Tiranë, 17. 10. 2106: Në fakt, mos prerja e flokëve tek Pellazgët ka patur një kuptim besimtar, i cili e kishte burimin nga vëzhgimi i njëriut primitiv të trupit të tij. Ay vinte re se, në dallim nga pjesët e tjera të trupit, flokët dhe mjekra, gjatë të gjithë jetës së njeriut rriteshin në vazhdimsi. Gjithashtu flokët që mbulonin kokën, lidheshin me kafkën ku ndodhej truri, i cili mendohej si vëndi ku ndodhej energjia krijuese (shpirti). Kjo u kuptua si një shprehje e natyrës hyjnore e cila ndodhej brënda trupit të njeriut dhe si e tillë, nuk duhej të prekëj, pra të pritej. Ky besim i lashtë , sot është ruajtur tek gratë dhe vajzat e kalashëve të Pakistanit, si një çfaqje e traditës kombëtare (arbërore) e tyre (fig.3poshtë)
1.Zeusi 2. Statujë etruske 3.Vajzë nga fiset kalashe në malet e Pakistanit 4. Shqiponja shigjetë (Eagle Arrow, Blackfoot Siksika.1935) (28)
Mos prerja e flokëve ka qenë traditë besimtare e shumë popujve të lashtësisë e shprehur në objektet arkeologjike (fig.1,2 lart) dhe gjurmët e saj i shikojmë edhe sot tek disa popullsi të veçuara nga bota moderne (fig.4lartë). Gjithashtu, kur u vendos kristianizmi, një nga detyrimet e priftërinjve ishte „të mbajnë flokët dhe mjekrën të gjatë“ (Cost. Apost., lib. I, cap. 3), siç është paraqitur edhe Jezusi e Apostut në veprat e artit që pasqyrojnë tregimin biblik (29)
Por përshkrimi i modelit të flokëvë të Kuretëve, çuditrisht është i njejtë me traditën e shqipetaro-arbërve, i ruajtur besnikërisht deri në shk 19, siç e shikojmë në pikturat e autorëve të huaj të asaj kohe dhe në studimet historike mbi popullin tonë.(fig.1,2 poshtë)
1.Luftëtarët e Ali Pash Tepelenës 2.Portret i shqipetarëve të shk19. Helladë 3. Portreti i një samuraji(30)
Avadët e Eubesë (fis ilir) , pohon Aristidh Kola, rruheshin përpara dhe në pjesën e pasme i linin flokët e gjata, ashtu siç qetheshin edhe arvanitasit e 1821. Në tabllonë e Dybres, ku paraqitet në varkë Ali Pash Tepelena me shqipetarët e tij, vihet re se ata ishin të qethur në këtë mënyrë, sikurse edhe banorët e Spartës së lashtë. (31)
Jacques Boucart në veprën e tij (Shqiperia dhe Shqipetarët ) shkruan se: Në Shqipërinë e veriut ndër burra ka qenë i përhapur zakoni që të ruhej kaptina, qoftë mbrapa, anash, duke lënë një tufë flokësh të gjatë në majë të kokës që lëshohej mbi supet (herë-herë gërshet). Kjo tufë quhej « perçe » (32) model që çfaqet edhe në piramidat egjiptiane të Ramsesit II djalosh.
Modele të ngjashme janë çfaqur edhe në mesjetën e popujve aziatik , si në aristokracinë dhe familjen perandorake kineze dhe samurajët japonezë (fig.3 lart). Për të zbuluar origjinën e një tradite të përbashkët në hapsira të gjëra gjeografike, do të duhet të gjurmojmë dokumentet historike të atyre vëndeve. Në shkrimet historike mësojmë se, Dinastia Qing (shk17, Kinë) shpalli një ligj ku urdhërohej që edhe nënshtetasit (burra) të qethnin flokët e pjesës ballore dhe flokët e tjera t’i lidhnin në formën e bishtit të kalit. Mosbindja do të quhej tradhëti dhe dënohej me vdekje. Ky ligj shkaktoi kundërshtinë e popullsisë, e cila përfundoi me gjakdërdhje. (33)
Një dëshmi e kundërt ka ndodhur në historinë e arbërve të viteve 20 të shk19. Ali Pasha , i cili kërkonte të fuste në pashallëkun e tij frymën e kulturës europiane, u kërkoi luftëtarëve të tij të ndalonin ruajtjen e kokës përpara. Kjo kërkese ndezi një zjarr të tillë pakënaqësie, sa po të mos e kishte tërhequr urdhërin Aliu, do të kishte shpërthyer krengritja në kazermat e tij. (34)
Këto fakte vërtetojnë, se në dallim nga popullsia arbërore, e cila e kishte trashëguar këtë traditë nga të parët e tyre, në Perandorinë kineze dhe japoneze, ky model i flokëve, nuk ishte një trashëgimi e fiseve aziatike, por një detyrim ligjor i diktuar nga perandorët dhe kastat ushtarake, e sjellë nga pushtuesit europianë. Për këto pushtime të lashtësisë flet edhe fakti se, deri më sot nuk njihet asnjë toponim i gjuhës kineze, mongole, japoneze apo indiane në Europë, ndërkohë ka shumë toponime të gjuhës pellazgo-shqipe në Azinë e largët. Si përfundim , siç e kemi përmëndur edhe herë të tjera, për të përcaktuar origjinët e një tradite apo përkatësine etnikë të fiseve të lashta dhe të besimit të tyre, një nga treguesit ka qenë edhe modeli i flokëve.
Në Fjalorin e Pierre Chomprè gjejmë edhe një dëshmi tjetër të rëndësishme për këtë temë.
I. Priftërinjtë, në ritet e tyre kushtuar Perëndeshës Sibele ( Cibele-Dhemitra) hidhnin „vallen Pirrike“. Ky kërcim dallohej për një hap të matur por energjik, që harmonizohej me lëvizjen e trupit dhe të kokës, i shoqëruar me vringëllimën e armëve duke krijuar një pamje madhështore të valltarëve. Likurgu, i cili i përshkroi këto valle, theksonte se ishin me origjinë nga Kuretët e lashtë. Emri i vallës i përket mbretit Pirro të Iperisë (Epirit). Në ushtrinë e tij, përpara betejave zhvillohej një rit besimtar: duhej të kryhej kercimi i lashtë kushtuar Perëndive. (35)
Vallja luftarake e Kuretëve, e cila u emërtua më vonë „pirrike“, u trashëgua brez pas brezi tek arbërit ,siç dëshmon edhe Albanologu Thelloczi, i cili pohon se “ilirët vallëzonin me shpatë në dorë si shqipetarët sot”. (36)
Studiuesi Zihni Sako , në studimin e tij „Rreth gjenezës së valles pyrrike „ (Kuvendi i studimeve ilire, v.II) pohon se : «Pyrrike» quhet vallja e tipit luftarak, e njohur përgjithësisht me emrin «vallja e shpatave» (… ) Kjo valle njihet gjërësisht në Shqipëri.(…) Vallja shqiptare ka ushtruar një ndikim të madh tek popujt e tjerë, veçanërisht tek grekët, siç e tregojnë vetë emrat «alvaniko» «arvanitiko» dhe «çamiko» me të cilat emërtohet kjo valle prej tyre. Sipas Z.Sakos, mund të veçojmë tre grupime në luajtjen e këtij kërcimi: Trajtat e hershme (a), me strukturën e saj klasike rron dhe praktikohet në Shqipërinë Verilindore; (b) me emrin «presa me tagan» dhe në mënyrë të pjesshme luhet në Shqipërinë veriperëndimore; (c), në jug të Shqipërisë në Labëri dhe Çamëri, treva me banorë pasardhës të Mollosëve, luhet si valle e kënduar, duke ruajtur karakterin «e shtruar dhe të rëndë» (Labëri) dhe karakterin «e shpejtë» me kërcime dhe lëvizje të shkathëta (Çamëri). (37)
Si përfundim, përshkrimet që na kanë mbritur nga shkruesit e lashtë mbi Kuretët e parë, (ka edhe deshmi të fushës së besimit, që do të trajtohen në një material tjetër) vërtetojnë se:
– Kuretët i përkisnin bashkësisë fisnore DARDANO-IPERIOTE.
– Ritet besimtare, me kalimin e shekujve janë kthyer në tipare të traditës kulturore, duke dëshmuar përkatësinë etnikë të popullsisë.
– Fiset e Arbërve janë autoktonë në trevat e Europës para-mikeniane dhe
aty ku kanë mbijetuar deri në shekullin e 21.
Por çfarë kuptimi gjuhësor ka emri Kuretë? Pëgjigjën do ta kërkojmë në besimin dhe gjuhën e fiseve pellazge, në dy brigjet e detit Adriatik dhe Jonian …
Kulti i Dardanit, në qytetin më të famshëm të lashtësisë me emrin – Roma
Kur flitet për themelimin e Romës, të gjithë bazohen tek Plutarku (Plutarco, Vita di Romolo, 28, 1-3.) i cili e lidh këtë ngjarje me emrin e mbretit të parë të saj, Romolo , pinjoll i familjes mbretërore të Alba Longës (Itali), pasardhës i Askanit, i cili së bashku me gjyshin dhe atin e tij Enea dardanin u aratisën nga Troja e pushtuar tradhëtisht. (38)
Por studiuesit e lashtësisë e kanë vënë në dyshim vërtetësinë historike të figurës së Romolos. Në fakt , shekujt e parë të themelimit të qytetit kanë qenë të mbuluara nga një mjegullnajë, e thelluar edhe më shumë prej fallcifikimeve të bëra nga familjet drejtuese të Romës republikane (me ndihmën e poetëve) mbi “origjinën ” e qytetit. Studiuesit modernë, bazuar në të dhënat arkeologjike dhe të dokumenteve shkrimore, mendojnë se themelimi i Romës është rezultat i ngjarjeve historike të bashkësive fisnore që kanë jetuar në fqinjësi në vëndin ku u formua ky qytet.
Harta e fiseve të periudhës së monarkisë romake (39)
Pa u futur në ngjarjet dhe datat e historisë së Romës,(që nuk është qëllimi i temës sonë) mund të themi se Roma u ndërtua si qytet nga Etruskët, të cilët i dhanë shumë edhe jetës kulturore, administrative, ushtarake dhe botkuptimit mitik të saj. Mbas përmbysjes së dinastive mbretërore etruske, pushteti në Romë u demokratizua nga Latinët, të cilët udhëhoqën një luftë të pandërprerë (që sot emërtohet luftë civile) për mbisundim, brënda dhe jashtë mureve të saj. Viti 290 pK shënon nënshtrimin përfundimtar të bashkësisë fisnore të Sabinëve, i kurorzuar nëpërmjet një traktati paqeje, i diktuar sidomos nga rreziku i vazhdueshëm i fiseve Gale.
Në prag të erës së re, qytet-shtet i Romës, mbas afro 5 shekujve luftimesh të panderprera ishte kthyer në fuqinë kryesorë sunduese ushtarake në Gadishull. Kjo u arrit, sipas studiuesit Santo Mazzarino sepse : “Perandoria romake përbëhej nga një unitet që qëndronte mbi përkatësitë fisnore të banorëve të saj, ideali i të cilëve ishte një paqe nën kujdestarinë e një ushtrie të përherëshme” (40) Pra themeli i sukseseve të Perandorisë romake bazohej në fuqinë e saj ushtarake, siç e pohon Tito Livio (Ab Urbë condita libri, I, 13. ) dhe Plutarku (Vita di Romolo, 19, 9.) Kjo shpjegon edhe faktin se përse romakët , për të përcaktuar veten përdornin emërtimin kuretë. (41)
Ky emërtim e kishte origjinën nga Perëndia e lashtë e luftës e fiseve sabine – Quirino. Emri i tij, në të folurën popullore duhet të ketë qënë Kuret (Curet, gr.Kouros) sepse qyteti i lashtë i Sabinëve nga u huazua kjo perëndi, emërtohej Cures Sabini (ital. c lexohet k) apo thjesht Kures (Cures), i përmëndur nga Ciceroni, Virgili, Stazio, Straboni e Plutarku (42) . Në gjuhën italiane kemi fjalët : Kurate (Curàte) – famulltar , kuracia (curazia) -famulli dhe kuria (curia) vescovile – seli ipeshkvnore (43), që lidhen me veprimtari dhe objekte fetare. Pra emri kuret është fetar dhe lidhet me besimin e romakëve i trashëguar nga paraardhsit e tyre.
1-Monedhë me figurën e Romolos të hyjnizuar si Perëndia Quirino (QVIRINVS ku v/u). 2- Skulptura e Perëndisë Quirino me heshtë , vendosur pran Koloseut, paraqitur sipas përshkrimeve mbi historinë e Romës të shkruesve të lashtë.
Emërtimin kuret (quirino) nuk e morën vetëm qytetarët e lirë të Romës, por edhe figurat më të rëndësishme të mitollogjisë romake, si : Giove (Zeusi), gruaja e tij Giunione (Rea), Marsi (Ares), mbreti i parë i Romës – Romolo (më vonë u hyjnizua si vetë Perëndia Quirinos) si dhe gruaja e tij – Hora Quirino.(44) Meqënëse asnjë emër, i perëndive pellazge apo romake, nuk është përdorur si epitet i perëndive të tjera, dëshmon se Perëndia Kuret (Quirino) në besimin parahistorik ishtë më e lashtë së sa të gjitha perënditë e “regjistrit” të mitollogjisë që njohim sot , rrjedhimisht miti i tij është më i hershëm se sa ay i Zeusit. Zgjedhja e Perëndisë Quirino si simbol bashkues i romakëve nuk ishte thjesht besimtar dhe i rastësishëm, por e diktuar nga arësyet politike dhe, po për të njëjtat arësye, me kalimin e shekujve u la në hije.
Por çfarë kuptimi gjuhësor ka ky emër?
Në Fjalorin e Pierre Chompré dhe atë teosofik e H.Balvatsit shkruhet se emri kuretë vjen nga fjala “coros” e greqishtes dhe ka kuptimin “të rinj”. ( 45)
Të bije në sy se, nga autorët nuk njihej botkuptimi besimtar i kohës kur është krijuar ky emertim . Përkthimi i mësipërm është bazuar vetëm në ngjashmërinë e gërmave, gabim që shumë studiues vijojnë ta bejnë edhe në ditët e sotme, kur behet fjalë për emrat. Dihet që ka fjalë të njejta që përfaqësojnë figura apo dukuri krejt të ndryshme, siç mund të ndodh edhe e kundërta . I vetmi mjet për të nxjerrë përfundimin e drejtë eshte përputhja gjuhësore e emrit, me besimin e kohës kur është formuar ky emër, (për emrat e lashtësisë, ky është ligj). Këtë e dëshmojnë qartas edhe shkruesit e lashtë.
