Tetovë, 23 prill 2018:
I. Themelues të Universitetit të Tetovës janë nismëtarët e parë të themelimit: (1) hartuesi i Platformës dhe strategjisë për realizimin e këtij projekti të madh arsimor, kulturor dhe kombëtar (Abdulla Mehmeti); (2) anëtarët e Këshillit themelues (Kryesia, Fadil Sulejmani, Murtezan Ismaili, Agni Dika), si dhe Këshilli prej 21 anëtarësh; (3) organizatori i Kuvendit themelues të këtij Universiteti, themeluesi formal-juridik (BKSH).
II. Personat që kanë kontribuar dhe ndihmuar në cilëndo formë për ngritjen e këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën amtare, që kanë vënë më vonë ndonjë gurë në ndërtimin e kësaj kalaje të madhe të dijes, përmes aktiviteteve, shkrimeve, afirmimit, kontrubuteve financiare, jo edhe në vënien e themeleve të Universitetit (dhjetor 1993 – 4 qershor 1994), nuk mund të quhen themelues, por kontrubues, përkrahës, dashamirë, afirmues dhe mbrojtës të çështjes së arsimit sipëror në gjuhën amtare dhe të Universitetit të Tetovës.
Sipas biografive të disa personaliteteve të vetëshpallur si ,,themelues” të Universitetit të Tetovës, del se pjesëtarët e ish shërbimeve sekrete jugosllave e paskan inicuar themelimin e Universitetit të Tetovës! Këtë shpifje nuk duhet ta pranojë me asnjë kusht inteligjencia shqiptare, rinia studentore, drejtuesit e sotëm të Universitetit dhe historiografia shqiptare.
Manipulatorët dhe mashtruesit nuk mund ta shkruajnë historinë e popullit shqiptar, të arsimit dhe shkollës shqipe, as edhe të Universitetit të Tetovës, duke i shtrembëruar faktet, pa dëshmi dhe dokumente.
III. SHPJEGIMI I FJALËS THEMELUES
(sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe):
THEMELUES m.
Ai që themelon diçka, krijuesi a organizuesi i parë i diçkaje, ai që ka hedhur themelet i pari për një gjë. Themeluesi i qytetit. Themeluesi i partisë (i shtetit). Themeluesi i organizatës, (i shoqërisë) patriotike, i institucionit.
THEMELUES mb.
Që themelon diçka, që krijon i pari diçka, që ka hedhur themelet i pari për një gjë.
Grupi (këshilli) themelues. Kuvendi (mbledhje) themelues.
(23.4.2018)