BEHXHET SHALA BAJGORA: FOTOSHOP APO DIPLOMACIA FOTOSENSITIVE E LEPUROSHËVE KOSOVARË!

Prishtinë, 28 shtator 2018: (Trampi, Krrapi dhe Trapi) – Para se të bëjë përpjekje të shkarravis diçka duhet , për shkak të korrektësisë dhe respektimit të drejtave të autorit , të them se shprehjet fotoshop dhe fotosensitiv janë të mikut tim Blerimit ( Latifi ) i cili bënte përpjekje , si filozof profesionist që është , të më udhëzoj mua , si analfabet profesionist që jam , se si duhet të përdoren dhe kurrë duhet të përdoren këto shprehje duke menduar se unë e kam kokën e akademikëve legjendarë siç janë Nexhat Presheva dhe Hivzi Medvegja ( apo përkthyer në shqip, Hivzi Arinjxhiu ) prandaj mos ma shihni për të madhe nëse i keq- përdori këto shprehje. Pra , për çdo mosmarrëveshje eventuale përgjegjësia bie mbi mësuesin ( Blerimin ) e jo mbi nxënësin e keq ( Behxhetin ). Po tash , pasi botërisht ia pranove autorësinë e këtyre shprehjeve Blerimit ndonëse sipas ligjeve të Kosovës dhe autoritetit suprem intelektual Enver Baba është e lejuar dhe madje afirmative nëse kopijoj afërsisht 70 % të djersës së të tjerëve duke qenë shumë i kujdesshëm që mos ta kalojë këtë shifër magjike prej 70% sepse , në të kundërtën mund të më denoncojnë për plagjiaturë , ORCA apo BURCA ndonëse shkrimet e mia nuk i publikoj në gazetat apo revistat e Indisë por në gazetat e Dukagjinit dhe të Drenicës. Për dallim nga Serbia që tërë diplomacinë e saj e ka ndërtuar mbi të pavërteta , që nga babai i diplomacisë sllave , Nikolla Pashiq i cili si argument kryesor diploamtik e ka konsideruar dhe përdorur rrenën e që e ka pranuar edhe botërisht , diplomatët e rryer kosovarë , kurrë dhe asnjëherë , gjatë aktivitetit të tyre jashtëzakonisht të suksesshëm diplomatik nuk i kanë gënjyer , as miqtë e lëre më armiqtë! Kosova ka të ndërtuar dhe të konsoliduar shërbimin diplomatik sipas standardeve më të larta të shkollës për Diplomaci dhe Ndërmjetësim të Muçibabes , si dhe shkollës për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Pajtim të Gjylekarës. Realisht do t’i hyja në hak dhe do të bëja padrejtësi nëse këtu nuk e përmendi dhe Akademinë për Diplomaci dhe Kurvëri ( kryesisht politike ) të Bashkurcit e cila ka nxjerrë një plejadë të lavdishme diplomatësh kosovarë disa prej tyre , ndonëse analfabetë , kanë shkruar edhe libra.
Pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së që e solli këtë liri që disa , as nuk e kanë merituar e as që e pranojnë duke frymuar me ritmin e lirisë jugosllave dhe serbe , u paraqit nevojë e domosdoshme të aktivizohet diplomacia kosovare e që ashtu edhe u bë.
Ministri i parë i jashtëm i Kosovës, me letra , ishte diplomati i shkollës vieneze , miku im dhe vendasi im gjithashtu , Skender Hyseni . Kishte shije për muzikë dhe njohës i mirë i veprave të Shtrausit , Çajkovskit , Bisesë , Shyhretes , Mocartit dhe Tarkanit , si dhe njohës i mirë i verërave dhe gastronomisë , na e zbardhi fytyrën ( për ata që e patën ) kudo që shkoi . Dhe , ai ishte dhe mbeti doajeni i diplomacisë kosovare apo, siç thuhet te ne , legjendë e gjallë e diploamcisë. E pati një gabim të vogël , apo salto mortale ( shprehje imja dhe jo e Blerimit ) e që përfundoi si ministër për punë të brendshme. Nuk është fort e pëlqyeshme që shkopin dirigjues të diplomacisë ta zëvendësosh me shkopin e bejzbollit apo pendrekun e policisë !
Pas Skendes , sipas modelit të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës e patëm diktaturën diplomatike të Enver Hoxhajt . Duket se Enver Hoxhaj që në kohën e pelenave apo pampersave ( nëse i ka mbërri ) e ka pasur të shkruar të bëhet diplomat. Kjo për faktin se sipas një studimi malazias për parashikimin e karrierës , një fëmijë që e bënë m.t në të gjitha anët dhe përsëri qesh sikur të ishte prodhuesi më i madh i mjaltit , pa asnjë dyshim se do të bëhet politikan i shquar apo diplomatik që ia kalon edhe Çerçillit dhe Pashiqit. Enver Hoxhaj i ka këto kualitete por , të jem i sinqert me te dhe opinionin e ka një cilësi që rrallë kush e ka , kurrë në jetën e tij private dhe diploamtike nuk ka gënjyer !

Pastaj , një kohë ishte kryediplomat edhe presidenti ynë legjendar , Hashim Thaçi deri sa me ndihmën e disa kurtizanëve dhe kurtizaneve ( kurvarë dhe kurva ) politike dhe jopolitike u bë president legjendar me mandat deri më 1 tetor të vitit 2019. Edhe ky , sipas parashikimit malazias , që nga pelenat që i janë larë në përrockën e Burojës , pasi i ka mbushur burrërisht , e ka pasur të garantuar karrierën politike që edhe u jetësua maksimalisht. Si shef dhe shok i Enverit ( Hoxhaj ) , kurrë në jetën e tij , nëse llogaritet me moshë është relativisht i ri kurse sa i përket vuajtjeve dhe angazhimit kombëtar , politik dhe global , del se e ka moshën e Metuzalemit ( që flitet se kanë jetuar 900 vite ) , nuk ka gënjyer apo mashtruar dikend . Prandaj , nga mësuesi i mirë ( Hashim Thaçi ) del edhe nxënësi më i mirë , apo sipas vlerësimit tim , shembullorë e ai është Enver Hoxhaj .
Para se të shkruaj për kryediplomatin e fundit kosovar dhe jo vetëm kosovar , Begjetin nga Mareci , botërisht e pranoj se për mua politikani më i komletuar , më i shkolluar , më sakrifikuesi dhe më i mençuri ka qenë Hasan Prishtina. Ka qenë sepse më nuk është pasi në skenë dolën dy politikanë , njëri vetëm politikan , Zafir Berisha kurse i dyti edhe politikan por edhe kryediplomat , Begjet Pacolli. Kam qenë shumë naiv kur mendoja se politikani i vetëm që mund të krahasohet me Hasan Prishtinën ishte Baca Adem Demaçi por se u binda që nuk është ashtu. Madje , tash askush nuk po e përmend , sikur të kishte jetuar në kohën para Agronit dhe mbretëreshës Teutë. Pastaj , po të ishte Baca Adem patriot , këta patriotët e shkollës së Titos të Kumrovcit , shkollës së Rankoviqit dhe Sllobodan Millosheviqit nga Pozharevci e që janë ashtëzuar në një pjesë të LDK-së , nuk do ta bojkotonin edhe për së vdekuri . Pra , aktualisht i kam dy idolë në politikë , Zafir Bershën dhe Behgjet Pacollin e që , për shëndetin , dhe jetën e gjatë që ua dëshiroj e sidomos për mendjen e ndritur që e kanë , e kam flijuar një kurban. Lëreni tash Zafirin se për të kam shkruar edhe herën e fundit kur parashikova se do të bëhet president i ardhshëm. Edhe Begja ka pretendime por edhe premtime se , pasi të arkivohet Hashim Thaçi , Begjet Pacolli do të bëhet president i përjetshëm , sikur Josip Broz Tito të cilin Begja e kishte parë nudo apo cipricullak për ata që nuk e kuptojnë fjalën nudo e që këtë fjalë edhe unë e kam dëgjuar për herë të parë dje prandaj u nguta ta përdor në këtë shkrim sepse nesër mund edhe ta harroj kuptimin e kësaj fjale. Në fund të fundit , populli i Kosovës , i madh dhe i vogël , i moshuar apo i ri , mashkull apo femër apo të dyja bashkë , i djathtë apo i majtë , ai që ha kallamari apo që meriton kallakari , llapjan , drenicar , dukagjinas , anamoravas i Luginës së Preshevës apo nëntokës së Kosovës ( Trepça etj.) nuk do të humbasin asgjë nëse njëri apo tjetri do të bëhej president i Kosovës. Personalisht , sa i përket trashigimisë patriotike dhe politike , pas arkivimit të Hashimit , mendoj se i merituari për president të Kosovës është Behgjet Pacolli. Zafiri shumë më pëlqen , në shumë raste më impresionon por , në rrafshin kombëtar , emancipimit politik , gjenetikës tradicionale , rrjedhshmërisë së përdoruri gjuhën shqipe dhe respektimit të rregullave të drejtëshkrimit është shumë prapa Begjës i cili , po të mos ishte Eqrem Qabej , do të ishte 1-shi shqiptar. Pastaj , Zafiri po del të jetë i dhunshëm , po përdorë fjalorë të dhunshëm përkundër Begjes që është engjulli vet apo melaqja e Kosovës. Kurrë nga goja e tij nuk del ndonjë fjalë e rëndë , nuk ka uurejtje as ndaj Ivica Daçiqit e lëre më të tjerëve , një ish – krimineli siç është Aleksandar Vuçiqi i jep leje me ardhë në Kosovë kur të dojë , të flasë çka të dojë dhe të bëjë çka të dojë. Begja , si njeri i traditës , nderit , njerëzillëkut , korrektësisë , bujarisë , filantropisë , besës dhe fjalës së dhënë , nuk po ka problem me Vuçiqin por me këta të Drenicës që nuk po ia respektojnë mysafirin e që ia kthyen prapë. Kushdo që nuk e njeh Begjën mendon se ai është koçevogël sepse butësia , brishtësia , ndjeshmëria , sensualiteti , seksualiteti , oportuniteti , kualiteti , kuantiteti ( e zgjata pak si shumë ) vetëm sa ju mashtron , një koçe e Begjës peshon 25 okë kurse të dyja po del se janë 20 okë. Më i vlefshëm është testosteroni i Begjës së truri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës . Kam edhe shumë për të shkruar por , për momentin nuk po gjej shprehje që , jo se e glorofikon figurën dhe personalitetin e shokut Begjo , por që në mënyrën më modeste të mundshme e pasqyron këtë diamant kombëtar dhe politik të kombeve dhe kombësive të Kosovës multietnike !
Diçka për nëntitullin
Sa isha në Burgun e Foçës me Rexhep Malën , Skender Kastratin dhe Agim Sylejmanin , ishte një boshnjak pak si i trashë në mendje me të cilin bënin shaka të burgosurit e tjerë duke i thënë se është : “ sitna riba “ apo peshk i vogël dhe duke aluduar se peshku nuk ka tru. Për t’ë dëshmuar se nuk ishte peshk i vogël dhe se ka tru , Muniri u thoshte atyre që e përqeshnin : “ za neke sam sitna riba , za druge sam som “ , “ për disa jam peshk i vogël kurse për disa jam krrap “ duke mos e ditur se som apo krrap përdorej si sinonim i një budallai të madh apo leshkoje.
Është bërë si rregull që ministrat për punë të jashtme apo ministra për çështje botore të Kosovës , e kanë shumë për qejf të dalin në fotë me figura të mëdha të politikës botërore apo koqemëdhenjve që marrin vendime për ata që i kanë koçet e atrofuara ( të rrudhura apo të zvogëluara ) e sidomos për ata që nuk kanë fare koçe. Këta tanët kanë kryesisht koçe anatomike , fiziologjike por iu mungojnë apo nuk kanë fare koçe politike , kombëtare dhe vendimmarrëse. Prandaj ngarendin pas koçeve të Klintonit , Obamës , Blerit , disa edhe atyre të Putinit dhe Erdoganit kurse , kohëve të fundit po shashtisen pas koçeve të Trampit . Dëshira për të bërë një fotografi me koçet e Trampit është qëllim i karrierës , e arritura sublime , Kilimanxharo i qëllimeve politike , kombëtare dhe strategjike. Vetëm njëri nuk e pati këtë qëllim, maestro i politikës dhe diplomacisë kosovare dhe jo vetëm kosovare , Begjet Pacooli. Ai nuk ishte si Hashimi me i çue mësitë disa mauj më parë vetëm sa për t’ia shtrënguar duart dhe me bërë një foto me koçemadhin Donald Tramp . Begja , burrërisht , si çdo herë më parë , nuk i doli prapa shpine Trampit por e ruajti pasi Trampi doli nga avdes-hanja ) ( ËC –ja ) , ia zuri pritën dhe ia zgjati dorën duke e përshëndetur dhe duke uruar që Trampi të mos ketë problem me prostatën . Burrërisht e kreu takimin , nuk e zgjati shumë , një shtrëngim duarsh dhe një mirëkuptim me një shikim të shkurtër apo një BLINK ( shkrepje ) mirëkuptimi. Dhe , Begja , si modest që është nuk deshi që këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën , kosovarët dhe mbarë botën demokratike , ta shndërrojë në një serial si Utarani por , me një fjali të vetme e informoi mbarë botën demokratike dhe vartësitë e tij në Kosovë : “ një takim miqësorë me presidentin Tramp …” . B.P ( mos e përktheni në Beograd Petroll ) por janë inicialet e idolit tim Begjet ( B ) Pacolli ( P ).
A e dini lexues të nderuar kush është në këtë mes Trampi e kush është Trapi ?
Konkurs për heronj të rinj të Kosovës
Për festën e ardhshme të Katër Synetive dhe Gjashtë Kanagjeqeve kërkohen emra për heronj të rinj të Kosovës. Kushtet e kërkuara dhe që kanë përparësi : ata që nuk e kanë shkrepur asnjë plumb për Kosovën , ata që kanë shërbyer në ushtrinë ekupuese , oficerë të OZNËS , KOSIT , UDB-së dge BIA-së , dezertorë dhe sabotues të luftës së UÇK-së , bijë dhe bija të ish shqipëfolësve jugosllavë dhe serbë , nipa dhe mbesa të Drazh Mihajlit , hajna dhe hajdutë të fondeve të luftës së UÇK- së , si të 3% ashtu edhe Vendlindja Thërret , pobratima të Sllobës , jarana të Stanishiqit , berberë të Vuk Drashkoviqit dhe ortakë të biznesit të Goran Rakiqit. Ata që e ndanë Mitrovicën , e çliruan Smederevën , e këndojnë Sirinaçka Repën dhe më në fund duan të na fusin qepën. Konkurenca është e madhe, ka vend për të gjithë , heronjë dhe heroina , trimëresha dhe azgina, patriotë të sharkisë dhe çiftelisë dhe ju që jeni bashkëpunëtorë, me traditë, të Jugosllavisë dhe Serbisë. Dhe kushti vendimtar, të jeni kundër shqiptarisë dhe Shqipërisë !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, 26 shtator 2018 Prishtinë

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura