Berlin, 19 Korrik 2019: Europa komunitare ka një katalog kushtesh për të aderuar në radhët e saj. Demokracia parlamentare, sundimi i ligjit, e drejta egalitare për shans e lumni…E të tjera.
Mirëpo, përveç tyre, është dhe një tjetër fundamentor: që aplikanti t’mos ketë asnjë kontest kufitar, territorial, politik a pronësor me fqinjtë e vet.
Dhe duket e arsyeshme e, poaq, e drejtë. E arsyeshme, sepse vetëm ai që kultivon paqen mund t’ë vë një dorë sigurie në këtë ngrehë, të dridhshme si qiri n’furtunë.
E drejtë, poashtu, sepse shumë, sa shumë fantazma padrejtësie, të gatshme për zgjim, prehen në arkivat dhe kujtesën e errtë të saj.
Tani s’dua t’a evokoj mallkimin përbuzës të poetit kombëtar Fishta, megjithatë vijon aktive pyetja e vështirë: përse ajo nuk i vuri aherë kusht Greqisë që, madje akoma, është formalisht në gjendje lufte me Shqipërinë?
Përse, prandaj, lëmon shtetet me histori krimesh etnocidalë: grekun, dje e serbin, sot?
Dhe, ç’të ardhme pretendon të ëndrrojë kështu mbi parimet dhe frymën e shpallur libertare?
Kam lexuar diku mendimin e vyer, se vënja e gurit të vjedhur në themelet e shtëpisë, është garancia e sigurtë e rrëzimit të saj. Urtia e vjetër, ardhur nga tymnaja e kohëve të ikura, sikur shpjegon Orën e Europës: krimi i pandëshkuar në themele është, ndaj, fitil i rezervuar shpërthimesh në kohët që vijnë.
Dhe shpjegon atë parathënshëm, mjerisht!
Postime të Lidhura
REAGIM I KMDLNJ’së: ARRESTIMI I ISH USHTARËVE TË UÇK’së, LEGJITIMIM I KRIMEVE TË SERBISË!
Pashtriku.org, 05. 05. 2016: Kohë më parë në Zvicër janë arrestuar dy ish ushtarë të UÇK-së me kërkesën…
PROF.SABIT ABDYLI: ÇLIRIMTARI
Aucklan (Zelandë e Re), 23. 05. 2014 – Erdh ky, telashe do të na nxjerr me Europën, fqinjët.…
DILAVER GOXHAJ: KRIMI KURRË NUK MUND TË PËRMIRËSOHET
Tiranë, 10. 10. 2013 – Duke marrë shkas nga libri i Manxhar Takës: “Drithërimat e Katërmbëdhjetës”) – Ndoshta…
LAVDIM HAMIDI: DËSHTAKËT E KOMUNAVE NË FUSHATË!
Prishtinë, 06. 06. 2014 – Agim Bahtiri kryen punë! Barrikada që ndan jugun nga veriu i Mitrovicës është…