AVD IBRAHIMI: LAVDI KOTËSISË!

Mitrovicë, 2. 6. 2016: Njihej mirë nga rrethi shoqëror si manipulues e narcisë i paparë. Ai njihej tashmë nga të gjithë në rrethin ku jetonte me nofkën Kotësi, se ja fuste kot gjërave, sajonte gjëra të paqena ndonjëherë nga ngjarjet historike. Paraqitej sikur ai, ishte takuar me figura të larta nga historia jonë më e re, dhe se ai ishte udhëheqës i të gjitha atyre ngjarjeve që lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e popullit!
Ai e sheh shpesh veten në ëndërr, e sheh veten të jetë një njeri i famshëm. Ky Kotësi ëndrrash e ndjen veten si njeri të zgjuar, se është i vetmi ky që i di të gjitha skenat e prapaskenat politike nga të gjitha hapësirat shqiptare, flet me mburrje për bëmat e tij ”heroike”, flet ankueshëm se ai në këtë mënyrë fsheh frikën e të lavdëruarit. Ky njeri: “Të lan e të shpërlanë” thotë urtia popullore, pra të bënë lajka për të të mashtruar, thjeshtë është njeri me disa faqe, pra shtihet i mirë, por të bënë të keqen, është një figurë e rrejshme, i maskuar me patriotizëm farsë.
– Ai ëndërron të qenit mbret për një ditë?
– Jo, jo ai mendon për më shumë se një ditë, ai ndjen se ka lëshuar ngado fijet e marimangave nëpërmjet të cilave ëndërron se do të kontrolloj lëvizjen më të re të historisë shqiptare.

Ai e sheh vetën si një forcë e vërtetë pa të cilin historia jonë nuk ecën përpara, ai e ndjen vetën si një qenie thelbësore, që lëviz pa lëvizur nga vendi, ai nëpërmjet marimangave të tij që ju ka shërbyer e që i sherbejnë, që i ka korruptuar dhe vetë është i korruptuar, veprojnë pa bërë asgjë të mirë për Atdheun, ai flet pa shqiptuar as edhe një fjalë, ai është vetë magjistari dhe hyrja nëpërmjet falsifikimit në historinë e kotësive është njëlloj marifeti i tij.
– Kush është ky Kotësi?
– Një lakmitar, një manipulues, një mashtrues, një dreq i vërtetë.
Është një paradoks i pafund, që sheh vetën të jetë gjithnjë vetëm i pari, duke parë të tjerët servilët pas tij. Është një gjyle e zbrazur në ajër. Është si diçka e ngrirë në kohë, si diçka i mbajtur peng nga ai nëpërmjet marimangave helmuese.
– Ai do që të jetë vetë Historia?!
I dehur për lavdi të rreme, kjo e madhja gënjeshtër, historia e së vërtetës nëpërmjet gjuhës së fakteve shkencore, për të është një shmang’je nga rruga shkencore e historisë së mirfilltë, për të historia e së vërtetës e shkruar në bazë të fakteve nga historianë të mirëfilltë, për të është një zhgënjim, ngase ai posedon të gjitha njohuritë historike të kohës më të re, që Kotësi paska luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet e kohës, ndaj dhe emri i tij duhet të jetë gjithkund dhe gjithnji i pari.
Kjo është sëmundje, kjo është ëndrra e tij, kjo infekton të gjithë ata njerëz të mashtruar që janë tepër afër tij. Ata që i ka vu nën këmbë, janë të infektuar dhe deri kur ta kuptojnë mashtrimin do të mbeten robër e pengje të Kotësisë.
Në një shoqëri, ku rrenën, mashtrimin e shkruajnë në mënyrë falsifikuese për histori, apo thënë ndryshe aty ku gjepurat hyjnë nga porta si lavdata të rreme, lavdata kotësie, aty në atë ambient shoqërorë assesi s’mund të qëndrojnë e vërteta historike dhe arsyeja e shëndoshë. Të ikësh me kohë nga njeriu i mallkuar, hileqar e vetëmashtrues, që ndryshon kaq shpesh, kaq shpejt, pas njëqind e një ndryshimeve prej kameleoni të besimit dhe parimeve, kur njeriu nuk i zë besë vetës është një gënjështar! Nuk duhet të kërkoshë vetëm ty të besojnë, por edhe të besosh tek tjetri.
Njeriu që beson në rrenën e vet, konsideroj me të drejtë se ai ka tradhtuar të lindurit e vet.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura