.) (LJUBICEVO (Prizren): a written source from 1348 makes mention of the church of st Nicholas (unascertained).)
POSLISTE (in the Middle Ages Ploskistino, Prizren): the site of an old graveyard is known. Në dokumentet e shkruara përmendet me emrin Hoça nën Cvilen në kartën e Car Dushanit të Shënjtorëve Mihal dhe Gabriel afër Prizrenit, të vitit 1348. Banorët e këtij vendbanimi përmenden edhe në librin e kujtimeve të Manastirit të Shën Trinës i cili ka filluar të mbahej prej vitit 1465. [17] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
Edhe Jeshkova, në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348, në kartën e Shënjtorëve Gabriel dhe Mihal, afër Prizrenit si lagje Elhavec, Elhova, nga e cila është krijuar Jeshkova e sotme. Përmendet edhe në librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit, që ka filluar të mbahet që nga viti 1465. Në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530, është i regjistruar si vendbanim me emrin Jeshkova (Peshkova) me 18 shtëpi.
Thuhet se katundi i moçëm Jeshkovë, është shtrirë në jug të fshatit, në Rrajëmadh, te Reka e Gjeqit, afër Gurit të Kallugjerit, në pjesën më të lartë të fshatit. Këtu edhe sot mund të vërehen bazamente të vendbanimit. Afër fshatit kan ekzistuar disa varreza të vjetra.
Ndërkaq si vendbanime, Leskoveci, Poslishta (me emrin Ploskishtina) e Billusha me emrin Bilusha (me këtë emër përmendet edhe në kartën e mbretit Milutin të vitit 1308/9), Lybeçeva, (si vendbanim është i regjistruar në Muhasebi-i Vilayet-i Rumili defteri, Sanxhaku i Prizrenit, i vitit 1530 me emrin Lupoçeva), përmenden në dokumentet e shkruara, përkatësisht në kartën e shenjtorëve të Manastirit Mihail e Gabriel, afër Prizrenit, të mbretit Dushan të vitit 1348. Ndërkaq, banorët e këtyre fshatrave përmenden edhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit që ka filluar të mbahet prej vitit 1369. Me emrat Leskovac (Leskovec) dhe Ploskishtina (Poslisht), Ljubiqeva (Lybeçeva) këta tre fshatra të Vërrinit përmenden edhe në dokumentin që dëshmon se ndodhen në mesin e fshatrave që Mbreti Dushan ia ka bashkangjitur përshpirtrores së tij -Manastirit të Shën Arhangjellit në Prizren, ndërtimi i të cilit filloi më 29 prill, 1348. [18] Petar Kosić : Crkveni život pravoslavnih srba u Prizrenu i njegovoj okolini u XIX veku; Grafički Institut Beograd 1928;
Si vendbanim i hershëm, fshati Hoçë e Qytetit, fillimisht është quajtur Hoçë. Me këtë emër përmendet edhe në burimet e Dubrovnikut. Ndërkaq, me emra të ndryshëm paraqitet në disa dokumente të rëndësishme historike si Hoçë, Grad Hoça, Hoqa e Gjytetit, Hoqa e Zagragjës, Hoça e Zhurit, Hoça e Qytetit etj. Ky vendbanim me emrin Zagraçka Hoça është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530 dhe kishte 37 shtëpi dhe 3 të veja. Në këtë defter është regjistruar edhe vendbanimi Grad Hoça me 15 shtëpi, 1 beqar dhe 1 e vejë.
[19] Defteri i hollsishëm i Sanxhakut të Prizrenit, nr. 368, i vitit 1530, i hulumtuar dhe i sjellur nga Arkivi Shtetëror i Stambollit, ku kopja e tij ruhet në Arkivin e Kosovës.
Dëshifruar nga prof. Dr. Ilijas Rexha, orientalist.(Dr. Jusuf Osmani: “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130);
Ndërkaq, në një hartë të vjetër nga shekulli i XV-të, është i regjistruar vendbanimi Zagorska Hoça. [20] http://www.kosovo.net/default3.html
Ndërkaq, sa i përket antroponimit të emrit të fshatit Billushë, supozohet se vjen nga antroponimi mesjetar Bil të cilin atëherë e mbante banori shqiptar. Kështu “Ka gjasë që bazën antroponimike Bil ta kemi edhe në emrin e kat. të sotëm Billushë, mbase të Opojës (Vërrinit-Ç.B.) së Prizrenit, që siduket përmendet më 1348 ? dhe rreth shek. XV-XVI….” [21] Dr. Rexhep Doçi: “Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës I”, Prishtinë, 1990, fq. 110);
Në fakt studjuesi Dr. Skënder Gashi, në punimin „Rreth emërtimeve Kosova, Metohia, Dardania“ e sjell një dëshmi të gjetur në një dokument të hartuar midis viteve 1309 -1313 nga mbreti serb Milutin ku përmendet Billusha përkatësisht vendbanimi Bilushë. Në këtë dokument thuhet se ky ia falte pirgut të vet në Malin e Shenjt manastirin e shën Nikitës në rrethina të Shkupit si dhe disa manastire e kisha të territorit të sotëm të Kosovës: khs.: „Dhenë PrizrenKishën e Shmitrit me të gjitha metohitë („pronat”) e me njerëzit (e saj) në Prizren. Manastirin e Shmitrit në Bilushë bashkë me katundin e me lagjet e tij dhe me të gjithatë drejtat e tij. Këtu autori (S.G.), duke cituar burimin, shpreh paqartësinë dhe shkruan se „Mua nuk më është e qartë nëse këtu kemi të bëjmë me një përsëritje të padëshirueshme apo me dy manastire: njëri në qytetin e Prizrenit e tjetri në Bilushë.[22]Dr. Skënder Gashi „Rreth emërtimeve Kosova, Metohia, Dardania“ / Ljub. Stojanović, Stari srpski hrisovulji, …, fq.14. : I u Prizrěně crьkvь svetago Dimitrija sь metohijami i sь ljudmu u Prizrěně. Manastыrь u svetago Dimitrija u Biluši i sь selomь i sь zaselijami i sь vsěmi pravinami.”
(http://www.trepca.net/2006/04/060404_rreth_emertimeve_kosova_metohia_dardania_sg.htm#_ftnref61) ;
Krisobula e perandorit Dushan dhënë manastirit të Shën Mëhillit e Gabrielit nëafërsi të Prizrenit, siç shkruanDr. MuhametTërnava (Popullsia e Kosovës gjatëshek. XIV-XVI), është e rëndësishme sa u përket të dhënave antroponimikeetoponimike që përmban dhe si e tillë vie menjëherë pas krisobulës së Deçanit.Ajo paraqet një pasqyrë të antroponimisë dhe të toponimisë së rrethinës sëPrizrenit e pjesërishte dhe të vet Prizrenit në mes të viteve 1348-1354, në ç`distancë kohore mendohet se edhe është shkruar.
Antroponimia e 9 katundeve të Feudit të manastirit të Shën Mëhillit e GabrielitafërPrizrenit, është kryesisht sllave. Si duket, këtu kemi të bëjmë me përqafimin eantroponimisë sllave të banorëve shqiptarë e vllehë po jo edhe në shkrirjen e tyreetnike në sllavë, respektivisht në serbë. Përvehtësimi i një antroponimie të tillë tëhuaj nga ana e atyre dy etnoseve do të ketë dalë aq më parë kur të kihetparasyshë fakti se vllehët kishin fetë njejtë me serbët dhe një pjesë e shqiptarëveishin ortodoksë, numri i të cilëve rritej gjithnjë e më tepër me procesin e kalimittë shqiptarëve katolikë në ritin ortodoks, proces ky që paraqiste një rezervoar tëpashtershëm për rritjen e numrit të shqiptarëve ortodoksë.
Situatë e ngjashme me antroponimi në e 9 katundeve, mbretëronte edhe nëfshatin Bilushë të Prizrenit.[23] Dr. Muhamet Tërnava: Popullsia e Kosovës gjatëshekujve XIV-XVI, Instituti Albanologjik Prishtinë, 1995, fq. 38-40 ;
FshatiBilush (Billushë-Ç.B.), është iregjistruarnë defterineSanxhakuttë Prizrenit,nr. 368, viti 1530, me 32 shtëpi, 13 beqarë, 1 evejë.[24] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 20 (Sharri/Dragashi)”; fq. 158;
Sipas regjistrimeve kadastrale osmane të sanxhakut të Dukagjinit të viteve 1571 dhe 1591, bënte pjesë në trevën e Opoljes (Opojës) që i përkiste këtij sanxhaku, që formonte një njësi administrative-teritoriale më vehte-nahije. Të dhënat e të dy regjistrimeve dëshmojnë se në trevën e Opojës (Opoljes) kishin gjetur një zbatim të plotë normat e sistemit të timarit [25] Me ardhjen e pushtetit osman, në fshat zhvillohet sistemi feudal timariot (i timarëve). Në këtë kohë toka konsiderohej si pasuri e shtetit (e Sulltanit) dhe shteti merrte të dhjetat nga rendimentet e korrjeve. (M.Krasniqi;Savremene drustvene geografske promene na Kosovu i Metohiji, Prishtinë, 1963, fq. 22); bile një zbatim më të thellë e më intensiv se në nahijet e tjera të përfshira në këtë sanxhak. Sipas regjistrimeve në fjalë, në vitin 1571 në 23 fshatra të nahijes së Opoljes ekzistonin 18 timare kurse në vitin 1591, 13 timare. Përjashtim bënte fshati Bilush (Billushë), i cili më 1571 përfshihej në ziametin e Mustafait, mirallaj i sanxhakut të Dukaxhinit, kurse më 1591 në ziametin e Sulejmanit, të birit të Mehmet beut. [26] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.101;
Sipas një liste me të dhënat e hollësishme statistikore për çdo fshat të nxjerrë nga defterët e sanxhakut të Dukagjinit të viteve 1571 dhe 1591, lidhur me popullsinë, me dinamikën e procesit të islamizimit dhe me raportin e përafërt midis antroponimisë shqipe dhe asaj sllave që mbanin kryefamiljarët dhe beqarët e fshatrave të Opoljes (Opojës), shihet se në mesin e 25 fshatrave, ndodhen edhe fshatrat Bilush (Billushë) dhe Jeniclaz (Lez), të cilët i përkasin trevës së Vërrinit. Sipas këtyre dokumenteve, në vitin 1571, Billusha kishte 39 shtëpi e 6 beqarë dhe në vitin 1591, kishte 42 shtëpi e 4 beqarë (popullsia e krishterë). Ndërkaq, fshati Leniclaz (Lez), në vitin 1571 kishte një shtëpi, sa edhe në vitin 1591 (popullsia e krishterë). Fshati Jeniclaz (Lez), në vitin 1571, kishte 4 çifte (familje me një sasi tokë prej çifti) dhe 2 bennak (të martuar pa tokë) dhe 4 beqarë, kurse në vitin 1591 kishte 5 çifte (familje me një sasi tokë prej çifti) dhe 1 bennak. [27] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.109;
Poashtu këta dy fshatra janë të regjistruar në regjistrin e të ardhurave në akçe (argjent-Ç.B.) dhe të fshatrave të nahijes së Opoljes (Opojës), ku thuhet se fshati Bilush (Billushë) kishte 3300 akçe të ardhura dhe fshati Jenice Laz 1421 akçe. [28] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.110;
Po në këtë dokument Billusha është e regjistruar në nahien e Opoljes si:
Fshati Bilush varet nga Opolja, nga Ziameti i Mustafait, Mirallai i sanxhakut të Dukagjinit.
Shtëpi 39, beqarë 6
Të ardhura:
ispenxhe -1125, grurë- barrë 12 (600); elb- barrë 7 (210); thekër-barrë 5 (200); mel-barrë 1 (40); musht-medre 65 (650); taksa e govatës-40; taksa e kullotës-195; taksa e perimeve-78; e dhjeta e bletëve-50; e dhjeta e lakrave-25; bidati i derrave-15; vlera e kashtës-30; nijabeti, taksa e martesës (taksa) e tapisë së tokës dhe të tjera-42. Shuma 3300 (akçe). [29] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.110-111;
Në të dhënat lidhur me fshatin Lopushniq (Llapushnik- Ç.B.), thuhet se ishte bashtinë e Hasanit, i biri i Mustafait, në dorën e Marko Novakut nga fshati Bilush, sipas hyxherit të kadiut. [30] Selami Pulaha:Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja) në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq.125;
Gjurmët e lokalitetit të vjetër të fshatit Billushë, siç rrëfehet edhe sot, gjenden në vendin ku aktualisht është objekti i shkollës së fshatit. Aty jan gjetur mbeturina të varrezave, tulla, tjegulla, gelqere etj. Poashtu thuhet se aty ka qenë një kishë e vjetër.
