Berlin, 18 maj 2017: Maqedonësi Zaev mori, më në fund, mandatin qeveritar. Refuzimi që i bënte qysh në krye të herës Presidenti Ivanov kishte këtë justifikim: nuk mund të pranohet “Platforma e Tiranës”, e kjo nënkuptonte Kartën kushtëzuese të Partive shqiptare në Maqedoni.
Tani po ky Ivanov thotë se qenkëshin “tejkaluar të gjitha pengesat” që koalicioni me shqiptarët të formojë qeverinë!
Tani cila është ftyra e vërtetë e Zaevit? Marrëveshja elektorale me palën shqiptare apo Marrëveshja me Ivanovin?
Sepse ato s’mund të kenë assesi format komplementar, por përjashtues!