Pashtriku.org, 26. 01. 2017: Më 21 janar 1920 në një qytezë të rrethuar nga baltovinat e Myzeqesë u mbajt një prej takimeve më të rëndësishme të ekzistencës së Shtetit Shqiptar, Kongresi i Lushnjes. Një mbledhje e thirrur me urgjencë nga paria e Shqipërisë për të shpëtuar vendin nga copëtimi që po i kërcënohej nga fuqitë fituese që kishin dalë nga Lufta e Madhe e LPB’ës. Megjithëse një akt shumë i rëndësishëm për Pavarësinë e Shqipërisë të pakta janë të dhënat historike mbi aktorët dhe prapaskenat që bënë të mundur jo vetëm shpëtimin e Vlorës, por dhe krijimin e të parit Kryeqytet të Shqipërisë, Tiranën. Më poshtë me syrin e një dëshmitari dhe protagonisti në këto ngjarje vendimtare për Shqipërinë, vinë në ndihme edhe “Kujtimet e Hajredin bej Cakranit” të cilat na sjellin të gjalla përpjekjet e atij dimri ku 97 vite të shkuara u hodhën themelet e shtetit shqiptar.
Nga Hajredin bej Cakrani – Kongresi i Lushnjës
Po më Durrës pjek Abdi Benë dhe më thotë javash,se nga fillimi i vjeshtërave nga ana e sërbëve kish ardhur një inglis dhe këta bajraktartë që e ruajin ranë në pusi e u vranë, po dhe ky shpëtoi në qime e u plagos. Kjo gjë rrëfen se ky është ndonjë që rëndon e që j’u shkeli më kallo, si do që janë tok fitonjës e mund të gjezdisin nëpër njëri-jatrin. Po kur më erdhi më çiflig, më llafosi se Qeveria e Durrësit ka kërkuar në conférence de paix, mandatnë e Italisëdhe kjo është hataja më e madhe. Duajn ta ndajnë copa-copa qysh e kanë bërë në mënd dhe inglistë j’a kanë dhënë vetë llafnë për të marrë Vlornë si kaza të tyrej më atë kartë, që e thoshën hiderland, pa syrin e kishin më të gjithë
Krahu i fuqishim qeveritar proitalian po nxitonte shumë. Do të firmosej shumë shpejt nga Qeveria e Durrësit një deklaratë, që mandatonte Italinë, e cila mund që të vëndosë në emrin e Shqipërisë.
Shqipërinë. Nashti nuk mund të hajë llafnë, por po e latë Qeverinë më këmbë e t’a firmosë mandatnë, j’u mori lumi për fare. Duhet doemos të rrëzonet qeveria jote,e një përfaqësi a nuk e di, se jamë akoma tym, të mos e pranojë mandatnë e Italisë që të shkruaj e vulos më emër t’onë, se as emëri, jo më vatanë nuk do të mbetet më. -Abdi Bej, po ka njeri në dynja më anë të Durrësitë je ti, pa dhe mejtimin sefte për Kongresë e dhe zotrote, tjatër se u hoqe prapa, pa atje nevej po n’a del shpyrti nga hundëtë dhe ai si vuri buzën më gas dhe e ç’duku atças, e shtyu muhabetnë më tutje. -Ndaj kam dërguarë dhëndërrin, që është prefekt këtu Abdul Benë, të vejë më Tiranë e të piqet me Reuf Benë, të hapet ky llaf nëpër pari e të besuarë, po në vesh se nga kjo qeveri ç’nuk pret, ti e di vetë se je atje.
Si do që më qesëndisi për qeverinë, u bëra mal që më besoi një haber të këtillë, se këjo dëftente që ai i dijë të gjitha ato që unë ziresha sahat e minut me këta të qeverisë e sidomos atyre të délégation de la Con- férence de la paix. -Do mbëlidhemi ne të kazave t’onë, do çojmë haber dhe më krujanë e matjanë, të hapemi më paritë e tyrej se dhe nashti që të llafos, është vonë më duket. Si do që inglistë si shih dot që nga puna e sinuarëve, po i mbushja mëndjenë vetes se qoftë dhe një njeri vetëm, që desh e vranë më pusi, si zor të mund të bëjë një punë kaq të madhe dhe pyeç Abdi Benë se ku është nashti inglizi. -Iku nga ju, a andej nga Berati me këtë punë më tha dhe kaqë duhej, që të vij e të pjek t’im vëlla Bektashin.
Ai më keq nga unë u sos në Berat, po inglizi që Abdi Beu j’a thosh emrin Eden, ish sosur më Gjirokastrë dhe këjo punë shkurt, po të mos bëhim gjë nashti këtë dimër, që të rrëzohim qeverinë e Durrësit e të bëhim një sagllam që të dil kondra atyrej që vëndos ajo, ishim si ata që ikin me sytë mbyllurë e gjezdisin buzë greminës,654 po dukej se të gjallë e të pa fat, nuk ka. Po halli ishte se ku mund të bëhej kjo mbëledhje, se për të liga qeveri e Durrësit ishte hazër dhe nga ne ca kokërra mbetmë, që kishim varur turitë qëkur për ato që bënte, por ajo as që kishte qeder. Pa më të gjithë vëndë ishin italiantë dhe mund të vriteshe me ata atças t’a mirrën vesh, me ç’pamë dhe më Vlorë. Si do që të ngjasë, duhej bërë Kongres me përfaqësonjës nga tërë kazatë, pa të bëje pastaj qeveri. Bektash Beu ishte i prerë për këto punë, po mua më tha se italiantë i ke më ç’do vënd, prandaj duhet një fuqi e madhe të rrethos vëndë. -Jo një, po shumë j’u këtheva se më hyri në sinuar, se për ku bëhet llaf unë po llafos për në Myzeqe që është fushë, ti e di se ç’hoqmë me ata të palartë e Haxhitë. Sulo Beut j’u drodh mjekra kur i kujtova ata, se kishim lëftuar më çiflig të tij. -Duhet meso vënd të vijnë e të mbëlidhenë të tërë atças, se vetëm kohë nuk ka dhe mëndjet e të gjithëve janë për në Lushnje, qysh thoni?! -Atë që thashë Bektash Bej, kërceva unë nga vëndi, se si duajn të vijnë njerst atças, vijnë dhe të ligjtë e ushtërija dhe do mejtuar mirë! -Hajredin Bej, njerëzve po u çojnë haber që nashti, ti thua dale të pij kafenë unë. -Po edhe që të derdhetë ushtërija e të lëftojëm pa filluarë fare e pa bërë asnjë punë, nuk është me vënd Bektash Bej! -Xhandërmarinë e Lushnjes e ka më dorë kapiten Meleq Be Frashëri, kështu që brënda u ujdis kjo punë më duket. -Ç’po thua Bektash Bej, po sikur janë nja katër anë që duhet të ziren, se është fushë e i ligu të vjen nga s’e pret, ti më fjalos për nja njëzet bujq e atë baltovinë që mezi shkon njeriu! Mirë u vajti në mënd aty, si vënd i vogël e i qetë, po o do ruajtur ky vënd i hapët, o s’kemi gjë më vijë e fjalosemi kot, havadan, pa kemi dhe kohë të tepërme! Sulo Beu u ngre dhe tha: -Nuk ngjet ajo e rrebelëve më Hajredin Bej, se i bie që të kemi vdekur të tërë e më këtë krah të Ardenicës që nashti t’i mbëledh dyqint a më shumë shpyrt! Bektashi e vështroi dhe i tha: -Nuk do rrimë karakoll, po fuqia më e madhe e italianëve si e dini, është e grumbulluar më Vlorë dhe për tri sahat i ke këtu, vetë do rrish me t’a! -Po dhe vetë rrij se s’është turp, po ja ku kemi Kamber Benë me të tjerë, pa flasim dhe Hysni Toskën dhe si ahere po qe dhe e ndezëm përsi! Bektash Beu e pa një herë dhe tundi kokën.
Kamber Beu ish i zoti dhe tha qoft’ e bërë, këtu më keni ditë natë, po sa llafosemi duhet të ikim fërtunë për të bërë fuqinë hazër. Po nga veriu që kemi dhe qeverinë tënde dhe italiantë me topa e mitroloza, më mirë të vete e të mirrem vesh për ndonjë fuqi të vijë që andej, pa dhe nga ana tjatër më dhanë llafnë e sikur ka ardhur një fuqi me njers nga anët e Dumresë. Unë u nxiva dhe iu ktheva t’im vëllai Bektashit: -Ajo është qeveria e ime, jote, e Sulo Beut, e të gjithë ne shqipëtarëve që i bëjmë punët më këmbë dhe po ne jemi që kur këto punë mish- mash n’a çojnë në buzë, e kemi zgjidhjen, dyfeknë. Paska qënë nëmë e madhe ajo që nuk n’a u nda këmba-këmbës se nuk zgjidhmë një gjë me njerzillëk si gjithë dynjaja, po një më dy e dyfeknë. Im vëlla qeshi dhe tha: -Ajo dynja n’a i ka me hilè, ndaj ne i duhemi këtë ditë vatanit e mos të të mbetet hatëri se shaka bëra! -Nuk më tregon dot mua arat, i thashë, se të kam mbajturë për dore kur hidhje këmbët, po s’bëmë një gjë si njerst, se dynjaja ka mbeturë për këtë copë vënd baltovinë. Po n’a i shohën mëndjen e n’a vënë festen, ndaj kam inat po hajde të vemë më Lushnje e të mirremi vesh se kë kanë cakëtuar ata, ndonjë fuqi me njers për nga krahu i veriut a u themi atyre. -N’a more mëndë me fjalime, atë e kisha ndërmënd që qëparzaj, po ti s’të lë mëndje! Kur vajtmë atje kishin ardhur nja njëqint e ca matjanë me në krye njëdjalë të ri fare, nja njëzetë, njëzetë e ca vjeç nga dera e Zogollajve e që e thoshën Amet Bej. Këtë e kishja dëgjuar nga im vëlla, që se ç’kishin pasur ca krushqi qëkur dyert e matjanëve me Toptanaj dhe nashti ishin ungj e nip duket me Esat Pashnë e që më trubulloi më shumë se vetë Esat Pasha, që kish vitra që n’a dil më ëndërr. Po im vëlla Bektashi m’a këndoi mëndjen, duket dhe e pyet, -Amet Bej, sa ty unë kam djalnë dhe më vjen mirë e bëhem mal kur shoh se si e ke marrë përpjekur këtë punë, po nuk më thua se qysh nuk e ndihe dajonë kur erdh’ që të lëftoj rrebeltë, se andej nga anët tuaja u derdhë me ushtëri e ju i vajtët pas, mbase me hak! Ahmet Beu, që ish më i hollë në mëndje se ç’pamdehmë tha: -Vërtet kur u sos më anët t’onë, unë isha çilimi nga kapedantë e tjerë që vëndosnë ti bien pas, sido që kisha dhe ahere djem të ri me vete e atij i duhej fuqi e madhe për të shtypurë rrebeltë, po aty ai e ndjeu dhe t’i këtheje llafnë, as t’a shkoje nëpër mënd. Ndaj i thashë se duke qënë fuqi e madhe e unë si të vij, si të mos vij nuk bëhej gjë, dëgjo ore dajo, kur je nisur për këtë punë të madhe unë i ngrë duart përpjetë dhe të them ishallah, por po t’a mbaroç këtë punë të madhe, do të të them marshallah! Ai u nxi nga inati, si do që e nuhati që mund’ të jetë a jo mëndje çilimiu, pa atij i madh e jo më unë s’ja këtheje dot llafnë, ndaj unë nxitova më këmbë të t’im eti e si zot i vëndë. -Këtu je më konak t’onë dhe qoftë vetëm për kafe, do n’a begenisësh! Ai duke e bluar mejtimin më kokë erdhi në Burgajet dhe bujti atë natë, po e hoqi dot atë mejtim për mua a jo, nuk e dij dhe sot! -Më habit Ahmet Bej, si të gjithë i vanë pas me Xhelal Bej e të tërë dhe ti që kërthi ke pasur mëndje t’i këtheç llafnë, bëri t’a ujdisë Bektash Beu muhabetnë. -Ja, unë jam më i vogël se im vëlla dhjetë vjetë e kusur, po kur vjen puna për të lëftuar nuk j’a këthejmë llafnë, se është më zanat të tij, pa dhe nuk mund’ të n’a dojë të keqen. -Bej, po më lëfton me llafe që të të them atë që do ti, ahere të të pyes, me sahanë pa kapak llafose, a jo? Bektashi tundi kokën poshtë dhe Amet Beu tha: -Një mëndje më tha tek venëkëta të tjerë, po unë çilimi do këthej llafnë, po t’a dish Bej, se prapa da- jos që e shkon nëpër mënd zotrote mund të veja, pa dhe të bëja ndonjë pasuri, po më e shuma po të bëheshe, mes atyre çakenjëve që mban nga pas, ndonjë roje i tij i parë. Kjo do të thosh se për ç’do armik, që ka ai me bollëk që tek lind e tek perëndon, t’a haja plumbin unë i pari, pa le të hidh’ mbi mua ca mexhite ai. Kështu, si do që t’u shkojë mëndja se e kam a jo Esat Pashnë gjë, këtu jam për vatanë, si ç’kam qënë çilimi dhe më Vlorë e që zotrote Bej s’më mban mënd, m’u këthye mua. -Se s’ma do mëndja që zotrote Bej që ke një jetë që lëfton e të kemi dëgjuar gjithënjë, thua se u prish nga mëndë ky e të vijë të vritet për Esat Pash- në! Tundi kokën dhe seç ’u tha me atë gjuhnë e tyrej ca matjanëve, që vetëm unjin kokënë dhe ku ne dëgjuam vetëm, peqe.
Unë nuk e mbaj mënd vertet se sa gegë erdh’, që nga Isa Begu e plot dhe kur duall vjeshtë e tretë e u bë qeveria më Vlorë erdh’ të tërë e jepin mëndje, pa Amet Beu ahere po të ketë qënë sa çilimiqtë që bijin kafetë e nuk do e kemi vënë re, njëqind vjet. Nashti ja ku ish aty me gjithë ata njers që kish hazër e aq i vëndosurë të lëftoj e mbroj vatanë, që ish gjithë-gjithë ca njers që do të vijin nga gjithë kazatë e tij. -Amet Bej, po është si the, po ai j’a preu: -Dëgjo Bej, unë nuk erdha këtu se më mbushnë mëndjen, po m’u duk se vatani nashti që mund të ç’duket fare nga dynjaja më flit me atë gjuhnë e tij dhe të mos dukesha unë nashti, do më zir turpi si mal e do më mbetej peng për jetë. Se për këtë vatan mund të vritemi që sot a nesër, po borxhin atij j’a kemi ç’lyer, ne të rinjtë them, pa ju që keni një jetë që lëftoni, e keni bërë me kohë. Ai iku më krah të tij, ne më t’onën, po im vëlla Bektashi e dij që në lloi gjithë Kongresi do ish që të zgjidh’ një njeri që të ish i zot për vëndë, pa dhe për ushtëri, se këto të dyja gjer nashti ç’do përfaqësi që bënte mbëledhje të mëdha thosh, këto dyja leri mos i nga se janë të Esat Pashës dhe kur e bëri dhe Princi këtë, lere mos e nga të tjerët! -Ky djalë, tha im vëlla, do n’a duhet më shumë se të gjithë më duket këtu ne Kongres, që s’e kishin fare më të mejtimin këtë radhë se kë do vijin më qeverinë që do shpallën më këtë katrahurë që mund të ngjasë atças. Se s’dije nga të ruheshe, nga qeveria e Durrësit a nga ushtërija italiane që ish më ç’do vënd, nga sërbtë që s’po lihin gurë pa luajtur e të mirr të gjithë verinë, pa të vënë dhe Esat Pashnë a ndonjë Princ të kazasë së tijë. Se jo vetëm ai, po gjithë ata të tjerët firmosën për të marrë kusurnë e kësaj cope vënd, grekërit me avaznë e tyrej dhe që të merrje për detyrë ndonjë ministri, bie llafi, të dukej më këtë kohë se vrit veten.
I kam thënë asokohe Bektash Beut: -Pse nuk merr ndonjë detyrë ministri, bie llafi, se ty s’ta prishin?! -Hajredin Bej, ne jemi të një soji tjatër, me namuz, se më këtë vënd, po s’e ke njohur t’a them unë, gjë- ja më kollaj është të shaç a t’i hakërrohesh tjatrit, pse s’e bëri këtë a atë dhe ne nuk i durojmë dot këto gjëra. Po është se n’a kërkojnë mëndje, ashtu po! Ndaj ty s’të vë më këto punë, se të nxjerrën mëndë nga koka dhe me ç’pësove nga Kongresi yt, ishallah të vejë mbarë ky nashti e t’u nxjerrë dhëmbët nga vëndi atyrë çingive të Durrësit, që ti qofsh që i dëgjoje! -Këtu s’ma mbush dot mëndjen Bektash Bej, shqipëtarë ke nga do të të këthenesh dhe njëri ka një të keqe, tjatri ka një të keqe tjatër që s’ngjajnë, fjaloseshim ndanë zjarrit në atë ftomë jenari.
Pasi vinte tek Sulo Beu nga Lushnja, ai n’a llafoste për të rejat, sa të deleguar erdh’ e sa janë nisur. Im vëlla Sulo Beu gjithë një ka qënë zëmër gjërë, po këtë radhë i mbajti me para, bukë e të tëra fuqinë t’onë më çifligjet e tij në Ardenicë, që po prit armiknë të vij nga Vlora dhe n’a e kaloi të tërëve, këtë herë. Kur muarmë vesh se kishin vrarë të dhëndërrin e Abdi Beut, që ish prefekt në Durrës, Abdyl Benë e që ish nga të partë që filloi këtë punë pas llafeve të inglizit dhe njëqind vjet e vranë çingitë e Durrësit që n’a u bënë hije, sa thosha me vete qysh kam ndënjur atje dhe unë, po më vjen me ca njers e domosdo me Turhan Pashnë që, riviere a pris.
Në lloi ishin të gjithë kë do virin kryeministër, kur të tërë për t’u tundur e kapërdisur një çikë janë të vetmit e j’u qan syri e kur dhe Turhan Pasha u bë allasoj si ata, mos prit më. Por jo, kjo ishte kohë tjatër dhe njëqind vjet më këtë rrezik nuk kemi qënë as më 912. Në krye të fuqisë t’onë kishim lënë Kamber Benë me të tjerë, Hysni Toskën dhe të tërë e për ç’do të pa pritur të më bijin njeri dhe ika në Lushnje. Atje nuk kishin një konak të shtetit për të qënë, që të mbëlidh’ të gjithë nëpër ato baltëra vamë e poqëm Bektash Benë me Aqif Pashnë, që kish ardhur dhe që ishte më i vjetëri nga të gjithë asokohe e patriot më i madh s’bëhej, po nuk kishin ardhur shumë të deleguar dhe Kongresi nuk fillonej dot. Mbi dhè njeri që e ndihi Ismail Benë pa asnjë mëdysh- je e interes deri më fund nuk mund të ketë, veç atij. A nuk donte, a nuk e arriu, po që të merrje përsipër të pajtoje të dy njerst që e kishin zënë pushtetin për gryke ahere, sa do të Mëdhenjtë të thoshën për këtë gjë, ishte si të rrije ujë më havan. Po është se e ka patur në mëndje, që me të rënë guvernat më Vlorë e Durrës, Elbasani po qëndërë do bëhej dhe ky do prapste me Esat Pashë e me Ismail Be për t’u bërë vetë zot, e ka gënjyer ajo njëqind vjet. Po me Bektash Benë, si e kam thënë vështirë të bëhin këto gjëra, po një gjë që kishte ngjarë me t’im vëlla mund të nxirrte aqë telashe, sa mund të përmbyseshin të tëra atças. Ndaj me anë Aqif Pasha i tha se ishte me aqë rrezik ajo që kish marrë përsipër im vëlla, sa italiantë mund të vijin për tre sahat dhe puna më këtë kohë të ligë, vente më lumë. –Të shohim ndonjë methodhë tjatër mos ndes se kjo që ti ke marrë ti përsipër të përfaqësoç vlonjatë, ikën llafi dhe nukë mund të bëjmë këtej luftë e andej kuvënëdë më një vënd, sikur s’e di kohënë e ligë që n’a është shtruar më sofër. -Kush do vejë t’u thotë, ti Aqif Pashë, se sa ke bërë për vlonjatë më atë kohë, sa bëtë ato që bëtë me t’a, ti e di, pa unë nuk e bëj për vlonjatë Pasha, se në arçin nuk e di fare kë do cakëtojnë, po për Vlorënë e asaj ditë që përmëndet! E qysh thua, që t’a lëmë në thonjtë e italianëvet se mos n’a vijnë ata këtu e pastaj t’u themi atyrej se nuk e dijëm që do vinit, vjen erë kjo Pasha! Ti i je bërë strehë më ç’do kohë atyre, lere nashti se e mbaj unë përgjeg- jësinë e po ngjau ndonjë hata e s’keni përfaqësonjës më kaza t’onë, bëni si të bëni me këta që keni, por po e lamë sot e kemi qarë nesër Vlorë e kaza, Pasha!
Nga mesi jenarit kishin filluar të vijin të deleguarit dhe ne ishim më hall për këta miqtë t’onë më Vlorë, se me ç’pamë aha, s’ma do mëndja t’i lijin të vijnë. Kur ja u duk Imer Agai bërë paparunë nga ftoma, me ata sytë në bojë të qiellit që ndrisin e i çojën lotë, me një pelë të bard- hë. Të parnë pyetje, qysh u ike italianëve, se ata të vrasën fare, pa ty dhe të njohnë, i thamë. -U ika ca me marifet, ja do vete te filan fshat se kemi një dasmë e ca me vrap kur shihja fushë sa j’a dola mb’anë, po të tjerët do vonohen se ikën fshatrave e fshatrave për të kapëtuar më anët tuaja e jallah të vinë këtu për një javë.
Na llafosi se, qysh pas rrëmujrave që bënë e u rranë më Vlorë për ditën e flamurit me italiantë dhe sherrin që bënë këta me Qeverinë e Durrësit e që u thoshën: -Jeni shqipëtarë a jo, se që të shetisë flamuri ynë lidhur nëpër qëntë e sokakut, ju qofshi, se ne për atë flamur jemi vrarë e vritemi atças! Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të 919 më Vlorë kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Willsonë, dhe më shtëpinë e Osmën Agait, u mbëluadh gjithë paria. Me Hamza Aganë, Ali Asllanë, me miknë t’onë qëkur, ka- toliknë Dom Marknë, Jan Mingën, Qazim Aganë e vetë Imer Aganë e të tjerë dhe ishin llafosur e i kishin dhënë me vete, s’bëhet llaf dhe një mémorandum se Vlora do që t’i bashkohet Shqipërisë, si ç’është kaza e saj. Këtë t’ja çonte Ëillsonit më dorë, pa italiantë i ndaluanë as t’a shkojin nëpër mënd, e jo të vijin përfaqësonjës nga Vlora këtu. Kështu ajo punë e Amerikës i paska pasur ca rrënjë dhe më këta. -Paskeni bërë një punë të paktën, tha im vëlla Bektashi që j’a behu atças dhe tha që të vejim më Lushnje, se ishim në merak të madh nga që të deleguarit nuk i lijin ushtëritë italiane a ata të Durrësit dhe vajtja e Imer Agait, do të fillonte të paktën listën e vlonjatëve.