Tetova, 21 maj 2018: Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, përbëjnë shumicë të konsiderueshme të popullsisë në këtë shtet, afër 40%, që sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare duhet të jenë popull sovran dhe shtetformues, pavarësisht nga lojërat e derisotme të politikës nën influencën serbe dhe ruse, që në Kushtetutën e shtetit të vitit 1991 dhe ndyshimet më 2001, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët definohen si pakicë kombëtare, sikur romët, turqit, vllehët, serbët, boshnjakët, pakicat dhe grupet tjera etnike.
Vija e kuqe përtej së cilës nuk duhet të kalojë faktori politik shqiptar, as faktori tjetër vendës dhe i jashtëm, mund të përcaktohet në këto pika:
1. Nuk duhet të hiqet dorë me asnjë kusht nga emri Maqedoni, për shkaqe të njohura historike.
2. Emri i shtetit i shkruar në OKB dhe dokumentet e rëndësishme të jetë në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, krahas gjuhës maqedonase dhe gjuhës angleze (për përdorim ndërkombëtar).
3. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim etnik dhe fetar, për shkak të përbërjes shumetnike dhe shumëkonfesionale të shtetit.
4. Emri i ri i shtetit ta reflektojë karakterin etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor të shtetit.
5. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim gjeografik, që me këtë t’i cënojë interesat e shteteve fqinje, sovranitetin dhe integritetin territorial të tyre.
Mbi këto parime duhet të ndërtohet qëndrimi i faktorit politik shqiptar, sidomos në fazën përfundimtare dhe nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë.
Postime të Lidhura
KAH PO SHKOJMË NË KOHË PLANDEMIE?!
KAH PO SHKOJMË NË KOHË PLANDEMIE?! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku – 9 shtator 2021 Kush i ka mediat…
PASHTRIKU: PRESIDENTI I SHQIPËRISË BAMIR TOPI DEKORON PERSONALITETE TË SHQUARA NGA KOSOVA
Tiranë, 11 qershor 2012 – Në një ceremoni solemne të zhvilluar sot në mjediset e Institucionit të Presidentit,…
DR.JAKUP KRASNIQI: MARRËZIA E PUSHTETARËVE!
Prishtinë, 14. 01. 2016: Të nderuar deputet të koalicionit qeverisës dhe ish koleg partiak (PDK – LDK), nëse…
ALI MEHMETI: Ҫ’ËSHTË KY TËRBIM KUNDËR KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË?!
Gjenevë, 20. 10. 2016: Ç’është ky tërbim i shumicës së mediumeve në Kosovë të ndërsyer nga patronët e…