DILAVRER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): ME ÇDO KUSHT DUHET TË SHPARTALLOJMË PLANET E ARMIKUT (4 Gusht 1998)

Pashtriku, 11 prill 2019: Për t’ia prishur krejtesisht planet armikut sërb dhe për të siguruar fitoren ndaj operacioneve që ai ka ndërmarrë pas datës 22.07.1998, në rajonet e magjistraleve rrugore si dhe përqark Malishevës dhe në Rekë të Keqe, para së gjithash nevojitet forcimi i mëtejshëm i luftës së armatosur, duke iu përgjigjur zjarrit sërb me zjarr edhe më të fuqishëm. Për këtë qëllim përpjekjet e të gjitha forcave politike duhet të jenë për rritjen e UÇK-së dhe përsosien e organizimit të saj.
Mbështetur në egërsinë antinjerëzore që po përdor ushtria serbe ndaj popullsisë së pambrojtur, duke vrarë deri në 20 pjesëtarë të një familjeje, si ajo në Junik më 18.07.1998, si dhe në kundërpërgjigjet që kanë dhënë forcat e UÇK-së si në Junik, Llapushnik, Rekë e Keqe e gjetkë, tregon se kushtet e luftës na kërkojnë që UÇK-ja të shkojë drejt shndërrimit nga ushtri guerile në ushtri të rregullt, me qëllim që të gjitha aksionet luftarake të kryhen sipas një plani të përgjithshëm dhe të mos jenë as sporadike dhe as të pakoordinuara, sipas një ideje të vetme. Për këtë qëllim njësitet duhet të bashkohen dhe të shndërrohen në batalione dhe batalionet në formacione më të mëdha, duke vënë në krye të tyre kuadro nga më trimat e më organizatorët e palodhshëm që janë bërë evidentë në luftimet e fundit.
T ë mos harrojmë se populli kosovar këto ditë po lëngon si kurrë ndonjëherë nga raprezaljet e ushtrisë serbe dhe po kërkon nga UÇK-ja që të shpërthejë luftën në të gjithë Kosovën, pasi djemtë e tij i ka porositur që të rrembejnë armët në mbrojtje të jetës dhe nderit kosovar.
Prandaj ai kërkon që me shpirt sakrifice, guxim e heroizëm, deri në vetmohim, UÇK-ja të hidhet në sulme të gjithanshme e të pandërprera. Të mos harrojmë për asnjë çast se mbrojtja më e mirë është sulmi. Ngjarjet e ditëve të fundit po tregojnë se ushtria sërbe ka filluar një operacion në shkallë të gjerë në drejtimet dhe zonat ku aktiviteti i UÇK-së ka qenë më dinamik.

Këtë gjë po e vërteton përqëndrimi i forcave të mëdha policore e ushtarake serbe në Klinë, Gllogovc, Suharekë, Shtimje, Skënderaj, Jezercë, Junik,Deçan etj. Kjo vërtetohet edhe nga orvatjet e tyre për të depërtuar me forca më të pakta në drejtim të Malishevës, ku qëllimi i tyre dhe i aviacionit, që ka kryer fluturime në datat 27, 28.07.1998 mbi këtë zonë, ka qenë dhe është të bëjnë zbulimin e vendosjes, numuri n dhe vlerësimin e aftësive luftarake të forcave të UÇK-së etj.
Bazuar në informacionin e dhënë nga gazeta “Rilindja” të ditëve të fundit, del se ushtria serbe po përgatitet të ndërmarri operacion në të gjitha zonat ku UÇK-ja ka patur dhe ka aktivitet të suksesshëm. Pra, kemi të bëjmë me një mësymje të përgjithshme të ushtrisë serbe kundër UÇK-së. Kjo mësymje ka filluar me rimarrjen nën kontroll të rrugëve kryesore: Pejë-Prishtinë, Pejë-Gjakovë, Prizren-Suharekë-Shtimje eti. dhe, pasi t’ i marri plotësisht nën kontroll ato,ka ndërmend që të gjitha forcat t’i drejtojë në thellësi të zonave, në të dy krahët e rrugëve që për- mendëm.
Fillimisht këtë operacion Ushtria Serbe e filloi me forcat policore, gjatë muajit korrik, por rezultoi se nuk mundi ta realizonte qëllimin vetëm me ato forca, pasi ishte bërë ekuilibrim i i forcave dhe nisma po kalonte në duart e UÇK-së, prandaj po vë në aktivietet forcat më të zgjedhura të ushtrisë së saj dhe nga më barbaret në sjelljet me popullin.
Numri i forcave sërbe që po veprojnë deri këto ditë, ka mbërritur mbi 15.000 dhe, bazuar në lëvizjet që po bëjnë, ky numër pritet të rritet me qëllim të përmbysjes së raportit të forcave në favor të tyre,për gjithë zonat e mësipërme. Në këtë numër përfshihen forcat e ushtrisë, ato policore e speciale. Ne nuk e dimë urdhërin e këtij operacioni, por bazuar në analizën e mësipërme, objektivi i tij duhet të jetë spastrimi nga forcat e UÇK-së i krejt zonave të Malësisë së Gjakovës, zona me qendër Malishevën e Rahovecin, zonën e Drenicës e atë të Jezercit. Goditja kryesore po jepet në drejtim të rrethinave të Malishevës, pasi aty mendohet të ndodhet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Në këtë operacion ka gjasa që përveç përdorimit të armëve të rënda të ushtrisë, tankeve e autoblindave, do të përdoren edhe helikopterët luftarakë, të cilët veprojnë shumë mirë në terrene të thyera. Ka gjasa të përdoret edhe aviacioni luftarak. Ky i fundit mund të përdoret për zbulim, por nuk perjashtohet mundësia të kryejë edhe mitralime e bombardime, në ato raste kur rezistenca e forcave të UÇK-së do të jetë e madhe.
Në çdo drejtim mësymjeje pritet të veprojnë jo me pak se 500 forca ushtarako-policore serbe, të cilat mund të shoqërohen nga 5-15 tanke e autoblinda dhe që do të mësyjnë kryesisht gjatë rrugëve automobilistike dhe luginave që të çojnë në thellësi të zonave përkatëse.
Në këtë situatë forcat e UÇK-së, në bashkëveprim me ato të vetëmbrojtjes së fshatrave, në rast se ekzistojnë, duhet të parashikojnë krijimin e kushteve të përshtatshme për luftim, duke zënë lartësitë dominuese të këtyre drejtimeve, me qëllim që të mos i zërë armiku me ulje forcash
me helikopterë; të dalin në shpinë të forcave sërbe dhe t’i sulmojnë ato në shumë pika, me qëllim jo vetëm t’i prishin planin armikut, por ta detyrojnë atë t’i shpërndajë forcat në disa drejtime dhe, si rrjedhojë, t’u lehtësojnë detyrën forcave kryesore të UÇK-së, të caktuara për thyerjen e sulmit kryesor të armikut. Bazuar në luftimet e deritanishme del se armiku nuk lëviz natën si dhe pa bërë spastrimin e të dy anëve të rrugëkalimit. Spastrimin e realizon me zjarr të jashtëzakonshëm artilerie. Në këto kushte del e nevjshme të njoftohet e tërë popullata e drejtimeve nga pritet mësymja e armikut, që të largohen e të fshihen para se t’i godasë zjarri i artilerisë sërbe, ndërsa forcat e UÇK-së të manovrojnë, duke dalë në krahë e në shpinë të serbëve, duke patur së pari objekt sulmi artilerinë e tij.
Në rastet kur do të vendoset t’i bëhet qëndresë mësymjes së armikut, duhet që vendosja e forcave tona të organizohet në të dy krahët e pritës, sa më afër rrugës (50-100 m), që efekti i zjarrit tonë të jetë maksimal dh armiku të mos ketë mundësi të përdorë zjarrin e artilerisë e të aviacionit. Të bëhet kujdes që në këto raste të mos hapet zjarr ndaj pararojës, qoftë ajo edhe kompani e shoqëruar me tanke, me qëllim që të futen në grackën e UÇK-së forcat kryesore të armikut. Të caktohen forca që do të ndeshen me pararojën, pasi ajo do të mundohet të kthehet për t’u ardhur në ndihmë forcave kryesore. Gjithashtu duhet mbajtur edhe forca rezervë, pasi mund të lindi nevoja edhe e kundërsulmeve nga ana e jonë.
Duke qenë se këto veprime do të organizohen vetëm ditën, se armiku nuk lëviz natën, të mendohet tërheqja ose shkëputja e kontaktit në mënyrë graduale,sidomos në rastet kur nuk e kemi bërë asgjësimin e plotë të forcave të tij të rëna në pritë. Tërheqia duhet të parashikohet në ato drejtime ku mundësia e goditjes me artileri të jetë më e pakët.
Në ditët pasardhëse pritet që armiku të organizojë sulme të tilla edhe në rajone të tjera. Po shohim se shpresa e armikut është zjarri i fuqishëm me artileri,prandaj duhet të parashikojmë goditjen e kolonave të furnizimit me municion të artilerisë, ndërsa forcat që do të ndeshen me armikun dhe popullata duhet të shfrytëzojnë terrenin dhe të ndërrojnë shpesh pozicionet e zëna.
Duhet bërë kujdes që,në çdo sulm të sukesesëshëm, të grumbullohet i gjithë armatimi e municioni i zënë në fushën e luftimit. Gjithashtu,duhet të kihet parasysh se krahas sigurimit të shumtë të municionit për armët e lehta të sigurohet sa më shumë municion e armatim kundër tank, duke filluar nga granatat e dorës kundërtanke, granathedhësit kundërtankë, sidomos Predha Reaktive të Drejtuara Kundërtanke. Duhet bërë çmos që çdo repart i UÇK-së të ketë një e më shumë topa kundërtank të mbartëshëm me krahë, pasi është armë shumë e efekshme kundër tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara, të cilat policia dhe ushtria serbe po i përdorin gjerësisht në veprimet e tyre mësymëse.
“Rilindja”,4 Gusht 1998
______________
DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): RRETH VEPRIMEVE LUFTARAKE TË UÒªK-së NË RAHOVEC (18 – 22. 07. 1998)

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8640

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura