BRAHIM AVDYLI: PREJARDHJA E KOMBIT SHQIPTAR DHE ARMIQTË SHEKULLOR

(Pashtriku.org, 24. 10. 2012) – Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë: -“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA” (VASO PASHË SHKODRANI) – Shqiptarët janë një popull shumë i vjetër dhe i veçantë në Evropë dhe në Ballkan, me një autoktoni të përhershme në këto troje të ngushtuara shumë kundër nesh nga luftërat mijëvjeçare për të na shpopulluar, për të na shkatërruar, për të na zhdukur nga faqja e dheut, sikur të mos kemi ekzistuar që më parë. Fallsifikimet e shumta dhe të pandalura janë shpërndarë kudo që ishte e mundur. Me gënjeshtrat e armiqve tanë është mbushur kjo botë. Rrënjët e tyre i kanë lëshur që në zanafillë.
Fqinjët e përgjakur me gjakun tonë të pafajshëm janë ngritur aq shumë me të “vërtetat” e tyre. Këta fallsifikatorë të shumtë, qoftë nga grekët, bullgarët apo serbët, etj. i kemi ngritur pa vetëdije e symbylltazi edhe më lartë, ku fare nuk mund të ngriteshin. Prandaj, na thërrisnin me emra të rrejshëm e të përbuzur: arnautë, shiftarë, etj.
Të gjithë shkencëtarët që ndërlidhen në shkenca nga bota e qytetëruar janë ngritur edhe përmes kësaj pseudoshkence. Sepse, të ndërlidhesh në shkencë nga gjenealogjia, gjeografia, atlasi, arkeologjia, historia dhe shkencat e tjera që sot quhen “shkencë” është pothuajse e pamundur të ngritesh dhe të jesh një shkencëtar i mirëfilltë. Mija libra anë e kënd botës janë të mbushura me të pavërtetat e tyre.
Neve na duhen qindra vite që të merremi shkencërisht me veprat e tyre të shumta në botën e qytetëruar dhe literaturën e tyre të gjërë e të shumëlloshme. T`ua gjëjmë pak nga pak dromcat e shkencës e t`ua mbledhim këto të dhëna me duart tona. T`ua japim “shkencëtarëve” e t`ua shpallim me vështirësi të vërtetën e hidhur. Tu themi: O burra, kjo është është e vërteta jonë nga studimet tuaja!…

…………………………………………………

Po e fillojmë këtë studim nga një studim i bërë nga Universiteti i Kalifornisë lidhur me prejardhjen gjenetike të popujve, ku është konstatuar se shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, që nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, por që kanë disa ngjashmëri me helenët-grekët e vjetër. Sipas këtij hulumtimi të bërë nga ata, shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë një gjuhë të veçantë. Sipas këtij studimi, shqiptarët, përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin, ndërsa për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Evropës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të tyre. Shumica e popujve në kontinentin e vjetër janë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Në këtë grup bëjnë pjesë shqiptarët. Prejardhja e tyre ilire dhe gjuha tërësisht e veçantë, i bën relativisht edhe më të veçantë. Peter Ralph dhe Graham Coop janë dy studiues nga Departamenti për Evolucion, Eko-logji dhe Biologji të Popullsisë në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, që në korrik të këtij viti kanë publikuar studimin e tyre të quajtur “Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë”, të transmetuar në “Express” dhe të dhënë shkurtimisht në www.albinfo.ch.
Popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë. Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgo-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme. Kombi shqiptar e ka prejardhjen e lashtë prej pellazgëve hyjnorë, që nga gjenealogjia e botës. Pellazgët antikë nga epoka klasike e deri në epokën helene i përfshin në katër degët e tyre: ilirët (duke i përfshirë aty edhe dardanët), thrakët, epirotët dhe maqedonët.
Kombin tonë e njohim nga shkrimet e para dhe të vjetra të Homerit të verbët, që ishte pellazg nga Smirna e Azisë së Vogël. Shkencëtarët e mëdhenj e mësojnë si i pari shkrimtar grek, dhe jo shqiptar. Në atë kohë, nuk janë quajtur kështu shqiptarët. Nuk e dinë shkencëtarët e botës se prej kujt dhe në cilën periudhë të historisë jemi quajtur shqiptarë. Verbësia tek të lashtët lidhej me largëpamësinë shpirtërore. Homeri ishte i verbër dhe nuk mund t`i shkruante poemat e tij. Prandaj, ato u ndryshuan nga të tjerët, nga ata që shkruanin dhe botonin në Greqinë e vjetër.
