NË SHKUP FOTOREPORTERI ASLLAN KRASNIQI HAPI EKSPOZITËN – EKSODI 99 ME 99 FOTOGRAFI

Shkup, 13. 09. 2015: (AA) – Në sheshin “Skenderbeu” në Shkup, fotografi nga Belgjika, Asllan Krasniqi hapi ekspozitën fotografike me temë: Eksodi 99 me 99 fotografi “Lufta kundër harresës”. Asllan Krasniqi është ndoshta i vetmi fotoreporter shqiptar nga diaspora, i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptar të Kosovës, që i ka shoqëruar në rrugën e vuajtjeve dhe të dhimbjes së atyre njerëzve, që me lot e me gjak, po i dëbonin nga trojet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Shqetësimi i përhershëm i Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo gjurme të asaj që ndodh me popullin e tij.

Krasniqi ka fiksuar çaste nga jeta në kampet e refugjatëve në Belgjikë (Marlaëelz), në Turqi (Kirklareli), në Shqipëri (Kukës, Durrës, Tiranë) dhe në Maqedoni (Çegran, Stenkovec).
Mëse 15.000 fotografi të serisë së eksodit kanë qenë të realizuara në vitin 1999.
“Kjo është ekspozita e parë që e mbaj në Shkup. Jam shumë i kënaqur që arrita të ekspozoj këtu. Fotografitë flasin vetë dhe nuk ka nevojë të jap ndonjë koment për fotografitë. Shumica e fotografive janë bërë në Shqipëri, ndërsa fotografia e parë është realizuar në Turqi në vendin Kirklareli ku ka qenë një kamp diku me 8.000 refugjatë shqiptarë nga Kosova dhe më pas kam vazhduar në Shqipëri, Maqedoni ndërsa përfundon në Kosovë”, deklaroi për Anadolu Agency, fotografi Asllan Krasniqi.

Duke folur për momentet kur i ka realizuar fotografitë, Krasniqi thotë se ato kanë qenë momente shumë emocionale. “Është pyetje që mua më jep emocion dhe tani ende e përjetoj atë kohë. Akoma kam emocione”, u shpreh ai.
Ai tha se në Kosovë ka mbajtur mbi dhjetë ekspozita si dhe në Belgjikë, Francë dhe në disa vende të tjera ku është pritur me interes shumë të madh.
Dëshira e tij është që të ekspozojë sa më shpejtë në Turqi, në qytetet Stamboll dhe Bursë. “Kjo është dëshira ime. Pothuaj se fotot e para të fillimit të punës sime si fotograf janë bërë në Turqi”, tha ai.
Mesazhi i tij është që të mos harrohet ajo çka ka ndodhur. Pas kësaj, thekson Krasniqi, është të ketë paqe në Ballkan dhe në botë.
Përndryshe, Asllan Krasniqi ka filluar të fotografojë që nga vitit 1963 pikërisht në Shkup ku edhe ka jetuar, pastaj ka shkuar në Belgjikë për të vazhduar më tej me punën e tij të fotografit.
Ekspozita është mbështetur nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti me ndërmjetësim të Organizatës joqeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”.

***
SHERADIN BERISHA: GOLGOTA SHQIPTARE – NË FOKUSIN E FOTOREPORTERIT TË LIRË ASLLAN KRASNIQI
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1913
###
– SHIKONI FOTOGALERINË –
https://pashtriku.org/?kat=48&id=20

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura