Pashtriku.org, 23. 07. 2016: Shumëkush është ndjerë i revoltuar kur ka dëgjuar për një tjetër sulm të armatosur në një qytet të madh evropian siç është Mynihu. Aq më tepër jemi ndjerë të shokuar kur kemi mësuar se mes viktimave janë edhe tre shqiptarë. Mediat kanë publikuar fotot prekëse të Naim Zabergjës, djali i të cilit, Dijamant Zabergja, u vra nga një person i armatosur në Mynih të Gjermanisë.
Dijamanti, 21 vjeç, ishte djali i një polici, që i bëri homazhe në mënyrë të thjeshtë të birit. Viktimat e tjera shqiptare janë Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.
Pas aktit terrorist në Nisë, grushtit të shtetit në Turqi dhe sulmeve në Gjermani, të gjithë po pyesim nëse bota po del jashtë kontrollit.
Brenda pak ditësh janë shënuar kaq ngjarje sa do ishin shënuar për një vit.
Këtë pyetje shtron edhe revista më e madhe në Evropë, Spiegel.
Kryeredaktori i saj, Klaus Brinkbaeumer thotë se situata në botë nuk është më keq.
“Jo, edhe më herët ka pasur luftëra dhe vrasje, frikë nga terrori e gjëra të tjera”. Por ai thotë se duket sikur shumë gjëra po rrëshqasin nga duart.
“Po bëhen gabime politike dhe ndërhyrje me gjysëm zemre në Irak, Libi apo në Siri. Globalizimi i ka ndarë kontinentet, vendet dhe qytetet në fitues dhe humbës, dhe humbësit mund të përdorin produktet e globalizimit, si celularët dhe mediat sociale, për të organizuar tërbimin e tyre”.
E në këto ditë të vështira, sytë janë tek njeriu më i fuqishëm në botë, presidenti amerikan. Jo më kot, një nga lajmet më të komentuara në mediat sociale është konferenca për shtyp e presidentit amerikan, Barack Obama.
Teksa Naim Zabërgja bënte homazhe për atë që ndodhi në Mynih, Obama qeshi dhe bëri shaka, duke thënë se e bija, Malia do të largohej nga “foleja” familjare, për në kolegj!
Shikoni videon:
Obama’s Malia joke in middle of tribute to Munich dead