Pogradec, 1 korrik 2017: Si sot, 371 vite më parë, lindi Gottfried Wilhelm Leibniz (1646 – 1716), dijetari i madh gjerman i cili për gjuhën shqipe ka lënë thënien legjendare: “në qoftëse duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”. Duhet të kalonin gati katër shekuj që metoda më shkencore e etimologjisë, ajo e motivimit me anë të embriomorfeve të shqipes, të vërtetojë jo vetëm profecinë e Leibniz, por edhe të saktësojë se të gjitha gjuhët indoeuropiane janë plagjiatura të shqipes. Çkodifikimi i fjalëve të gjithë gjuhëve të familjes sonë gjuhësore është tërësisht i varur nga shqipja. Çdo gjuhë, që nuk shpjegon dot me mjetet e saj fjalët e saj, nuk është gjuhë por thjesht një plagjiaturë gjuhësore që ka nevojë për gjuhën e origjinës e cila nuk mund të jetë më shumë se një. Shqipja është e vetmja gjuhë që mund të vetshpjegohet dhe të shpjegojë të tjerat gjuhë indeuropiane. Nuk do jetë e largët koha kur europianët do tu drejtohen trojeve shqiptare për turizëm gjuhësor. E vetmja pengesë që na duhet të kalojmë, është idiotizmi i akademikëve tanë. Por ne mund t’ia dalim më mirë pa ata. Le të jetë koha dëshmitare.
Gottfried Wilhelm Leibniz (1646 – 1716)