Sami Frashëri thoshte se shkronjat e para u sollën nga Kadmi, që ishte alfabeti i tij, alfabeti fenikas , të cilit më vonë, sikuse flasin mjaft shkencëtare grekë dhe të botës, të vjetërit grekë ia shtuan zanoret. Gjuha nuk mund të shkruhej pa zanore. Dhe, askush nuk ia vënë gishtin kokës për ta gjetur të vërtetën. Me bashtingëllore, pa zanore, nuk funksionon asnjë gjuhë. Prof. Dr. Luftalla Peza dhe Mag. sc. Liljana Peza, në shkrimin e tyre “Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë”, të botuar edhe si referat i mbajtuar në Konferencën e parë mbi qytetërin pellazg, në librin e përmbledhjeve, faqet 1-3, Tiranë 21-22 tetor 2011, dhe i botuar pas në librin “Qytetërimi Pellazg/Konferenca e I-rë”, Tiranë 2011, faqe 1-4, thonin se “alfabeti pellazg i kishte të dyja, zanorat dhe bashkëtigëlloret” . Mbishkrimet e lashta pellazge dhe etruske kanë ndër të tjera shumë ngashmëri të madhe me gjuhën e sotme shqipe, e jo greke, siç thuhet sot, sepse ajo nuk mund t`i deshifronte këto shkrime, p.sh. Stelën e Lemnosit, në Kretë .
Pellazgët e vjetër dhe etruskët kishin ngashmëri në të gjitha senset, pra në gjuhë: të dy palët (pellazgët dhe etrusket) kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djathta në të majtë . Gjuha e sotme që e flasim ne, gjuha shqipe, është gjuha e vjetër pellazge, është gjuha e parë në botë, më e vjetër se “grekët” dhe “greqishtja”, të ardhur këtu për ta zhdukur kombin e vjetër, që diti ta ruaj të folurën e pëllazgëve deri në ditët tona, dhe është e përbërë nga tosket (etrusket) dhe gegët (malësorët).
Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias (Rumani), Dispilos (Greqi) tregojnë se shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur në mijëvjeqarin e 6 p.e.s. në tërë rajonin e Ballkanit. Ky shkrim është më i vjetër se shkrimi piktografik shumer, i thënë në anglishte “Protosumerian picktograpfic script” nga Uruku i Bagdatit (Siri), që është konsideruar se është shkrimi më i vjetër në botë, që daton rreth viteve 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, që datohet rreth vitit 2000 p.e.s. Shkrimi, alfabeti dhe kultura pellazge përbëjnë qytetërimet më të vjetra të botës. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, të gjetuara kohët e fundit, përbëjnë thelbin kulturor të qytetërimit të lashtë pellzgjik. Ai shfaqet e dokumentohet rreth 12.000 vjet p.e.s.
Me këtë rast, do të përmendim edhe një faktografi, sa i përket formimit të gjuhëve indo-evropine. Edhe pse këtë familje të gjuhëve indo-gjermane ose evropiane e quajmë diskutabile dhe nuk ka gjuhë përpos pellazgjishtes së vjetër që do të mbushte mbi 50% të gjuhës-nënë në vendet e mbledhura nga Evropa deri në Indi, një vështirësi të madhe paraqitet identifikimi i vazhdimësisë historike të gjuhës shqipe. Njëherë për njëherë na paraqet vështirësinë e parë dokumentimi i shkrimit të kësaj gjuhë para shekullit të 15 apo mundësia e jonë për ta dokumentuar këtë, pasi kemi kaluar errësirën shekullore të perandorisë osmane; dhe veshtirësia e dytë, mund të jetë fakti se metoda e shkrimit të pellazgishtes së vjetër ka qenë forma bustrofedike, nga e djatha në majtë, gë që është “gjë e pa njohur” për studiusit e gjuhës së vjetër pellazge. Prandaj, fatkeqësia qëndron se shkecëtarët nuk e njohin sa duhet këtë gjuhë, as historinë e pellazgëve të vjetër dhe kanë pak mjete për ta dëshmuar këtë.
Një metodë që ka hedhur “në pah fakte origjinale” na paraqet pema e diferencmit të gjuhëve indo-evropiane. Fjala është për sistemin e gjeneve, HLA-në, që ka pasur të evidentojë trungjet e përbashëta dhe degëzimet e veçanta të gjuhëve indo-evropiane dhe ka vërtetuar që gjuha shqipe është një degë e veçantë në trungun e gjuhëve indo-evropiane, e cila është e ndarë nga gjuhët e tjera të paktën 4000 vjet që përpara dhe dokumentohet uniteti gjenetik i kombit shqiptar kudo që jeton, midis gegëve dhe toskëve. Përkundër sistemit të gjeneve, HLA-në, një metodë tjetër e kanë përdorur shke-ncëtarët amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë, Ralph dhe Coop, në korrik të këtij viti. Kjo është medoda e biologjisë molekulare, që na dërgon në shqyrtimin e historisë së vërtetë të pellazgëve të lashtë parahistorik dhe lidhjen e tyre direkte me shqiptarët e sotëm. Por, le të shohim si është themeluar kombi shqiptar:
-Pas antikitetitit të hershëm u krijuan shumë popuj apo kombe nga populli apo fisi më i madh i pellazgëve: ilirë, epirot, helenë, maqedonë, thrakas, hitit, etj. Në Mesjetë, pas antikitetit të vonshëm, nga gjiri i fiseve të kombit të madh pellazgo-ilir u krijuan shtete kombëtare, të cilat gradualisht e muarën emrin më të njohur të fiseve prej nga rrjedhnin apo të rajoneve natyrore ku jetonin. Pra, janë pellazgo-ilirët prej nga rrjedhin shqiptarët e sotëm që na interesojnë më tepër se çdo gjë tjetër, dhe sidomos pranë nesh armiqtë fqinjë. Ajo që më së shumti na preokupon, është emri “shqiptarë”, se prej kujt dhe kur e kemi marrë.
-Për herë të parë na ka quajtur kështu Pirro Ajakidi (Pirhos-II), nga Epiri, mbreti molos i Epirit, që ka jetuar në vitet 319-272 para Krishtit , “fëmijet e shqiponjës”, pra “bijtë shqiponjës”, që veten e quanim “jemi bijtë e shqipes”. Emri SHQIPTAR, sipas disa dijetarëve rrjedh nga emri SHQIPONJË. Shqiponja në sistemin e hieroglifeve të alfabetit fonetik egjiptian, të shkrimeve të para të njerëzimit, të krijuara nga kumtari i zotave; nga themeluesi i shkencës së lashtë fetare dhe laike; THOTIT , që njërëzit e quanin TATIT (t`Atit, ati i jonë), paraqet hieroglifin e parë, Ain-shqiponjë. Shqiponja simbolizonte krijuesin e të gjitha krijesave, simbolizonte ZOTIN, dhe ka edhe sisteme të tjera të alfabeteve nëpër botë . Ne ishim dhe mbetën “shqiptarë”, nga “shqiponja”, jo sepse e flitshim “gjuhën shqipe”, por sepse qemë në kualitetet e qenies së Zotit në tokë. Kjo gjë është kryesorja, e jo gjuha, që atëherë, na la të quhemi: shqiptar.
-Shqiptarët e quajtën Pirron “Burri”, një trim kreshnik . Ishte një prijës kreshnik, si të gjithë shqiptarët. Edhe sot e kësaj dite e ruajnë të gjallë këtë mbiemër në Zvicër qindra familje “Burri”, të shpërdarë në të gjitha kantonet. Aty gjendet shqiponja me dy krerë, që është nëpër disa kantone si flamur, dhe me një kokë, në të tjerat. Pjesëtarët e kësaj familje qenë prijës dhe princa në luftimet e Zvicrës. Pirro Burri (Pirhos II) e mbante përkrenaren me shqiponjë si Akili dhe Zoti i madh (Zeus), që grekët e shtrembëruan në emrin Cojs (Zeus), dhe nuk e dinë çka do të thotë, por simbolizon hyjnin e madh nga Dodona, të cilin “grekët” e huazuan nga e folmja e pellazgëve.

………………………………………………….

-Shqiptarët e përbënin rrjetin apo suiten e tij të përkryer nga Epiri, gjatë tërë jetës së tij, që nga luftërat e tij të pafundme.
Peter Ralph dhe Graham Coop, në studimin e biologjisë molekulare “Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë”, i krahasojnë shqiptarët me greko-helenët, sepse kanë “disa ngjashmëri me helenët-grekët” , por këta autorë dhe lexuesit e këtij shkrimi nuk e dinë se helenët e vjetër ishin paganë, por jo ortodoksë dhe nuk ishin grekë. Grekët e mëvonshëm nuk mund të bënin kurrë popullin pagan, që nuk ishte popull i tyre, përveç emrit, dhe ky shtet i tyre u bë shtet teokratik, i ngritur me dredhi tepër dinake e vrastare mbi pellazgo-iliro-shqiptarët . Ne rrojmë prej kohësh të vjetra në një pjesë të rrudhur shumë të tokave tona, rreth maleve të larta të Shqipërisë, në atë pjesë që ndodhemi autokton deri në ditët e sotme, të shpëtuar mjerisht nga dhunimet mijëvjeqare dhe të papritura të armiqve tanë më të urryer: greko-bullgaro-serbëve. Iliriciteti i epirotasve dhe maqedonasve nuk ka diskutim.
Katër tezat që ka nxjerrë Elena Kocaqi, nga veprat e veta janë këto:
1. Popullsia që ka banuar Evropën prehistorike dhe antike ka qenë e origjinës pellazgo-ilire.
2. Origjina pellazgo-ilire është e kombeve antike evropiane, duke përfshirë atë romake dhe para-helene dhe antike helene.
3. Origjina ilire është origjina ilire e shumë kombeve të evropës.
4. Shqipja apo dialektet e saj ka qenë gjuha që ka foluar popullsia evropiane nga janë krijuar gjuhët ervropiane.
Pellazgët, Thrakët, Brigët, Ilirët, Dardanët (Trojanët), Frigjianët, Lidianet, Hititët dhe Karianët qenë fise të njëjta, të një gjaku. Thrako-ilirët përfaqësonin një popullsi homogjene nga ana etnike dhe gjuhësore. Thrakët, Dardanët (stërgjyshërit e Trojanëve dhe kosovarëve të sotëm), Frigjianët, Etruskët dhe Epirotët, duke mos cituar të tjerë, që të gjithë janë ilirë. Territori i stërgjyshëve të shqiptarëve, dikur shtrihej nga brigjet e Danubit deri në Detin Egje dhe nga deti Adriatik deri në Detin Zi dhe Anatolli. Shqiptarët e sotëm-janë dega e fundit e Pellazgëve në Evropë. Turshas (Etruskët), Dardanianët apo Teukrët (Trojanët), Hititët, Filistinët (Peleshtim, Peleset)” , ose Palesët apo Palestinët, apo Popujt e Detit, siç e quanin vetën ndonjëherë, sepse jetën e kalonin nëpër to, shtriheshin prej Detit të Zi, Detit Egje, Detit Jonian, Detit Mesdhe, në të dy anët e detit Adriatik, Alpet Austriake dhe Zvicërane, duke përfshirë tërë teritorin e Evropës nëpër Oqeanin Atlantik e deri në Detin Balltik. Ne dallojmë disa nga këto fise, si psh. Visigotët, Frankët, Svevët, Gotët, Vandalët, Alamanët, Sanksonët, që praktikonin zakone dhe tradita të vetat dhe ishin nëpër tërë territorin e sotëm të Evropës.
Territori i pellazgëve ka qenë territori historik paraevropianë. Zanafilla e tyre është pjesërisht në territorin e sotëm të Greqisë. Jo rastësisht janë popujt e Evropës, që i kërkojnë në atë vend zafillën dhe gjurmët e veta, edhe pse nuk e harrojnë Thrakën, Azinë e Vogël, Rumaninë, Madeqoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.
Epirotët përfijnë Thesprotinë e lashtë, Molosinë dhe Kaoninë. Ajo kishte si kufij Ilirinë në veri, detin Jonian në Përdëndim, gjirin e Ambrakisë në Jug, vargmali i Pindit në juglindje, në verilindje vendin e eleminiotëve, eordëve dhe orestëve (popuj thrako-ilirë), dhe më tej, në lindje Maqedoninë . Kuretët dhe Arianët ndodheshin në truallin e vjetër që quhej më parë Pellazgia. Kuretët e vjetër kanë qenë mbrojtësit e Zeusit fëmi, deri kur „u rrit Ai“. Ata janë të parët që ia kanë dhënë emrin Kretës në Greqi (vendi i parë Kuretëve), dhe në vonë janë detyruar të vinë nëpër të dy anët e detit Adriatik deri në Itali e Austri, të njohur atje si Retët, sepse ishin të ndjekur dhe të luftuar kryesisht nga të ardhurit në Greqi, fiseve të Libisë. Duke qëndruar në malet e larta të Alpeve austriake deri në Zvicër, mendonin se “po i afroheshin më shumë Zotit /Zeusit”, sikur bënin më parë në pjesët e larta të Shqipërisë e Greqisë, që quheshin Alpe, prandaj janë quajtur edhe “Alpet Rhetike”. Alpet austiake janë të mbushura me toponime, oronime, hidronime të zanafillës ilire. Në Zvicër, për ta themeluar Zvicrën, janë bashkuar Reto-romanët, tiçinezët, frankët, galët , helvetët , etrusket dhe gjermanët. Si pikënisje, e kishin shtetin shumëkombësh, siç e kishte e tërë Iliria…
Prej fiseve u krijuan lidhjet e fiseve. Fiset vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën, nga shfrytëzimi i tokave pjellore, i kullosave, i ujit, pyjeve, apo i tokës që ishte shumë pjellore me gjëra të ndryshme. Ajo kishte minerale të jashtëzakonshme, që i ka gjetur njeriu i parë nën sipërfaqe, në greminat, dhe u mësua që të gropojë dhe lindën më vonë minierat. Kështu, duke u shtuar lidhjet e fiseve u krijuan shtetet e para dhe shpesh ishin në konflikt me njëra tjetrën, sa u përkiste territoreve dhe të mirave materiale.
Pellazgët i kanë mësuar të ardhurit nga fise dhe popuj të tjerë për ndërtimin e kullave, të qyteteve, të shfrytëzimit të tokës, të nxjerrjes dhe shitjes së mineraleve, etj. Atyre ua mësuan kulturën e tyre të veçantë të mbrojtjes dhe të luftimit, pra të ardhurve nga Libia, Siria dhe Egjipti. Nga Siria dhe Egjipti kishin marrë me vete një pjesë të popullsisë iliro-pellazge, të shkuar në ato kohëra të vjetra në Egjipt dhe Siri, që njiheshin nga të ardhurit e tjerë të Libisë, që përfaqësonin racën e zezë. Greqia e vjetër nuk ka qenë “e grekëve”, por e pellazgëve. Të ashtuquajturit “grekë” janë ardhacakë nga Libia (e cila ka shënuar atëherë tërësisht kontinentin e Afrikës), Siria dhe Egjipti. Pellazgët, baballarët e ilirëve, nga të cilët ne e kemi origjinën tonë dhe gjithë popujt e Evro-Azisë, që kanë të njëjten origjinë, përfaqësojnë ngjyrën e bardhe evropiane.
Në studimet tona të vjetra kafkat zbulojnë të fshehtën e pellazgo-ilirëve. Pellazgo-ilirët dhe shqiptarët e kanë kafkën më të madhe në Evropë (mbi 80, pra 85-90), një kafkë bracikefale, që dallon shumë prej kafkave të serbëve dhe të grekëve, të cilët kanë ardhur nga Rusia, Azia dhe Afrika. Shqiptarët, siç thonë P. Rolph dhe G. Coop se nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët, në teorinë e tyre molekulare. Këtë e dëshmon Prof. Genc Sulçebe me teorinë gjenetike kur thotë se ditanca gjenetike në mes të serbëve dhe shqiptarëve është tepër të dukshme. Kolonizatorët, në dheun tonë, e kanë kafkën e tyre nën 75-80, pra janë mezocefalas.

…………………………………………….

Sot e flasim gjuhën shqipe, që është afërsisht gjuhë e vjetër e pellazgëve hyjnorë, që ditëm ta ruajmë me mundim të veçantë deri në ditët tona dhe të deshifrojmë edhe geqishten e vjetër, sado që ka një kaligrafi tjetër gjuhe. Gjuha shqipe është vazhdim i gjuhës pellazgjike. Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të vjetër parahënorë. Gjuha shqipe është gjuhë japetike (në vend se t`i thomë është indo-evropiane) dhe shqiptarët janë të prejardhjes nga popujt japetikë. Gjuha shqipe bën pjesë në gjuhën pellazgjike. Ajo është në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike.
Në vrazhdë të kësaj, shqiptarët flasin jo “një gjuhë tepër të veçantë” , por gjuhën më të vjetër, gjuhën shqipe, dhe është popull jo semitik, pra është japetik. Shqiptarët janë një popull i stërlashtë, janë populli më i vjetër i Gadishullit Ballkanik. Janë një popull paragrek dhe pasardhës i denjë i pellazgëve . Prej kohëve parahistorike banojmë në këto vise dhe jemi tekstualisht autoktonë. Të parët tanë kanë qenë burra mjaft të shquar të njerëzimit. Kjo është e vërteta e prejardhjes së kombit shqiptar.
Dijetari francez, Robert d’Angely, në veprën e tij „Enigma“ shpjegon se „territoret që përbëjnë Jugosllavinë e sotme… banoheshin qysh prej prej kohëve që nuk mbahen në mend nga pellazgët, … të cilëve autoktonët u dhanë emrin ilirë… Me këtë emër ata zinin
gjysmën përëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga bregu i djathtë i Danubit në veri, deri në Epir në jug… Ishin breukët… që zinin brigjet jugore të Savës; në verilindje të Bosnjës ishin japodët; liburnët banonin në brigjet e Dalmacisë dhe ishujt; ardienjtë ose vardenjtë, që jetonin në të dy anët e malit Makarsa; daversët afër Nerentës (Neretvës) përdornin monedha bakri, që kishin si emblemë një anije; në trevat e Malit të Zi banonin diokletiatët; fqinjët e tyre, labeatët, jetonin afër brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe nga ana e vet kishin si fqinjë pirustët, të cilët ushtronin mjeshtrinë e metalurgëve. Më në brendësi ishin vendosur aktariatët, armiq të ardiejve, dhe parthinët, që grupoheshin rreth Uzhicës dhe adhuronin Zeusin Parthen si mbrojtës të tyre. Në luginën e epërme të Vardarit dhe Drinit të Bardhë, në fushën e Kosifopejdonit ose të Shkupit dhe në rajonin e Nishit shtriheshin të famshmit dardanë…, si popullsi tjetër qenë delmetët ose dalmatët, të cilët kishin krye-qytet Delmeniumin… dhe si port qytetin Salon (Spliti i sotëm). Po në atë epokë romake kishte gjithashtu popujt e tjerë të fortë: dasaretët, ditionët, taulantët, sardeatët, e të tjerë…“ Në brendi të Shqipërisë jetonin disa fise të vogla, por mjafton të përmendim atë që është berë më i njohur, albanët, dhe në maqedoninë e vjetër, enkelejtë dhe paeonët . Kështu quhej më parë Maqedonia…
Popullsia ilire që shtrihej në trevat e veta jetonte nëpër fise. Ato vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se atyre u kërcënohej rreziku nga popujt e tjerë, ata bashkoheshin dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve në fillim kanë qenë vetëm të përkohshme. Më vonë, lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë .
Ndër fiset më të mëdha pra kanë qenë dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën e sotme dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim. Kjo trevë quhej Dardania .
Vllehtë, që banonin aty, kanë qenë konglomeratë i dardanëve (ilirëve, shqiptarëve) dhe të turqëve të romanizuar në pikëpamje gjuhësore .
Serbët avatarë (avarë) dhe sllavë, u vendosën në shekullin e VI në jug Danubit, në rrethinën e Smederevës së sotme. Atëherë, nuk përmendeshin serbët. Nuk ekzistonin serbët. Historiografia “serbe” e mbolli kështu emrin e tyre. Serbët “lindën” më vonë me kishat bizatine dhe “gjuhën ilire” të “shpikur” prej Cirilit dhe Metodit, që kanë qenë evrej të Greqisë dhe të shkolluar në Bizant.
Avarët (avatarët) dhe peçenegët kanë qenë si kalorës mercenarë që ti shërbenin administratës bizantine, për të penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në brendësi të Gadishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me popullatën vendase, me fiset ilire: mezët, tribalët, dardanët, etj. Avarët/avatarët, që më vonë e morën emrin serbë, e kanë prejardhjen nga Himalajët dhe i përkisnin fisit turk –avar. Ndonjëri flet për zhdukjen e avarëve, si psh. historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schewill, në veprën e tij “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, në të cilën, për kundërshtim të Prof. Dr. Skender Rizajt, në fund të shekulllit të shtatë dhe të tetë, këtë gadishull ua lë në duar sllavëve, të ardhur nga teritori-mëmë i sllavëve në Ballkan, djerrina e lumit Pipet, në veri të qytetit ukrahinas të Kievit , pa e llogaritur se sllavët erdhën dhe u përzinë me avarët, duke u kthyer nga grabitës në banorë që ngulën rrënjë nëpër territoret e pushtuara.
Peçenegët vinin nga rrethinat e maleve Karpate. Ai nuk i zë fare në gojë. Fiset e dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII, u takonin fiseve turke, si psh. avarët, peçenekët, oguzët, magjarët, gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi turqit gaguzë të Rumanisë dhe të Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Hungaria (Ma-gjaria); emri bullgar ka dalur nga fjala turke: të përzier; ndërsa emri vllah ka dalë nga fjala turke: kalorës nomad .
Për këtë arësye pra serbët kanë qenë pjesërisht kalorës mercenarë të avarit, që Perandoria Bizantine i ka pranuar si nomadë për të mbrojtur kufirin e epërm nga dyndjet e mëvonshme, dhe pjesërisht nga pakicat e tjera, peçenegët, sllavët, jevgjitët, evrejët, etj. që u asimiluan me avarët (avatarët) për t`u kthyer në luftë kundër ilirëve, si kategori sociale e popullsisë ilire, dhe mezi e prisnin rastin të “çliroheshin” njëherë e përgjithmonë. Edhe kroatët e shekullit të VI-VII, qenë vendosur si kalorës mercenarë të Perandorisë Bizantine në kohën e Jusinianit I, me qëllim që të mbronin kufirin nga dyndjet e Gadishullit Apenin. Ata u shkrinë shpejtë me dalmatët, istrianët, etj. dhe kanë rrënjën ilire, gëzojnë trashëgiminë e tyre, veçanërisht të dalmacisë, por emri i tyre ka rrjedhje prej herv-ati=kalorës nga Hervi, që është një qytet në Afganistan. Ky popull e ka marrë këtë emër më vonë, për tu distancuar prej serbëve katolikë ortodoksë, sepse ishin katolikë romakë dhe në bazë të tij kemi kombin hervat dhe shtetin hervat-kroat (Hervatska)- Kroacia .
Emri i vjetër i madeqonisë “makedonia” ka prejardhje ilire, shqipe dhe është me liqenj të Prespës, Ohrit dhe Dorianit. Emri make-d-oni-a do të thotë onë, anë=dheu, pra territor me makëra; sepse mak-ë, ra janë bimë uji që rriten pranë bregut të liqenit mbi gurë si fije mëndafshi me ngjyrë të gjelbërt, alge) ka shpjegim në gjuhën shqipe.
“Kombi maqedon” është tërësisht një komb artificial i krijuar nga sllavo-bullgarët dhe shqiptarët ortodoksë, me vllehtë dhe fise tjera turke (komanët, peçenekët, etj.) të ortodoksuar, kurse maqedonishtja është formuar nga elementet e shqipes, vllahishtes dhe turqistes , që flasin bullgarisht, me fjalë të zgjatura, me “ta-ta”-të e dyfishuara.
Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet „sllave“ nga territoret tona nuk janë sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan kanë ardhur në mes të shekujve VI e XIII fiset avare, mongole, peçenegët, dhe sllavët dhe janë asimiluar e jo zhdukur, siç thotë pa arsyetim shkencetari i njohur amerikan, Ferdinant Schewil , me pakicën e skllavëve, të jevgjitëve, të ebrejve, të vllehëve në këto anë. Ata janë shkrirë me popullsinë vendase ilire, duke kryer simbiozën etnike, me ç’rast mbizotërojnë veçoritë antropologjike të pellazgo- iliro-shqiptarëve. Shqiptarët, dallohen nga popujt sllav. Të thënë tekstualisht, ata kanë qenë mbizotërues dhe janë edhe sot.
Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare e serbëve është krijuar nga Vuk Kara-gjiqi, në shekullin XIX, ndërkaq përmendet ajo gjuhë nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe, deri në ditët tona. Gjuha kishtare u formua nga Qirili dhe vëllai i tij Metodi, në Moravi, në vitin 864, në një mision të veçantë. Këta dy murgj evrej (që thirren sot jahudi, izraelitë) nga Selaniku, për të përkthyer pjesë të Biblës dhe të liturgjisë, përdorën një gjuhë që mund të flitej në rajonet skllave të Maqedonisë, të cilën nuk e kuptonin “moravët e Ballkanit”. Pra, rezultatet e tyre të sllavishtes maqedone ishin më tepër se zhgënjyese, sepse nuk shkruhej aspak në atë kohë , e jo në shekullin e XI, siç e thotë këtë gjë Fatbardha Demi, por në shekullin e IX.
Ata e quajtën këtë gjuhë „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua), sepse po formohej për të krijuar kulturën dhe gjuhën e veçantë sllave-ballkanase nëpër territoret ku flitej gjuha ilire. Kësisojit, me “të drejtën e fituesit, të ngadhnjimtarit” justifikohej çdo pretendim territorial, çdo pretendim i trashëgimisë, i origjinës, i pasurisë, asaj kulturore, arkeolo-gjike, historike etj, e deri te ajo gjuhësore .
Më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizje e të gjithë sllavëve“, nga pansllavizmi, në të cilën u kyqën popujt e ballkanit që mbanin veten të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën papati e quante „skizmë“, atëherë ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin ata dhe vepronin, pa marrë parasysh etnikisht nëse ishin shqiptarë, turq apo vlleh .
Tri fetë janë krijuar nga ne dhe janë hakmarrë deri në fund mbi shqiptarët. Feja e shqiptarit është kurdoherë Shqipëria, thotë i ndritëshmi, Vaso Pashë Shkodrani.
Kjo është prejardhja e kombit shqiptar, origjina dhe territoret që ka zënë dikur. Njëkohësisht, flitet për armiqtë e tij shekullorë.
______________________
[1] Sotir Lashova, „Pellazgët / Stërgjyshërit e Kombit Shqiptar“, Tiranë 2007, faqe 29.
[2] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Greqia e vjetër apo zgjidhja e një enigme”, Plejada, Tiranë 2008, faqe 203.
[3] po aty, faqe 498.
[4] Shiko artikullin te www.pashtriku.org, prej Sami Frashërit, “Grekëria ishte vendi i stërgjyshërvet tanë ilirëvet”, apo librin e Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 419-426.
[5] Dr. Luftulla Peza dhe M. Liljana Peza, “Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë”, atikull në www.pashtriku.org.
[6] shiko librin e Nermin Vlora Falaskit, “Pellazgët, ilirët, etruskët dhe shqiptarë-/Qytetërimet e lashta mesdhe-tare”, Faik Konica, Prishtinë 2004.
[7] shiko shkrimin e Prof. Dr. L. P. dhe M. L. P, në shkrimin e cituar, www.pashtriku.org.
[8] shiko në këtë punim, në www.pashtriku.org.
[9] shiko më mirë librin e Robert Elsie, “Historia e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001
[10] shiko shkrimin e Prof. Genc Sulçebes, “Fakte gjenetike që hedhin në dritë mbi lashtësinë autoktone të popullit shqiptar”, www.pashtriku.org.
[11] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 216.
[12] Elena Kocaqi, “Albanët-Pellazgo-iliro-shqiptarët me famë botërore”, Tiranë 2008, faqe 116-125.
[13] Xhyzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, Faqe 83.
[14] Prof. Dr. Skender Rizaj, “Shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, Zëri, Prishtinë 1991, faqe 9.
[15] Aref Mathieu, vepër e cituar, faqe 479.
[16] “Shqiptarët, popull i veçantë në Evropë”, www.albinfo.ch, 23.08.2012
[17] Elena Kocaqi, “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, Tiranë 2009, faqe 85.
[18] shiko veprën e Dr. Arsim Spahiut, “Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve”, Tiranë 2006.
[19] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 203
[20] po aty, faqe 12.
[21] po aty, faqe 22.
[22] Po aty, faqe 204.
[23] Brahim Avdyli, “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj në marrëdhëniet ndërkombëtare”, teza e magjistraturës, dorëshkrim, botuar me disa ndryshime në “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”, Brezi `81, Prishtinë 2011, theksuar shkurtimisht të pjesa “Shpëtimi i rinisë shqiptare në Zvicër”, po aty.
[24] Aref Mathieu, vepra e cituar, faqe 183.
[25] vepra e cituar, faqe 192.
[26] vepra e cituar, shiko faqet 261-267.
[27] vepra e cituar, shiko faqet 268-269.
[28] vepra e ciuar shiko faqet 277-283.
[29] Elena Kocaqi “Roli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”, Tiranë 2005, faqe 98-99.
[30] shiko artikullin e përmendur të albinfo-s.
[31] Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1964, apo Tiranë 2011, faqe 485-486.
[32] Robert D’Angely, „Enigma/Nga pellazgët te shqiptarët“, Toena, Tiranë 1998, faqe 241, 242, 243.
[33] Dr. Fehmi Pushkolli, „Programet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës prej Lidhjes së Prizrenit deri te Kuvendi i Kaçanikut“, Zëri i Rinisë, Prishtinë 1991, faqe 9-10
[34] Shiko librin e Mark Krasniqit, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet 11-12
[35] . Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike e shqiptarëve për vetvendosje“, Qendra e Mendimit Pozitiv, Prishtinë 2005, faqe 10.
[36] Ferdinand Schewill, “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, Eugen, Tiranë 2002, faqe 73.
[37] Prof. Skender Rizaj, “E drejta historike…”, në fusnotë, në faqet 25 e 26
[38] Po aty, në fusnotë, faqe 26
[39] Po aty, në fusnotë, faqe 28
[40] Po aty, në fusnotë, faqe 27
[41] Shiko veprën e Ferdinand Schevillit, “Ballkani…”, faqe 71
[42] John Julius Norwich, “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453″, Eugen, Tiranë 2005, faqe 40- 41.
[43] shiko shkrimin e Fatbardha Demit, “Ideologjia politike e historiografisë Europiane”, te www.pashtriku.org.
[44] Prof. Dr. Skender Rizaj, vepra e cituar, në fusnotë, faqe 27
[45] shikoni në mënyrë të pashkëputur.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura