BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: A DO TË BËHET AGIM BAHTIRI SI ISA BOLETINI PASI RAMIZ KELMENDI NUK U BË SI ÇERÇIZ TOPULLI?!

Prishtinë, 25 korrik 2018: (Trimat e Kosovës dhe dilberët e Jakovës) – Kosova gjithmonë ka pasur trima dhe patriotë që , kur e ka kërkuar trolli nuk kanë kursyer asgjë , që nga pasuria e deri te ajo që nuk paguhet me para por që të siguron hyrje në Panteonin e Lavdisë dhe të Nderit dhe të bënë të pavdekshëm duke ua siguruar përjetësinë – jeta . Shqiptarët kanë reaguar vendosmërisht kur është prekur kufiri , ai shtetërorë e sidomos ai rreth ushkurit. Kur flitej për kufirin me Malin e Zi dhe kur kundërshtimi ishte thuaja i përgjithshëm një person më pati bërë shumë përshtypje me vendosmërinë e tij dhe gatishmërinë për t’u sakrifikuar , deri në Plazma keksin e fundit , deputeti aktual i LDK –së dhe deputetë i mëhershëm i AAK dhe PDK , Ramiz Kelmendi . Ai e kundërshtonte vendosmërisht Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi , edhe nga aspekti parimorë apo i atdhedashurisë për të cilën ka prova monumentale si dhe nga aspekti i përfaqësimit të intereseve rajonale , në rastin konkret të Dukagjinit sepse është i atij rajoni dhe ishte betuar para anasve se do t’i përfaqësonte dhe mbronte intereset e tyre deri në fund. Si naiv që jam pata filluar ta parafytyroj Ramizin të veshur në veshje të Rugovës , me tirq dhe xhamadan dhe me atë shaminë e bardhë rreth plisit që rugovasit e përdornin si qefinë për faktin se vdekjen e kishin më të afërt se këmishën shkaku se kurrë nuk e kishin ndalur luftën kundër dhunuesve të lirisë së shqiptarëve dhe grabitësve të tokave shqiptare. Kështu , pas qëndrimit të Ramiz Kelmendit kundër demarkacionit e shihja të veshur me tesha kombëtare , me rrehtatore me fishekë, jatagan në brez dhe rekuizitet tjera përcjellëse që do ta kompletonin figurën dhe personalitetin e një luftëtari të shquar rugovas. Në tërë këtë inkonografi disi nuk më flente figura e Ramizit i veshur me tirq shkaku se estetikisht më dukej jashtë realiteti për faktin se , për shkak të humbjes së linjave trupore , tirqit nuk i shkonin në përputhje me trimërinë e dëshmuar. Mendoja ta gjeja një veshje alternative por që nuk e cenon burrërinë , vendosmërinë dhe trimërinë e Ramizit dhe që është në përputhje të plotë me traditat kombëtare. Sa i përket trimërisë , vendosmërisë dhe patriotizmit , vlerësimi im ishte se Ramizi nuk mbetej asapk prapa Çerçiz dhe Bajo Topullit, Mihal Gramenos apo trimave dhe patriotëve të Sulit. Në anën tjetër, të gjithë këta trima kishin të veshur fustanellën e cila , jo që nuk i çburrëronte por ua krijonte një identitet që ka mbetur i respektuar edhe sot. Sa mendova se Ramizi , me fustanellë do të sillte një ndryshim dhe freski në skenën politike dhe patriotike të Kosovës e që do të rradhitej pas Çerçiz dhe Bajo Topullit , Mihal Gramenos dhe trimave të Sulit , personazhi im i hapi këmbët dhe e votoi demarkacionin . Disi u bë si Ali Pashë Tepelena , me fustanellë si ai , me trimëri as për së afërmi kurse me mashtrim bukur i ngjante. Tash , nga prospekti i ditëve tona , edhe fustanella e Ramizit do të kryente punë ! Së paku më lehtë do t’i hapte këmbët !

Agim Bahtiri ishte dhe mbeti patrioti i radhës. E la Holandën e luleve dhe të lopve për të kontribuar për konsolidimin e paqes dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës . Për këtë , si kornizë dhe përmbajtje për veprim politik e zgjodhi partinë më kombëtare në Kosovë, Aleancën Kosova e Re e udhëhequr nga patrioti i dëshmuar dhe pranuar sidomos ndërkombëtarisht kurse padrejtësisht i kontestuar në Kosovë , Behgjet Pacolli. Agim Bahtiri , në planin politik dhe intelektual thuaja se është Hasan Prishtina i ditëve tona ( ashtu e ka cilësua edhe Albin Kurti ) kurse në planin ushtarak , luftarak dhe të trimërisë është kopje thuaja origjinale e Isa Boletinit . Po të mos i kishte këto dy veti , dijen dhe guximin , do të bëhej deputet apo ministër e jo kryetar i një komune shumë problematike siç është Mitrovica. Trimat dhe të mençurit i kërkon vendi , koha dhe gjaku dhe , Agim Bahtiri nuk bëhej tjetër veç përmbajtjes që e ka dhe e cila ia kushtëzon veprimin politik , patriotik dhe strategjik. Kur të gjithë bënin hajgare me Agimin , ai i fshiu të gjithë kandidatët kundërshtarë dhe u bë i Pari i Mitrovicës të cilën e ndante me Goran Rakiqin që Mitrovicën e veriut e kishte zaptuar krejtësisht. Gjatë mandatit të parë të Agimit u betonua ndarja e Mitrovicës , me mure , me tela me gjemba , me paramilitarë , me kriminelë dhe kategori të tjera kushtetuese të kriminelit kushtetues dhe juridik , Mati Ahtisarit. Sa më shumë që ndahej Mitrovica ( edhe Kosova ) Agimi thoshte se Mitrovica ( edhe Kosova ) po bashkohet ! Në bisedimet me Rakiqin ( Vuçiqin ) nuk flitej më për ndarjen e Mitrovicës por bëhej luftë për territore të fashtrave përreth , për metra dhe centimetra të këtyre territoreve. Agimi kandidoi edhe për mandatin e dytë për kryetar të Mitrovicës. Kurrë nuk pata besuar se ka gjasa , qoftë edhe minimale për të fituar dhe më dukej komike për vet faktin se kandidoi. Natyrisht kështu nuk mendonin Agimi dhe Nexhmedin Spahiu i cili , me siguri fliste për fitoren e Agimit në kohën kur Agimi as që e vënte në dyshim këtë fitore . Dhe doli të jetë i saktë parashikimi i Agimit dhe Nexhit kurse , unë , si “ parashikues “ ia futa , si kau – pelës . Pasi e fitoi edhe një mandat , Agim Bahtiri u bë i afërt me Rakiqin me të cilin takoheshin Te Ura sikur që shkonte shpesh në Bruksel për bisedimet teknike. Këto takime , Te Ura , i ngjanin takimeve midis Floberit dhe madame Bovari , pa i përcaktuar rolet kush është Floberi e kush medame Bovari. Në planin intelektual i takon Agimit të jetë Floberi ….gjithësesi . Ata që e ndanë Mitrovicën në Rambuje ( burokratët e Brukselit dhe injorantët kosovarë ) , e përligjën këtë ndarje sidomos pas përfundimit të luftës. Është si rregull që në të gjitha vendet ku ka pasur konflikte të armatosura , një pjesë e territorit apo një qytet ndahet në mënyrë që të përdoret pastaj gjatë bisedimeve për vendosje të paqes apo disiplinim të atyre që nuk binden. U nda Gjermania pas luftës së dytë botërore , iu morën disa ishuj Japonisë, u dëmtua Italia , u nda Mostari , Brçko dhe Vukovari por të gjitha u zgjodhën me kalimin e kohës. Se ndahet një qytet apo një territor dhe se kjo ndarje legjitimohet disa vite pas përfundimit të luftës , rast të ngjashëm nuk ka në botë sikur që është rasti i Mitrovicës. Në të gjitha rastet e marrjes së përkohshme të territoreve apo ndarjes së përkohshme është bërë ndaj shteteve dhe vendeve që e kanë humbur luftën kurse , në Kosovë , ndodhë e kundërta , shteti që ka shkaktuar luftën dhe që e ka humbur luftën shpërblehet për krimet e bëra kurse vendi ( tash shteti – Kosova ) që e ka pësuar po dëmtohet padrejtësisht. Janë të freskëta skenat ku Agimi , para medieve elektronike dhe të shkruara deklaronte se në muajin tjetër do të hapet ura dhe se Mitrovica po bashkohet kurse , në të vërtet ajo ndarje bëhej e pakthyeshme. Gjithashtu , thoshte se është në linjë të përditshme me kryetarin Rakiq duke e krijuar një paralele të komunikimit , si për kah pesha ashtu edhe rëndësia me komunikimin Putin – Tramp. Tash kur Asociacioni i Serbisë në Kosovë po përligjet duke u bërë kategori kushtetese dhe kur hapësira biznesore dhe jetësore e Agimit dhe shefit të tij ( Gjet Collit ) po ngushtohet dhe se kur edhe budallenjt me letra po e kuptojnë qëllimin e Serbisë , Agim Bahtiri po e mbledhë Kuvendin e “ burrave “ për t’iu treguar se Kosova po rrezikohet dhe mund të ndahet. Nga sallat komode të Mitrovicës së Jugut , Agim Bahtiri , farmer nga Holanda dhe politikan në Kosovë , po i kërcënohet , edhe shefit të Madh në Prishtinë ( Gjetit të Pacollëve ) sikur edhe Hashim Blerimbekimit ( treshi banditesk ) se , nëse ndodhë ajo që veç ka ndodhur , atje do të ketë luftë dhe se , sa të jetë gjallë Agim Bahtiri dhe sa të ekzistojë Mitrovica nuk do të ketë ndarje e as këmbim territoresh !!! Fjalë burrash dhe kërcënim të trimave të viagrës patriotike dhe kombëtare. Sytë m’u mbushën me lotë , ajo gjysmë zemre që më ka mbetur punonte si e çmendur dhe ia krisa këngës shumë patriotike dhe frymëzuese : …” jo nuk ndahet o Mitrovica …”. Kurrë nuk kam pushuar të luftoj për bashkim me Mitrovicën dhe kurrë nuk jam dorëzuar apo ligështuar në këtë drejtim. Prejardhjen e kam nga ajo anë , nga fshati Kovaçicë e Shalës së Bajgorës andaj kam motiv shtesë që të përkrah Agim Bahtirin e sidomos Shkurte Fejzën. E pranoj se Agimi mund të paraqes rrezik për mjedisin sidomos pordhtë e tij politike dhe patriotike kurse nga Shkurte Fejza nuk ka ndonjë rrezik, nëse je në disponim për të dëgjuar tallava muzikë e lëshon këngën e saj se : “ kurrë nuk ndahet o Mitrovica “ , në të kundërtën e dëgjon muzikën e mirëfilltë korçare apo polifoninë e jugut të mëmëdheut.
Alkimistët e dikurshëm dhe alkimistët e ditëve tona
Alkimistët e dikurshëm tërë kohën e kalonin në kërkim të Gurit Filozofik dhe bënin përpjekje të pareshtuar që , me metoda alkimiste metalin ta shndërronin në ar e që kurrë nuk ia arritën këtij qëllimi.
Alkimistët e sotit , si injorantë që janë kurrë nuk bëjnë përpjekje ta gjejnë Gurin Filozofik por si ta fitojnë ndonjë tender milionësh apo të privatizojnë pasuri dhjetra e qindra milionë eurosh me pak para ose fare pa para. Këta alkimistë modernë në Kosovë ia kanë arritur këtij qëllimi për dallim prej alkimistëve të dikurshëm. Alkimistët e sotit , në vend të Gurit Filozofik bëjnë garë se cilin budalla do ta instalojnë , me metoda mafioze – alkimike , në majat e pushtetit . Alkimistët e sotit e që do t’i veçoja dy më kryesorët , Hashimin dhe Behgjetin ia kanë arritur plotësisht këtij synimi që budellenjt t’i vendosin në maja të pushtetit . E kanë një dështim në përpjekjet alkimike që m…in ta bëjnë mjaltë. Edhe këtu janë ekzemblarë për faktin se çdo gjë që e kanë prekur me dorë e që kanë menduar ta bëjnë mjaltë , e kanë bërë krejt m…t! Në mesin e arritjeve kapitale alkimike të Hashimit dhe Behgjetit , janë edhe dy shembujt e përshkruar më lart, i “ Isa Boletinit “ dhe “ Çerçiz Topullit “. Në akademinë e alkimizmit në Kosovë , rektor është Hashim Thaçi kurse dekan është Behgjet Pacolli. Sipas përgjegjësisë së kierarkisë , Hashimi ëshë 1 i alkimisë sepse vetëm ai , me metoda alkimike , deri më tani të panjohura e ka bërë të ndjehet gjallë një kufomë politike dhe kombëtare siç ishte Gjet Colli dhe i cili sot po shndërrohet në kallauz të çështjes politike dhe kombëtare në Kosovë. Merreni me mend , sa larg ka shkuar dhe përparuar alkimia në Kosovë ! Pastaj , Hashimi po e interperton së prapthi alkimin ; në vend se nga m..i të bëjë mjaltë , ai me metodat të prapta alkimike , nga mjalta po e bënë m…t , çdo gjë që e prekë me dorë ….!
Dilberat e Jakovës , në mungesë të trimave të Kosovës
Shumë të tillë që dikur konsideroheshin trima të Kosovës sot janë shndërruar në dylbera të Jakovës , i kanë lëshuar brekët në Bruksel dhe po ua përmbushin kërkesat perverse të burokratëve të Brukselit dhe duke bërë llogari krejtësisht të gabuara se , duke ua kthyer prapanicën , me brekë të lëshuara , do ta shpëtojnë kokën . Kjo kurrë nuk ka ndodhur më parë dhe është treguar si qasje e gabuar edhe në rast se për këtë ka pasur nevoja fiziologjike. Shumë moti , në Besianë ( Podujevë ) , njëri ka pasur të meta të lindura në fytyrë dhe ka pasur nevojë ta bëjë operim të lëkurës së fytyrës , duke e ndërruar një pjesë të saj. Për shkak të ikjes së komplikimeve post – operative dhe që për shkak të mundësisë së refuzimit të lëkurës së huaj të një dhuruesi të mundshëm , kirirgu plastik pati vendosur që , një pjesë të lëkurës së prapanicës së personit që duhet të operohej do të vendosej në fytyrën e të të pafatit që operohej . U bë si u bë operacioni dhe i operuari shkoi te Fazli Llugaliu , i njohur për hajgare dhe e pyeti se si dukej me pamjen e tij të re pas operacioni. Fazliu , për të mos e ofenduar të operuarin i thotë se po dukej shumë më mirë dhe se në aspektin strategjik është rast unikat në Kosovë duke u lavdëruar se isht personi i vetëm në Kosovë që , edhe bythën edhe fytyrën e kishte në një vend. A po përsëritet kjo histori edhe sot në Kosovë ?!
Ngacmimet seksuale dhe bisedimet e Brukselit
Raportimi për ngacmime seksuale sot është bërë modë holivudiane . Atje , me një vonesë edhe deri në 30 vjet artiste dhe këngëtare që kanë bërë famë po i akuzojnë për ngacmime dhe dhunime seksuale ata që iu ndihmuan të bëjnë karrierë. Pasi fama e tyre iku së bashku me moshën , po riciklohen si figura publike duke denoncuar , me të drejtë dhe të padrejtë ish promotorët e tyre. U akuzua dhe u detronizua regjisorei dhe producenti Venstejn , komiku Bill Krozbi dhe figura të njohura të showbizit botërorë. Edhe te ne ka denoncime për ngacmime seksuale. Është bërë vështirë të tërheqësh një vijë ndarëse midis një komplimenti dhe ngacmimit seksual të supozuar . Është bërë problem , bukur problem sepse , edhe nëse i “ turresh “ gruas apo partneres gjatë kohëzgjatjes së një seriali turk , mund të akuzohesh për ngacmim seksual apo mbese edhe për një dhunim.
Madje , mos u befasoni që , pas përfundimeve të bisedimeve politike në Bruksel , Katrin Eshton apo përkthyesja e Ivica Daçiqit ta akuzojë Hashim Thaçin për ngacmime seksuale sikur edhe Frederika Mogerini të akuzojë për ngacmime seksuale , edhe Isa Mustafën por edhe Hashim Thaçin . Apo edhe këtë grupin e burrave që u takuan së fundi me Frederikën në Bruksel. Për ma keq e që na prekë në sedrën e burrërisë dhe nderit , z. Kuper mund ta akuzojë njërin nga t/kryeministrat e Kosovës për ngacmime seksuale apo , së paku dy prej tyre. Definitivisht , keq po ndahemi në këto bisedime , edhe politikisht , edhe seksualisht. !
Fituesit realë të bisedimeve të Brukselit
Janë vetëm dy fitues të këtyre bisedimeve në Bruksel në përpjekje për të ndërtuar një konsensus nacional dhe politik :
1. Është Naim Rashiti që po mbanë tryeza impotente seriale dhe ,
2. Behgjet Pacolli që po ua mbushë cullën pjesëmarrësve në këto tryeza të kota ku nuk ka asnjë rezultat përveç se planifikohet tryeza e radhës impotente nga persona të tredhur nga çdo përgjegjësi njerëzore , kombëtare , morale dhe politike .
Kur nuk të dëgjojnë , merre botën para
Kadrinë nuk po e dëgjojnë , jo vetëm këta të opozitës por as edhe të aprtisë që po e udhëheqë së bashku me Hashimin. I thirri në një takim por nuk i erdhën. Pasi u bë tym dhe flakë , e mori botën para dhe drejt e në Romë. Për të lobuar për viza . E ka ekipin e fortë me vete dhe nuk ka si të dështojë. Vizat , me kësmet do të bëhen , nëse jo në këtë vit atëherë e kemi vitin 2019 . Pastaj , bota e as liberalizimi i vizave nuk përfundon në vitin 2019 sepse pastaj vjen viti 2020 e kështu me radhë . Vetëm në Shqipëri dhe Kosovë kam parë që opozita i gëzohet dështimeve edhe në rast se janë kundër intereseve të qytetarëve dhe shtetit. Në Shqipëri Lul Taraba dhe Sali Pacienti po gëzohen se Shqipëria nuk i ka filluar këtë vit fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Rast për mjeksësi , për psikologje dhe për psikiatri.
Në Kosovë po i gëzohen fillimit të punës së Gjykatës Speciale dhe arrestimit të gjithë atyre që kanë luftuar kundër Serbisë sepse në këtë mënyrë po shpresojnë se e marrin pushtetin. Avdullah Hoti , si njëra nga zgjatimet e kokës së meduzës së lënduar të quajtur LDK ( tash janë së paku 10 zgjatime që duan të bëhen Isa Mustafë ) po këmbëngul në zgjedhje të reja që nuk do të ndodhin , së paku edhe një vit. E dinë Dulla dhe të tjerët se nuk ka zgjedhje dhe se këta nuk e vendosin për zgjedhje por e lëshon gjithmonë të njëjtën pllakë të gramofonit të prishur . Albini , si në përrallat e 1001 netëve kërkon të bëhen analizat për rezultatet e bisedimeve të deritashme dhe , pas vlerësimeve pozitive ( sigurisht të Albinit ) do të vlerësohet nëse dhe kurrë do të vazhdohet me bisedime tjera. Me këto përralla Albini po e vendosë veten në epiqendrën e zhvillimeve botërore ndonëse nuk e pyet askush për asgjë hiç. Askush nuk është i interesuar për zgjedhje , askush nuk i donë zgjedhjet prandaj të gjithë duan të shkojnë në zgjedhje.!!! Hajt bacë ( jo Behgjet Pacolli që u bë Baca i politikajve të Kosovës ) hajt. Rreni , rreni , asgjë nuk kushton dhe për rrena nuk paguani tatim !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 24 korrik 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura