FADIL MALOKU: GO AHEAD(*), PRESIDENT, KRYEMINISTËR E KRYEPARLAMENTAR, OSE LËSHONI RRUGË! KOHA PËR REFLEKTIM SHTETNDËRTUES ËSHTË TANI!

Prishtinë, 27 mars 2018:
1. Acarimi që po ndodhë aktualisht, në nivel global, kontinental, e rajonal midis Rusisë (alias; lindjes) dhe SHBA-ve (alias perëndimit) shkaku i dëbimit të spiujve rus…, është rast ideal që duhet të shfrytëzohet nga ne, si pretekst ideal; për ta vorrosur pretendimin “historik” të shtetit serb për Kosovën “si djep” të saj!

2. Por, i gjithë ky pretendim e synim real në horizont…, nuk mund të arrihet dot pa një konsenzus (qoftë edhe i heshtur!) mes subjekteve aktuale politike, dhe pa një kordinim mes mentorëve të shtetndërtimit.
3. Andaj, go ahead President, Kryeminister, e Kryeparlamentar! Me mandat kushtetues, u takon Juve, që ta bëni një ofertë të re substanciale gjithë spektrit politik dhe dashamirëve të interesit shtetërorë e kombëtar të Kosovës. Të paktën ngrini, përkohësisht, inatet, ndërskamcat, dhe dallimet ndërpersonale, ndërpartiake, e ideologjike. Ndryshe, u lëshoni rrugë tjerëve, se koha nuk pret…
Me respekt, Fadil Maloku, Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosoves
________________
(*) Ecni përpara!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KRIMI ME VAKSINA!

KRIMI ME VAKSINA! Senatori australian, Malcolm Roberts bën thirrje për akuza kundër burokratëve shëndetësorë për krimet Covid Nga…