Pashtriku.org, 3 qershor 2017: Më 10 qershor 2017, Lëvizja ShqipON dhe veprimtarë të disa shoqatave në Vjenë, organizojnë një tryezë, ku do të ligjërojnë: Dr.Ledian Droboniku dhe Mr.Majlinda Kola.
Tryeza mbahet në adresën: Keplerplatz 5, 1100 Wien,nga ora 11:00 – 13:30. Moderator i tryezës: Januz Saliuka.
Lëvizja ShqipON është një lëvizje e re progresive e cila në program ka
Kuvendin Kombëtar për Normalizimin e Shqipërisë.
Kush është Dr. Ledian Droboniku
Dr. Ledian Droboniku: Ka ardhur koha për një Kushtetutë të re
May 16, 2016
Intervistë/
Flet Përgjegjës i Departamentit të së drejtës civile pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Marin Barleti”
Gerjola Çaushi
Kush është Dr. Ledian Droboniku
Pedagog, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Private dhe Përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Private. Është lektor i “Elementëve të së Drejtës Publike”, “E Drejta Romake” dhe “E Drejta Kushtetuese” në Fakultetin e Drejtësisë. Fushat e kërkimit fokusohen në “E Drejtë Publike”, “E Drejtë Kushtetuese” dhe “E Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane”. Droboniku është Përgjegjës i Departamentit të së drejtës civile pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Marin Barleti”. Ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin “La Sapienza” të Romës në periudhën 1999-2004. Ka realizuar studimet pas-universitare për Drejtësi në Universitetin “Tor Vergata”, Romë 2005 për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Gjatë viteve 2005-2007 ka marrë diplomën magjistrale 2 vjeçare në Fakultetin e Shkencave Politike, drejtimi “Marrëdhënie Ndërkombëtare” pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë. Ka mbrojtur doktoraturë në “E Drejtë Kushtetuese dhe Publike”, Universiteti ‘La Sapienza”, Romë, 2012, Titolo di avvocato, Republicca d’Italia dhe titullin avokat në Republikën e Shqipërisë. Ka botuar një sërë artikujsh shkencorë, mes të cilave: Instrumentet ligjorë në Kushtetutën e re Europiane, Menaxhimi i konfliktit dhe të drejtat e Njeriut, Gjeopolitika ballkanase dhe problemi i Kosovës pas Konferencës së Berlinit dhe shpërthimit të Luftës I Botërore; Pozicionimi i diplomacisë shqiptare në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara – revista Polis, 2006; La violenza amminstrativa e la regolalizzazione dell’immigrazione illegale, revista “Stranieri in Italia” 2003; Processo di trasfusione legale nei paesi post-communistici – collana del dipartimento di diritto pubblico, La Sapienza, Roma; – Analiza të tjera të përjavshme në kursin e doktoraturës pranë “La Sapienza”, etj.
Referime në konferenca: Vështrim krahasues të sistemeve zgjedhorë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës – Konferenca organizuar nga UMB mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrje në projekte: Pjesëmarrës në projektin, me të cilin La Seconda Universitò di Napoli edhe Universiteti Marin Barleti do të përfshihen në programin e mobilitetit të docentëve mes tyre.