GJOKË DABAJ: NË TË GJITHA KOHËT SËRBINË E KANË POSHTËRUAR VETË SËRBËT

Durrës, 10 shkurt 2021: Më bëri përshtypje përgjigjja e presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj letrës shumë të arsyeshme dhe shumë njerëzore të presidentit Xhou Bajden.
Me vertikalitetin e një zorre dhe shumë i ngjashëm edhe fizikisht me një zorrë, ai iu përgjigj presidentit Bajden: “Ne nuk do të lejojmë poshtërimin e Sërbisë”.

Një politikan që vetë e ka poshtëruar Sërbinë deri në neveri, nuk kish si përgjigjej ndryshe, veçse duke mos pasur turp të thotë që Sërbinë po e poshtërojnë të tjerët!
Nuk po hyj më thellë në histori, sepse nuk po dua t’i marr shumë kohë lexuesit, por po mjaftohem të sjell këtu vetëm disa raste nga lufta e parë botërore e këndej.
Mbreti i atëhershëm i Sërbisë, Petar i Parë Karagjorgjeviq, i jati i një Aleksandri të mëvonshëm, e la Sërbinë në mëshirën e një ushtrie të huaj dhe iku nga Sërbia me gjithë ushtrinë e vet. A ka poshtërim më neveritës se sa të braktisësh vendin tënd duke ikur me gjithë ushtrinë, e cila s’ka detyrë tjetër më të shenjtë, se sa të mbrojë popullin e vet?!
Kur po kthehej për në Sërbi, me ndihmën e francezëvet, ushtria sërbe e nxori inatin duke vrarë popullsinë shqiptare, duke djegur vendbanimet e shqiptarëvet dhe duke çuar në Sërbi plaçkën e grabitur nëpër Shqipëri.
Në luftën e dytë botërore, kur të gjithë popujt e Evropës po luftonin për të çliruar veten dhe të tjerët nga e keqja, sërbët, qoftë si çetnikë monarkistë, qoftë si partizanë komunistë, gjenin rastin për të masakruar qindra mijë shqiptarë. Kush e poshtëroi Sërbinë në ata vite më keq se vetë sërbët?!
Në vitet kur kroati Tito, sado që me dy apo tri fytyra, po ua njihte shqiptarëvet disa të drejta, sërbët, të dirigjuar nga një kriminel fytyrëzymtë, që quhej Aleksandar Rankoviq, vranë përsëri me mijëra shqiptarë dhe i dëbuan nga atdheu i vet mbi 250.000 shqiptarë! Aq sa, dikur, vetë Titoja u detyrua ta shmangë nga politika këtë lloj Aleksandri, ironikisht dhe tragjikisht të përsëritshëm.
Mbas atij Aleksandri, erdhi në krye të Sërbisë njëfarë Sllobodani, i cili e poshtëroi aq shumë atdheun e vet Sërbinë, sa vetë miqtë e tij u detyruan t’ia dorëzojnë një gjykate ndërkombëtare. Kush po e poshtëronte Sërbinë edhe këtë herë, në mos vetë ata sërbë që adhuronin “prijësin” e tyre?!
Kërkesa e demokratit të moshuar amerikan është gati prindërore: “Mos e poshtëroni Sërbinë, siç e keni poshtëruar deri më sot!” Por Sërbia nuk di të përgjigjet ndryshe, veçse duke u shtirur sikur e kanë poshtëruar dhe sikur po e poshtërojnë të tjerët.
Vra e dëbo civilë gjermanë në fund të luftës së dytë! Vra hungarezë, duke i spastruar masivisht nga Vojvodina! Vra kroatë! Vra mysalimanë të Bosnjës! Vra shqiptarë! Dhe ankohu… se “po e poshtërojnë”! Bota duhet të mësojë, më në fund, si të sillet ndryshe… me këto lloj kriminelësh!
Gjokë Dabaj Durrës 8 shkurt 2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura