Golem, 6 dhjetor 2018: Eksponenti nr. 1, që dallohet mbi të tjerët, me sulme të shpeshta, të mbrapshta dhe të ashpra, ndaj problemit të ekzistencës në historinë botërore të qytetërimit më të lashtë pellazg dhe të lidhjes së ngushtë të pellazgëve me shqiptarët është prof. Myzaferr Korkuti, ish kryetar dhe zv.kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Por e gjitha çka bën Korkuti nuk ka asnjë bazë shkencore.
Korkuti kudo ku shkon në kafe, apo në Vlorë, ku i dhanë një titull të lartë, sepse lëshon tymse ndaj Qytetërimit Pellazg, këtë punë ka në zemër dhe jo atë për të cilën e paguan populli shqiptarë: të gjejë origjinën e gjuhës shqipe dhe të folësve të sajë. Edhe në një artikull botuar në revistën “Perla” “Vështrim mbi disa botime me temë “Problemi Pellazgjik”, Korkuti ndjek avazin antishkencor, përfol punimet dhe autorët e tyre, por nuk bën analizë shkencore dhe me fakte ti hedhë poshtë studimet, që përmend. Por për këtë nuk ka as njohuri dhe as zotësi. Heshtja dhe përfolja nuk janë metoda shkencore për të kundërshtuar idetë e shprehura.
Pasi përfol Spiro Kondën për veprën e tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Zaharia Majanin , që zgjidhi misterin etrusk dhe etruskishten e quan shumë të afërt me gjuhën shqipe dhe më shumë se 20 autorë të tjerë, pa asnjë recenzë shkencore dhe asnjë provë të sjellë, M. Korkuti shkruan:
“Opinioni shkencor i kohës, pavarësisht nga dëshira për të mbështetur tezën e lashtësisë së gjuhës shqipe si bijë e pellazgjishtes dhe si çelës i leximit të mbishkrimeve etruske, nisur nga pamjaftueshmëria e argumenteve, nuk u bind për vërtetësinë e këtyre tezave dhe sidomos për shkak të metodës joshkencore që përdorin autorët në parashtrimin e të dhënave e në interpretimin e tyre, ndaj preferoi rrugën e mosmiratimit me heshtje”.
Prof. Myzaferr Korkuti
Shumicën e librave, që përgojon Korkuti i kam lexuar dhe i kam në përdorim të përditshëm. Kam vënë re se të gjitha i janë përmbajtur normave shkencore të studimit, madje disa janë shkencëtarë të mirfilltë, kanë material të bollshëm për analizë, kanë shfrytëzuar literaturë shkencore të mjaftueshme krahasuese, metoda e përdorur në studimin e lëndës është krejtësisht shkencore, përfundimet janë plotësisht të argumentuara shkencërisht. Në libra ka arritje të reja, që më parë nuk njiheshin në shkencë. Kanë aty-këtu ndonjë të metë në formulimin e lëndës, por kjo nuk ul vlerën njohtëse dhe kontributin për gjuhën dhe historinë tonë.
Për të rrëxuar një tezë apo ide shkencore, shkenca kërkon patjetër analizë të plotë, nëpërmjet oponencës shkencore. Nuk rrëxohen idetë shkencore “me mos miratim me heshtje”. Nga oponenca, analiza shkencore, bëhet e qartë në se janë të argumentuara përfundimet e autorit, a qendrojnë tezat e studiuara dhe mbrojtura dhe a vlen libri apo studimi. Ku i ka aponencat shkencore të veprave, që përmend Korkuti? Asnjë të tillë nuk ka bërë ai ose kolegët e tij. Kritikët nuk kanë bërë oponencë shkencore as për veprën e profesor Spiro Kondës mbi pellazgët, as për librin e Z. Majanit mbi etruskët dhe as për librat e tjerë. Përkundrazi recenzat e botuara për librat e Kondës, Majanit dhe shumë librave të tjerë, që përmend Korkuti, i vlerësojnë shumë pozitivisht këto vepra. Kështu Korkuti merret me thashetheme, ndjek rrugën jo shkencore, për të gjykuar për një punim shkencor.
Janë qindra dokumente dhe mbishkrime pellazge, ilire, maqedone, thrake, nga gjuhët e Anadollit, të cilat nuk hidhen dot poshtë nga misionarët. Prandaj e gjithë rruga që ndjek Korkuti në këtë çeshtje nuk është shkencore, por me qëllime të caktuara. Kjo përsëritet disa herë gjatë kohëve të fundit. Kjo është metoda e punës e ndjekur nga Korkuti, që është që në themel e gabuar. Kjo nuk e nderon Korkutin, por e dëmton atë, e paraqet në shoqëri me gjykim të cekët dhe të shtrembët, që shkel disiplinën shkencore dhe merret me thashetheme për interesa personale.
Korkuti e din mirë, që po ndjek rrugë të gabuar antishkencore, por ai ka arsye të forta për këtë, që megjithse dëmtohet, i është futur me forcë mënyrës antishkencore për të shvleftësuar veprat e mirfillta shkencore mbi pellazgët dhe lidhjen e tyre me shqiptarët, ti zbehë ato tek lexuesi dhe ti bëjë të pa pranueshme.
Misioni i Korkutit është fare i qartë: ta dobësojë sa më shumë mendimin, që gradualisht të përjashtohet fare, që shqiptarët kanë lidhje atnore me pellazgët dhe gjuha shqipe e ka origjinën e saj tek gjuha më e lashtë e planetit, gjuha pellazge. Duke larguar shqiptarët nga lidhja etnike me pellazgët, ata largohen edhe nga trashëgimia gjuhësore dhe kulturore e pellazgëve. Kështu largohen shqiptarët nga trashëgimia pellazge, që të afrohen grekët, që ata të trashëgojnë të gjithë qytetërimin pellazg, gjuhën, monumentet, Iliasin dhe Odisenë e Omerit, perënditë pellazge etj. Sa libra janë në tregun tonë për këto, por Kërkuti dhe shokët e tij të një qëllimi, nuk kanë bërë ndonjë kritikë në shtyp. Megjith këtë dihet, që grekët, si popullsi më e vonshme se shqiptarët , nuk kanë asnjë lidhje me pellazgët. Korkuti dhe kolegët e tij ju sjellin dy shërbime grekëve: e para luftojnë që origjina e shqiptarëve të jetë e turbullt, të mos jetë më e lashtë se deri tek ilirët dhe e dyta lashtësinë e gjuhës shqipe ta mbajnë të gozhduar tek formula e pagëzimit e mesjetës. Atyre nuk u bën përshtypje, që shqiptarët e mëdhenj Omerin, Hesiodin, Herodotin, Akilin, Filipin, Aristotelin, Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit etj., grekët i kanë përvetësuar nga që Korkuti e shokë nuk e kanë kryer punën e tyre. Ata nuk studiojnë as gjuhën ilire, maqedone, pellazge dhe as historinë e këtyre. Për këtë sherbim të madh Korkuti dhe kolegët e tij, sigurisht paguhen nga qarqet e caktuara nacionaliste antishkencore.
Tezën e qenies së popullit pellazg në lashtësi nuk e kemi shpikur ne autorët, që përfol Korkuti. Pellazgët si populli më i lashtë i identifikuar në rajonin e Mesdheut përmenden për herë të parë në epikat e Omerit dhe të Hesiodit dhe kanë banuar në Thesali, Peloponez, Trojë. Herodoti i përmend ata edhe në Athinë, ishujt e Lemnit, Samothrakës, Trojë etj. Ai shkruan se i gjithë rajoni i Egjeut në lashtësi quhej me emrin “Pellazgjia”. Edhe autorë të tjerë më pas gjerësisht flasin mbi pellazgët. Pellazgët përmenden se kanë ngritur qytetërimin më të lashtë në Ballkanin Qendrorë.
Lidhjen e gjuhës pellazge me gjuhën shqipe për herë të parë e ka dalluar arbëreshi Nikoll Keta, që në vitin 1777. Keta shkruan se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge, duke parë mjaft fjalë nga Iliasi i Omerit dhe vepra të tjera , që janë njësoj si në gjuhën shqipe. Ai ka shpreh bindjen se nga kjo edhe shqiptarët kanë origjinë pellazge. Këto teza u zhvilluan më tej nga Krispi, De Rada etj.
Me problemin e prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve më pas janë shprehur edhe qindra studiues të tjerë, që i mbështesin fuqimisht këto teza, duke sjellë prova të reja.
Sot vetëm në Shqipëri janë më shumë se 100 studiues, që studiojnë Qytetërimin Pellazg dhe mbështesin lidhjen e tyre me gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Një pjesë e mirë e tyre janë të grupuar në Qendrën e Studimeve Pellazgjike, që po bën punë të madhe në këtë drejtim. Pakica, gjuhtarët dhe historianët e institucioneve shtetërore janë kundërshtarë të problemit, shumë prej tyre janë me mision të caktuar: ta pengojnë gjuhën shqipe dhe lidhjen e shqiptarëve me pellazgët.
Pellazgët janë guri i themelit për historinë e shqiptarëve, pa pranimin e qytetërimit të tyre të lashtë dhe të lidhjes me gjuhën shqipe dhe shqiptarët, e gjithë skema e prejardhjes së shqiptarëve dhe e qytetërimit botëror bien poshtë. Prandaj nga qarqet antishkencore nacionaliste të huaja dhe mercenarët e tyre midis historianëve dhe gjuhtarëve shqiptarë, bëhen përpjekje të ethëshme, që shqiptarët të mbesin pa atni, pa rrënjë, gurë të shkulur, megjithse janë i vetmi popull autokton në Ballkan. Skema është si vijon:
PELLAZGËT, prej tyre lindër →maqedonët+ilirët+dardanët+epirotët+thrakët+dakët+paejonët dhe prej tyre lindën →SHQIPTARËT. Të gjithë janë të një gjuhe e gjaku, sepse rrjedhin nga i njejti burim.
Prandaj Korkuti dhe kolegët e tij nga shkolla e vjetër e dështuar Çabej-Buda, mundohen me të gjitha forcat dhe mjetet ta pengojnë njohjen e Qytetërimit Pellazg, si qytetërimi më i vjetër në botë dhe bashkë me të pengojnë njohjen e origjinës pellazge të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë.
Të gjithë popujt e Ballkanit e kanë zgjidhur prej kohësh problemin e etnogjezezës së tyre d.m.th. të prejardhjes së tyre dhe të gjuhës së tyre. Qeveritë e këtyre vendeve investojnë për historianët dhe gjuhtarët e tyre dhe këta e kanë studiuar problemin e prejardhjes së popujve serb, malazez, bullgar, maqedonas etj. dhe të gjuhës së tyre. Në Shqipëri ndodh e kundërta: historianët dhe gjuhtarët paguhen nga shteti, por ata nuk e studiojnë por e pengojnë njohjen e prejardhjes së shqiptarëve me metoda antishkencore.
Vetëm shqiptarët kanë ngelur në udhëkryq, ku ende ky problemi i prejardhjes së popullit, jetik për çdo popull, ka mbetur i pazgjidhur. Shkak për këtë prapambetje të madhe nuk është vështirësia e problemit, por është sjellja e pandërgjegjëshme e historianëve dhe e gjuhtarëve shqiptar, që populli ynë i paguan, bile mjaft mirë dhe ata bëjnë sikur punojnë, por në fakt e sabotojnë problemin dhe njeri nuk u kërkon llogari. Prandaj ende nuk është bërë asnjë studim mbi gjuhën ilire, thrake, maqedone, arvanite, etruske dhe historinë e këtyre popujve të lashtë.
I ngarkuar nga pjesmarrësti e Simpoziumit të tretë të Qendrës së Studimeve Pellazgjike më 26 maj 2015 i kam shkruar një letër të gjatë kryetarit të Akademisë së Shkencave M.Korkutit, ku i parashtroja shumë mbishkrime të lashta pellazge dhe ilire, që përputhen me gjuhën shqipe. Kryetarit i kërkoja një takim ndërmjet akademikëve dhe disa studiusve të qendrës sonë, për të diskutuar mbi lidhjen e gjuhës shqipe me atë pellazge dhe ilire, mbi bazën e mbishkrimeve. Bashkë me Liljana Pezën biseduam gjatë me Korkutin, por ai nuk pranoi takimin me akademikët. Kështu me qëndrimin e tij të ngurtë ai nuk lejoi, që diskutimi të bëhej në akademi, duke rajtur qëndrimin e tij kundër. Më pas ju drejtova akademikut Artan Fuga, i dërgova të gjitha materialet, me shpresë të ndërhynte për organizimin e takimit, por edhe ai nuk e kuptoi domethënien e çeshtjes dhe nuk u angazhua. Kjo është akademia.
Myzaferr Korkuti gjithmonë ka pasur poste drejtuese, herë drejtor i albanologjisë, nënkryetar dhe kryetar i akademisë. Ai në vend që të japë llogari pse nuk është zgjidhur problemi i gjenezës së shqiptarëve dhe të japë shpjegime mbi përjegjësinë e tij personale, ai ka ndërmarrë rrugën e shtrembët, anti shkencore, që ta pengojë zgjidhjen e problemit. Korkuti në vend të merret me studime dhe të zgjidhë etnogjenezën e popullit shqiptar, hidhet në sulm kundra studiuesve të ndershëm, që punojnë me vullnet dhe pasion dhe pa u paguar nga shoqëria, por kanë arritur rezultare të mahnitëshme dhe e kanë zgjidhur prej kohësh përkatësinë etnike të shqiptarëve, të lidhur me pellazgët. Korkuti në vend ta pranojë zgjidhjen e problemit, rreh ujë në havan në librat e tij, duke krijuarterma të kotë “protoilirë” e “parailirë”, kur këto emërtime nuk njihen nga historia.
Nga puna e madhe e shumë studiuesve, sot njihet nga burimet të shumta dhe të sigurta shkencore, se pellazgët janë populli më i hershëm i identifikuar në historinë botërore, qysh 12 mijë vjet p.e.s., gjatë kohës së gurmesmit (gurit të mesëm). Këta njerëz të talentuar në lashtësi ngritën në zemër të Ballkanit qytetërimin e tyre pellazg, që është njëkohësisht edhe qytetërimi i parë botëror. Pellazgët ngritën të parët në botë “ARAT” dhe “FARMAT”, dy institucionet bazë, nga ku jeta e njeriut primitv mori drejtimin drejtë qytetarisë, duke braktisur jetën endacake të mbledhës-gjuetarit. Pellazgët të parët ngritën shtëpitë, ndërtuan fshatrat dhe më pas qytetet, përpunuan gurin, nisën poçerinë, mbarshtruan bagëtinë, përpunuan qumshtin, lëkurën etj. Shpikje e madhe e tyre qe gërmimi i minierave të para dhe shkrirja e mineralit, me bakrin përgatitën armë, enë dhe zbukurime për gratë e tyre zonja shtëpie dhe luftëtare. Germat dhe shkrimi, që kemi sot qenë shpikja më e madhe e tyre dhe me fjalët e para të shkruara: UJI dhe DORA, dëshmohet se gjuha që kanë folur është shumë e afërt me gjuhën shqipe.
Ruhen shumë mbishkrime në gjuhën pellazge, ku më të vjetrit janë:
-mbishkrimi i Vinkës, mijëvjeçari i 6 p.e.s., ku shkruhet: IIIVIJV1=III UIJU 1, ku ndodhet e shkruar fjala pellazge/shqipe “UJI” dhe numrat e parë III dhe 1,
-mishkrimi Turdas (Tartaria), mijëvjeçari 6 p.e.s., ku shkruhet: Pdor= P Dor= P dhe Dora, fjalë në të dyja gjuhët,
-mbishkrimi i Kongsbergut (Norvegji), i viteve 2000-1500 p.e.s., ku shkruhet “SOT QA”, fjalë të gjuhës pellazge dhe shqipe,
-Iliasi i Omerit, shekulli 8 p.e.s., që fillon me fjalët:” Menin aeide..” = menin a ja dhe, fjalë të gjuhës pellazge dhe shqipe.
-Odisea e Omerit, shek.8 p.e.s., që fillon me fjalët: á¼Åνδρα μοι á¼âννεπε” = Andër moj më jep. Kështu shembuj mund të paraqesin edhe shumë të tjerë, që lexuesi i kupton vetë, që janë të njejtat fjalë si në gjuhën pellazge ashtu edhe në gjuhën shqipe.
Kështu është vërtetuar plotësisht teza se gjuha shqipe e ka origjinën tek gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve të lashtë.
Nga kjo vërtetohet njëkohësisht plotësisht se ata, që kundërshtojnë provat se gjuha shqipe dhe shqiptarët kanë origjinë nga pellazgët e lashtë, mbajnë qendrim antishkencor dhe antikombëtar. Ata nuk duan që gjuha shqipe të njihet si gjuha më e lashtë ndër gjuhët europiane, nuk duan, që shqiptarët të njihen pasardhës të pellazgëve të lashtë. Këta janë misionarët dhe mercenarët, që u shërbejnë nacionalistëve të huaj dhe paguhen prej tyre dhe që kanë zënë akademinë e shkencave, qendrën albanologjike dhe katedrat e gjuhës shqipe dhe të historisë së Shqipërisë në universitetet tona.
Qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë me forcë, ta ndalë punën sabotuese të mercenarëve në shkencë, sepse ndryshe shqiptarët do të mbesin gjithmonë popull pa origjinë. Sabotatorët kanë zënë katedrat dhe shkollën e magjistraturës dhe punën e tyre sabotuese po ja lënë brezit të ri të studiuesve. Paratë që investohen duhet të jepen jo qesim, por vetëm mbi bazën e projekteve për studimin e gjuhëve ilire, maqedone, epirote, thrake etj., gjuhët e Anadollit, historia e Ilirisë, Maqedonisë, Thrakës, Ballkanit etj.