VERIU I KOSOVËS BOMBË E KURDISUR NGA AGJENDAT POLITIKE

Një skenar i planifikuar!

VERIU I KOSOVËS BOMBË E KURDISUR NGA AGJENDAT POLITIKE

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 29 Maj 2023

Për injorantët e politikës e të mediatikës! Çështja e veriut është çështje e Trepçës dhe Ujmanit, ndërsa Zajednica pa dyshim është çështje lehtësuese në këtë drejtim!

***

Filozofia e Hegelit bazë themelore e agjendave politike

Dihet mirëfilli se çdo zhvillim në fushën e ekonomisë planifikohet! Ngjashëm edhe në politikë, të gjitha krizat politike dhe jo politike (lufta etj) planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht!

Kriza aktuale (e zhvilluar nga qershori 1999) në katër komunat veriore të Kosovës po zhvillohet sipas një skenari të planifikuar deri në detaje!

Presidenti amerikan, Franklin D.Roosvelt (1882 – 1945), lidhur me krizat politike ka thënë: “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”!

Në këtë kuptim edhe shkrimtari hebre austriak Stefan Zweig (1881-1942) në një studim të tij ka theksuar: “Në jetën e vërtetë, reale, në fushën e veprimit të forcave politike rëndësi vendimtare nuk kanë, mendjet e ndritura e as bartësit e ideve të kulluara, por një racë shumë më e ulët e shumë më e shkathët – që janë njerëzit e prapaskenave. Kjo duhet theksuar patjetër për t’u ruajtur nga të gjitha llojet e naivitetit politik.”

Në filozofi për shkaktimin e krizave politike ekzistojnë dy parime themelore:

1. ‘rregull nga shkaktimi i krizave’, dhe

2. ‘fitore përmes konfliktit’.

Këto parime padyshim harmonizohen nga doktrina e trinomit të filozofit gjerman Georg Fridrih Vilhelm Hegel (1770 – 1831):

1. Teza (problemi)

2. Antiteza (reagimi) dhe

3. Sinteza (zgjidhja)

Në këtë kuptim, rrjedhimisht për të ndryshuar një gjendje politike, kërkohet shkaktimi i një krize politike, e cila eskalon, zhvillohet dhe menaxhohet nga faktorët politik!

Kush janë faktorët politikë?!

Saktësisht janë të gjithë ata politikanë të ‘pushtetshëm’, të cilët kontrollohen dhe dirigjohen nga ‘njerëzit e prapaskenave’, siç ka thënë Stefan Zweig.

Dhe kjo lojë teatrale politike gjithmonë zhvillohet (procesohet) sipas trinomit hegelian!

Konkretisht për zhvillimet në veriun e Kosovës:

– Serbia është teza – problemi,

– Kosova është antiteza – reagimi, ndërsa

– SHBA – BE – Rusi…, është sinteza – zgjidhja.

Kjo filozofi hegeliane, është përdorur gjatë shek.XX dhe vazhdon të praktikohet edhe gjatë këtij shekulli (XXI) nga njerëzit e fuqishëm të prapaskenave, për realizimin e agjendave të tyre, politike, strategjike, ekonomike, financiare etj!

* * *

Duke pasur parasysh këtë filozofi të shkaktimit dhe menaxhimit të krizave, me lehtësi mund të konstatohet se të gjitha krizat luftarake të shkaktuara në shtetet e lindjes së mesme, luftën që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë si dhe të gjitha krizat tjera, pa i përjashtuar këtu as proceset konfliktuoze Kosovë – Serbi në veriun e Kosovës dhe jo vetëm, zhvillohen sipas trinomit hegelian Teza (problemi) – antiteza (reagimi) – Sinteza (zgjidhja) …

***

Veriu është bombë e kurdisur dhe eksplodon me plane të agjendave ndërkombëtare …

Në vijim ju ftojë të lexoni një analizë të publikuar më 10 nëntor 2022:

VERIU, VENDI I KRIZAVE TË RICIKLUAR DHE PLANI FRANKO – GJERMAN SI ZGJIDHJE!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
1 comments
  1. Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE SHQIPTARE

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura