Rosenheim, 2 maj 2017: Më 30 prill 2017, në prani të një numri bashkëkombësish, në Rosenheim, në organizimin e Klubit Letrar “Martin Camaj” u promovua libri me titull “Zhvillimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së dhe intervenimet në Ballkan”, të autorit dr. Hamdi Reqica.
Libri i autorit, dr. Hamdi Reqica sikur ka gjetur një lexues të denjë tek bashkëkombësi ynë mërgimtar, mbase edhe po shtrihet thua në tërë pjesët ku jetojnë shqiptarët, në Gjermani. Libri u promovua edhe në Cyrih të Zvicrës, ku dhe do të rrugëton edhe në Austri e vende tjera.
Edhe pse libri është në gjuhën gjermane ajo po zgjon një kërshëri të madhe tek lexuesi, si dhe po gjen një mbështetje, arsye të jetë i informuar më hollësisht, në mënyrë shkencore për fatin e atdheut të tij për tri periudhat e caktuara, të shkuarën, të tashmen dhe për të ardhmen.
Ndërsa fjalën e rastit e mbajti prof. Mustafë Krasniqi, ku ndër të tjera tha: meqë autori vije nga jeta diplomatike, ku dhe është konsull i Republikës së Kosovës në Mynih, libri i tij në fjalë është një libër shkencor që trajton një temë shumë të rëndësishëm në rrafshin diplomatik, temë që e konkretizon në mënyrë kronologjike ecurinë e rrugëtimit të BE-së.
Pra, autori në vizonin e ti shkencor specifikon tema të ndjeshme në tërë librin e tij, ku dhe në shumë raste i qaset temës, konkretisht duke i trajtuar në mënyrë shkencore dhe diplomatike situatat e ndryshme; e konkretisht në këtë libër përfshihen situatat tepër të ndërlikuara Ballkanike, sidomos autori me një veçanti ndalet tek zhvillimet e situatës në Kosovë.
Rreth librit, vet autori, dr.Hamdi Reqica dha një rezyme përfshirëse para të pranishmëve, ku kishte dhe pyetje të shumta, në interes të librit, po që edhe i tejkalonin pyetjet jashtë librit, po që kishin të bënin në vijimësi me lëndën e librit, edhe situatën e tanishme në përgjithësi në Ballkan, po konkretisht mbi situatën në Maqedoni. Ata që i shtruan pyetje ishin Ilmi Muzaqi, Afrim Xhaferi, Zymer Gashi etj.
Këtë promovim e bëri edhe më tërheqëse moderatori Mustafë Krasniqi, i cili doli jashtë temës së librit dhe u mor me një fushë tjetër, fushë me të cilin autori, është dhe anëtar i Klubit Letrar “Martin Camaj”.
Për këtë pjesë letrare dhe poezinë e dr. Hamdi Reqicës foli poeti Mustafë Krasniqi, ku ndër të tjera tha: unë po i qasem një teme tjetër jashtë librit, që po promovohet sot dhe që i përket rrafshit shkencor e diplomatikë. Do të ndalemi tek ajo pjesë e krijimtarisë së autorit, që i buron thjesht nga unë i shpirtit dhe që gjejmë shpirtëroren në krijimtarinë letrare të tij. Sa të figurshme aq edhe lirike, ku mbizotëron e ndërgjegjshmja, lirika, atdhetarizmi, këngëtimi për heroin, atdheun, kombin, andaj nuk është i rastësishëm vargu i tij, po thjesht një varg i ndërtuar me një mjeshtri prej një krijuesi që synon të jetë poet i mirëfillshëm. Po është një karakteristik që të dy krijimtaritë e tij, qofshin ato në rrafshin diplomatik apo letrar ngërthejnë një temë të përbashkët, ku pasqyron në mënyrë kronologjike përudhën e një historie të përgjakshme dhe diplomatike, kuptohet me trajtesa të ndryshme, shkencore e atë letrare.
Më tej Krasniqi posa recitoi poezia “Në prill të atij moti” të autorit, Hamdi Reqica shtoi: Ajo që e bënë më të qëndrueshëm poezinë e Hamdiut është vetë vargu i tij i figurshëm, varg që zbërthen tërë një histori, vetëm me këto vargje shohim se sa fuqishëm e simbolizon qëndresën qe qenien e kombit shqiptar, ku dhe thotë:
Në kullën e Longarit thërras
kuvendin e dëshmorëve.
Nga gravurat e plagëve
të tyre që kullojnë emrin Kosovë
Pas këtyre vargjeve dhe pyetjeve të ndryshme, në fund të pranishmit morën librin e Hamdiut me autografin e tij, si dhe foto në kujtim.
Autori u nda i kënaqur dhe i përshëndeti të pranishmit, ku për nder të këtij promovimi opat edhe një koktej i vogël. Shkruan: Fatmire Krasniqi