Sipas traditës, banorët e parë kan jetuar në Mahallën e Gropës (familja e sotme Shala), thuhet për 7 shtëpi, kurse më vonë këtu vijnë banorët e fshatrave të braktisura Gradçanicë (fshat pran rrugës Prizren-Sharr (Dragash), vetëm 3 kilometra larg fshatit Billushë, 3,8 kilometra larg fshatit Poslisht, 4, 3 kilometra larg fshatit Hoçë e Qytetit, 4,6 kilometra larg fshatit Brezne, 4,8 kilometra larg fshatit Brrut etj., ku aktualisht ndodhet toponimi me të njejtin emër Gradçanicë,[31] Geographic features & Photographs around Gradçanica;
http://travelingluck.com/Europe/Serbia/Serbia+(general)/_833760_Gra%C4%8Danica.html#themap;
Kryezitë e sotëm, në afërsi të Çeshmes së Hajdutit dhe nga fshati Podlevica(Berishët e sotëm, vendbanim jo larg rrugës për në Sharr (Dragash), afër Çeshmes së Hajdutit, vetëm 0,8 kilometra larg vendbanimit Gradçanicë, 3 kilometra larg fshatit Billushë, 3,6 kilometra larg fshatit Poslisht, 4, 7 kilometra larg fshatit Brezne, 5,7 kilometra larg fshatit Brut etj., ku aktualisht ndodhet toponimi me të njejtin emër Peljevica (Podlevica).[32]Geographic features & Photographs around Peljevica;
http://travelingluck.com/Europe/Serbia/Serbia+(general)/_833757_Peljevica.html#themap ;
Në këtë vendanim (Billushë), gjatë sundimit osman, pronat e veta i kishte Qibrit Qaushi.
Ndërkaq, emrin e ri të fshatit Billushë, emrin Kushtrim, e lindi lufta e fundit për çlirimin e Kosovës, sepse aty u zhvillua edhe beteja e parë e UÇK kundër armikut, në rrethin e Prizrenit, që ishte edhe kushtrim për mobilizim kundër Serbisë.
[33] Zafir Berisha në intervistën e boruar me titull Rruga e lirisë; Autor Gëzim Ajgeraj, Prizren, 2002, Asociacioni i Veteranëve të ish UÇK-së Prizren;
Gjithashtu, është për tu theksuar se në të gjitha fshatrat e Vërrinit, si më parë dhe tani, nuk ekziston asnjë fis që të ketë emër sllav, por vetëm emrat shqipe dhe në disa raste muslimane. Për të qartësuar këtë çështje, po japim disa emra fisesh të fshatrave të Vërrinit siç janë:
1. Në Hoçë të Qytetit: Krasniqi, Gashi, Shala, Bytyçi, Berisha, Buduri etj.
2. Në Billushë: Lagjet-Familjet: Mahalla e Gurit-Berisha, Gashi, Bytyçi dhe Kryeziu; Mahalla e Gropës-Shala, Berisha dhe Kryeziu; Mahalla e Juvkave: Berisha (Muslijaj, Murselaj, Shashivari, Islamaj dhe Osmanaj); Mahalla e Borajve-Dervishaj, Berisha, Gashi dhe Bytyçi dhe Mahalla e Shakiqit (Shkollës) – Gashi, Berisha, Shala, Krasniqi dhe Maliqaj etj.
3. Në Poslisht: Lagjet-Familjet: Halimaj, Kryeziu, Hajdari, Abazaj, Ramadani, Alushaj, Shehu dhe Bislimi si familje më të vjetra si dhe familjet e ardhura kryesisht nga fshati Kushtrim (Billushë): Krasniqi, Shala, Bytyçi, Gashi, Maliqaj, Islamaj, Kryeziu etj.
5. Në Jeshkovë: Krasniqi, Shala dhe Berisha.
6. Në Lybeçevë: Thaçi, Kryeziu, Berisha, Shala, Selmanaj, Poniku, Oruçaj, Shabanaj, Ajgeraj, Maçkaj, Mehmetaj, Likaj, Canaj, Koçi, Ponaj etj.
7. Në Kushnin: Thaçi, Shala etj.
8. Në Lez: Berisha, etj.
9. Në Leskovec: Krasniqi, Berisha, Shoshaj, Kryeziu, Shala, Xhemaj etj.
Siç shihet, në të nëntë fshatrat e Vërrinit të gjithë emrat e fiseve, janë shqipe dhe në asnjë fshat të këtij regjioni, nuk ka asnjë emër sllav. Këtu madje dominojnë mbiemrat Krasniqi, Gashi, Berisha, Shala, Bytyçi, që janë në mesin e dymbëdhjetë mbiemrave përkatësisht fiseve të njohura shqiptare.
Hoça e Qytetit, përkatësisht ky vendbanim është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893 (1311 h), 1896 (1314 h) dhe 1900 (1318 h).[34] Dr. Jusuf Osmani : “Vendbanimet e Kosoves 18 (Prizreni)”; fq. 130;
VIJON…