PROF.MUHARREM ABAZAJ: GJUHA E LASHTË SHQIPE (PELLAZGJISHTJA)

Tiranë, 4 korrik 2017: Deri në botimin e librit “Gjuha e lashtë shqipe ( pellazgjishtja) do të sjellim herë pas here fakte që provojnë vazhdimësinë gjuhësore pellazgo-iliro-shqipe, për t’i njohur kundërshtarët e kësaj teze me këto fakte, dhe për t’u dhënë kohë që të mos kursejnë argumentat për t’i rrëzuar ato, por të mos heshtin, të gjejnë guxim dhe t’i pranojnë.
Gjuha e lashtë shqipe (pellazgjishtja), edhe pse një gjuhë njërrokëshe dhe me trajta fjalësh të ngurosura, të pandryshueshme, ajo ka patur një strukturë gramatikore mjaft solide, por të paplotë, e cila përbën skeletin gramatikor të shqipes së sotme. Këtë herë do të ndalemi vetëm tek përemrat vetorë të shqipes së lashtë.
Cilat kanë qenë trajtat e tyre dhe si kanë arritur në trajtat e shqipes së sotme?
Mbështetur në identifikimin e këtyre trajtave të vjetra në raste të përsëritura tek mbishkrime të lashta (të deshifruara), ato kane qene:
Përemrat vetorë të shqipes së lashtë
***
Numri njejës
Veta e parë ka patur trajtën u > un.
Veta e dytë ka qenë i > ti
Veta e tretë e gjinisë mashkullore ka qenë i.
Veta e tretë e gjinisë femnore ka qenë o.
***
Numri shumës
Veta e parë ka qenë ne.
Veta e dytë ka qenë u.
Veta e tretë
gjini mashkullore ta.
gjini femnore to.
***
Si janë formuar trajtat e sotme?
Numri njejës
Veta e parë ka ruajtur të njëjtën trajtë, por i është shtuar zanorja ë – unë.
Veta e dytë ka ruajtur të njëjtën trajtë ti.
Veta e tretë e gjinisë mashkullore është formuar nga përngjitja e foljes me qenë a (asht) e dialektit të gegënishtes dhe trajtës së shqipes së vjetër asht ai > ai.
Veta e tretë e gjinisë femnore është formuar nga përngjitja e foljes ‘me qenë’ e dialektit të gegënishtes a (asht) dhe trajtës së vjetër të këtij përemri o asht o > ajo. Bashktingellorja j nuk ka qenë shprehur në pellazgjisht.
***
Formimi i numrit shumës:
Veta e parë ‘ne’ ka ruajtur të njëjtën trajtë.
Vetës së dytë ‘u’ i është shtuar bashktingellorja ‘j’ dhe ka dalë trajta ‘ju’.
Veta e tretë e gjinisë mashkullore është formuar nga përngjitja e foljes ‘a’ (asht) e dialektit të gegënishtes me trajtën e vjetër ‘ta’ dhe ka dhënë trajtën ‘ata’.
Veta e tretë e gjinisë femnore është formuar nga përngjitja e foljes ‘a’ (asht) të dialektit të gegënishtes me trajtën e vjetër ‘to’ dhe ka dhënë trajtën ‘ato’.
_________________
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
Johan George von Hahn (1811-1869), filologu i madh gjerman, ka shkruar shumë të vërteta për Shqipërinë, dhe ka gjetur në një vend të Shqipërisë një gur të shkruar shqip me disa shkronja të cilat u ngjajnë shumë shkronjave fiqinishte edhe duken të marra prej atyre por pa qenë vetë ato. Por këto shkronja nuk janë parë gjetkë, dhe as dihet që të kenë qenë të përdorura në Shqipëri. Disa varre dhe të tjerë gurë të shkruara me shkronja greke në Azinë e Vogël afër Angoresë, si edhe disa të tjerë të shkruara me shkronja latine në Etruri të Italisë, gjuha e të cilëve (gjuha e shkruar mbi varret dhe gurët) nuk është as greqisht as latinisht, duken të jenë shkruar në gjuhën shqipe prej Frigasve dhe Etruskëve të vjetër, të cilët ishin Pellazgë d.m.th. shqiptarë. Kuptohet që shqiptarët e vjetër kanë shkruar gjuhën e tyre me ato shkronja që njihnin, kështu që ata shkruanin herë me shkronja arabe, herë me shkronja greke dhe latine. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët nuk kanë menduar kurrë që të përgatitnin një palë shkronja për të shkruar gjuhën e tyre: dhe gjuha shqipe kishte mbetur deri në kohën tonë gjuhë e pashkruar.

Kopertina e librit ”Shenime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjit” të D.Hanit i botuar në vitin 1910 në Stamboll. E ka përkthyer Eqrem B.Vlora dhe një faqe e shkëputur nga libri me alfabetet e shkronjave të vjetra.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura