Prishtinë, 27 mars 2917: 27 Marsi i vitit 1989 na kujton sakrificën dhe rezistencën e shqiptarëve që e bën kundër regjimit kriminal të Milloshoviqit, na kujton idealin e dëshmorëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për ti shërbyer atdheut. Demonstrata e fuqishme e 89 ishte një vazhdim i rezistencave tjera, që tregonte se shqiptarët nuk do të dorëzohen deri sa t’i realizojnë qëllimet dhe aspiratat e tyre për një Kosovë të lirë dhe për bashkim kombëtar. Ishte kjo rezistencë e fuqishme që shqiptarët e bën ku me vonë rezultoi edhe me shumë rezistenca tjera deri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vetëm e vetëm që Kosova të ishte e lirë. Në ballë të kësaj rezistence të fuqishme ishte edhe Ismet Krasniqi, madje duke i organizuar me shokë që rezistenca ndaj regjimit serb të ishte sa më gjithëpërfshirës dhe e fuqishme.Aktivitetet e Ismeti me shokë kundër regjimit kriminal të Serbisë vazhdonin, dhe sa u fuqizonin edhe më shumë, pavarësisht që regjimi serb iu kishte vërsulur këtyre trimave, por kjo nuk bënte që Ismet Krasniqi të hiqte dorë nga organizmi i demonstratave të fuqishme kundër regjimit të Serbisë.
Madje gjatë vizitës që Tito i kishte bërë kazermës ushtarake në vitin 1979, Ismeti arrestohet dhe mbahet në izolim. Megjithatë, edhe pse u arrestua disa herë dhe u kërcënua edhe me likuidim, ai nuk ndalej për asnjë moment, madje kërcënimet që ia bënin inspektorët UDB-es, Ismetit ia shtonin edhe më shumë dashurinë dhe motivin për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar. Në një aktivitet të organizuar nga autoritetet komunale më 1982, Ismeti si një i ri entuziast, patriot dhe trim shqiptar e shqyen flamurin serb dhe në vend të tij e vendos dhe e shpalos flamurin kombëtar shqiptar. Kjo iu kishte rënë në sy organeve të sigurimit, të cilët të nesërmen e arrestojnë në vendin e tij të punës në Prishtinë.
Ishte 27 marsi i ftohët i vitit 1989, ku Ismeti me shokë u gjend përballë kriminelëve si bisha karpatiane, para gazit lotsjellës, tankeve dhe autoblindave, duke brohoritur për liri e për fitore deri në bashkim. Rreth orës 17:30 po të njëjtës datë në krismën e kallashnikovëve, dhe në katrahurën e demonstratave, Ismeti nuk u ndalë se thirruri për liri për fitore. Mirëpo guximin, idealin e Ismetit dhe shokëve të tij nuk kishte kush ta ndalë pos plumbave të kriminelëve të regjimit serb, dhe kështu ai u bë një nga shembujt e shumtë se si duhet sakrifikohet për liri dhe kauzën e drejtë kombëtare.
Pra ishte marsi i ftohët ku shqiptarët me rezistencën e tyre kërkoni të drejtat e tyre, do te ketë edhe shumë mars-a tjerë të nxehët, deri në çlirimin e plotë të vendit, deri në realizimin ëndrrës së dëshmorit, për liri dhe bashkim kombëtar.
Në demonstratat e 27 dhe 28 marsit në Kosovë ranë 28 dëshmorë, si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të tjerë. Vetëm në Prishtinë, ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.
Demonstrata në Ferizaj – Mars 1989