Prishtinë, 9 mars 2019: Sipas sociologut dhe profesorit të UP-së, Fadil Maloku, Kosova dhe Shqipëria leht mund të bëhen pre e plasimit të lloj lloj lajmeve hutuese e konfuze. Një nga sfidat me të cilat po përballet bota bashkëkohore është lufta ndaj lajmeve të rreme, të njohura globalisht si “fake news”.
***
Lidhur me këtë të fundit, Fadil Maloku është shprehur sot përmes një shkrimi se lajmet e rrjeshme (fake news) mund të shikohen në funksion të një lufte të re. “Fake news (apo lajmet e rrejshme) sot mund dhe duhet të shikohen në funksion të një lufte të re, madje shumë të sofistikuar dhe të paparë ndonjëherë mediatike, që përdoret për rigrupime e ripozicionime të caktuara, qofshin ato të natyrës ekonomike, politike, të sigurisë, apo edhe të rrezikimit të pasigurisë (përmes konfuzionit) së publikut, shtetit apo edhe shoqërisë së gjerë, të cilat nuk kanë informacione të sakta për ngjarjet apo ndodhitë nga sferat e lartcekura”, është shprehur Maloku. Sipas profesorit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, marrja e lajmeve me “shpejtësinë e dritës” është më prezente se në të kaluarën. “Duke qenë dëshmitarë okular, të një presioni të tillë social, ndodhë shumë herë që “fake news” si fenomen e si mjet tejet i sofistikuar i komunikimit propagandistik mediatik, edhe të arrij efekte e qëllime të caktuara, që paramendohen më parë nga grupe të specializuara digjitale. Sot, në botën virtuale, kur shumica e njerëzve, janë ngazëllyer dhe fascinuar me marrjen e lajmeve me “shpejtësinë e dritës”, efekti i arritjes së qëllimeve të caktuara (padyshim djallëzore dhe me porosi e qëllim të paramenduar më parë!) është shumë më evident se në të kaluarën. Situata në cilën gjenden aktualisht Kosova e Shqipëria, nga “arkitektët” e këtyre grupeve shumë lehtë mund të bëhen pre i plasimit të lloj lloj lajmeve hutuese e konfuze, në mënyrë që të ushtrojnë ndikimin dhe fuqizimin e kauzave të tyre antishqiptare e antishtetërore”, ka shtuar më tutje Maloku. Sipas sociologut Maloku, “fake news” duhet të përcillen nga shërbimet inteligjente dhe ekspertët e përgatitur kibernetik me vëmendjen profesionale dhe me kujdesin maksimal, në mënyrë që sipas tij, të mos bëhemi pre i kaosit që të njëjtit e pretendojnë ta arrijnë. “Fake news” kanë qenë të pranishme vitin që lamë pas edhe në Kosov. Fushatës së lajmeve të rreme nuk i kishte shpëtuar as ngjarja, e cila kishte ndodhur gjatë muajit maj të vitit 2018, ku si pasojë e një aksidenti, dy policë kishin rënë në lumin Lepenc. Kureshtja e madhe e publikut kishte bërë që lajmi në fjalë të ishte në medie për dhjetë ditë. Përveç shkeljeve etike gjatë raportimit, rasti ishte mbuluar edhe më shumë lajme të rreme, që ishin prodhuar sidomos nga gazetarët e portaleve.
Postime të Lidhura
SOT NË TIRANË ORGANIZOHET NJË PROTESTË KUNDËR NDËRTIMIT TË PALLATIT 17 KATËSH NËN DIGËN E LIQENIT!
Pashtriku.org, 21. 02. 2015 – Sot, dt. 21 shkurt 2015, në orën 12:00, te diga e Liqenit Artificial,…
XHEVAT BISLIMI: DËNIMET QË MË SË PAKU I DUHEN REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Prishtinë, 5 nëntor 2017: Krijimi i këtij shteti me emrin shqiptar dhe në toka të Shqipërisë është rezultat…
IMUNITETI NATYROR ËSHTË MË I LARTË SE IMUNITETI I VAKSINËS!
IMUNITETI NATYROR ËSHTË MË I LARTË SE IMUNITETI I VAKSINËS! Nga Sheradin Berisha, Facebook 21 janar 2022 Më…
BEHXHET SH.SHALA – BAJGORA: LUFTË SPECIALE APO STRATEGJIA E DHUNIMIT TË ‘SHTETIT’ PËR MARRJE TË ‘PUSHTETIT’
Prishtinë, 05. 07. 2014 -Prishtinë, 05. 07. 2014 – Koalicioni i udhëhequr nga PDK pretendon ta qeverisë vendin,…