Suedi, 7 qershor 2018: Shtypit suedez shkruan se në dhjetor të vitit 2016 një qytetar në katedralen e kryeqytetit të Argjentinës është rrahur për vdekje nga prindërit e pesë fëmijëve parashkollorë. Sipas organeve të gjykatës në vitin 2010 qytetari 42-vjeçar ishte dënuar me 30 vjet burg për ngacmimin e pesë fëmijëve, të cilët i kishte përdhunuar, mirëpo më vonë me vendimin e gjykatës lirohet. Siç po shihet, i dënuari nuk lirohet pas gjysmë vuajtje të dënimit në burg, por lirohet pas katër vitesh, duke i djegur 24 vjet të dënimit. Duket qartë që pedofili i dënuar me 30 vjet burg për ngacmimin e pesë fëmijëve u lirua shumë herët, mirëpo ai nuk e dinte se dënimi në mjedisin e tij shoqëror do të jetë më i rëndë se i pari. Prandaj prindërit e revoltuar, si ndaj vendimit të gjykatës që të akuzuarin para kohe e kishte liruar prej burgut, ashtu edhe ndaj mospërfilljes së priftit për angazhimin e muzikantit në orkestrën e katedrales, ditën kritike të revoltuarit në mënyrë të organizuar hynë për ta çuar në vend ligjin e tyre.
Që pedofili e kishte kuptuar zemërimin e prindërve për lirimin e tij të papritur, tregon se sapo kishte dëgjuar britmën e tyre: “Në kishë është pedofili dhunues dhe luan në orkestër,” deshi të arratisej, mirëpo prindërit e pesë fëmijëve e rrëmbyen dhe e rrahën për vdekje. Vetëm goditja e njërit prej tyre me trumbetën e pedofilit tregonte mllefin e tij. Duket qartë që pedofili as një të dytën e dënimit nuk e kishte vuajtur, prandaj vetë gjykata është bërë shkaktare e vrasjes së qytetarit pedofil. Shpeshherë idealistët për fajtorin thonë: “unë të falë, mirëpo zoti nuk të falë”, prandaj gjykata e vendit e kishte falur të akuzuarin, mirëpo populli nuk e kishte falur, siç ishin prindërit e zemëruar për fëmijët e tyre të ngacmuar. Duket qartë që gjykata me lirimin e parakohshëm të fajtorit, ka shkaktuar vrasjen e tij, me anën e së cilës mban përgjegjësi të madhe juridike dhe morale, meqë fajtorët më sigurt janë në burg se në liri. Me të drejtë, gjykatës i takonte të mendonte për pasojat e lirimit të shpejtë të pedofilit. Nuk mund ta përfundoj këtë shkrim pa përmendur statistikën e keqtrajtimit të fëmijëve, se pikërisht mbi katërmijë priftërinjtë në Amerikë kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijë. Prandaj edhe pedofili 42 vjeçar ra viktimë dhunimit seksual të fëmijës.
Matematikë juridike
Fat të njëjtë tragjik mund të pësojë edhe dhunuesi 55-vjeçar, Ligor Biba, i cili e ka çnderuar vajzën 14-vjeçare duke lënë shtatzënë. I vetmi dallim me Prokrustin mitologjik është se derisa udhëtarët në shpellën e tij i ka mbytur në shtratin vdekjeprurës, Ligor Biba aktual ka hyrë në shtëpi të bashkëfshatarit dhe e ka dhunuar vajzën e mitur. Prandaj me dhunimin e vajzës së re Biba ka shkatërruar integritetin e familjes së vet, sepse ka shkelur moralin dhe etikën njerëzore. Ligor Biba, si burrë i martuar dhe si prind me përvojë duhej të kishte parasysh pasojat e dhunimit seksual, që e mitura mund të mbetet shtatzënë. Edhe më keq, Biba nuk e ka pranuar akuzën e dhunimit derisa me anën e analizës së ADN-së është vërtetuar që foshnja është fryt i tij. Me deklaratën se marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirën e 14-vjeçares, Ligor Biba flet sikur vajza të ishte e moshës 20-vjeçare, kur dihet që ai ka abuzuar duke kërcënuar me mjete të forta. Prandaj të thuhet që e mitura pranoi me dëshirë (…), është sikur të thuhet që e mitura pranoi ta vrasë dhunuesi. Me dhunimin e vogëlushes, Biba ka shkatërruar ardhmërinë e vajzës, ndërsa familjes së saj i ka shkaktuar plagë të madhe. Përveç kësaj, me çnjerëzimin e 14-vjeçares dhunuesi ka shkaktuar psikozën e frikës që në të ardhmen vajzat të mos guxojnë të qëndrojnë vetëm në shtëpi, me anën e së cilës ua ka vrarë lirinë e lëvizjes.
Pikërisht në Kinën e largët shumë djem e vajza nuk dëshirojnë të martohen para se të kryejnë studimet, kur dihet që 15-vjeçarja pogradecare as gjimnazin nuk e ka mbaruar, prandaj ku po mbetet ndërgjegjja e hajdutit dhunues, i cili në shtëpi të fqinjit dhunon vajzën e mitur. Ky burrë në moshë të thyer, edhe po t’i kishte hyrë e mitura në shtëpi, prapëseprapë nuk duhej dhunuar, por duhej këshilluar që të mësojë dhe të bëhet e zonja. Për habi, pas të gjitha këtyre torturave psikologjike që dhunues Biba i ka shkaktuar vajzës dhe familjes së saj, megjithatë Gjykata e Korçës bëhet e “ndjeshme” dhe kriminelin e dënon me 4 vjet e 8 muaj burg. Sipas matematikës juridike gjykata dhunuesin e ka dënuar me 7 vite burg, duke përfituar uljen me 1/3, kinse në shenjë të pranimit të fajit, kur dihet që të gjitha analizat laboratorike i ka vërtetuar mjekësia ligjore. Duket sikur dënimit të ulët i vjen era mitë, të cilin dhunuesi qysh në fillim ia ka ofruar viktimës për fshirjen e krimit. Kështu shteti duke ia zbutur dënimin kriminelit, e shtyp viktimën. Vetëm hyrja e personit të panjohur në shtëpi të huaj dhe përçapja për dhunim mund të dënohet deri në 10 vjet burg, jo më dhunimi i së miturës. Shembull konkret është dënimi me burg të përjetshëm i shoferit të autobusit në Turqi, i cili në vitin 2002 është përçapur për ta dhunuar studenten 20-vjeçare. Duket qartë që me dënimin e ulët Gjykata e Korçës ka përdhosur familjen viktimë, prandaj babai i revoltuar, Faik Biba, do të detyrohet që gjyqësinë ta bëj vetë, ngjashëm siç kanë vepruar prindërit e zemëruar argjentinasë, të cilët e vranë pedofilin që ishte liruar para kohe prej burgut. Për dënimin e ulët, as familja e dhunuesit nuk duhet të gëzohet, sepse rreziku mund të jetë më i madh, prandaj drejtësia shqiptare po bëhet shkaktare e gjakderdhjes në popull. Mbase dënimi i ulët mund t’i trimërojë dhunuesit dhe pedofilët, mirëpo edhe mund t’i zemërojë viktimat që gjyqësinë ta bëjnë vetë duke shkaktuar pasoja më të mëdha në vend.
Suedi, 4 qershor 2018