Tiranë, 27 mars 2017: Një nga ligjet më paradoksalë dhe më antishqiptar jo vetëm mesjetarë, por edhe sot e gjithë ditën, është ai i ndalimit të gjuhës shqipe e të shkollës shqipe në trojet shqiptare si dhe për mërgimtarët e shumtë shqiptarë në shumë vende, afër e larg këtyre trojeve. Ky ligj kriminal tenton që shqiptarët të mos mëkohen me “qumështin” e nënës, por me barbarizmin e pushtuesve apo sunduesve të shumtë, që synonin përjetësimin e pushtimeve të trojeve tona ose tjetërsimin e popullsisë së sotme shqiptare. Ky ligj kriminal u ideua dhe u vu në zbatim nga dyshja gjaksore, Patrikana Ortodokse e Stambollit dhe Sulltani osman, sipas një marrëveshje për t’i shkombëtarizuar shqiptarët edhe në trojet e tyre, dhe për asimilimin e atyre të sotëm që jetojnë jashtë Shqipërie e Kosove dhe atyre të sotëm në emigracion ekonomik. Kjo marrëveshje kriminale u zgjerua sidomos pas krijimit të shteteteve antishqiptare ballkanase qysh në krijimin e tyre, si Greqia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania, shkollat e të cilëve u lejuan krahas shkollave osmane në trojet shqiptare për t’u zënë frymën shqiptarëve me shkollat e tyre shovene.
Por edhe ne shqiptarët që jetojmë në trojet tona dhe që i kemi shkollat shqip s’bëjmë keq që mësojmë gjuhë të huaja për nevojat tona, por bëjmë faj e krim ta përziejmë gjuhën shqipe me fjalë që i ka gjuha jonë, pasi e kemi aq të pasur, sa vështirë t’i dimë mirë rrënjët e krojeve të saj kristalorë.
Turqia nuk dha kurrë dritë jeshile për gjuhën shqipe edhe kur shqiptarët rilindas në Stamboll bënë përpjekjet për alfabetin dhe kërkesat për shkollën kombëtare shqiptare. Sulltani kishte në shërbim plot e plot vezirë e administratorë civilë e ushtarakë shqiptarë në të gjitha nivelet e piramidës perandorake, pati edhe korifej shqiptarë të kulturës osmane, por këta të gjithë duhej t’i puthnin dorën dhe të punonin si skllevër për Perandorinë, pa asnjë lëshim për etninë e tyre, gjuhën e kulturën shqiptare. Jo vetëm kaq, por arsim-përhapësit shqiptarë u trajtuan keq, jo vetëm duke i ndaluar t’u mësonin shqiptarëve gjuhën shqipe (shkrim e këndim), por i përndoqën deri në burgosje e syrgjinosje në shkretërirat arabe, ku piqej buka në diell dhe nga ku rrallë qenë ata që u rikthyen të gjallë në vendlindjet e veta. Shqiptarët dhanë gjithçka për fuqizimin e osmanëve dhe për vete morën kërbaçin e osmanëve në kurriz dhe shkatërrimin e vendit, pas çdo kryengritjeje në cdo 5-10 vjet në kërkim të lirisë e pavarësisë. Jo vetëm kaq, por osmanët i mobilizuan edhe fqinjët tanë në luftra për ta shuar frymën dhe flakën e lirisë në zemrat e shqiptarëve. Në Turqi nuk u lejua asnjë qëndër arsimore e kulturore shqiptare. Osmanët e shfrytëzuan me zgjuarsi përçarjen e shqiptarëve, edhe për faktin se shqiptarët u kthyen në shumicë myslimanë, pra “u bënë osmanë” me fé, me bé e rrufe! Ky rit i ri fetar u kushtoi shtrenjtë dhe po na kushton ende shtrenjtë ne shqiptarëve edhe sot, se iu ndërruan edhe emërat, jo vetëm të parëve por edhe atyre që kanë vajtur edhe gjatë shekullit të XX nga trojet shqiptare nën ish Jugosllavi etj., se duhet të jenë osmanë a turq, asgjë tjetër!?
