Tiranë, 12 prill 2017: Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar disa foto nga varrimi dhe më pas zhvarrosjen e Enver Hoxhës “në përkujtim” të 11 prillit të vitit 1985. Nga profili i tij në Facebook z.Dervishi shkruan”.
Për çfarë duhet ta kujtojmë Enver Hoxhën
Në “përkujtim” të 11 prillit 1985, ditës së vdekjes zyrtare të diktatorit komunist të Shqipërisë, po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:
-Luftën civile të viteve 1943-1944.
-Eksodin e vitit 1944.
-Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939.
-Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave.
-Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore.
-Vrasjen dhe burgosjen e inteligjencies shqiptare të shkolluar nga Perëndim.
-Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori.
-Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme
-Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë.
-Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë.
-Shkatërrimin e natyrës me çpyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike.
-Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar.
-Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë.
-Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit.
-Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori.
-Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij.
-Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.
Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: TA NGREJMË NË KËMBË INSTITUCIONIN ‘PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE’
Tiranë, 1 tetor 2019: FJALA NË MBLEDHJEN E 20 KORRIKUT, ORGANIZUAR NGA FONDACIONI ‘ALBANA’ Të nderuar…
GJEKË GJONAJ: MAGJIA 130 VJEҪARE E CILA NDRIҪOI TRIESHIN
Ulqin, 21. 02. 2017: Mendoj se bashkëvendasit e mi në Amerikë, të cilët deri më tani kanë investuar…
AGRESIONI I MBËSHTETUR NGA BEOGRADI E SHNDËRRON DIALOGUN NË TEATËR ABSURD
Nga Xhelal Zejneli Më 24 shtator të vitit në vazhdim, në fshatin Banjskë që ndodhet në veri të…
ANDI BUSHATI: EDI RAMA, KY PRIJËS HAJDUTËSH QESHARAKË!
Tiranë, 29. 10. 2015: Në morinë e akuzave dhe denoncimeve, për shpërdorime ministrash, tenderash në CEZ, në shëndetësi,…