Francë – 9 Maj 2018: “L’Intransigeant” ka botuar, të shtunën e 15 qershorit 1929, në faqen n°6, një shkrim për Aleksandër Moisiun, ku flet për suksesin dhe projektet e ardhshme të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, tekstin e plotë të gazetës franceze :
“New York, qershor. – Mësojmë se Aleksandër Moisiu, i shoqëruar nga gruaja e tij, zonja Terwin, pasi kaloi Kilin, Perunë dhe kanalin e Panamasë, arriti në New York.
Suksesi i tij në qytetet kryesore të Amerikës së Jugut ka qenë i madh. Shtypi flet me entuziazëm për të dhe fjalën e tij “melodioze”.
Moisiu tani do të qëndrojë në New York për një kohë të gjatë, ku dhe ka nënshkruar një kontratë për të xhiruar një film të rëndësishëm me zë.
Për vitin e ardhshëm, ai është angazhuar që të rikthehet në Amerikën e Jugut.”
Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France