Thuhet se janë ndërtuar 850 xhami në tranzicion e këtyre tre dekadave vetëm në Shqipëri, pa llogaritur ato në Kosovë e trojet e tjera! Kjo fé bën ende që tek shqiptarët të gëlojë teoria e praktika e sheriatit dhe idetë ekstreme të ISIS-it e compani, të ferexhesë etj. Ende shqiptarët mbetën në errësirën fetare të ish pushtuesve më gjaksorë në pesë shekuj me radhë. Edhe Ataturku, me gjak shqiptari, nuk bëri asgjë për lehtësimin e zhvillimin e gjuhës shqipe a fushat arsimore-kulturore të shqiptarëve në Turqi. Aq më keq edhe pasardhësit turq, megjithse Shqipëria socialiste tentoi hapje shkolle shqipe dhe dërgim prifti për ortodoksët shqiptarë atje, por dyertë u kyçën shpejt, shqiptarët atdhetarë edhe u burgosën e vdiqën në burgje! Ndërsa miqësia lavdërohej dhe diplomatët rrinin duarkryq serbes-serbes, duke mësuar edhe këta turqishten e re, se shqipja s’u duhej atje. Faktikisht në Turqi ka edhe një model tjetër fatkeq njësoj si për shqiptarët- ai i kurdëve, të cilët të paktën luftojnë gjithnjë për të drejtat e veta, ndërsa shqiptarët e atjeshëm janë ende dele të bindura.
Kohët e fundit thuhet se Ministria e Arsimit e Turqisë paska hapur një dritë jeshile për mësimin e gjuhës shqipe nga viti i ardhshëm shkollor, po ashtu edhe për boshnjakët, por me zgjedhje, duke filluar nga klasa e 5-të ( shih Anadoll axhans –Shqipëria ime, 3.2.2017 V.Prendi). Por deri në çfarë niveli, në çfarë gjërësie territorial etj., hollësi nuk ka. As qeverit shqiptare s’po e hapin gojën për të dhënë ndonjë shpjegim apo bërë ndonjë kërkesë dinjitoze, se këto qeveri kanë veç hallin e karrikeve, ndaj dhe hahen si qentë për kocka, kush e kush t’i hajë kokën njëra-tjetrës në këto 26 vjet tranzicion tragjik! Të shohim si do hidhet vallja pas vetingut që na propagandohet me të madhe po prej tyre.
Turqia është e lumturuar se përmes veprimtarisë ekonomike, shkollave e xhamive, në fakt u rikthye sërish në trojet shqiptare, me një fytyrë të re kolonialiste, gjoja për t’i ndihmuar shqiptarët; por që në thelb nuk ndryshon shumë nga ajo fytyra e së kaluarës, që ishte e tmerrshme; ndërsa sot po zhvat me pëlqimin e qeverive tona pasuritë kombëtare nëntokësore, me ose pa koncensione, fitimet tregtare dhe thithjen e trurit të rinisë. Asnjë reciproritet qoftë edhe i vogël nuk kërkohet nga politikanët tanë në Kosovë e Shqipëri, ngaqë “marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme”?! Por ja që doli edhe “çështja Gylen” dhe kriza turke erdhi si dallgë oqeani edhe në trojet shqiptare dhe po përhapet në Europë e më tej! Pritet të shohim edhe më, se si dallgët do të përhapen dhe përplasen! Ende heshtje në stanin tonë për këtë risi birinxhi?!
Edhe kur tentohet vendoset diçka drejtë për çka bëri 1997-ta, ngrihen në këmbë falangat fashiste më të zeza se sa ato që kemi parë, vetëm e vetëm për hir të pushtetit të përjetshëm! Kjo do të thotë se s’ka ç’u duhet gjuha shqipe, jo më jashtë trojeve tona, por këta nuk flasin shqip as me politikën e tyre në Shqipëri e Kosovë, përdorin dialekte të bërë çorbë me turuli fjalësh të huaja, që nuk ua dinë as kuptimin, por përdoren si sapuni për djathë, për të na treguar se i kanë të vërteta diplomat e blera!
***
Vatra tjetër agresive kundë gjuhës shqipe është Greqia shoviniste ortodokse, Patrikana me “Idenë e Madhe” helene, që filloi synimet shovene para se të krijonte shtetin me ndihmën bujare të fuqive të mëdha europiane antishqiptare. Që në 1844 doli kjo platformë për ndalimin e shqipes, njësoj si motrat “Narçertania” serbe dhe “Zeta” malazeze. Në bashkëpunim e bashkëveprim me osmanët shovenët grekë u hodhën në sulm kundër gjuhës shqipe dhe për gllabërimin e trojeve shqiptare, që kulmoi me Traktatin e Berlinit etj., deri tek coptimi tragjik më 1913, me Konferencën e Londrës etj.
Shqiptarët u ngritën kundër tyre dhe organizuan “Lidhjen e Prizrenit”, por përsëri të përçarë, pa bërë punë të mbarë! Ndërkohë dhespotët ortodoksë e katolikë vijuan sulmet pa ndërprerje, duke vrarë edhe priftërijtë shqiptarë atdhetarë, të së njëjtës fé, vetëm e vetëm se mbronin gjuhën shqipe të nënës e babës! Kështu e njëjta fé tregoi faqe të tjera turpi për interesat shovene të luftë nxitësve shovenë fqinjë. Shqipja mbeti e rrethuar, e burgosur!
Gjuhët e tjera ballkanase vijuan të mësohen në shkollat e tyre në trojet shqiptare! Por shqiptarët nuk u bënë dot ballë sulmeve të tyre, se përçarja tragjike mes shqiptarëve qënka me rrënjë si krisja, që njëqind herë ta presësh ajo ngre krye sërish! Në Greqi nuk njihen pakicat kombëtare dhe aq më pak popullsia etnike në Çamëri dhe shqiptarët e mërguar, arvanitët-arbëreshë, që i dhanë lirinë Greqisë?! Ndalimin e shqipes grekët ia faturojnë mbretit të tyre gjerman, Otonit, por në fakt qenë shqiptarët tradhëtarë, Kolet e kompani, që morën vendimet për t’ua ndaluar gjuhën shqiptarëve edhe në familje, pa le më në publik po e po.
Edhe ndaj mërgatës së re të tranzicionit Greqia sillet si armike, se nuk toleron arsimdashjen në gjuhën amëtare, por përpiqet t’i asimilojë shqiptarët, duke i bërë shtetas grekë e duke i pagëzuar, duke u ndërruar edhe emrat e mbiemrat! Dhe shqiptarët binden si dele?!
Dhe BE-ja hesht ndaj këtyre barbarive greke etj., megjithëse ka ligje të detyrueshme për zbatim nga anëtarët e tij, ka edhe dënime në rast se nuk kryhen detyrat e përbashkëta. Por Greqia është e imunizuar, se po vepruan kundër saj, kjo u rrëshqet si ngjala në Mesdhe drejt Rusisë së Madhe!
Greqia tregon edhe forcën ushtarake dhe bisedimet për cështjet e mbetura pezull po i fut në kalendat greke, pasi ka hedhur themelet në Shqipëri me kishën greke, shkollat greke dhe pakicën greke, të cilën kërkon ta bëjë shtet me vehte si nismë për gllabërimin e të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Ende asnjë marrëveshje, cdo gjë mjegull për ne shqiptarët, se Greqia po ankohet në BE, se shqiptarët si japin të drejtat e kërkuara, që nga koha e Nuhit?! Ec e merru vesh me Greqinë që bën shurdhin për kërkesat tona, me heshtjen e BE-së etj., institucione ndërkombtare të përcaktuara!
Tashmë gati 30 vjet në tranzicionin tragjik shqiptar, shkollat turke dhe greke janë aq të shumta dhe me synime të përcaktuara mirë, me trup arsimor e financime, sa shkollat shqiptare të çdo niveli nuk kanë krahasim me to. Dhe shqiptarët sërish janë shumë të lumtur dhe fëmijët e tyre janë turrur atje sapo u hapën, se dikush ka edhe trup t’i arsimojë në shkollat shqiptare?! Përcarja shqiptare tashmë është legjendare, veç tragjike e vdekje prurëse, se varri qëndron i hapur në shekuj dhe s’ka shënja mbyllje, se s’ka asnjë përpjekje në këtë drejtim, përkundrazi zjarri i përcarjes është bërë vullkan në vitet e tranzicionit dhe kulmon në këto ditë edhe në cadrën e mëkatarëve, turpit kombëtar të ngujuar në cadër, që ka mbyllur edhe ecjen në bulevard, se kuptohet lehtë që mëkatarët s’janë shqiptarë, por rrjete sekrete agjenturore të huaja, që kryejnë me besnikëri misionet e ngarkuara ende, se nuk u mjaftoi shkatërrimi i Shqipërisë deri sot, por duan ta bëjnë koloni të fqinjëve shovenë, me pushtet fashistizimin e zi, që ka marrë revan me rehabilitimin e ish këmishëzinjëve ballistë, legalistë e kompani dhe të “ushtrisë diversioniste” që vranë qytetarët shqiptarë në punët e tyre dhe tani nishanlli mavria i dekoron dhe i shpërblen që t’u falen mëkatet kriminale shumëvjecare.Dhe risia e fundit fashistizuese është edhe thirrja për ndalimin e filmave socialistë, pas sulmeve banditeske kundër veteranëve e dëshmorëve të LANC-it, OSSh (Sigurimit), ushtarakëve etj.etj.
Thjesht e hapur ditën me diell, qeverisjet shqiptare nuk kanë vullnet të marrin masa dhe të luftojnë qoftë sadopak masat diskriminuese për shqiptarët, në radhë të parë ndalimin e gjuhës shqipe në vendet përkatëse, duke vepruar kështu me përulësi e pa pikë dinjiteti njerëzor, pa kërkesa reciproriteti diplomatik shtetëror! Përkundrazi qeverisjet e sotme flasin vetëm për marrëdhënie të shkëlqyera mes tyre, se kanë arsye të mos u prishen llogaritë mafioze.Edhe bota si BE, ShBA,OKB etj.nuk ndihen për këto padrejtësi, që u bëhen shqiptarëve, sepse e kanë të ligjëruar dhe të vendosur se shqiptarëve nuk u lejohet bashkimi i trojeve, por coptohen edhe në ditët tona, aq sa Kosova detyrohet të zgjerojë Malin e Zi me troje, sic bëri më Maqedoninë dhe të mos krijojë ushtri kombëtare! Shqiptarët sërish të përcarë se nuk protestojnë, nuk ngrihen, nuk kërkojnë, por vegjetojnë me të këqiat që na bëjnë fqinjët e të fortët e kësaj bote.U sulmua edhe muzeu i alfabetit shqip në Manastir dhe shqiptarëve s’u bëri përshtypje as ngritën zërin, pa le ndonjë protestë?! Maqedonët s’lelojnë gjuhën shqipe të zyrtarizohet, se shqiptarët nuk i duan shtetformues, por të kolonizuar, dhe shqiptarët atje të përcarë dridhen e përdridhen rreth bosëve maqedonë, në vend që të ngrihen në këmbë për liritë e të drejtat e tyre njerëzore?! As Shqipëria as Kosova s’po bën ndonjë veprim dinjitoz, vetëm ndonjë fjalë sikur janë fajtorë a mos prishin miqësinë e fqinjësinë me shovenët maqedonë! Turpet tashmë s’kanë të sosur nga palët ndërvepruese, që nuk merakosen për qytetarët, por për hesapet e kolltuqeve! Dhe kjo quhet demokraci e kulluar, kur është fashistizim i kalitur me ndërgjegje!.
Globalizimi, integrimi dhe mërgimi sot janë kollonat e mjerimit të popujve të vegjël, sic jemi edhe ne shqiptarët, pa miq dhe të përcarë sa më s’bëhet, jemi bërë gaz i botës, për të qarë dhe për të qeshur, vetëm qeveritarë lypsarë për fonde gjoja për demokratizim të vendit, në fakt për grabitje të fondeve. Për këto arsye shqiptarët s’kanë më bëesim në qeverisjet e tyre dhe prandaj po mësyjnë ku të strehohen nëpër botë, si mall pa zot!
Shqiptarë! Kështu do të vazhdoni edhe më tej? Nuk do t’i vini gishtin kokës për të parë e marrë masa për t’i dhënë fund këtyre cmëndurive të tranzicionit dhe për të kërkuar t’u jepet fund padrejtësive që na janë bërë nga fqinjët dhe fuqitë e mëdha? A mendoni se nëse nuk veprojmë sot si duhet, nesër do jetë tepër vonë dhe gropa do mbushet me ne dhe jo me armiqtë tanë? A e shihni se bota po shkon për lesh dhe se ne jemi më të rrezikuarit në Ballkan dhe në botë? Mendoni se do kemi në përjetësi ombrellën e NATO-s kur ne s’kemi ushtri, s’kemi strategji bashkimi, s’kemi armatime kur fqinjët tanë janë të armatosur deri në dhëmbë? Kosovës i ndalohet të ketë ushtri, si cdo shtet normal dhe kryeministri i saj udbash kërkon leje nga ShBA, por në fakt i jep sinjal Serbisë e Rusisë të “ mos e lejojnë këtë hata” –ushtrinë kosovare- UCK- clirimtare! Nëse nuk do të mbrojmë veten, sic kemi bërë në shekuj, do ta shuajmë fare dhe s’do mundim ta ndezim më zjarrin shqiptar! Cfarë bëjmë më rininë shqiptare, a mendojmë se cfarë do të ndodhi me fëmijët tanë, nëse rrimë squk? Kush do na dali për zot ? Mendoni e veproni sa s’është vonë! Shqiptarë është koha: dy duar për një kokë! Të bëjmë drejtësinë ( vetingun) se pa të s’ka asnjë shpëtim nga këmishëzinjtë demokratë!
Ta duam dhe të luftojmë për gjuhën tonë shqipe, krenarinë e dinjitetin tonë, zërin tonë dhe mbijetesën tonë. Pa gjuhën shqipe në trojet tona dhe në mërgimet tona nuk do të kemi të ardhme, vec tragjedi. Të ngrihemi sa nuk është vonë ! Të bëhemi të mencur të kuptojmë dhe të veprojmë për të mos u bërë skllevër të mërgimit, integrimit dhe globalizmit, që s’na kanë në refene, si vend i vogël që jemi dhe i coptuar , me troje tona ende nën kolonizimin demokrat e lugat!
Tiranë, 27. 03. 2017
________________
DR.HASAN LUÇI: BASHKIMI KOMBËTAR, MOLLË E NDALUAR!?
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1919