ZINXHIRI KOMANDUES I SHTETIT SERB NЁ KRIMIN E GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARЁVE NЁ KOSOVЁ

Zinxhiri komandues i shtetit serb në krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë

Nga Adnan Qaka, Pejë – gusht 2026

Në kuadër të luftës së zhvilluar kundër popullit shqiptar të Kosovës, shteti serb ndërtoi dhe vuri në funksion një aparat të gjerë politik, ushtarak, policor dhe të shërbimeve të sigurisë, i cili veproi përmes një zinxhiri të organizuar komandues që shtrihej nga nivelet më të larta politike të Beogradit deri te forcat e armatosura serbe dhe strukturat policore që kryenin operacionet në terren. Në krye të këtij mekanizmi politik qëndronte Slobodan Millosheviqi, ndërsa në nivelet e larta të aparatit shtetëror dhe politik vepronin edhe Nikola Shainoviq, Mirko Marjanoviq, Millan Milutinoviq dhe Vlajko Stojilkoviq, të cilët kishin përgjegjësi të rëndësishme në drejtimin politik dhe institucional të politikës ndaj Kosovës.

Në anën ushtarake, Ushtria Jugosllave funksiononte përmes Shtabit të Përgjithshëm, në krye të të cilit qëndronte gjenerali Dragoljub Ojdaniq, ndërsa në territorin e Kosovës operacionet kryesore ushtarake zhvilloheshin nën strukturën e Armatës së Tretë, të komanduar nga gjenerali Nebojsha Pavkoviq, e cila kishte nën vartësi Korpusin e Prishtinës, të komanduar nga gjeneral major Vladimir Lazareviq. Nën këtë zinxhir komandues vepronin një numër i madh njësish të forcave të armatosura serbe, ndër to Brigada e 15-të e Këmbësorisë, Brigada 125 e Motorizuar, e komanduar nga koloneli Dragan Zhivanoviq, Brigada 549 e Motorizuar, e komanduar nga koloneli Bozhidar Deliq, Brigada 243 e Mekanizuar, e komanduar nga koloneli Krsman Jeliq, Brigada e Kombinuar e Artilerisë 52, e komanduar nga koloneli Radojko Stefanoviq, si dhe Brigada e Policisë Speciale Ushtarake nr. 52, e lidhur me komandën në Prishtinë dhe e drejtuar nga majori Zheljko Pekoviq. Në territorin e Kosovës ishin të angazhuara gjithashtu njësi të tjera të forcave të armatosura, ndër to Regjimenti 83 i Aviacionit, Regjimenti 52 i Inxhinierisë me qendër në Gjakovë, Regjimenti Kundërajror 311 me qendër në Gjakovë, Batalioni i Këmbësorisë nr. 53 me qendër në Gjakovë, Batalioni i Këmbësorisë nr. 55 me qendër në Prizren dhe Batalioni i Këmbësorisë nr. 57 me komandë në Ferizaj.

 Krahas këtyre formacioneve, shteti serb angazhoi në Kosovë edhe njësi të ardhura nga territori i Serbisë, duke përfshirë Brigadën e Blinduar 211 nga Nishi me rreth 1.258 trupa, 75 tanke dhe 13 topa, Brigadën 150 nga Vranja me rreth 1.300 trupa dhe 72 topa, formacione të tjera të motorizuara nga Vranja me rreth 1.316 trupa dhe 31 tanke, njësi nga Nishi me rreth 1.600 trupa dhe 18 topa dhe Brigadën e Motorizuar të Pirotit me rreth 1.600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa. Në këtë sistem të mobilizimit ushtarak përfshihej edhe Korpusi 37 i Uzhicës me Brigadën 37 të Motorizuar të Rashkës, me rreth 1.695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa, Brigada 19 e Pozhegës me rreth 1.600 trupa dhe 18 topa, Korpusi 24 i Kragujevcit me Brigadën 80, si dhe Korpusi 12 i Novi Sadit me Brigadën nr. 18, duke treguar se operacionet në Kosovë mbështeteshin nga një kapacitet i gjerë njerëzor dhe ushtarak i shpërndarë në territorin e Serbisë dhe i vënë në dispozicion të luftës në Kosovë. Në operacionet kundër popullsisë shqiptare u përdorën gjithashtu Brigada 252 e Blinduar nga Kraljeva me rreth 1.121 trupa, 82 tanke dhe 12 topa, Brigada Speciale nr. 72 me rreth 1.189 ushtarë, Korpusi Special i Beogradit me Brigadën e Parë të Blinduar me rreth 1.184 trupa, 112 tanke dhe 12 topa, Brigada nr. 72 Speciale dhe Brigada nr. 63 e Parashutistëve me rreth 460 trupa, ndërsa në strukturën e forcave të angazhuara në Kosovë përfshihej edhe Korpusi nr. 2 i Podgoricës, me Brigadën 1 B-4 të alpinistëve me shtab në Kolashin dhe me rreth 350 trupa, si dhe Brigada 4 e Policisë Ushtarake të Podgoricës me 359 trupa.

Kjo përmasë e jashtëzakonshme e forcave, tankeve, artilerisë, aviacionit dhe njësive të specializuara dëshmon se krimi i gjenocidit serb i ushtruar në Kosovë nuk mund të trajtohet si rezultat i veprimeve të rastësishme të individëve, por si veprimtari e një aparati të organizuar ushtarak dhe shtetëror, i cili kishte kapacitetin për të planifikuar, mobilizuar dhe zbatuar operacione në shkallë të gjerë kundër popullsisë shqiptare.  Krahas forcave të armatosura serbe, në Kosovë vepronin edhe strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe shërbimet e sigurisë, të cilat kishin rol të drejtpërdrejtë në zbatimin e politikës shtetërore dhe në operacionet kundër shqiptarëve. Në këtë strukturë përfshiheshin Shërbimi Publik Policor i Serbisë, i drejtuar deri në janar 2001 nga Vlastimir Gjorgjeviq, i njohur me nofkën “Roxha”, i cili njëkohësisht ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, si dhe Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, në krye të të cilit qëndronte gjenerali kolonel Radomir Markoviq. Në Kosovë, strukturat e MUP-it lidheshin me komandën e Sreten Lukiqit, ndërsa aparati i sigurisë funksiononte në koordinim me nivelet më të larta të strukturave shtetërore serbe. Në këtë mekanizëm u përdorën edhe njësi të tjera të armatosura, të cilat ishin krijuar, financuar, armatosur dhe mbështetur nga shteti serb dhe që vepronin nën komandë të strukturave të ndryshme ushtarake, policore ose të shërbimeve të sigurisë. Pavarësisht nga emërtimi i tyre, këto forca duhet të analizohen në raport me burimin e tyre shtetëror, me strukturën që i financoi dhe i armatosi dhe me komandën nën të cilën vepronin, sepse veprimet e tyre në Kosovë nuk mund të shkëputen nga sistemi institucional që ua mundësoi pjesëmarrjen në operacione.

Në këtë kuadër përmenden edhe formacione të drejtuara nga struktura të ndryshme të aparatit serb, ndër to “Beli Orlovi”, të lidhur me Vojislav Sheshelin, “Tigrovi”, të drejtuar nga Zheljko Razhnatoviq-Arkan, si dhe njësi të tjera të armatosura që vepronin në Kosovë, duke përfshirë edhe persona të mobilizuar dhe individë të ardhur nga territore të tjera. Por përgjegjësia për krimin e gjenocidit nuk mund të kufizohet te këta persona apo te njësitë që kryenin veprimet konkrete, sepse përballë këtyre forcave qëndronte një sistem shtetëror që kishte kompetencën dhe kapacitetin për t’i krijuar, financuar, furnizuar, armatosur, mobilizuar dhe përdorur ato. Në këtë pikë shfaqet rëndësia e zinxhirit komandues, sepse çdo analizë serioze e krimit të gjenocidit serb të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës duhet të ndjekë rrugën nga vendimmarrja politike, te komanda ushtarake dhe policore, te shërbimet e sigurisë dhe më pas te forcat që realizonin operacionet në terren. Masakrat ndaj civilëve shqiptarë, vrasjet, dëbimet masive, transferimet e dhunshme, djegia dhe shkatërrimi i shtëpive, plaçkitja e pasurisë, dhuna seksuale, shkatërrimi i objekteve fetare dhe kulturore dhe terrorizimi i popullsisë shqiptare duhet të shihen në lidhje me këtë aparat të organizuar shtetëror, sepse ato nuk ndodhën jashtë një strukture, por brenda një territori ku forcat e armatosura serbe dhe strukturat policore kishin kontroll operacional dhe ku urdhrat, mobilizimi, furnizimi dhe komandimi bëheshin përmes institucioneve shtetërore.

 Qëllimi i goditjes së popullsisë shqiptare ishte i lidhur me përkatësinë e saj kombëtare dhe etnike, si dhë më atë fetare islame , ndërsa fushata e dhunës synonte ta terrorizonte, ta dëbonte dhe ta largonte nga vendbanimet e saj, duke krijuar një realitet të ri demografik në Kosovë. Për këtë arsye, masakrat dhe krimi i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve duhet të analizohen jo si episode të veçuara, por si pjesë e një procesi të gjerë kriminal në të cilin përdorimi i forcës ushtarake, policore dhe i shërbimeve të sigurisë u ndërthur me një politikë të organizuar ndaj popullsisë shqiptare; në kuptimin e së drejtës penale ndërkombëtare, krimi i gjenocidit kërkon jo vetëm ekzistencën e akteve të ndaluara, por edhe ekzistencën e qëllimit të posaçëm për shkatërrimin, tërësisht ose pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar si të tillë.

Pikërisht për këtë arsye, kur masakrat dhe krimi i gjenocidit i kryera në Kosovë vendosen përballë modelit të tyre, përmasës së tyre, identitetit të viktimave, mënyrës së përzgjedhjes së tyre, shtrirjes territoriale dhe strukturës shtetërore që i mundësoi, ato marrin një rëndësi të veçantë në analizën për krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve; vrasja e civilëve, shkaktimi i dëmtimeve të rënda fizike dhe mendore, dëbimi, terrorizimi dhe shkatërrimi i vendbanimeve shqiptare duhet të analizohen në tërësinë e tyre dhe në raport me qëllimin e ndjekur nga aparati shtetëror, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohet natyra e plotë e krimit dhe përgjegjësia e atyre që e organizuan dhe e zbatuan. Në këtë kuadër, qëllimi i Serbis ishte shkatrrimi i plot apo i pjesërishëm i shqiptarëve  si të till.Serbia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për aparatin shtetëror që vuri në dispozicion të operacioneve në Kosovë forcat e armatosura, strukturat policore dhe shërbimet e sigurisë, ndërsa përgjegjësia e individëve që ndodheshin në nivelet më të larta të komandës duhet të analizohet bashkë me përgjegjësinë e institucioneve që ata drejtonin. Shteti nuk mund të shkëputet nga veprimet e organeve të veta kur ato veprojnë në kuadër të kompetencave dhe autoritetit shtetëror, prandaj zinxhiri komandues është një nga elementet më të rëndësishme për të përcaktuar se si politika e Beogradit u shndërrua në operacione konkrete në Kosovë.  Nga udhëheqja politike, te Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, te Armata e Tretë, te Korpusi i Prishtinës, te brigadat dhe batalionet, te Ministria e Punëve të Brendshme, te Shërbimi i Sigurimit Shtetëror dhe te njësitë që vepronin në terren, ekzistonte një sistem i ndërlidhur i autoritetit, kontrollit dhe përdorimit të forcës; pikërisht ky sistem e bëri të mundur që në Kosovë të zhvillohej një fushatë e gjerë e krimeve të gjenocidit serb kundër shqiptarëve, e cila përfshiu masakra, vrasje, dëbime, shkatërrime dhe terror. Për këtë arsye, përgjegjësia për krimet nuk duhet të ndalet te ekzekutuesi i fundit, por duhet të ndiqet deri te ata që kishin pushtetin për të urdhëruar, organizuar, financuar, armatosur, komanduar  veprimet kriminale.

 Në këtë kuptim, krimi i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës duhet të vendoset brenda analizës së plotë të këtij zinxhiri komandues dhe të aparatit shtetëror që e vuri atë në funksion, sepse masakrat nuk mund të ndahen nga mekanizmi që i mundësoi. Shteti serb, përmes strukturave të tij politike, ushtarake, policore dhe të sigurisë, ndërtoi kapacitetin për të zhvilluar një fushatë të gjerë kundër popullsisë shqiptare, dhe pikërisht kjo lidhje ndërmjet politikës, komandës, forcave të armatosura dhe krimeve në terren përbën themelin e përgjegjësisë që duhet të analizohet në dritën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare për përgjegjësinë e shtetit.

 Masakrat dhe krimi i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve nuk mund të kuptohen pa këtë zinxhir, sepse krimi nuk filloi në momentin kur u vra viktima e parë dhe nuk përfundoi me largimin e njësisë nga vendi i krimit. Ai filloi me vendimmarrjen politike, vazhdoi me mobilizimin dhe përgatitjen e forcave, u zbatua përmes strukturave ushtarake dhe policore dhe u shtri në terren përmes operacioneve që prekën mijëra familje shqiptare; për këtë arsye, çdo trajtim serioz i krimit të gjenocidit në Kosovë duhet ta vendosë në qendër të analizës jo vetëm viktimën dhe aktin kriminal, por edhe shtetin, strukturën, komandën, financimin, armatimin dhe organizimin që qëndronte pas tij; dhe pikërisht në këtë kuptim, zinxhiri komandues i shtetit serb përbën një nga çelësat themelorë për ti kuptuar masakrat dhe krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, si dhe për të kërkuar përgjegjësi nga të gjitha nivelet që morën pjesë në krijimin, drejtimin dhe realizimin e këtij mekanizmi kriminal.

Sipas dokumentacionit të paraqitur, në strukturën shtetërore dhe të sigurisë të Serbisë, e cila vepronte në Kosovë gjatë viteve 1998–1999, ekzistonte një zinxhir komandues dhe administrativ që përfshinte nivele të larta të aparatit shtetëror, drejtues të policisë, drejtues të qarqeve dhe komunave, si dhe njësi të forcave të armatosura serbe të angazhuara në operacione kundër popullsisë shqiptare. Në krye të këtij sistemi përmenden zyrtar të lartë të Sigurimit shtetëror , si dhe gjenerali Stojan Mishiç, përgjegjës për Serbinë, gjenerali Petar Zekoviq, përgjegjës për Vojvodinën, dhe gjenerali Obrad Stevanoviq, përgjegjës për Kosovën.  Në varësinë e këtij të fundit, sipas dokumentacionit, ishin drejtues të policisë vrastare në Kosovë, të cilët drejtonin aksione kundër popullsisë shqiptare, ndërsa shefi i sigurimit shtetëror David Gajiq përmendet në lidhje me këto struktura; Obrad Stevanoviq, si drejtues i Departamentit të Policisë për krime gjenocidale në Kosovë, kishte angazhuar forca të përshkruara në dokumentacion si antiterroriste, të cilat drejtoheshin nga Zhivko Trajkoviq, ndërsa njësitë speciale të angazhuara në Kosovë për masakra dhe krim të gjenocidit ishin prejardhur edhe nga njësitë vartëse me komandë në Batajnicë, nga njësitë e Prishtinës me qendrat vartëse nëpër tërë Kosovën dhe nga njësi të sjella nga Novi Sadi.

 Në këtë sektor përfshiheshin edhe forcat speciale të policisë, të drejtuara nga krimineli Sreten Lluqiq, ndërsa forcat policore në qendrat e mëdha administrative kishin zinxhirin e tyre komandues dhe drejtues. Në Prishtinë, sipas dokumentacionit, krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve i drejtonte Mishko Llakoviqi me bandat e tij, në Gjilan vepronin bandat kriminale policore të drejtuara nga Dushan Gavranoviqi, në Mitrovicë vrasjet e civilëve shqiptarë i organizonte Lubinko Cvetiqi, në Ferizaj vrasjet  ndaj civilëve shqiptarë i organizonte Bogolub Janiçieviqi, ndërsa në Prizren dhuna monstruoze ndaj shqiptarëve drejtohej nga kryepolici Gradimir Zekoviq.  Në Pejë krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve civilë i drejtonte Boro Vllahoviqi, ndërsa në Gjakovë krimin e gjenocidit monstruoze serb ndaj civilëve shqiptarë i drejtonte Dragutin Adamoviqi nga Nishi, së bashku me disa vartës me përkatësi  etnike serbe, të sjellë në madhësinë e një çete për kryerjen e krimeve te gjenocidit dhe plaçkës; dokumentacioni përmend gjithashtu se, deri në janar 2001, zinxhirin komandues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe personat që jepnin urdhra për krimin e gjenocidit serb në Kosovë e plotësonte shërbimi publik policor i Serbisë, i drejtuar nga Vllastimir Gjorgjeviqi, i njohur me nofkën “Roxha”, i cili në të njëjtën kohë ishte edhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme për Serbinë. Sipas materialit, ky kriminel më vonë ishte zëvendësuar nga Sreten Lluqiq, i cili kishte komanduar policinë gjatë masakrave dhe krimit të gjenocidit serb në Kosovë në vitet 1998–1999.

 Në krye të Policisë së Sigurimit shtetëror gjatë krimeve te gjenocidit  serb në Kosovë ishte gjendur koloneli Radomir Markoviq, i arrestuar më 23 janar 2001 për vrasjen e kundërshtarëve politikë të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa në atë post kishte qëndruar deri më 25 janar 2001 Nikolla Çurçiq. Dokumentacioni i referuar përmend gjithashtu “JSO-në”( Njësia për Operacione Speciale), pjesë e MUP-it të Serbisë, e njohur si ” Beretat e kuqe”. E cila ishte njësia speciale e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), njësitë e së cilës, sipas materialit, kishin kryer krime të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Si dhe persona e grupe të tjera të armatosura të ardhura nga Rusia, Rumania, Austria, Bullgaria, Maqedonia, Gjermania, Franca dhe Italia etj. Në fushatën e krimeve të gjenocidit që zhvillohej nëpër Kosovë kundër civilëve shqiptarë, sipas materialit, kishin marrë pjesë edhe drejtuesit e qarqeve dhe komunave, gjithnjë me qëllim të spastrimit të popullsisë shqiptare në tërësi deri më 28 maj 1999. 

Ndër drejtuesit e niveleve të pushtetit që paraqiten si përgjegjës për krimet e gjenocidit serb mbi shqiptarët përmenden Zoran Angjelkoviqi, së bashku me nëpunësit e lartë të pushtetit të tij Bosko Drobnjaku, Zejnelabedin Kureishi, Dragutin Markoviqi nga Prishtina, Gjylbehar Shaboviqi nga Prizreni dhe Vesko Periqi, i përshkruar në material si i njohur për vrasjen e familjeve shqiptarë në Fushë Kosovë dhe rrethinë.  Në Qarkun e Kosovës, sipas dokumenteve, përgjegjës për krimet e gjenocidit ishin edhe kryetari i Qarkut të Kosovës Velko Odalloviqi, me vartësit komunalë Dushan Simi për Komunën e Prishtinës, Millovan Tomiq për Komunën e Podujevës, Lubinko Bozhiq për Komunën e Lipjanit, Dobrosav Radoviqi për Komunën e Drenasit , Zoran Millosheviqi për Komunën e Obiliqit, Dobrica Llaziq – “Ciga” për Komunën e Fushë Kosovës, Nebojsha Petkoviqi për Komunën e Ferizajt, Radosav Ognjanoviqi për Komunën e Kaçanikut dhe Sllavisha Rexhiqi për Komunën e Shtërpcës. Në Qarkun e Mitrovicës, përgjegjës dhe nxitës në krime ndaj civilëve shqiptarë paraqitet Zdravko Trajkoviqi, kryetar i Qarkut, ndërsa krimet nëpër komuna, sipas materialit, nxiteshin dhe ndihmoheshin me të gjitha mjetet që dispononin strukturat vendore, sidomos në nxitjen e serbëve të vendit për të kryer krime ndaj fqinjëve civilë shqiptarë.

 Në këtë kuadër përmenden kryetari i Komunës së Mitrovicës Nikolla Radoviqi, kryetari i Komunës së Leposaviqit Dragan Jabllanoviqi, kryetari i Komunës së Skënderajt Sima Simiqi, kryetari i Komunës së Zubin Potokut Srxhan Vukotiqi, kryetari i Komunës së Zveçanit Desimir Petkoviqi dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Sllobodan Dokniqi. Dokumentacioni thekson se Svetislav Zekiq ishte përgjegjës për Komunën e Shtimes dhe se në territorin e këtyre strukturave serbe ishin vrarë dhe masakruar 2315 civilë. Në Qarkun e Pejës, me të gjitha aksionet ushtarako-politike dhe të forcave të armatosura serbe, sipas materialit, ishte i involvuar kryetari i Qarkut Jovo Popoviqi, ndërsa në shtabin e tij, të përbërë prej personash që nga fundi i vitit 1998 lëviznin me uniforma ushtarake, përmenden Millan Ivanoviqi, kryetar i Komunës së Pejës, Milladin Peroviqi, kryetar i Komunës së Istogut, Svetozar Dabisheviqi, kryetar i Komunës së Klinës, Milivoje Gjurkoviqi, kryetar i Komunës së Deçanit dhe Momçillo Stanojeviqi, kryetar i Komunës së Gjakovës.  Në Qarkun e Prizrenit, krimet ndaj civilëve, së bashku me policinë dhe forcat e armatosura serbe, sipas dokumentacionit, lidheshin me Brankica Turnjakoviqin, ndërsa në shtabin e saj përmenden Lubisha Stefanoviqi, kryetar i Komunës së Prizrenit, dhe Nedelko Kollashnaci, kryetar i Komunës së Rahovecit. 

Në Çarkun e Moravës, me qendër në Gjilan, sipas materialit, komandonte Predrag Kovaçeviqi, ndërsa në shtabin e tij, ku kishte oficerë dhe policë të pensionuar, me të gjitha aktivitetet kriminale drejtonte Dushko Ristiq. Në këtë strukturë, sipas dokumentacionit, ishin tubuar të gjithë kryetarët e komunave, përkatësisht kryetari i Gjilanit Bogdan Periq, për Kamenicën kryetari Branimir Simiqi, për komunën e Vitisë kryetari Vesko Periq, për Komunën e Novobërdës kryetari Petar Vasiq, ndërsa aty ishin sjellë edhe disa kriminelë nga Sllavonija dhe Lika për veprime speciale. Në të njëjtën kohë, dokumentacioni përmend se në fushatën e krimeve në Kosovë kishin marrë pjesë edhe drejtues të forcave të armatosura serbe dhe struktura të tjera të armatosura, ndërsa të dhënat e referuara në dokumente flasin për mobilizim, furnizim dhe lëvizje të këtyre forcave në bashkëpunim me policinë dhe organet e pushtetit.  Në këtë kuadër përmenden edhe të dhëna mbi furnizimin me ushqim të njësive ushtarake serbe, si dhe dokumente për rekrutimin dhe mobilizimin e formacioneve të armatosura serbe të drejtuara nga Frenki Simatoviqi dhe Millorad “Legija” Lukoviqi, me grupe të armatosura dhe grupe lokale të armatosura në bashkëpunim me policinë dhe Departamentin e Policisë.

Këto të dhëna, të marra në tërësi, tregojnë një strukturë të gjerë të përfshirjes së aparatit shtetëror, politik, policor, administrativ dhe të forcave të armatosura serbe në dhunën sistematike dhe krimin e gjenocidit kundër popullsisë civile shqiptare, ku përgjegjësia individuale, sipas parimeve të së drejtës penale ndërkombëtare, duhet të vlerësohet mbi bazën e rolit konkret të secilit person në kryerjen, urdhërimin, nxitjen, ndihmën ose mbështetjen e veprimeve kriminale, si dhe në kuadër të përgjegjësisë eprorore kur plotësohen kushtet juridike përkatëse. Në këtë kuptim, emrat, funksionet, strukturat administrative, njësitë e forcave të armatosura serbe, zinxhiri komandues dhe veprimet e përshkruara në dokumentacion përbëjnë elemente që duhen analizuar së bashku në vlerësimin e përgjegjësisë për krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, përfshirë vrasjet, masakrat, persekutimin, dëbimet, shkatërrimin e vendbanimeve dhe veprimet e tjera të ndërmarra kundër popullsisë shqiptarë,  e cila eshtë realizu me qëllim të qartë për shkatrrimin, tërësisht ose pjesërisht,  të shqiptarëve si të tillë.

Dokumentet dhe të dhënat e paraqitura dëshmojnë ekzistencën e një aparati të gjerë shtetëror, politik, ushtarak, policor dhe të sigurisë, të lidhur përmes një zinxhiri komandues nga nivelet më të larta të Beogradit deri te forcat e armatosura serbe që vepronin në terren. Në këtë shkrim, referencat ndaj dokumentacionit i përkasin tërësisë së dokumenteve dhe fakteve të shqyrtuara gjatë hulumtimit, ndërsa dokumentet e paraqitura në fund përbëjnë vetëm një pjesë të këtij dokumentacioni.

 Mobilizimi, armatimi, furnizimi dhe përdorimi i këtyre forcave në vrasje, masakra, dëbime, shkatërrime dhe terrorizim të popullsisë shqiptare, kishin qëllim të qartë për shkatërrimin, tërësisht ose pjesërisht, të shqiptarëve si të tillë, tregon se këto krime nuk ishin veprime të izoluara, por pjesë e një mekanizmi të organizuar dhe të koordinuar shtetëror. Nga vendimmarrja politike dhe strukturat e sigurisë, te komanda ushtarake e policore dhe deri te njësitë që kryenin krimin e gjenocidit në terren, ekzistonte një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet autoritetit, urdhrit, mobilizimit dhe zbatimit të dhunës; prandaj, në tërësinë e dokumenteve, strukturave, forcave, komandave dhe veprimeve të paraqitura, ndërtohet baza për të kuptuar dhe argumentuar përgjegjësinë për krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

………………………………..

RRETHIMI I SARAJEVЁS …!

Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura