FATMIR BRAJSHORI: INICIATIVA E z.FATMIR LIMAJ PËR DEMARKACIONIN ËSHTË NJË LOJË E RREZIKSHME!

Cyrih, 16 shkurt 2018: Ish ministri i transportit Fatmir Limaj, të cilit, po të kishte ligj, drejtësi dhe njerëzi, do t‘i duhej t‘i ndalohej aktiviteti publik- politik, përderisa, akoma është në procese gjyqësore, këto ditë, me një iniciativ tepër të rrezikshme, hodhi idenë tepër shoveniste dhe mashtruese, për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit!

Ministri dhe zëvendës ministri i qeverisë të emëruar nga „lista serpska“ doli me iniciativën si vijon përafërsisht:
„Ne ta miratojmë demarkacionin, kështu siç është dhe palët të deklarohen që“ nëse do vërehen gabimet në të ardhmen, ato do takohen dhe në afatin trevjeçar, gabimet eventuale do të përmirësohen!“

Një ide dhe një propozim diletanti; ide për çerdhe fëmijësh që edhe ata s‘do e hanë ngaqë edukatoret do u s‘pjegojnë gabimin. Tentim mashtrimit të Fatmir Limës, përgjigjen më të mirë, ai do ta gjejë tek „Apologjia e Sokratit“ që në krahasim me dijetarin e vjetër, diletanti ynë i ri Limaj, do zgjedhë mashtrimin dhe jo kupen me helmë…
„Ç’të ju them më tepër për oratorin Likon (kupto: Fatmir Limaj)? A keni parë gjerë tani ndonjë orator që të jetë qind për qind demagog e mashtronjës? Unë vë bast që edhe ju për këtë arsye e keni bërë komandant ushtrie dhe i keni besuar mbrojtjen e Nafpaktit. Por ai duke vepruar si patriot i“kulluar“ ua shiti armiqve kështjellën në fjalë për një cop argjendi. Dhe ashtu, siç e donte puna dhe ju shkonte për shtatë, ju i dhatë besë menjëherë kur mbrojti veten, duke thënë se s’mund të bënte asgjë kundra Fatit, të cilit i nënshtrohen edhe perënditë, në vend që të thoshte se s’mundi të bënte gjë kundra arit, që komandon edhe vet Fatin! Dhe tani ai shpëtimtar i lavdishëm dekreton ligje, që mbrojnë jetën, nderin e pronën e popullit, domethënë pronën e vet, dhe në bazë të cilëve dënohen me vdekje tradhtarët, domethënë ata që janë të padenjë të nxjerrin në treg e të shesin“.

Pra, Kjo apologji e përshkruan më së miri, tentim veprimin e ministrit Limaj, që për hirë të një grupi të ngushtë zhvatsish, hedh idenë e tipit dobricqosiqjane, për aprovimin e demarkacionit,,, Por ne i kujtojmë „ministrit“ Limaj, që gjerë më sot, për aqë sa kemi njohuri, kur një herë kufijtë ishin demarkuar, në Konferenca të ndryshme dhe Samite e takime, ato kurrë më, nuk ishin përmirsuar, por si të tilla ishin bërë faktike!

E ne shqiptarët si shembullin më të mirë, kemi Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e ambasadorëve në Londër, ku vendosen kufijtë e Europës, ku në të dya rastet, humbës dolën shqiptarët…
Ministri i jashtëm anglez Sër Eduard Grej (ai që përfolet te episodi i Isë Boletinit me koburen e tij në Londër), pasi që konferenca vendosi në dëmë të Shqipërisë shkruan:
„Ne e dimë që Shqipërinë e dëmtuam shumë por koha dhe nevoja na detyruan të marrim vendime të tilla, por zotohemi, se më vonë, këto gabime do t‘i përmirësojmë!“
Historia na dëshmon që, kurrë më, as edhe njëherë, jo që gabimet s‘u përmirësuan, por as që u përmendën si probleme të mbetura pezull.
Kufijtë që vendosi Kongresi i Berlinit, në dëmë tonin, ato regjione si kthyem më, sikurse copëtimin që na i bëri Londra, e që sot e kësaj dite mbeten si të tilla, copëtime.

Nëse demarkacioni me Malin e Zi do të aprovohej sipas idesë së ish ministrit të transportit, që në fund të vitit teprica e parave të hargjuara asnjëherë nuk i’ua kishin kthyer buxhetit të Kosovës, „ zotit“ Fatmir Limaj, me të gjitha gabimet që eventualishtë do të zbuloheshin, më vonë, përmirsime s‘do ketë më, ngaqë asnjë obligim vendor e ndërkombëtar, s‘mundet me të detyruar, që të bësh „prapa kthehu!“
Por Limaj me veprimin e tij të rrezikshëm dhe tinzar, luan në kartën “çudira më e madhe zgjatë tre ditë“ dhe stafi i tij interesegjinjësh, e dinë që, pas aprovimit, më pastaj askush s‘do merret me atë punë…
Pra, edhe sot flitet se demarkacioni me Maqedonin ishte gabim, u falen 2000 hektarë tokë, por askush më s‘po merret me atë punë dhe kufiri u bë si faktikisht dhe ligjerishtë i kryer…
Më mirë edhe pesë vite të mos bëhet demarkimi me Malin e Zi, edhe 50 po e deshi nevoja, por ajo që s‘guxon kurrsesi me ndodhë është aprovimi i demarkacionit me Malin e Zi sipas ides së Fatmir Limës…
Ai me idetë që shfaqi bëri një lojë të rrezikshme!
Do ishte mirë që dikush zotriut në fjalë, t’ia mësojë të kaluarën shqiptare dhe përvojën me kufij sikurse t‘ia sqarojë që demarkimi nuk është punë qefi, si në odën e tij, ku lloj-lloj kopuku e dallkauku, shkrepin armët si të ishin harbutë të mesjetës…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura