Durrës, 24 prill 2019: Në Shqipërinë paskomuniste u instalua regjimi i korrupsionit, nje regjim antimoral dhe antidemokratik, por shumë hipokrit dhe djallëzor.
Kjo sepse, regjimi falsodemokratik paskomunist ishte dhe vazhdon të jetë një regjim antipublik dhe antikombëtar maskuar me maskën mashtruese demokratike, antikomuniste dhe pseudopatriotike.
Po kështu edhe në Kosovë, pas çlirimit të saj, Kosova e çliruar nga prangat e pushtuesit dhe kolonizatorit barbar serb, por ama Kosova ashtu sikurse edhe Shqipëria ra në prangat e mashtruesve, keqbërësve, të krimit, të hajnisë dhe të korrupsionit të drejtësisë, politikës dhe të politikanëve e pushtetarëve të vet.
Krimi, korrupsioni dhe mashtrimet politike, si dhe korrupsioni i drejtësisë janë dhe përbëjnë tradhti të lartë publike e kombëtare.
Prandaj duhet çmontuar sistemi politiko-juridik i korrupsionit, mashtrimeve, i krimit dhe të hajdutërisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Në Shqipëri dhe në Kosovë aktualisht është i instaluar sistemi i korrupsionit.
Kjo do të thotë se krimi përbindësh i korrupsionit sundon dhe qeveris politikën, pushtetin, moralin, vlerat, drejtësinë, administratën, mediat, shoqërinë civile, akademinë dhe shtetin.
Kjo është arsyeja, ky realitet deshtak, mjeran dhe traumatik ku ndodhet Shqipëria por edhe Kosova, ky realitet u konstatua edhe nga nderkombëtarët, nga SHBA dhe BE të cilat ndërhynë me vendosmëri për miratimin e VETTING-ut në Shqipëri, si i vetmi ilaç për ta shëruar shtetin dhe shoqërinë shqiptare nga sëmundja pandemike e krimit të korrrupsionit që ka kapur gjith sistemin politik dhe juridik në të dy shtetet shqiptare.
Me VETTING-un, si ilaçi i cili do ta pastrojë dhe kurojë së pari drejtesinë në Shqipëri nga virusi antiligjor dhe kriminal i korrupsionit dhe i hajdutërisë, dhe paralelisht me VETTING-un e Drejtësisë do të bëhet edhe shërimi i demokracisë dhe i patriotizmit nga virusi kriminal dhe antikombëtar i politikës shqiptare.
Me VETTING-un do të bëhet edhe dekriminalizimi i politikës, pushtetit dhe i administratës shtetërore.
VETTING-u është shpresa për shtetin ligjor, për demokratizimin e shoqërisë por edhe për pastrimin dhe shërimin e mediave hipokrite e mercernare, pasi edhe ato janë të infektuara rëndë nga krimi e korrupsioni, edhe ato duhet t’i nënshtrohen VETTING-ut.
VETTING-ut i duhet nenshtruar edhe seria e të ashtuquajturave sindikata dhe shoqëria civile e OJQ-ve të cilat janë zgjatime korruptive të politikës, pushtetit dhe të parasë dhe te interesave personale të kryetarëve e kryesive korruptive të tyre.
SHBA dhe BE me siguri sapo te perfundoje VETTING-u ne Shqiperi do t’ia imponojnë edhe politikës në Kosovë miratimin e VETTING-ut edhe atje.
Kjo pasi, as politika dhe as drejtësia në Kosovë nuk e bëjnë dhe nuk e dëshirojnë VETTING-ua as të drejtësisë dhe as të politikës as atje.
Kjo do të jetë e pashmangshme sepse një VETTING në Kosovë është jetik për Kosovën dhe për shoqërinë shqiptare edhe në Kosovë. Kjo pasi edhe në Kosovë elita politike e kriminalizuar dhe e korruptuar si edhe drejtësia po e tillë janë bërë të pasfidueshme nga shoqëria, nga ligji dhe nga demokracia.