SHERADIN BERISHA: HIPOKRIZIA E RAMUSHIT!

Pashtriku, 24 korrik 2019:
1. Është interesant, shumë interesant! Ramush Haradinaj për t’u treguar i virtytshëm, i besueshëm dhe parimor, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, vetëm pse ishte ftuar për intervistim nga specialja! Ndërkohë që në qeverinë e tij (të mbingarkuar me ministra, zv.ministra, këshilltarë…) ka ministra me aktakuza apo nën hetim, dhe s’kanë dhënë dorëheqje! Kanë vazhduar punën pa u trazuar nga kryeministri!
Si mund të cilësohet ky veprim i Ramushit?!
– HIPOKRIZI!
2. Ramush Haradinaj sot pas intervistimit nga specialja në Hagë ka deklaruar se, nuk është përgjigjur “fare në pyetjet” e prokurorisë, pra është mbrojtur në heshtje, “si i dyshuar” por “nuk e di – thotë – pse jam i dyshuar”! Ramushi edhe pse në heshtje, i ka dëgjuar pyetjet dhe akoma nuk e paska kuptuar pse po dyshohet!!!
Ndërkaq ai ka deklaruar se prokuroria nuk ka paraqitur ndonjë obligim tjetër ndaj tij, dhe se do të kthehet në Kosovë i gatshëm për të kërkuar votat e qytetarëve në zgjedhjet e reja!
– Tani shtrohet pyetja, si mund të garohet në zgjedhje për të kërkuar votat e qytetarëve, derisa je nën hetim si “i dyshuar – jo i liruar” nga një gjykatë që vetë e ke votuar, ku nesër mund të ngritet një “aktakuzë” kundër teje, e cila prodhon sërish një dorëheqje?!
– Ku të çon kjo maskaradë?!
– ASKUND!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura