Pashtriku.org, 12 shkurt 2018: Ekspozita “Rrënjët e shtetit” është ndër aktivitetet që kanë shënuar ditën e dytë të festimeve për nder të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ekspozita, kurator i së cilës është Bejtullah Destani, është hapur në orën 15:00, në sheshin “Skënderbeu” dhe përmban 110 fotografi të ballinave të gazetave të botës që kanë raportuar për zhvillimet në Kosovë nga 1968 e deri më 2008.
“Ekspozita tregon rrugëtimin e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, nëpër zhvillimet në vitet 80 e 90, e deri te festa dhe gëzimi i shpalljes së pavarësisë më 2008”, tregon për ekspozitën Ardian Arifaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Është një rast i mirë të kujtojmë historinë apo për të rinjtë që ta mësojnë historinë e vonë, por të lavdishme të Kosovës”, ka thënë ai.
Postime të Lidhura
AHMET QERIQI: MARSI E PRILLI I VITIT 1981, PROTESTË, DEMONSTRATË, PËRPJEKJE PËR KRYENGRITJE APO KRYENGRITJE?
Prishtinë, 13. 03. 2015 – Sa herë vjen 11 marsi, na kthen në kujtesë atë të kaluar jo…
RAMIZ BOJAJ: DITËLINDJA E KATËRT E SHTETËSISËSË, PA VERIUN
(Prishtinë, 17. 02. 2012) – Në katër vjetorin e shtetësisë dhe në prag të 13-vjetorit të dëbimit të…
PËRPARIM DEMI: PO ME DIPLOMACINË SHQIPTARE Ҫ’DO TË BËHET?
Bukuresht, 08. 09. 2013 – Përjetojmë rotacionin, një qeveri ikën dhe tjetra po bëhet gati të marrë frenat…
HIPOKRIZIA E KRYEMINISTRIT RAMA …
Hipokrizia e Kryeministrit Rama me “lavdërimet” për artistet e xhudistet e Kosovës Nga Skënder S. KAPITI, Durrës –…