BLERIM ҪOҪAJ: HUMBJA E ZAFIRIT!

Prizren, 28 tetor 2017: Zafir Berishës i është shuar edhe një herë ëndrra për t’u bërë kryetari i Prizrenit. Ai, në zgjedhjet e 22 tetorit nuk arriti të hyjë as në balotazh.
Për dallim nga viti 2013, sivjet pati rënie të votave. Siguria në fitore, i rezultoi me zhgënjim. Rruga e vetme për ta bërë së paku Nismën me pushtet i ka mbetur balotazhi.
Zafiri është i vetmi kandidat, jo vetëm në Prizren, që është përballë me linçim. Decertifikimi nga KQZ-ja me arsyetimin se “është dënuar për vjedhje të rrymës”, Zafës i ka kushtuar në votë.
Pavarësisht fitores të së drejtës në Gjykatën Supreme, fushata linçuese ndaj tij, vazhdoi nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conenell.
Ky nuk nguroi ta quan edhe kriminel!
Përgjigja e Zafirit, ndërkaq ishte tepër e rëndë dhe ofenduese. Kërkimfalja nuk kompensoi gafën e tij, që bëri në drejtim të Ambasadori i Britanisë së Madhe.
Ofendimi i Ruairi O’Conenell, u bë temë kudo në Prizren.
Por, nuk ishin vetëm këto dy faktorë që ndikua në humbjen e zgjedhjeve të Zafir Berishës. Ai, bëri edhe shumë lëshime të tjera.

Gjatë debateve me kundërkandidatët, Zafiri u tregua tepër i “moderuar”.
Nuk ishte Zafiri i vërtetë !
Artificial!
Dallonte shumë nga Zafiri, që qytetarët e njihnin prej vitesh.
I ashpër ndaj rivalëve !
Akuzues deri në pikë të fundit!
Asnjë fjalë për keqqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së në Prizren.
Ai, dukej sikur e kishte krijuar një komoditet të tepruar të fitores për në balotazh.
Ose llogariste në rezultatin e vitit 2013!
Zafiri nuk arriti të kuptojë se gara e 22 tetorit të këtij viti, dallonte shumë nga viti 2013. Sepse, përballë nuk e kishte Ramadan Mujën dhe Eqrem Kryeziun.
Muja, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2013, kohën më të madhe të fushatës e kalonte në gjykatë, ndërkaq Eqrem Kryeziu i LDK-së, ishte një kandidat i harxhuar dhe i ndëshkuar nga qytetarët për keqqeverisje në vitin 2007.
Rivalët ishin të një kategorie tjetër.
Zafiri është përgjegjës edhe për moszgjerimin e Nismës në Prizren. Ky subjekt politik në dy palë zgjedhje nacionale, pothuaj ka marrë vota në çdo lagje e fshat të Prizrenit. Kjo votë nuk është identifikuar e as ruajtur.
Nisma, ka pasur dhe ka mundësi të zgjerohet me nëndegë në çdo lagje e fshat të Prizrenit. Nuk mjafton angazhimi dhe ofrimi i kuadrove vetëm në prag të zgjedhjeve.
Zafiri duhet ta lexojë drejt rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit.
Nuk fitohet me ëndrra!
Ps. Në vijim humbja e Lulëzim Kabashit

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura