Francë, 7 Tetor 2018: Në faqen n°314 të librit me titull “Histoire de la Turquie II – Historia e Turqisë II”, të poetit, romancierit, dramaturgut dhe politikanit të njohur francez, Alphonse De Lamartine, botuar në Paris në 1862, gjejmë një përshkrim të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Skënderbeu nuk ishte vetëm një konspirator gjakatar, një dezertor i pabesë, një vrasës nokturn; ai ishte gjithashtu një hero dhe një politikan. Ai e pa stuhinë që kishte tërhequr në vendin e tij, dhe u betua ndaj popullit të tij që të shlyejë krimin e tij deri në fund.
Disa mijëra shqiptarë, më të kaliturit, u vendosën prej tij, si më parë grekët në Termopilët (Termophyles), që t’i bllokonin ushtrisë osmane grykën e ngushtë dhe të thellë që ngrihet nga Maqedonia në Epir.
Ai thirri në Krujë pesë motrat e tij, të martuara me krerë të tjerë shqiptarë të krahinave fqinje, vëllezërit, nipat, prindërit e tij, miqtë dhe klientët e shtëpisë së tij, të gjithë krerët e qyteteve, fshatrave, fiseve malësore, të bashkuar nga shpirti i racës dhe britmës së gjakut.
Dymbëdhjetë mijë shqiptarë dhe shqiptare nga të gjitha radhët dhe moshat shkuan me armët në dorë, me fenë ose me lirinë në zemër, në këtë këshill të madh të kombit në Krujë.
Emri i Skënderbeut, rinia, figura, elokuenca, grada e tij në Shqipëri, suksesi i tij në ushtritë turke, ku vetëm ai kishte sekretin për t’i mundur, nga që vetë i pati habitur me guximin e tij, prestigjin e dëbimit, gjakun e vezirit të therur me dorën e tij, kufomat e dhjetë mijë otomanëve të Muratit të II, animuan këtë asamble popullore me një heroizëm, i cili u përcjell të nesërmen nga gratë, pleqtë, fëmijët, deri në shkëmbinjtë më të fundit të Shqipërisë.
Me një zë unanim, motori i kryengritjes u shpall lider. Shqipëria nuk njohu më asnjë princ tjetër kombëtar përveç atij që i solli kombësinë dhe fenë e saj; thesare, armë, krahë, zemra, jetë e vdekje, gjithçka ishte e tij. Skënderbeu u bë në një ditë jo vetëm mbreti, por edhe emri i shqiptarëve.”
Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
Postime të Lidhura
ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NË EVROPË 1979 – 1985 (2)
Nga Xhafer Durmishi – Skenderi, Suedi, maj 1992 – shkurt 2024 -2. LNÇKVSHJ dhe OMLK – Jusuf Gërvalla-…
SHERADIN BERISHA: RRUGËTIMI I SHQIPËRISË DERI TE SHPALLJA E PAVARËSISË NË KUVENDIN E VLORËS – MË 28.XI.1912
Pashtriku.org, 27. 11. 2017 – (Në 105 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë etnik) –…
IBRAHIM SHAQIRI: RRUGËTIMI IM NGA GJERMANIA – DREJT FRONTEVE TË LUFTËS PËR ÇLIRIM
(Pashtriku.org, 24. 05. 2012) – Kush është Ibrahim Shaqiri – Ibrahim Shaqiri ka lindur më 18. 02. 1965…
„SHQIPONJAT E ZEZA“ – NJËSIA E PARË E UÇK-së PËR NDËRHYRJE TË SHPEJT
Nga Ma.sc. Ismet Haskaj Frontet e luftës të krijuara në fund të prillit 1998 si dhe pozicionimi i…