Pashtriku.org, 10. 11. 2016: Dokumenti i ekzistencës së kësaj linje i përket revistës kulturore të përdyjavshme, “Rilindja”, e cila botohej në vitet 1934-1936 në qytetin e Korçës. Duke u bazuar në një reklamë të botuar në faqet e kësaj reviste mësohet se në atë periudhë ishte një linjë detare për pasagjerë Durrës-Nju Jork, e cila drejtohej në Shqipëri nga shoqëria detare “United States Line”. Kjo shoqëri lundrimi e kishte qendrën në kryeqytetin e vendit, Tiranë me agjent të përgjithshëm për Shqipërinë, Gaqo Oparin.
Nga njoftimi mësohet se vaporët ekspres të kësaj shoqërie shërbenin për linjat e Amerikës dhe të Kanadasë. Njoftimi i botuar në revistën “Rilindja” bën me dije edhe datat e lundrimeve që i përkasin një periudhe të muajve dhjetor të vitit 1934 dhe janar të vitit 1935. Në këtë linjë kanë operuar 3 vaporë me emrat Manhatan, Washington dhe President Roosveld.
Linja detare Durrës-Nju Jork, kishte edhe degë agjencie për prerje biletash në qytetet: Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Leskovik, Berat, Sarandë, Tepelenë, me agjentë shitjesh të biletave: Efthim Opari, Mihail P. Prodani, Miço Garruli, Liço Spiro, Dhimo Hotova, LLambi Tavanxhi dhe Theodhos Leska.
Çmimet e klasit të III-të të udhëtarëve nga Durrësi në Nju Jork kushtonin vetëm 110 $. Pra, ëndrra e bashkatdhetarëve tanë për të udhëtuar drejt Amerikës kushtonte shumë me lirë se sot. /tesheshi/
Postime të Lidhura
FAHRI DAHRI: TË VËRTETAT E PA THËNA NGA ELEFTHERIA MANDA NË “ÇAMËT MYSLIMANË TË EPIRIT” (1923-2000) (I)
Tiranë, 15 prill 2021: Trajtimi historik për banorët e Thesproti-Çamërisë, është sa i vështirë aq edhe i lehtë.…
MEHMET HAJRIZI: POZITA KUSHTETUESE DHE ASPEKTE TË GJENDJES NË KOSOVË (7)
Pashtriku, 3 prill 2019: 2.1.2 Aspekte të gjendjes në Kosovë Pas rënies së Rankoviqit dhe klikës së tij,…
SHABAN MUHARREMI: KUJTIME PËR VEPRIMTARIN E ILEGALES, REXHEP AHMETI
Fribourg, 29 dhjetor 2020: Në një vjetorin e ndarjes, shkrimin ia kushtoj shokut tim të idealit, militantit dhe…
ADIL FETAHU: NËNTËDHJETEKATËRVJETORI I PRANIMIT TË SHQIPËRISË NË LIDHJEN E KOMBEVE
Prishtinë, 17. 12. 2014 – Në kohën e shpalljes së pavarësisë (1912), tokat shqiptare gjithandej ishin të pushtuara…