Sipas Plutarkut (Vita di Romolo, 29, 1) kjo fjalë e ka origjinën nga kuris (curis) maja e heshtës apo shigjetës e përdorur nga sabinët në luftë (46), mendim me të cilin bahkohet edhe poeti latin Ovidi (Fast. II. 477) sipas të cilit në gjuhën e sabinëve të lashtë kures i thonin heshtës , armë e shenjtë e perëndeshës romake Giunione (Rea) siç e shikojmë në shumë skulptura të saj.(47) Në fjalorin e sotëm latinisht-frëngisht shkruhet se Curis = heshtë (48)
Tek materiali Dardania e pazbuluar pjesa e I, pamë se në te folurën e vjetër të Gadishullin italik (dialektin korsikan, por edhe atë katalan dhe gjuhën spanjolle e franceze), shigjeta/heshta emërtohej dard+ mbaresat: u,o,ar. Për rrjedhojë fjala dard = kures dhe gjuhësisht shprehin të njejtin objekt – shigjetën/heshtën- të hyjnizuar nën emrin Perendia Quirino. Te dy këto emra (dard/kures ) ndodhen si në mitollogjinë e Gadishullit italik edhe atë Pellazgjik (ballkanik) dhe në rast se, do ta quanim perëndinë e romakëve Quirino – Perëndia Dardan, nuk do të bënim ndonjë gabim gjuhësor dhe as besimtar, përkundrazi, na dëshmon lidhjen botkuptimore fetare dhe atë etnike, të fiseve dardane me fiset që themeluan qytetin e famshëm.
Si përfundim
Fiset e Dardanisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lashtësi, sikurse edhe në periudhat e mëvonshme, në trevat që shtrihen në të dy anët e detit Adriatik dhe atij Jonian. Historia e Dardanëve (Kosovë, Shqiperia dhe Maqedonia veriore, Mali i Zi dhe Sërbija jugore), duke qenë një nga bashkësitë fisnore më të lashta parahistorike, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e zhvillimit të hershëm të njeriut europian. Të mos harojmë se Dardania e lashtë i përkiste banorëve dhe hapësirës gjeografike të Ipeborealëve, të cilët edhe në kohën e Pindarit ishin mitike dhe sipas Mircea Eliades , ishin tribu të shenjta. (49)
Historikisht, origjina e dardanëve (H)Ipeboreal është nga jugu (shiko Shqiperi,emri parahistorik i Zotit, në botën moderne pjII), ku lanë vëllezërit e tyre Iperiote (epiriotë) dhe këtë e vërteton edhe emri i mbretit të Ipeborealeve –Atlas (at+lash dmth kam lënë Atin) si dhe emri Thesprot (Dhe+prot dmth Dheu i PARË) në jug të Gadishullit. Të dy bashkësitë e mëdha fisnore (Gegët dhe Toskët) i përkisnin një trungu gjinor dhe paraardhësit e tyre kishin të njejtin emërtim TITAN , që do të thotë “tanët” (një gjak, një familje apo fis). Pjesa më e madhe e fiseve (të Athinës) ,vëren Aristidh Kola, këmbëngulnin se kishin prejardhjen nga lapët, dhesprotët, molosët dhe dardanët (50)
Meqenëse kemi të bëjmë me fise që i kanë fillimet e veta në periudhën zanafillore të shoqërisë njerëzore, mendoj se, nuk kemi mundësi të përcaktojmë, se ku ndodhej DJEPI i Pellazgëve. Ajo që mund të pohojmë me siguri është :
– se parardhësit e të dyja bashkësive kanë qenë Pellazgët hyjnorë ,tezë e vërtetuar tashmë me fakte të shumë fushave shkencore.
– se Kuretët , të cilët në shkrimet e shenjta janë quajtur Perëndi të VËRTETA dhe UDHËHEQËSIT e Njerëzimit, u përkasin fiseve Dardane (Kosovë).
– se Dardani i parë , miti i të cilit është tretur në thellesine e kohërave, i përket truallit të Dardanisë arbërore dhe emri dhe miti i tij, janë më të hershëm se emri dhe miti i Zeusit dodonas.
Sipas traditës së lashtësisë, emrin e mbretit e merrte hapësira ku shtrihej sundimi i tij, dhe kur ajo trevë ishte vëndbanim i fiseve autoktone (të lindur përpara Hënës) dhe me përkatësi të njejtë etnike me sundimtarin e tyre të hyjnizuar si Perëndi, ay emërtim u ka mbijetuar shekujve.
Fatbardha Demi ([email protected]) – Tiranë, 8. 10. 2016
– FUND –
____________________________________
FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (1)
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=5441
***
FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (2)
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=5442
***
FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (3)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5766
***
FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (4)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5767